Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Detyra jonë kryesore sot
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Detyra jonë kryesore sot
AnalizaLajmi i funditopinion

Detyra jonë kryesore sot

Published: May 26, 2024
Shpërndaje
_upscale

Nga Fatos TARIFA

Botuar në Dita

Themeli i çdo shoqërie është sistemi arsimor në të cilin arsimohen dhe edukohen fëmijët dhe të rinjtë e saj. Qytetarët e nesërm dhe shoqëria e nesërme do të jenë siç mësohen dhe edukohen fëmijët e sotëm.

- Publicitet -

Këtë fakt kaq të thjeshtë, edhe pse një truizëm, duket se nuk e kanë kuptuar ende një pjesë e madhe e shoqerisë sonë, në radhë të parë ata që janë zgjedhur, ose janë emëruar në ato funksione që i ngarkojnë ata me përgjegjesine historike për të planifikuar e ndërtuar të ardhmen tonë si shoqëri e si komb.

Çfare thuhet dhe si flitet nga një pjesë e madhe e parlamentarëve të këtij vendi sot është produkti i korrur i rrënjëve të arsimit e të edukimit që kemi mbjellë deri më sot. Që nesër të kemi një lloj të ri ligjvënësish, më mirë të arsimuar, më të ditur, më të sjellshëm, më qytetarë, më pak të korrupueshëm, më patriotë se shumica e këtyre që kemi, lipset që këto virtyte t’ua mësojmë fëmijëve dhe të rinjve të sotëm.

Fëmija i sotëm është qytetari i nesërm, mësuesi i nesërm, inxhinieri i nesërm, shkencëtari i nesërm, polici i nesërm, gjyqtari i nesërm, ligjvenësi i nesërm, ministri i nesërm i arsimit, i shëndetësisë dhe i ekonomisë, kreu i nesërm i qeverisë dhe kreu i nesërm i republikës sonë–me një fjalë, Shqipëria e nesërme.

Nuk është e vështirë të arrihet nëse këtë e dëshirojmë dhe përpiqemi ta arrijmë. 165 teoritë sociale që qarkullojnë në tregun e ideve do u thonë se tradita e munguar dhe prapambetja kulturore, sidomos kultura politike, janë pengesa të mëdha në këtë proces transformues të shoqërisë sonë kur, ndërkohë, përvoja ka dëshmuar se edhe prapambetja më e thellë ekononike e kulturore mund të tejkalohen dhe kultura politike mund të ndryshojë edhe brenda një gjenerate.

Detyra dhe përgjegjësia historike për ngritjen e një sistemi arsimor tërësisht modern, mbi themele te reja për këtë shekull, nuk mund t’u lihet disa zyrtarëve burokratë në ministrinë e arsimit, as disa mësuesve me përvojë, të angazhuar në konsultime e debate nga ajo ministri, sado pasionantë që mund të jenë, as një profesorati të vjetër, që është edhe vetë produkt kulturor i atij realiteti që duhet ndryshuar.

Ne marrim të gatshme dhe aplikojmë sot nga bota teknologjitë më të avancuara për prodhim dhe shërbime në shumë fusha. Kjo, në kushtet e sotme të një globalizimi tërësor dhe të një ndërvarësie gjithnjë e më të madhe mes vendeve, ekonomive dhe kulturave të ndryshme, është bërë sot një domosdoshmëri, ndaj së cilës nuk mund të reagohet ndryshe veçse, (pa hequr dorë nga disa tradita kukturore identitare), duke përqafuar të renë, më të avancuarën, atë që lind e krijohet sot për t’i shërbyer së nesërmes.

Nëse prej japonezëve, finlandezëve, suedezëve apo hollandezëve marrim sot teknologjitë më të avancuara dhe arkitekturën moderne, po prej tyre duhet të mësojnë “teknologjitë” e zhvillimit të aftësive njohëse, arsyetuese e krijuese të fëmijëve tanë të sotëm, që brezi i tyre të mos jetë më i prapembetur se sa moshatarët e tyre në këta vende nesër.

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?