Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dhëndri i Trump, me një “kukull të Sorosit”: Paradoksi i Sazan-Zvërnecit, si shembull deri ku arrin Diplomacia e Dollarit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Dhëndri i Trump, me një “kukull të Sorosit”: Paradoksi i Sazan-Zvërnecit, si shembull deri ku arrin Diplomacia e Dollarit
Lajmi i fundit

Dhëndri i Trump, me një “kukull të Sorosit”: Paradoksi i Sazan-Zvërnecit, si shembull deri ku arrin Diplomacia e Dollarit

Published: October 13, 2026
Shpërndaje

Nga Jim Geraghty

Me siguri nuk keni dëgjuar për “Revolucionin e Flamingove” dhe, kuptohet, gjasat që ta vrisni shumë mendjen se ku bie kjo Shqipëria janë të vogla. Por, me siguri, prej kohësh keni dëgjuar se si dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner, nënshkruan marrëveshje fitimprurëse për zhvillimin e pasurive të tij private të paluajtshme, ndërkohë që, duke kryer këto marrëveshje, punon si “i dërguar special për paqen” i administratës publike amerikane, një pozicion që nuk kërkon votim nga Senati, as kontroll të së kaluarës, as certifikatë sigurie.

Do habiteni kur të mësoni se një nga miqtë më të mirë të Kushnerit është në të njëjtën kohë, i dashur për… familjen Soros. Në fakt, Alex Soros e quan këtë udhëheqës europian “vëllai im nga një nënë tjetër”.

- Publicitet -

Vazhdoni të lexoni…

Jared Kushneri dhe Revolucioni i Flamingove në Shqipëri

Kur bëhet fjalë për Europën, të merr ca kohë të identifikosh Shqipërinë. Është e fundit në kontinent për Prodhimin e Brendshëm Bruto, është një partner tregtar relativisht i vogël i SHBA-së dhe renditet mjaft poshtë në vlerësimet për shtetin e së drejtës. Vetë Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëron se ekonomia shqiptare mbetet e cenueshme ndaj korrupsionit shumë të përhapur, krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe problemeve të tjera. Por le t’ua njohim meritën shqiptarëve. Ata shpenzojnë 2 për qind të PBB-së për mbrojtjen, siç kërkon NATO-ja, dhe planifikojnë ta çojnë këtë shifër në 2,5 për qind deri në vitin 2029.

The Spectator, në Mbretërinë e Bashkuar, është zakonisht mjaft pro-Trumpit, ose të paktën dashamirëse ndaj tij. Prandaj, është disi befasuese të shohësh një artikull kryesor të kopertinës nga Ian Thomson, me titull “Mirë se vini në ishullin e Kushnerit”, që vë në pah mënyrën se si dhëndri i presidentit është përfshirë në një marrëveshje të dyshimtë pasurish të paluajtshme, që përfshin prona shumë të rëndësishme në bregdetin shqiptar:

“Shqipëria është sot destinacioni turistik me rritjen më të shpejtë në Europë. Nga pasuritë e paluajtshme mund të fitohet para e madhe, ndaj asnjë çështje nuk është më e diskutueshme atje sesa pronësia mbi tokën. Dhe shqiptarët janë revoltuar dukshëm që Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, do zhvillojë komplekse të mëdha hotelesh luksoze privatë në një tokë publike të mbrojtur me ligj përgjatë bregdetit të virgjër jugor të Shqipërisë.

Kushneri thotë se e bleu tokën për 120 milionë dollarë nga një trafikant droge shqiptar i dyshuar, Artur Shehu, i cili u arratis në Majami pas një shkëmbimi zjarri në lokalin e xhaxhait të tij. Ka dalë se Shehu përdori dokumente mashtruese pronësie të periudhës osmane për të bërë të vetat sipërfaqe të mëdha pronash në bregdet. Avokati i Shehut ka këmbëngulur se ai nuk është as trafikant droge dhe as uzurpues i tokave.

