Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan
EkonomiLajmi i fundit

Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan

Published: January 15, 2025
Shpërndaje

Komiteti i Investimeve Strategjike shpall investitor strategjik Jared Kushner, dhëndrin e Trump, për ndërtimin e një resorti turistik në Sazan. Më 20 janar, Trump merr detyrën si president i SHBA. Statusi investitor strategjik jepet për 10 vite, investimi 1.4 mld euro dhe ndërtimi në 3 faza. Projekti do shtrihet në 45 ha ose 8% të ishullit me 1 mijë të punësuar. 

 

Kompania e Jared Kushner, dhëndrit të presidentit të zgjedhur të SHBA Donald Trump, merr statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit.

- Publicitet -

Vendimi u mor nga Komiteti i Investimeve Strategjike nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama më 30 dhjetor 2024, duke pranuar propozimin e kompanisë Atlantic Incubation Partners LLC dhe t’i japë asaj status të investitorit strategjik me procedurë të veçantë.

Vendimi mban firmën e Ramës dhe të 7 anëtarëve të tjerë, zëvendëskryeministres Balluku, ministrave Gonxhja, Vengu, Malaj, Kumbaro, Denaj dhe të avokatit të shtetit Odise Moçka. 

Sipas këtij vendimi investimi në ishull nga kompania e dhëndrit të Donald Trump kap vlerën e 1.4 miliardë eurosh dhe ndërtimi parashikohet të shtrihet në 8 përqind të ishullit apo në një sipërfaqe prej 45 hektarësh. 

“Vlera e investimit të projektit turistik “Resorti Turistik – Ishulli i Sazanit” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 1.4 miliardë Euro”, thuhet në vendimin e KIS.

Me miratimin e statusit, kompania e lidhur me Jared Kushner, dhëndri i Presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump, do duhet të negociojë një kontratë me kompaninë publike Korporata e Investimeve Strategjike, ndërsa  një sërë institucionesh shtetërore, përfshi ministritë e Infrastrukturës, Mbrojtjes, Mjedisit, Ekonomisë vihen në dispozicion të kompanisë për të transferuar pronën dhe përgatitur dokumentacionin për lehtësim të punimeve.

Vendimi i KIS nuk bën me dije se çfarë përfiton Shqipëria nga transferimi i pronës publike në favor të kompanisë amerikane, por përmendet se do të negociohet një kontratë me kompaninë amerikane, ku edhe Shqipëria do jetë pjesë e këtij investimi. Kjo ishte paralajmëruar edhe nga kryeministri Edi Rama. 

Forma e pjesëmarrjes së shtetit në këtë investim do të realizohet nëpërmjet krijimit të një entiteti juridik të përbashkët të përbërë nga Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC), Albanian Seaports Development Company sh.a (ASDC), në cilësinë e palës shtet, dhe subjektit investues Atlantic Incubation Partners LLC, shoqëri e të drejtës amerikane.

Projekti i propozuar nga subjekti aplikues “Atlantic Incubation Partners” LLC shoqëri e të drejtës amerikane me Nr. identifikimi (EIN) 92-3329707 do t’i nënshtrohet një procesi shqyrtimi dhe analizimi për të vlerësuar kushtet dhe kriteret e mundësisë së bashkëpjesëmarrjes së shtetit shqiptar në këtë investim strategjik sipas parashikimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 1030, datë 16.12.2015 “Për organizimin dhe formën e pjesëmarrjes së shtetit në investimet strategjike dhe rregullat për krijimin, funksionimin e administrimin e Fondit të Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike (FPPMIS)”.

Vendimi i KIS parashikon një sërë hapash që do ndërmerren kryesisht nga institucionet shtetërore në Shqipëri, për të ndihmuar kompaninë në sigurimin e pronës, dokumentacionin e nevojshëm dhe veprime të tjera që pritet të përmbyllen në tre muajt në vijim. Kompania nga ana tjetër do duhet të nënshkruaj një kontratë me Korporatën e Investimeve Strategjike dhe Albanian Seaports Development Company sh.a ndërsa do duhet të sigurojë me investimin e vet ujin, energjinë e të ngjashme.

“Forma e pjesëmarrjes së shtetit në këtë investim do të realizohet nëpëmjet krijimit të një entiteti juridik të përbashkët të përbërë nga Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC), Albanian Seaports Development Company sh.a (ASDC), në cilësinë e palës shtet, dhe subjektit investues Atlantic Incubation Partners LLC, shoqëri e të drejtës amerikane”, thuhet në vendim.

