Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DETAJET: Kush është ndërtuesi 52 vjeçar Armand Nelaj. Një ngjarje e rëndë kriminale dyshohet se fshihet pas një shpërthimi në detin e Sarandës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > DETAJET: Kush është ndërtuesi 52 vjeçar Armand Nelaj. Një ngjarje e rëndë kriminale dyshohet se fshihet pas një shpërthimi në detin e Sarandës
KronikeLajmi i fundit

DETAJET: Kush është ndërtuesi 52 vjeçar Armand Nelaj. Një ngjarje e rëndë kriminale dyshohet se fshihet pas një shpërthimi në detin e Sarandës

Published: June 26, 2024
Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë kriminale dyshohet se fshihet pas një shpërthimi në detin e Sarandës, ku ka gjetur vdekjen një 52-vjeçar i cili po bënte zhytje.

Ngjarja është e mbushur plot mister, ndërsa policia po heton edhe për një atentat të mundshëm.

Viktima është Armand Nelaj, banues në Sarandë.

- Publicitet -

Biznesmeni Nelaj, babai i dy fëmijëve, prej 13 vitesh zotëron një kompani, Grand Construction, të mjeteve të rënda të ndërtimit.

Burimet bëjnë me dije se një nga pistat e hetimit që po heton policia është se mund të kemi të bëjmë me akt kriminal të mirë planifikuar.

Nelaj ka qenë duke u zhytur në det kur ka gjetur vdekjen si pasojë e një shpërthimi. Fillimisht grupi hetimor dyshoi se kishte shpërthyer bombola e oksigjenit dhe viktima ishte një zhytës i huaj, por tashmë dyshimet janë se ka qenë një shpërthim me tritol për ta eliminuar.

Biznesmeni Nelaj është përmendur më herët edhe për një aferë për tjetërsimin e një prone publike, lulishte në qendër të qytetit të Sarandës.

Disa media online shkruajnë se në thellësinë e detit pranë vendit të ngjarjes janë gjetur copa metalike që dyshohet se i përkasin mjetit lundrues në të cilin dyshohet se ndodhej viktima, megjithatë nuk është arritur të saktësohet se për çfarë mjeti bëhet fjalë.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe është dëgjuar edhe nga kalimtarë të rastit, ndërsa ngjarja ka ndodhur pikërisht në orën 22:00 kur gjithë vëmendja ka qenë në ndeshjen Shqipëri – Spanjë.

Viktima u gjet nga dy shtetas të huaj, të cilët udhëtonin me një gomone drejt skafit të tyre. Këta dy persona e kanë nxjerrë menjëherë nga uji dhe e kanë transportuar drejt Portit të Sarandës, ku më pas është marrë nga ambulanca për ta dërguar në spital.

Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, biznesmeni nuk ka arritur të mbijetojë.

Identifikimi i tij është arritur të bëhet vetëm pas alarmit të familjarëve në polici të cilët kishin humbur kontaktet me të.

Pas denoncimit, familjarët kanë identifikuar 52-vjeçarin përmes një fotoje, pikërisht prej një tatuazhi që kishte në krahun e majtë, pasi koka ka pësuar dëme, duke e bërë të vështirë njohjen.

Më pas familja e ka konfirmuar edhe në morg në Tiranë.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • LEON says:
    June 26, 2024 at 8:12 am

    Ne oren 22 te nates,kur gjithe mileti shihte Sportin,,Ckerkonte ne fund te Detit viiktima me polumnbar,,?
    Apo si Trebicka per gjueti thellezash?

    Reply
  • Gim says:
    June 26, 2024 at 8:19 am

    ku mungon dora e ligjit vjen dora e maliqit…

    Reply
  • Ai shoku says:
    June 26, 2024 at 9:27 am

    E kan rremby dhe e kan plas ne mes detit,,,ne oren 22 me veshje polumbari,,,futja kot

    Reply
  • capi says:
    June 26, 2024 at 10:41 am

    Nje mundesi tjeter; ka qene duke i vene xhixhiven ndonje skafi, dhe aksidentalisht i ka plas ne dore. Le te presim organet hetimore te japin version e tyre pas nja dy a tre vjetesh ose nuk japin fare.

    Reply
  • Arben says:
    June 26, 2024 at 1:24 pm

    I ka këto ekonomia e drogës urupiane

    Reply
  • Sokrati says:
    June 26, 2024 at 4:00 pm

    Ne regjimin “me te eger komunist” , kur njerezit kishin nje pune çfaredo, per te jetuar dhe nje shtepi per te futur koken, kurre nuk degjova nje here, qe te kishte nje shperthim kapsolleje dinamiti ne eleminimin e jetes se ndonje funksionari shteteror apo kunder ndonje individi. Me qindra shperthime dinamiti kane ndodhur ne keta 30 vjetet e kesaj te ashtuquajture demokraci (por ne te vertete eshte nje anarki) e denje per te çmendur, per te eleminuar kedo kunder dhe per te ndertuar nje situte tmerresisht trishtues pasigurie per jeten. Si ka mundei? Si e ruante shteti ”i eger komunist” ate sasi te madhe dinamiti, qe perdorej ne minierat e shumta ne te gjithe vendin, ne gurore dhe ndertimin e veprave te shumta te hidroenergjitikes, ne ndertimet udhtarake etj.? Po armet, te cilat filluan te prodhoheshin ne vend, si administroheshin, si ruheshin me aq siguri te larte? Pse sot nuk konsultohen me ekspertet e asaj kohe, per te marre eksperiencen model dhe shume te nevojshme ne favor te jetes se njerezve dhe te luftes kunder krimit?! Ne ate kohe nje ushtarak, duke kryer nevojat personale ne nje tualet publik ne Tirane, harroi pistoleten. Personeli i sherbimit e gjeti dhe menjehere u be gati per ta dorezuar ne polici. Ne çast kthehet ”pronari”, qe e kishte harruar dhe me njerezillek pyeti, nese dikush e ka gjetur, t’ia kthente, mbasi ne jeten e tij dhe te familjes do te lindnin probleme mer jeten… Mbasi punonjesit e sherbimit e pyeten se çfare pistolete ishte, si ishte, ku e kishte lene, ne cilen wc etj. dhe muaren pergjigje bindese, i thane: -Po! Ne e kemi gjetur. Ja ku eshte. Merre, se do te kishe marre me qafe familjen dhe veten! Ushtaraku ne fjale u befasua, u gezua, falenderoi dhe u largua i qete ne rrugen e tij. Sot njerezit vijne ilegalisht me lloj-lloj armesh, paketa dinamiti, granata, municione, bejne trafik dhe kjo, me thoni, eshte ne sherbim te jetes?! Shteti aktualisht nuk e zoteron dot ushtrimin e sovranitetit ne te gjithe territorin, nuk e konrtollon, nuk administron dhe nuk e zoteron dot te gjithe hapsiren. Ka shume propagande, shume premtime, shume ftesa per miliona turise nga e gjithe bota, ndersa trafikante dhe opoziatre antishqiptare i sherbejne kaosit dhe rritjes se pasigurise. Ligje te ashper per rregull dhe disipline ne funksion te sigurise se jetes mungojne. Keshtu nuk mund te jemi te sigurte per nje te ardhme me te mire, prandaj edhe njerezit kerkojne te largohen nje tjeter vend…

    Reply
  • Sokrati says:
    June 26, 2024 at 4:03 pm

    Ngushellime familjes per humbjen para kohe te jetes se njeriut te tyre te dashur nga nje dore kriminale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë dihet për Bruce Lee
  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?