Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Dhentë e dhitë e Zeres, nami i Hasan Qerres”!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > “Dhentë e dhitë e Zeres, nami i Hasan Qerres”!
EkonomiLajmi i funditopinion

“Dhentë e dhitë e Zeres, nami i Hasan Qerres”!

Published: January 12, 2025
Shpërndaje

Nga Irena Beqiraj

Nga të dhënat e publikuara në raportet e përvitshme të Entit Rrregullator të Energjisë (ERE), rezulton se struktura e konsumatorëve të energjisë eshtë e ndarë si më poshtë:

-rreth 200 mijë janë konsumatorë që rezultojnë me zero konsum energjie.

- Publicitet -

-620 mijë konsumojnë deri në 400 kwh në muaj.

-130 mijë konsumatorë kanë konsum energjie 400 kwh deri në 700 kwh

Edhe rreth 50 mijë konsumatorë janë mbi fashën e konsumit prej 700 kwh në muaj

Thenë ketë ulja e çmimit me 1 lek/kwh krijon një zvogëlim e të ardhurave të OSHEE me rreth 3.53 miliardë lekë , të cilat do të përkeqësonin parametrat e shëndetit aktualisht të dobët financiar të kompanisë e cila nga të dhënat e vitit 2023 vazhdon ta ketë kapitalin e vet negativ.

OSHEE paraqitet me aktive totale 102 miliardë lekë edhe me detyrime totale 134 miliardë lekë. Pra ajo rezulton me një kapital negativ prej 32 miliardë lekë.

Pra, edhe pas 12 vitesh reformash OSHEE është “si shtëpia që mbahet me miell hua”. Thënë ndryshe nëse OSHEE nuk do të financohej nga buxheti I shtetit edhe nuk do të operonte në sektor strategjik, (sipas ligjit kompanitë që operojnë në ketë sektor nuk mund të falimintojnë) do të konsiderohej një kompani e falimentuar .

Ulja e mëtejshme e të ardhurave të OSHEE- s si rezultat i uljes çmimit do ta përkeqësonte më tej situatën jostabël edhe pa kapacitete financiare të OSHEE, edhe rreziqet financiare që mund të lindin nga cdo ndikim i jashtëm, mund ta shtynin atë sic ka ndodhur historikisht të kërkojë mbështetje buxhetore sic ndodhi ne 2022.

Grafiku tregon se në vitin 2022 për të përballuar detyrimet afatshkurtra dhe afatgjata, sektori energjitik u financua me 33 miliardë lekë nga buxheti i shtetit.

Elementi i dytë që rezikon performancës financiare kryesisht të OSHEE janë borxhet që këto kompani kanë ndaj njëra tjetrës edhe Ministrisë se Financave. Tabela me të dhënat e Ministrisë së Financave tregon se kompanitë e sektorit i detyrohen Ministrisë së Financave 56,97 miliardë lekë. Edhe pse duket sikur detyrimin me te madh e ka KESH me 35.8 miliarde, tabela tregon se KESH ka financuar OSHEE me 56.9 miliarde.

Në këto kushte, ulja e mëtejshme e të ardhurave të një kompanie “me pantallona në fund të këmbëve” do të përdoret si sebeb që me vështirësinë e parë, që Ministrja bashkë me Drejtorin e saj të trokasin në derë te Ministrit të Financave për të kërkuar financim buxhetor, i cili mund të jetë disa fish më i madh.

Edhe për situata të tilla populli ynë ka një shprehje “Dhentë e dhitë e Zeres, nami i Hasan Qerres”!

Karikatura shoqëruese, nga Medi Belortaja

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Vetëm Saliu mund t'a rregulloj këtë problem se do rris pensionet dhe rrogat says:
    January 12, 2025 at 7:54 am

    Nuk kanë rëndësi dhitë e viçidolit që nuk i ruante dot Saliu dhe cjapi i humbi,rëndësi ka që Edi të fitoj zgjedhjet e mbas zgjedhjeve e shikojmë borxhet e kompanisë

    Reply
  • demo says:
    January 12, 2025 at 9:00 am

    Ja,Beqirja,,sa mire kur lexon komentet e demos.I shkruan sakte mencurite popullore,qe demo i perdor rendom.

    Reply
  • Dashi says:
    January 12, 2025 at 10:00 am

    Demua më kujton poemën e famëshme të Pushkinit “Monumenti” :
    “Një monument të madh i ngrita vetes time
    Atje as tym , as flakë s’lëshon rruga e llauzit ,
    U ngrit përpjetë ai rrebel e kryelartë,
    Më lart se shtylla e Aleksandrit …..”
    Po leri të tjerët të të vlerësojnë , o demo , e paske humbur fare modestinë . Mos shiko Pushkinin ti ( jam i sigurt që ti e njef mirë ) , se Pushkini ishte Pushkin .

    Reply
  • demo says:
    January 12, 2025 at 10:46 am

    Vetem Pushkinin nuk lexoj.Mund te lexoj 1000 here Nje Hero i Kohes tone,Profetin,Demonin e Lermontovit,por Pushkinin nuk e lexoj dot.Eshte me i Rendomti,nga poetet ruse,por namin e ka golloz si tullumbac i fryre dhe shqiptaret i cmojne shume tollumbacet.Sidomos kur shoqerohen me barsaleta.

    Reply
  • Detari says:
    January 12, 2025 at 10:58 am

    shkrime beqiresh per hasone vk…

    Reply
  • Dashi says:
    January 12, 2025 at 1:01 pm

    Kjo është punë gustoje o demo , po Lermontovi para Pushkinit ngjan si liliputi para gjigantit . Po meqë ra fjala , o demo , meram llaf , kur thotë populli , e duam apo jo Rusinë , kurrë nuk duhet të ngatërrojmë Putinin me Pushkinin si dhe kontributet që i ka dhënë njerëzimit populli rus në të gjitha fushat e jetës , të kulturës , artit , shkencës e letërsisë . Një nga shkrimtarët kolosë të letërsisë botërore , më i madhi Leon Tolstoi , që mund t’i afrohen , por jo të barazohen , vetëm Balzaku e Hygoi , në shkencë Mendelejevi dhe tabela e tij e famëshme e simboleve kimike e dhjetra shkencëtarë të tjerë , Çajkovski e Shostakoviç në muzikë, Gagarini ,- i pari kozmonaut që shkeli hapësirën kozmike rreth tokës , baleti i famshëm dhe i pa arritshëm rus , Lufta e Madhe Patriotike kundër nazizmit hitlerian , që i dha fitores mbi 22 milion të vrarë e që përfundoi me ngritjen e flamurit mbi Raishtag në Berlin . Po t’a lemë mënjanë politikën , o demo , vështirë se gjen popull në botë që t’i ketë lënë njerëzimit një të tillë trashëgimi , si ajo e popullit rus . E di që , për shumë nga sa më sipër , ti dhe ndonjë tjetër mund të mos bini dakord , por faktet flasin vetë . Megjithatë , unë kam rënë dakord me veten time , që të mos bije dakord me ty , ndonëse kësaj rradhe nuk po debatojmë as për Kosovën dhe as për politikën .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  2. 1 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  3. Ethem Lalaj on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. Bravo DITA !!! on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  5. oikoi on K.E – BELA MAFIA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?