Vendimi i KIS bën me dije se statusi jepet për një periudhë 10 vjeçare dhe se ndërtimi parashikohet të jetë i ndarë në tre faza.

“Statusi “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” i jepet projektit të investimit “Resorti Turistik – Ishulli i Sazanit” për një periudhë 10 vjeçare. Ky afat do t’i shërbejë projektit strategjik për përfitimin e procedurave me prioritet dhe brenda afateve të përshpejtuara, në përputhje me legjislacionin për investimet strategjike, si dhe plotësimin e detyrave dhe planit të veprimit të parashikuar në këtë vendim.

Ndërkohë, marrëveshja që do të nënshkruhet, pas negocimit dhe finalizimit sipas parashikimeve ligjore, në fazat e mëtejshme të vlerësimit të projektit, do të parashikojë afatin e nevojshëm të realizimit të plotë të investimit, angazhimet dhe detyrimet e ndërsjellta mes palëve dhe masat e detajuara mbështetëse, që përfiton ky projekt, sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në vendim.

Deri në 1 mijë persona parashikohet që të punësohen në këtë resort.

“Përgjatë fazës së realizimit të investimit dhe operimit, numri i personave të punësuar parashikohet të jetë 1,000 (një mijë) persona”, thuhet në vendim. 

Ky investim propozohet si një projekt i integruar me marinë turistike si dhe struktura akomoduese elitare, rezidenca me standard të lartë, zona gastronomike, zona rekreacionale me shërbime në funksion të tyre.

Planet për ndërtimin e një resorti turistik luksoz në Sazan dhe një tjetri në Zvërnec nga Kushner dhe kompanitë e lidhura me të, u bënë publike në fillim të vitit që shkoi dhe kryeministri Edi Rama foli hapur në favor të tyre ndërsa i tha Nju Jork Times se interesimi i kompanisë së Kushner e bënte atë “krenar dhe të lumtur”.  Projektet financohen nga kompania e investimeve e Kushner Affinity Partners, e cila mbështetet në fonde nga qeveria e Arabisë Saudite.

Planet dhe aprovimi apriori i qeverisë shqiptare u kritikuan nga opozita se po bëheshin për të përfituar favore politike në rast të rizgjedhjes së Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe mungesës së transparencës e garës.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Katiu says:
    January 16, 2025 at 2:00 am

    Rama do ngelet në historinë tonë si k/ ministri më aventurjer dhe më mëndjelehti .
    Kjo është tradhëti e pastër !

    Po ne populli ç’jemi ?!
    Ne jemi një popull pa dinjitet ……

    Reply
  • demo says:
    January 16, 2025 at 2:06 am

    Tani ne 3 te nates i hape komentet per kete teme?Epo tani eshte vone.Neser ne mengjes kur te pime kafene.

    Reply
  • Po says:
    January 16, 2025 at 7:40 am

    N’a ka ngel névé jo po e ka fajin Turku jo po Enveri jo po Saliu jo po Rama. Jo or jooooo e kemi ne si popull fajin.

    Reply
  • Ramovic says:
    January 16, 2025 at 10:33 am

    TE FLASESH PER RAMEN
    RREH UJE NE HAVAN
    LLAPIM KOT SE KOTI
    BYTHA SNA E MBAN

    TA COJME NE HESFEL
    TE SHPETOJ MILETI
    BOLL ME FJALE VELLEZER
    I POPULLIT ESHTE PUSHTETI

    Reply
  • Ne says:
    January 16, 2025 at 10:36 am

    TE FLASESH ME RAMEN
    RREH UJE NE HAVAN
    LLAPIM TERE DITEN DITEN
    SE BYTHA SANA E MBAN

    TA COJME NE HESFEL
    TE SHPETOJ KY VEND
    NE PALCE VAJTUR THIKA
    VELLEZER MBLIDHNI MENT

    Reply
  • Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike says:
    January 16, 2025 at 10:46 am

    perralla me etikete Investitor Strategjik persiper – atij dhenderrit te Trump i jepet dhurate Sazani nga ky Pushtet Rama qe Shqiperine e ka si ciflikun e tij menjehere para ardhjes se Trump ne detyren e Presidentit.
    Rama eshte gadi jo te shese, por dhe te fale e jape gjithcka falas (edhe prapanicen e tij ne se ja pranojne) qe mund ti sherbeje ne zvarritjen ne pushtet.