Por në atë që është bërë innjohur si Revolucioni i Flamingove, mijëra shqiptarë dolën në rrugët e Tiranës në fillim të këtij viti për të dënuar planet private të Kushnerit dhe politikanët shqiptarë që përfitojnë paprekshmëri prej tyre. Protestat po rimarrin vrull këtë vjeshtë, ndërsa shqiptarët kërkojnë me ngulm që kryeministri Edi Rama, të japë dorëheqjen. Që nga shpërbërja e komunizmit, Shqipëria nuk është trazuar kurrë nga një zemërim kaq masiv. Revolucioni i Flamingove tashmë është në javën e tij të 15-të…”

Gjasat janë që të mos keni dëgjuar kurrë për këtë Revolucion, përveçse nëse jeni një admirues i zjarrtë i yllit të muzikës pop me origjinë shqiptare dhe me famë britanike, Dua Lipa. Ajo i quajti protestat “frymëzuese”. Në fakt, ato vazhdojnë ende! Plot 122 ditë protesta të njëpasnjëshme, deri javën e kaluar!

Për protestuesit, ishulli i Sazanit dhe Laguna e Nartës janë një lloj Shangri-La-je, një nga ligatinat më të rëndësishme të vendit. Dhe, siç e përshkroi hollësisht The New Yorker, duket vërtet se planet e ndërtimit të Kushnerit, të kompletuara edhe me një aeroport, nuk do lejoheshin kurrë dhe askund të kryheshin në një zonë të tillë të mbrojtur natyrore. Dhe megjithëse Ivanka i është referuar Sazanit si një “ishull privat”, zona ka qenë prej kohësh pasuri publike.

Ndërsa zhvillimi tjetër, ai në Zvërnec është planifikuar në mes të një zone tjetër të mbrojtur natyrore prej dyzet mijë hektarësh. Partnerët lokalë të Kushnerit rrethuan një territor që kishte qenë përherë një vend i frekuentuar lirshëm nga pushues lokalë. Banorët nisën të ankohen se atij i ishin dhënë të drejtat e zhvillimit pa asnjë njoftim publik, pa asnjë tender konkurrues dhe se ndryshimi ligjor që papritur lejonte shfrytëzimin e tokës së mbrojtur për vila private ishte kaluar fshehtaz dhe me nxitim në parlament. Rama madje dha leje edhe për ndërtimin e një aeroporti brenda zonës së mbrojtur.

Në një përgjigje të gjatë ndaj artikullit të The New Yorker, Kushneri kundërshtoi:

“Ambicia jonë është të ndërtojmë sipas standardeve më të larta të projektimit dhe mjedisit dhe ta lëmë këtë pjesë të jashtëzakonshme të Shqipërisë më të gjelbër, me më shumë biodiversitet dhe më të fortë nga pikëpamja mjedisore.” Kushneri shtoi: “Familja Kastrati, një familje e respektuar shqiptare biznesi, me rrënjë të thella dhe krenari të madhe për vendin e saj, na e prezantoi fillimisht mundësinë e investimit në këtë tokë dhe ndan me ne besimin te potenciali i Shqipërisë”.

Mos qesh po munde… Por kjo nuk është thjesht një protestë mjedisore. Protestuesit e Flamingove kërkojnë asgjë më pak se “dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë për shkak të dështimit të qeverisjes, korrupsionit dhe mungesës së llogaridhënies ndaj qytetarëve”. Në sytë e protestuesve, qeveria shqiptare është në shtrat me Kushnerin dhe familjen Trump, duke dhënë burimet natyrore kombëtare në këmbim të parave të pista dhe ndikimit për t’i shpëtuar drejtësisë.

