Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Detyrimet tatimore mbi 10 vite do të falen, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Detyrimet tatimore mbi 10 vite do të falen, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”
Lajmi i funditPolitike

Detyrimet tatimore mbi 10 vite do të falen, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

Published: November 7, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një videomesazh sa i përket faljes së gjobave tatimore ndaj bizneseve në bazë të viteve.

“Përshëndetje. Përsëri unë dhe përsëri për të rejat e vitit që po troket. Zgjedhjet kanë mbaruar dhe këtë po ju a kujtoj atyre që thoshin: ‘Hajd mo se premtoni për vota e pastaj harroni’. Por ja ku jemi. Nuk kemi zgjedhje përpara dhe ne jo vetëm që nuk premtojmë thjeshtë për vota jo vetëm nuk harrojmë, por ato 83 mandatet të atij besimi të jashtëzakonshëm që morëm nga njerëzit na kanë vënë në pozita pune si kurrë më parë dhe çfarë jam zotuar e konsideroj minimumin e borxhit moral të Partisë Socialiste ndaj shqiptarëve.

Siç e kemi të shkruar në programin që paraqitëm para zgjedhjeve, paketa fiskale e parashikuar qysh në buxhetin e vitit të ardhshëm do të hapë një kapitull të ri mes sipërmarrjes dhe administratës popullore. Paqja fiskale, paqja fiskale e promovuar gjatë procesit elektoral është tanimë një paketë e shkruar e konceptuar për të forcuar bashkëpunimin dhe rritur besimin mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes e po ashtu anasjelltas.

- Publicitet -

Do të mbyllim çështjet e vjetra, pikërisht për t’i dhënë krah këtij besimi dhe për të forcuar këtë bashkëpunim. Por si do të mbyllen çështjet e vjetra? Procesi do të realizohet në dy forma kryesore. Së pari do të ofrohet një falje për të gjithë sipërmarrjet me detyrime të prapambetura. Si do të jetë kjo falje?

A – Fshirje e plotë e detyrimeve tatimore të papaguara që i përkasin periudhave më të hershme se 10 vite të regjistruara në llogaritë tatimore të subjekteve.

B – Fshirje e 50% të detyrimeve për periudhat 5-10 vite nëse shuma e mbetur paguhet njëherësh brenda një afati të caktuar së bashku me fshirjen e gjobave dhe interesave.

C – Fshirje e 25% e detyrimeve për të njëjtën periudhë, 5-10 vite, nëse shumat paguhen me këste brenda 1 viti, gjithashtu dhe kjo me fshirje të gjobave dhe të interesave.

D – Fshirje e gjobave dhe kamatëvonesave për periudhat 1-5 vite, me kusht që të paguhet i plotë tatimi, tarifa ose kontributi i së njëjtës periudhë.

Nga ana tjetër do t’i jepet mundësia të gjithë sipërmarrjeve të korrigjojnë pasaktësira në deklarimet e mëparshme në pasqyrat e tyre financiareve. Për ndryshimet mes deklarimit të vjetër dhe atij të riut, pra të vetëkorrigjuarit, do të paguhet vetëm 5% tatim diftivi.

Por nuk mbaron me kaq. Si do të krijojmë ne një marrëdhënie të re besimi dhe bashkëpunimi mes administratës dhe sipërmarrjes në të ardhmen? Për një periudhë që mund të shtrihet deri në 3 vite, sipërmarrjet mund të lidhin marrëveshje vullnetare me administratën tatimore ku të pranojnë të rrisin me 18% fitimin e tatueshëm në krahasim me vitin e kaluar. Që do të thotë se ky fitim tatohet në bazë të ligjit në fuqi, ndërsa për çdo shtesë në këtë fitim, tatimi do të jetë vetëm 5%. Gjatë kohës që është në fuqi marrëveshja e paqes fiskale, sipërmarrjet nuk do t’i nënshtrohen kontrolleve tatimore që lidhen me tatimin mbi fitimin.

Është një paqe e shkruar siç thasë, e cila do të diskutohet në Kuvend dhe jo më një paqe thjesht e propozuar në një program elektoral. Është një paqe e cila, sipërmarrja, përfaqësuesit e saj që na kanë takuar gjatë procesit elektoral na shikonin me dyshim dhe disa më thonin: ‘Muk keni për ta bo këtë. Është shumë e bukur po nuk do të bëhet’. Ja pra që do të bëhet. Sepse këta jemi ne, ky jam unë, kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • demo says:
    November 7, 2025 at 2:06 pm

    Or ti Lartesi!Sa ti falesh oligarkeve qindra miliona euro detyrime doganore,Tatimore,me fal mua 10 mije leke elektrik te papaguar dhe 10 mije leke uje te papaguar,.se per ty jane pak,per mua jane shume.
    Dy rreshta te shkreta:I falen pensionisteve te gjitha detyrimet e drita,uje me gjithe kamate vonesa deri ne dhjetor 2025.
    Ja Kaq eshte.

