Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dhimbja pa fund e një babai, tani s’po merr dot as trupin e djalit të vrarë: Kemi hapur dyert e mortit, por s’e qajmë dot!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dhimbja pa fund e një babai, tani s’po merr dot as trupin e djalit të vrarë: Kemi hapur dyert e mortit, por s’e qajmë dot!
AktualitetKronikeKryesore

Dhimbja pa fund e një babai, tani s’po merr dot as trupin e djalit të vrarë: Kemi hapur dyert e mortit, por s’e qajmë dot!

Published: May 24, 2023
Shpërndaje

Babai i 20 vjeçarit Lauren Spaho nga Korça, i vrarë në Suedi, akuzoi institucionet shtetërore shqiptare se nuk e kanë ndihmuar. Alket Spaho tha për emisionin investigativ Fiks Fare se Ambasada Shqiptare në Suedi, Stokholm, nuk kishte dijeni për ngjarjen. Madje, diplomatët shqiptare e mësuan vrasjen nga babai i viktimës dhe jo nga burime të tjera. Skandali thellohet më tej për procedurat e hetimeve, pasi familjarët nuk janë lejuar të udhëtojnë për në Suedi. Ambasada Shqiptare ende është në negocim me autoritetet suedeze për lejen e udhëtimit, ndërsa trupi i pajetë ndodhet në një morg në Karlstad, dhe familja nuk ka asnjë ndihmë apo vlerë monetare për ta marrë.

“Djali quhet Lauren Spaho dhe shkoi në Suedi për një jetë më të mirë. Ngjarja ka ndodhur në datën 6 maj, ndërsa djali humbi jetën 1 ditë më pas në spital në qytetin e Karlstad të Suedisë. Ai hyri për të ndarë një shok kur edhe u qëllua”, thotë babai i tij Alket Spaho. Më tej pohon se për ngjarjen janë ndaluar 5 persona, ku 2 prej tyre qëndrojnë akoma në burg. Më tej pohon se autoritetet suedeze kanë lajmëruar Policinë Shqiptare dhe kjo e fundit familjen.

Por, Alketi dhe familja e tij, kanë kërkuar vazhdimisht ndihmë nga Ambasada Shqiptare në Suedi, e cila as nuk e ka lajmëruar për ngjarjen e rëndë. “Në vend që të na merrnin ata në telefon, i kemi marrë ne. Ata s’dinin gjë! Kërkuam informacione se çfarë ka ndodhur, për trupin e djalit. Kur do të na e sjellin. Kontaktuam me suedezët dhe na thanë se për 1 javë. Kurse këta të Ambasadës na thonë për 1 muaj. Po na e vrasin për herë të dytë djalin, kjo është vrasje e dytë. Shteti s’po na ndihmon. Na thonë do paguani shpenzimet. Shkojnë mbi 30 mijë euro. Ne kërkojmë mbështetje, kemi hapur dyert e mortit, po s’po e qajmë dot djalin”, thotë ai.

- Publicitet -

Pas ankesës, babai i viktimës telefonon numrat e Ambasadës Shqiptare në Suedi, ku kërkon asistencë, pasi asnjë prej familjarëve nuk është në Suedi. Ai ka kërkuar që të shkojë në Suedi, por s’e kanë lejuar. “Momentalisht nuk kemi asnjë lloj komunikimi me policinë, janë duke ndjekur çështjen. Çfarë kishim në dorë të bënim të flisnim me policinë, ta sqaronim nga ana jonë e kemi bërë” thotë një punonjëse e ambasadës. Më tej Alketi i kërkon që të marrë informacion zyrtar për raportin e mjekësisë ligjore, teksa punonjësja i thotë se “kemi komunikuar nëpërmjet telefonatës! E doni një kërkesë me shkrim? Ia bëjmë një kërkesë me shkrim”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision
  • Kombëtarja shqiptare, Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League
  • Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali
  • VIDEO: Ardit Gjebrea thirret në SPAK, hije dyshimi te Dosja Veliaj dhe fqinjësia në Kodrën e Diellit
  • Falimenton banka në Paraguaj, 3 milionë njerëz humbin paratë, Presidenti jep dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Si Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane
  2. O klluf on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  3. O klluf on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  4. Anonymous on BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  5. Buja on Si Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?