Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dhjetë vite investime në “çek të bardhë”, për një Manchester City ëndrrash
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dhjetë vite investime në “çek të bardhë”, për një Manchester City ëndrrash
AktualitetPikanteSport

Dhjetë vite investime në “çek të bardhë”, për një Manchester City ëndrrash

Published: June 11, 2023
Shpërndaje

Kritikuesit e The Citizens fokusohen tek numri 115, numri i akuzave të Man City për shkeljet në FFP (fair-play financiar), akuza të shumta që vetë klubi i mohon në mënyrë kategorike. E megjithatë, për drejtuesit, stafin teknik, lojtarët dhe tifozët e City-t rëndësi kanë vetëm trofetë e koleksionuar.

Që e lartësojnë skuadrën në një nivel të lartë të futbollit kontinental. Në tentativën e 13-të, City më në fund e fitoi kupën me veshë të gjata, duke u bërë skuadra e gjashtë angleze që e siguron atë. Pas Liverpoolit (gjashtë herë fitues), Manchester United (tri herë fitues), Chelsea dhe Nottingham Forest (dy herë fitues) dhe Aston Villa-s.

Ka qenë një pritje jashtëzakonisht e gjatë për Blutë, marrë në konsideratë shifrat kolosale që janë shpenzuar që prej vitit 2008. Kur klubi u mor në pronësi të Sheikh Mansour Bin Zayed Al Nahyan. Që kur u rikthye të merrte pjese në kompeticionin më elitar të Europës në sezonin 2011/12, City ka qenë pjesëmarrës i rregullt.

- Publicitet -

Duke arritur tre çerekfinale, dy gjysmëfinale dhe dy finale. Më herët e humbën ndaj Chelsea në 2021, por i nxorën leksionet ndaj zikaltërve të Interit. Finalja e së shtunës ishte ndeshja e 61-të sezonale për Man City. Dhe për më tepër i solli fitoren e 44-t të edicionit futbollistik.

Skuadra e Guardiolës e mbylli në mënyrën e duhur këtë sezon që e nisi që më 30 Korrik të vitit të kaluar, kur luajti finalen e Community Shield ndaj Liverpool. Dhe përgjatë gjithë sezonit shënoi plot 150 gola, 100 prej të cilëve erdhën në Etihad.

Tripleta është një arritje e re në historinë relativisht të re të Man City, por jo në CV-në e Pep Guardiolës. I cili arriti diçka të ngjashme edhe në 2009, kur fitonte La Liga-n, Copa del Rey dhe Champions League me Barcelonën.

Tashmë, spanjolli bëhet trajneri i parë në histori të futbollit që fiton tripletën me dy skuadra të ndryshme. Trajneri katalanas siguroi fitoren numër 300 si trajner i Man City-t ndaj Interit, në ndeshjen e 413-të si timonier i the Citizens.

Manchester City i bashkohet një kategorie të artë ekipesh europiane që më parë kishin fituar tripletën si: Barcelona, Bayern Munchen, Man.United, Ajax, Celtic, PSV Eindhoven dhe Inter.

Premier League, FA Cup dhe trofeu që e kishin pritur prej shumë kohësh, Champions League, u fituan brenda një sezoni. Duke e bërë City-n skuadrën e dytë angleze që siguron këtë arritje madhështore, tripletën, pas United në 1999.

Një sezon i jashtëzakonshëm, fenomenal dhe absolut që përfundon sipas skenarit të dëshiruar për Pep Guardiolën dhe kompaninë që kishin kaq shumë vite që e tentonin dhe shpresonin. Çfarëdo që të ndodhë në sezonin e ardhshëm, Man City do të mbetet përsëri skuadra për t’u mundur!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?