Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DETAJET: “Shpëtim Aliu, më i rëndësishmi i hetuar ndonjëherë”! Goditet nga SPAK një tjetër “perandori” e kokainës në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > DETAJET: “Shpëtim Aliu, më i rëndësishmi i hetuar ndonjëherë”! Goditet nga SPAK një tjetër “perandori” e kokainës në Tiranë
InvestigimLajmi i fundit

DETAJET: “Shpëtim Aliu, më i rëndësishmi i hetuar ndonjëherë”! Goditet nga SPAK një tjetër “perandori” e kokainës në Tiranë

Published: June 16, 2026
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme njoftoi goditjen e njërit prej grupeve më të mëdha të narkotrafikut shqiptar me investime në ndërtim, hoteleri, komplekse turistike në bregdet dhe qindra vila dhe apartamente në zonat elitare të Tiranës me një vlerë të llogaritur në 150 milionë euro.

Për të dytën herë brenda pak ditëve, Prokuroria e Posaçme goditi një tjetër organizatë të madhe të narkotrafikut dhe sekuestroi prona me vlerë rreth 150 milionë euro si rezultat i pastrimit të parave në fushën e ndërtimit dhe hotelerisë në Tiranë dhe bregdet.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme, organizata është përgjegjëse për trafikimin e të paktën 50 tonëve kokainë nga Brazili dhe vende të tjera të Amerikës Latine drejt porteve të Holandës dhe Belgjikës në Bashkimin Europian.

- Publicitet -

SPAK ka identifikuar si kreun e kësaj organizate shtetasin Shpëtim Aliu, i njohur ndryshe edhe si Salvator, i cili rezulton i lidhur edhe me figura të tjera të krimit ndërkombëtar si Eldi Dizdari apo Dritan Gjika.

“Është personi më i fuqishëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike që është hetuar ndonjëherë nga prokuroria shqiptare,” i tha BIRN një burim nga SPAK në kushtet e anonimatit.

Sipas tij, grupet e tjera të narkotrafikut të drejtuara nga Dizdari apo grupi Çopja kanë gjithashtu lidhje me grupin e drejtuar nga Aliu, i cili dyshohet se strehohet në Dubai së bashku me persona të tjerë.

Hetimi ndaj kësaj organizate është regjistruar në vitin 2020 për veprat penale të trafikimit të narkotikëve, pastrimit të produkteve të veprës penale dhe grupit të strukturuar kriminal. Policia ka bërë të mundur arrestimin e njërit prej të dyshuarve dhe shpalljen në kërkim të dy personave të tjerë, ndërkohë që shtatë anëtarë të grupit nuk ndodhen në Shqipëri.

“Lumenjtë” e kokainës

Veprimtaria e rrjetit është dokumentuar për vitet 2019-2021; kohë e cila përkon me komunikimet e sekuestruara të aplikacionit SKY ECC. Në Amerikën Latine, rrjeti vepronte kryesisht nga Brazili, ndërkohë që kishte prani edhe në Belgjikë dhe Holandë -porta kryesore hyrëse të drogës në Bashkimin Europian.

Prokuroria bën me dije se nga hetimet e kryera është krijuar dyshimi se ky rrjet trafikantësh ka trafikuar të paktën 50 ton kokainë për periudhën 2019-2021.

Ndërkohë, janë provuar 5 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha, kur është bërë e mundur të sekuestrohen gati 9 ton. Konkretisht, në vitin 2020 janë trafikuar 700 kg në muajin maj, 2010 kg në qershor, 1100 kg në gusht dhe 4.1 tonë në dhjetor, që kanë pasur destinacion portin e Roterdamit në Holandë, ku dhe janë sekuestruar. Një ngarkesë tjetër prej 1 ton me destinacion Francën, është sekuestruar në shkurt të vitit 2021 në Kolumbi. Në paketimin e lëndës narkotike janë gjetur logo të ndryshme si Jaguar, Shqiponjë dhe BB.

SPAK bën me dije se përveç rasteve kur është sekuestruar lënda narkotike, anëtarët e grupit kriminal kanë trafikuar nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Europës dhjetëra tonelata të tjera kokainë, e cila është trafikuar dhe tregtuar te persona të tjerë.