    Reply
  • Paqe në hale says:
    November 7, 2025 at 2:07 pm

    Kjo domethon pak a shumë tundeni, shkundeni, gërryeni dhe shqyeni sa të keni mundsi shtetin të ç’nderuar abuzues, se sa të keni lal ramagjonin aty majë plepi s’guxon kush t’ju tregojë vendin.

    E shkreta konsumatore e energjisë thuaj. Edhe pse fukareshë në kulm e me foshnje në gji, për një lidhje të parregullt e mbyllën me netë të tëra në qeli.

    Standarte të dyfishta këto të socialpisave, hë?

    Jo, jo, standartet e tyre janë të dhjetëfishta. Këta e hanë turpin me bukë, çfarë thonë sot s’bëjnë nesër. Serioziteti i tyre është zero.

    Reply
  • Detari says:
    November 7, 2025 at 2:46 pm

    Nuk behet ai vend, gjithe qeveria eshte grup kriminal…

    Reply
  • Pa censure says:
    November 7, 2025 at 2:52 pm

    Leri tatimet dhe mashtrimet e rrogave. Sqaro Shqiptaret pse kalon ligje arbitrate si ligji i homove, kur shumica jane kunder. Pse nuk mbani referendume, por perdorni si arme nje Parlament te shitur kunder deshires se Popullit. Per ke punoni ju z.Rama, se eshte qarte qe nuk punoni per Shqiptaret

    Reply
  • Vidhi says:
    November 7, 2025 at 3:27 pm

    Po falni vjedhjet!!!!!!!!

    Reply
  • Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike says:
    November 7, 2025 at 3:46 pm

    Falja e detyrimeve tatimore eshte vendosje minash mbi autoritetin e shtetit,
    eshte tallje me shtetasit normal qe i paguajne rregullisht ato detyrime tatimore,
    eshte inkurajim i atyre qe nuk paguajne detyrimet tatimore qe te vazhdojne mos ti paguajne se heret a vone do tu falen.

    Reply
  • Ok says:
    November 7, 2025 at 5:01 pm

    E ka kopjuar nga Salvini
    Por nuk Eshte per te kopjuar

    Reply
  • xoni says:
    November 7, 2025 at 5:07 pm

    Pse lufton a derëzi?
    As për mua e as për ti
    per kete Shqiperi?
    Kot e ke asnje sta di

    U trete Rame u trete
    Tuke rënë asaj trumpete
    Sos u përpoqe për vete
    Po për gjithë vilajete.

    Sali Maloku mjek hanxhari,
    Nis një valle palikari,
    Se me një ferman kusari
    Kryetar u-bë firari.

    Dhe Baz Gardhi faqe ndron,
    Die e shante, sot e lëvdon
    Fryn bulçit’ e trumbeton,
    Që Katrani zbardhëllon.

    Se ç’ u-çporr xhumhurieti,
    Se ç’u-rahatos mileti,
    Se Sulltanin prap’ e gjeti,
    Se, që kur e humbi, s’fjeti!

    Reply
  • Nik says:
    November 8, 2025 at 7:07 am

    Paqja fiskale eshte mina ne themelet e shtetit. Ata qe jane te ndershrn dhe te rregullt jabe budallenjte, ata qe abuzojne me detyrimet dhe taxsat jane te zgjuarit qe futojne çdo here. Kjo eshte politika 35 vjeçare e bandave qe kane qeverusur kete vend. Prandaj nuk funksionon ky Shqiperia.

    Reply
  • Skypion says:
    November 8, 2025 at 7:17 am

    Pas kesaj, fshihet nje hajduteri e madhe.
    Pas cdo bujarie te Kryeqenefit, fshihet nje hajduteri; sa me e madhe bujaria, aq me e madhe vjedhja. Kjo monster ka mesuar shume nga mentori i tij, spekulanti i bursave nderkombetare, Sorros; jep njemije me njeren dore, e me tjetren zhvat miliona.
    Nuk e besojne as te vetet, as keta anonimet trushpelare qe i dalin ne mbrojtje neper forume; nuk i beson as vete vetvetja e tij. Por, e di se ka efekt; si opiumi…!
    Propaganda e tij eshte opium per socialistet!
    Ata jane bere te varur tashme prej saj; kur u mungon, e kerkojne me ngulm; Kryeqenefi e di kete, prandaj, herpashere u jep dozen e domosdoshme.

    Reply
  • Arben says:
    November 8, 2025 at 9:31 am

    punonjes tatimore jane te gjithe ata qe perfitojne, lajne breket e palara

    Reply
  • Mutdhënësi says:
    November 8, 2025 at 10:48 am

    Ja edhe Kryemutngrënësi Skypion , si gjithmonë dublues i Kryekriminelit nga shpellat e Viçidollit e spermë berishiane . Mos u mërzit se do të jem korrekt në furnizimin me lëndë të parë .