    Reply
  • Humoristi says:
    January 16, 2025 at 11:04 am

    Lajmi eshte gezushem vecanarishr per gjyshin,mamuthin e kirrupsionet dhe ze hollin!!?

    Reply
  • Pensionisti ekonomist says:
    January 16, 2025 at 11:27 am

    Lajmi jep investiminNe shqiptareve na inetereson me sa para e bleu Sazanin!?Ishujt ne dreqoll ne paqesore shitem me miljarda dollare!

    Reply
  • Dashi says:
    January 16, 2025 at 11:56 am

    ×pensionistin . Nuk është shitur dhe nuk e ka blerë askush Sazanin . Mos e teproni si përherë , me urrejtje ndaj Ramës , të çnderuar militantë viçidollas . Në ishullin shqiptar ku rriten vetëm gjarpërinj e breshka , do të bëhet një investim për të ndërtuar një resort modern turistik dhe që do të zërë vetëm 8 hektar terren , pra , as një të qintën e ishullit . Ishulli I Sazanit , para 20 vjetësh , u vizitua nga një korporatë gjermane ndërtimi resortesh turistike , u bënë dhe studime të ndryshme , por më në fund u braktis ky projekt për shkak të kostos së lartë . Qeveria e asaj kohe dhe opinioni publik mbeti i keqardhur nga tërheqja e gjermanëve . Tani që u gjend investitori , në vënd që të lavdërohet Rama , shahet e kritikohet nga vrer vjellësit e përhershëm militantë të non gratës , jo se i vjen keq për Sazanin , por pse ky investim të bëhej në kohë të Ramës . Vazhdoni të lihni juve , ndërsa në pranverë fillojnë punimet .

    Reply
  • Pensionisti ekonomist says:
    January 16, 2025 at 12:18 pm

    Une si ndertues ii vjeter i respektoj investimet e huaj ne Shqiperi,sic jam kundra investime te shqiptareve anekend botes ne ofshore!?Nga pasurite natyrore shqiptare sa ta ardhura jane arketuar ne buxhetin e shtetit nga hajdutet koncesionare!?Sa para do te arketoi shtetit nga ky pazar!Patronazhist te lutem na sqaro!Nuk je shqiptare me shume se une!

    Reply
  • Dashi says:
    January 16, 2025 at 2:17 pm

    Patronazhisti i satëme o pensionist , ç’të të them tjetër ? Shteti ynë do të përfitojë tvsh-në dhe taksa të tjera për çdo dhomë të resortit , që do të kushtojë mbi një mijë euro nata . Gjithashtu, ndërtimi do të mbetet në Shqipëri për gjithmonë , nuk do ta marë me vehte në Amerikë investitori .

    Reply
  • mali says:
    January 16, 2025 at 3:01 pm

    Ore Dash.
    E di ti kush qendron prapa Kushner?
    Kushner nuk ka miliarda.Miliarda ka Trump por qe nuk I jep nje kacidhe dhendrit.
    Kushner do te beje kete bisnes me parate e arabit .
    Shiko dicka interesante z.Dash.
    Ne portin e Durresit na shfaqet investitor nje arab.Rezultati?
    Ne kabllot perseri ne mes nje arab.
    Pas Kushner perseri nje arab.
    Mendoj se ketu luhet dicka me keta arabe.

    Reply
  • Dashi says:
    January 16, 2025 at 3:39 pm

    Ore mali , së pari , Trump nuk ka pse t’i japë para Kushnerit se nuk e ka asgjë . Investitori strategjik i shpallur nga Shqipëria , është dhëndri I Trumpit dhe jo Kushneri . Dhëndri i Trumpit në biznes , është ortak me një arab , gjë që neve nuk na intereson se me kë bashkëpunon ai , Shqipëria njef dhëndrin e Trump , ai firmos kontratën . Se nga i gjen ai paratë për investim nuk na intereson , sido që të vejë puna , Shqipëria nuk humbet gjë , humbet ai që investon . Sidoqoftë këto janë gjëra që studiohen mirë nga të dy palët para firmosje së kontratës . Dhëndri I Trump dhe e bija e tij , nuk u bënë sot ortakë për Sazanin tonë , kanë qënë ortakë prej vitesh dhe Dhëndri i Trump ka 60% të aksioneve , ndërsa arabi 40% .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. demo on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  2. Aldrin on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. 3D on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  4. Anonymous on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?