Qeveria aktuale shqiptare drejtohet nga Partia Socialiste e Shqipërisë dhe, të paktën në letër, ajo është pikërisht lloji i forcës politike të qendrës së majtë që administrata Trump e kundërshton kudo në Europë. Ajo është pjesë e Socialistëve Europianë dhe e Internacionales Socialiste. Është pasardhësja e drejtpërdrejtë e Partisë së Punës së Shqipërisë, partisë në pushtet gjatë periudhës komuniste, logoja e së cilës paraqiste Karl Marksin, Friedrich Engelsin, Vladimir Leninin dhe Joseph Stalinin. Partia e sotme socialiste e Shqipërisë është edhe pro anëtarësimit në Bashkimin Europian, madje pro të drejtave të homoseksualëve. Kryeministri aktual është Edi Rama, për të cilin Alex Soros, i biri i George Sorosit,  flet me entuziazëm për “aftësitë frymëzuese drejtuese”, madje e quan Ramën “vëllai im nga një nënë tjetër”. Dy burrat u takuan sërish në kongresin socialist në Barcelonë në fillim të këtij viti.

Mes atyre që e quajnë Ramën “kukull të George Sorosit” është edhe… ish-menaxheri i fushatës së presidentit Trump, Chris LaCivita.

John Schindler, shkruante në Washington Examiner, në vitin 2024:

“Që nga viti 2012, Rama e ka drejtuar Shqipërinë si çifligun e tij personal,  ndërsa e ka shndërruar vendin në një gropë autoritarizmi dhe korrupsioni. Këtë e pranojnë hapur edhe organizatat e të drejtave të njeriut që vështirë se mund të akuzohen për qëndrime kundër së majtës. Nën drejtimin e Ramës, kundërshtarët janë ngacmuar, u është mbyllur goja dhe janë arrestuar. Nëse doni të mësoni si të përdorni drejtësinë për të mbytur rivalët politikë nën maskën e “luftës kundër korrupsionit”, Shqipëria e Ramës është shembulli juaj.

Ajo që është edhe më e keqe është se gjatë mandatit të Ramës, vendi i tij i vogël është shndërruar në qendrën europiane të trafikut të paligjshëm të drogës. Siç e tha së fundmi një revistë e madhe gjermane e lajmeve, e cila vështirë se mund të klasifikohet si e djathtë, Rama “e ka shndërruar Shqipërinë në një narkoshtet autokratik”.

Administrata Biden tregoi një tolerancë të çuditshme ndaj narkoshtetit të Ramës në Europë, duke këmbëngulur se Shqipëria po bën një punë të mirë në luftën kundër krimit, kur e vërteta është pikërisht e kundërta. As përfshirja e Ramës në korrupsionin e turpshëm të ish-agjentit special Charles McGonigal, një nga skandalet më të rënda në historinë e FBI-së, nuk e ndikoi çuditërisht reputacionin e Ramës në sytë e administratës Biden-Harris.

Atëherë pse familja Trump është kaq e etur të bëjë marrëveshje dhe të jetë në një shtrat me një sundimtar socialist, të cilin vetë menaxheri i fushatës së Trumpit e ka quajtur “kukull të George Sorosit”? Ndoshta logjika është: “Nuk ka rëndësi nëse qeveria vendase është e kuqe, për sa kohë që paratë që mund të fitohen janë jeshile”.

Por edhe marrëveshja për zhvillimin e resortit nuk duket se përputhet plotësisht. Në vitin 2025, Marzio Mian i gazetës britanike The Guardian shkroi për projektin. Ai e vizitoi vetë ishullin dhe e përshkroi atë si një pronë që kërko shumë punë për t’u rregulluar:

“Kur e kontaktova Kushnerin me telefon, dallova një entuziazëm të madh për Sazanin, të cilin ai e konsideronte një lloj thesari. Ai tha se planifikon “të krijojë resortin ideal, ku do të doja të qëndroja me familjen dhe miqtë e mi”.

Para se ta vizitoja ishullin, mezi përmbahesha nga mendimi se do të përshkoja rreth 40 milje shtigje, do të ngjitesha në malet e tij të mbuluara me pyje dhe do të eksploroja ujërat e tij të thella, me emra si Gjiri i Parajsës, Gryka e Ferrit, Gjiri i Djallit, Plazhi i Admiralit. Doja ta shihja përpara se shprehja “Po shkoj në Sazan” të bëhej privilegj i të pasurve.