    Reply
  • Ligji dhe Ram-Maliqi says:
    November 8, 2025 at 11:02 am

    Falja e gjobave te pa paguara 10-vjecare vetem 3 dite para zgjedhjeve te 11 majit me vlere afro 200 milion Euro ishte realisht blerja e atyre zgjedhjeve dhe shkelja e ligjit me dy kembe pasi Ligji i ndalon kategorikisht amnistite e tilla muaj e jo me dite para zgjedhjeve! Veshja e kesaj shkelje ligji me vello mashtrimi si kjo “Paqja” tregon se ky shtet nuk udhehiqet nga Ligji por nga Ram-Maliqi permbi ligje.

    Reply
  • soza says:
    November 8, 2025 at 11:31 am

    Në se je i zoti, bëhu oligark dhe mos paguaj detyrimet në pritje të aministisë së radhës.
    Thuaj flm Shtatlart[sisë si Tij dhe vazhdo përpara.
    Ju të tjerët, që nuk jeni të zotë, që jetoni me pensione apo me remitancat e fëmijëve nga diaspora, paguani dhe paguani mirë, edhe për oligarkët që nuk paguajnë.

    Reply
  • capi says:
    November 8, 2025 at 12:49 pm

    Edhe Houdini do te kishte zili. Buxhet qe vetem nxjerr dhe nuk fut, vetem kete te tendin ka pare bota. Me cfare do i perballosh shpenzimet buxhetore, po nuk arketove. Apo do vesh ne pune shtypshkronjen Mihal Duri ose do emetosh bono thesari qe jane borxhe qe do ti paguajne brezat qe do te vijne(po te ngelte njeri)
    Per inflacioni thuhet se eshte nje takse e fshehur qe shperndahet tek te gjithe takspaguesit. Ti falesh taksat Fane kapterrit dhe ti paguaj punetori e pensionisti, eshte sic thone hiqja Lenkes dhe veja Prenkes.
    Leja keto pune specialiste, pyet njehere guvernatorin e bankes qendrore, pastaj dil e bej kesi deklaratash.

    Reply
  • demo says:
    November 8, 2025 at 1:37 pm

    z. Kryeminister,.Keto vitrinat poetike te tipit Paqja Fiskale,,nuk eshte me mire ti dergosh ne Panairin e Librit artistik,dro shiten? Ekonomia,Bysnesi,Drejtesia te kane vene gjoba te renda,pikerisht pse sektoret e tyre nuk i vleresojne keto piktura.
    Me te tilla lloqe je paraqitur ne arbitrazhet Nderkombetare,(jo vetem per Beketin),ku ta kane rrasur me 2 miljard euro,qe ja grapsiin popullit.Edhe Gjykatat e Vendit ta kane marre doren dhe te rrezuan ty tre vendime amatoreske,te nxituara,EMOCIONALE(KUR FARE MIRE MUND TE KONSULTOHESH ME SPECIALISTE TE FUSHES)
    100 here kam shkruar se do te gjej Une Avokate te Zote,Nuk me ke degjuar.
    Becheti ishte Mafiioz.Ti kishe plotesisht te drejte per shporrjen,gjobitjen dhe denimin e tij.por,pooor duhen bere letrat sipas Ligjit,jo sipas emocioneve.Ta futi Becheti,Nje kjo.
    Erion Velia eshte hajdut masovik,Ka vjedhur vete,ka vjedhur e shoqja,kane vjedhur edhe nje turme zaberhane,qe mbante prapa,.Ti kishe te drejte qe e shkarkove,Presidenti kishte te drejte qe kerkoi zgjedhje te reja,por por duhet bere sipas Ligjit.
    Duhet te prisje vendimin e gjykates se posacme dhe te konsultaheshe me Prokuroret e SPAK.
    Cfare ishte Ai juristi kryeministrise qe fliste si miza ne qyp dhe nuk mbronte dot juridikisht Vendimin e Keshillit ministrave per shkarkimin e Veliut?
    Edhe me kete PAQJA FISKALE,pasojet do ja shikosh me vone,se Gjemia ekonomike po te fut uje.
    Keshillohu me Ekonomistet,jo me oligarket.

    Reply
  • Pensionist says:
    November 8, 2025 at 2:49 pm

    Te behet transparenca e kesaj PAQE FISKALE sidomos politikane dhe bisnesmene te lidhur me POLITIKEN.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është zyrtari i lartë shqiptar që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • Pëllumb Gjoka dënohet me 6 vjet burg për sigurim të kushteve për vrasje, 5 vjet për ish-zyrtarin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?