Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Detaji i frikshëm/ Djali i këshilltarit bashkiak do vriste nipin e ish-deputetit Azem Hajdari në Librazhd
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Detaji i frikshëm/ Djali i këshilltarit bashkiak do vriste nipin e ish-deputetit Azem Hajdari në Librazhd
AktualitetKronike

Detaji i frikshëm/ Djali i këshilltarit bashkiak do vriste nipin e ish-deputetit Azem Hajdari në Librazhd

Published: June 29, 2023
Shpërndaje

Albi Biçaku është një nga personat e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrjeti”, i cili u finalizua ditën e sotme nga policia e Elbasanit. Në kuadër të këtij operacioni u lëshuan 52 urdhër-arreste, u ndaluan 45 persona dhe 7 u shpallën në kërkim. 11 prej të dënuarve kanë qenë të dënuar dhe më parë për krime të kryera në fushën e narko-trafiqeve, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Albi Biçaku nuk është një emër i panjohur për policinë, më 21 shkurt, 27-vjeçari Biçaku qëlloi me armë zjarri në drejtim të një lokali në Librazhd ku ndodheshin disa të rinj. Ai plagosi në këmbë 35-vjeçarin Shpëtim Skura, i cili ndodhej rastësisht në tavolinë bashkë me disa miq. Biçaku synonte të qëllonte 37-vjeçarin Rinor Hajdari (nipi i Azem Hajdarit) me të cilin kishte pasur konflikt më herët.

Albi në qytetin e Librazhdit njihet si djali problematik i doktorit, pasi babai i tij është mjek prej kohësh në disa fshatra të Librazhd. Në zgjedhjet e fundit babai i Albit, u zgjodh këshilltar në Bashkinë e Librazhdit, nën siglën e partisë Social Demokrate të Tom Doshit. Menjëherë pas ngjarjes autori u largua me makinë dhe prej shkurtit rezulton person në kërkim.

- Publicitet -

Ndërkohë në kuadër të operacionit të sotëm të koduar “Rrjeti”, policia goditi 4 grupe kriminale që ushtronin veprimtaritë kriminale të prodhimit, shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe të armëmbajtjes pa leje.

Si ndodhi ngjarja 4 muaj më parë:

Shpëtim Skura u qëllua me plumb nga Albi Biçaku, i njohur si person problematik në qytet, por duket se nuk e ka pasur për qëllim që të lëndonte Skurën. Biçaku ka pasur një tjetër problem dhe ka sulmuar me armë zjarri biznesin, por pa kontrolluar nëse brenda ka pasur klientë. Një prej tyre ishte Skura, i cili u kap rastësisht nga plumbat.

I plagosuri ka qenë në tavolinë me shokun e tij të punës dhe sapo ishin kthyer nga Durrësi po pinin kafen e mbrëmjes. Në atë moment ka ardhur autori me një makinë tip “Audi” dhe ka qëlluar një herë me pistoletë, duke plagosur 35-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikur për jetën. Ndërkohë që nga Policia e Librazhdit ende vijon puna për kapjen e 27-vjeçarit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kompania me ish-aksioner vëllain e Belind Këlliçit fiton 800 mijë euro tender nga Porti i Durrësit
  • Meloni i përgjigjet urimit të Ramës
  • Zjarri në Fier, ministri publikon pamjet: 55 efektivë dhe 2 helikopterë në terren
  • VIDEO: Pamje të frikshme me dron, si dukej Himara nën pushtetin e zjarrit shkatërrues
  • Dyshohen për zjarrin që përfshiu Himarën, Policia shoqëron dy persona të tjerë pas çobanit

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama reagon për zjarret në Himarë: Nis vlerësimi i dëmeve, dëmshpërblim për të prekurit
  2. Mutdhënësi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  3. nje shqiptar on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. MAKS on Sherri i biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka do shpronësohet, do kthehet në ullishte
  5. Ardi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?