Pastrimi i parave në ndërtim

Një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë transferuar në Shqipëri, në formën monetare “cash” për të shmangur sistemin bankar. Më vonë, të ardhurat janë investuar në pasuri të paluajtshme, në krijimin dhe blerjen e aksioneve të kompanive tregtare, shoqëri të ndryshme kryesisht në fushën e ndërtimit, hotelerisë, konsulencës etj.

Sipas njoftimit, paratë cash janë injektuar në një kompani ndërtimi, e cila është shfaqur fillimisht si nënkontraktore në ndërtim banesash për të mos tërhequr vëmendjen e institucioneve ligjzbatuese.

Skema e pastrimit të parave dyshohet se është realizuar përmes blerjes fiktive të kuotave të kapitalit në shoqëri tregtare, me çmime shumëfish më të ulëta se vlera nominale, për të marrë kontrollin e kompanive me kosto minimale. Fondet janë qarkulluar përmes huave mes personave fizikë dhe kompanive të lidhura, me qëllim krijimin e një historiku ekonomik fiktiv dhe humbjen e gjurmës së origjinës së parave, përpara integrimit të tyre në ekonominë formale.

Me kërkesë të SPAK, gjykata respektive ka vendosur sekuestro preventive për 491 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, në pronësi të drejtpërdrejtë, apo të tërthortë të personave nën hetim. Konkretisht, janë sekuestruar pasuritë e një shoqërie me seli në Tiranë, Elbasan, Durrës, Korçë, etj, në zotërim të personit nën hetim Isa Aliu, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete të kompanisë tregtare, të drejta reale ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.

Asetet e një tjetër shoqërie me seli qendrore në Tiranë e Fier, 50% e kuotave të së cilës i përkasin po këtij të hetuari, janë vendosur nën sekuestro. Po ashtu, janë sekuestruar edhe pasuritë e dy shoqërive të tjera me seli qendrore në Hamallaj të Durrësit dhe tjetra në Tiranë e Elbasan.

SPAK ka sekuestruar edhe kuotat dhe pasuritrë e gjashtë shoqërive të tjera, pesë nga të cilat me seli në Tiranë dhe një në Elbasan.

Gjithashtu, janë sekuestruar 266 pasuri të paluajtshme të llojeve tokë arë, tokë truall, hotele, poste parkimi dhe apartamente, me vendndodhje në Tiranë, Durrës, Elbasan, Hamallaj, Lezhë, Shkodër, Himarë, Sarandë.

Nga këto, 121 janë vila, apartamente, duplexe dhe parkime në kompleksin Porto Lalzi/Lalzi Marina Seaside në Hamallaj pranë Gjirit të Lalzit në Durrës.

Gjithashtu, SPAK sekuestroi një hotel në Dhërmi, hotelin Elisa Tirana në rrugën e Dibrës të afiluar me markën ndërkombëtare, Melia; sipërfaqe ndërtimore prej 2855 m2 në një objekt 6 kate shërbimi e banimi ndodhur në Qerret Kavajë; vila në komplekset Altrea Rezidence dhe Diamond Hill; pasuri të paluajtshme në një kompleks rezidencial vilash në zonën e Mjull Bathores Tiranë, etj.

Nën sekuestro janë vendosur edhe 209 llogari bankare që u përkasin personave të ndryshëm juridikë apo fizikë, si dhe shtetasve nën hetim, apo personave të lidhur me ta. Vlera totale e pasurive të sekuestruara, sipas SPAK, kap vlerën e 150 milionë eurove.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  • DETAJET: “Shpëtim Aliu, më i rëndësishmi i hetuar ndonjëherë”! Goditet nga SPAK një tjetër “perandori” e kokainës në Tiranë
  • One Albania sjell admiruesit më pranë Yll Limanit në koncertin “Thirrëm Sot ose Nesër”

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  2. Remo on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  3. Kokpalari 21 janarit on FOTO: Leje të shumta nga Rama për resorte luksi, kush është Isa Aliu i lidhur me grupin e kokainës goditur sot nga SPAK
  4. demo on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. demo on Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti dhe kryeministri, te deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?