Kur mbërrita atje, në një ditë të kthjellët të korrikut 2024, zbulova se ishulli nuk është një vend ku mund të humbasësh rrugën pa e kuptuar. Ai është i mbuluar me tabela që paraqesin një kafkë me dy kocka të kryqëzuara, të cilat paralajmërojnë për mina tokësore.

Udhërrëfyesi im, Arbër Çelaj, kapiten-lejtnant në Marinën Shqiptare, më ndaloi të shkoja shumë larg. Ai nuk donte të qortohej nga eprorët e tij. E pyeta për tabelat që paralajmëronin për mina tokësore. “Në fakt, nuk janë tamam mina tokësore”, tha ai. “Ky vend është plot me municione të pashpërthyera; ka ende shumë zona që duhen pastruar”.

Ai tregoi një përrua të thellë në bregdetin lindor, ku Affinity Partners dëshiron të zhvillojë një pjesë të konsiderueshme të projektit të pasurive të paluajtshme, i cili do të shtrihet në të gjithë sipërfaqen e ishullit….”

A mund ta përfytyroni këtë për pushimet tuaja të ardhshme? Plazhe të bukura, fllade të lehta dhe besim.i palëkundur se kontraktorët vendas i kanë pastruar të gjitha municionet e pashpërthyera që kanë mbetur. Dua të them, teknikisht, edhe Normandia ka plazhe të bukura. (deri pak më parë, nuk e dija se Plazhi i Utahut madje, ka edhe një fushë golfi).

Fakti që dhëndri i presidentit endet nëpër botë dhe negocion marrëveshje private fitimprurëse për pasuri të paluajtshme, me të njëjtat qeveri me të cilat negocion për politikën amerikane, përbën një konflikt të tmerrshëm interesi. Nëse jeni një qeveri e huaj, refuzimi i një propozimi nga Kushneri, si investitor privat i pasurive të paluajtshme, mund të nxisë fare mirë një reagim armiqësor nga Presidenti dhe nga qeveria amerikane në tërësi (!)

Ajo që shohim te Kushneri nuk është shumë e ndryshme nga ajo që shohim te Kimberly Guilfoyle. Pas botimit të së premtes, disa lexues na thanë se çfarëdo marrëveshje anësore private që Guilfoyle po përpiqej të realizonte duke shfrytëzuar postin në Athinë, ishte pa rëndësi dhe nuk meritonte kaq vëmendje publik.

Por a e dini kush nuk pajtohet me këtë vlerësim që e fal ambasadoren? Donald Trump!

Pyetje: Kimberly Guilfoyle, po mendoni ta pushoni nga puna?
Donald Trump: Epo, po e shqyrtojmë, po. Nuk jemi të kënaqur.

Është e lehtë të kuptohet se çfarë po përfitojnë privatisht Kushner, familja e presidentit dhe Guilfoyle nga kjo e ashtuquajtur “Diplomaci e Dollarit”. Poe është shumë më pak e qartë se çfarë përfiton interesi publik prej kësaj.

—-

Përshtati Dita. Titulli është i redaksisë. Autori Jim Geraghty është korrespondenti i lartë politik i National Review. Artikulli origjinal mund të lexohet duke klikuar KËTU

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit zhvendosen te Bashkia, thyejnë derën dhe futen brenda, ndërhyn policia (VIDEO)
  • Dhëndri i Trump, me një “kukull të Sorosit”: Paradoksi i Sazan-Zvërnecit, si shembull deri ku arrin Diplomacia e Dollarit
  • Studentja: Më goditën me shkop gome, ndërkohë që nuk po bëja asgjë
  • Tensione në Rrugën e Durrësit, protestuesit hyjnë në biznes dhe djegin orenditë, iu vënë flakën edhe reklamave (VIDEO)
  • I gjakosur dhe në pranga, ky është i riu që u përball i vetëm me grushte me 6 policë të FNSH

Komentet e Fundit

  1. L on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  2. Historia on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  3. K R on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  4. Andi on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  5. Stop dhunës ndaj protestuesve shqiptar! on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?