Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Dhurata” e Macron për Kievin, mbërrijnë bombarduesit e frikshëm “Mirazh 2000”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Dhurata” e Macron për Kievin, mbërrijnë bombarduesit e frikshëm “Mirazh 2000”
BoteLajmi i fundit

“Dhurata” e Macron për Kievin, mbërrijnë bombarduesit e frikshëm “Mirazh 2000”

Published: January 5, 2025
Shpërndaje

Franca do të pajisë ushtrinë e Ukrainës me bombarduesit e frikshëm “Mirazh 2000”. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet ushtarake të Kieivit. Mirazhi i parë francez 2000 do të hyjë në shërbim me Forcat Ajrore të Ukrainës deri më 20 janar. Në fillim do të jenë tre bombardues, të cilët më pas do të pasohen nga shtatë të tjerë.

Avioni, i gjithë versioni 5F, është përditësuar për të mundësuar lëshimin e raketave Storm Shadow/Scalp, arma në dispozicion të Kievit e cila mund të godasë në distanca më të mëdha me fuqi më të madhe shkatërruese thellë në territorin rus.  Mirazh 2000 do të zëvendësojnë Sukhoi Su 24-at e vjetra të përdorura nga pilotët e Zelensky. Avionët francezë janë të pajisur me radarë modernë dhe mund të mbajnë tonelata me bomba.

Sakaq mësohet se forcat ukrainase kanë nisur një sulm të ri të madh në rajonin perëndimor të Kurskut të Rusisë, bën me dije Agjencia e Lajmeve Reuters. Trupat ukrainase kaluan kufirin në një inkursion të befasishëm më 6 gusht dhe për pesë muajt e fundit i kanë rezistuar përpjekjeve ruse për t’i dëbuar. Raportet nga blogerët rusë, të cilët mbështesin luftën e Moskës në Ukrainë, por shpesh kanë raportuar në mënyrë kritike për dështimet dhe pengesat, treguan se sulmi i fundit ukrainas i kishte vënë forcat ruse në mbrojtje.

- Publicitet -

Përveç armatimeve, Ukraina kërkon që Perëndimi të forcojë sanksionet kundër Moskës. Mbrëmë “Ukraina u sulmua nga 103 Shahed (dronë, red.), me 8755 komponentë të prodhimit të huaj. Në total, këtë javë Rusia përdori më shumë se 630 dronë sulmues, rreth 740 bomba ajrore të drejtuara dhe pothuajse 50 raketa të llojeve të ndryshme, ose më shumë se 50,000 komponentë të sanksionuar nga e gjithë bota”, shkroi Presidenti ukrainas Volodymyr në Telegram Zelensky, duke theksuar se “presioni i sanksioneve mbi furnizimin e komponentëve të huaj nuk është i mjaftueshëm”.

Suksesi i papritur i Ukrainës në kafshimin e një pjese të territorit rus dhe mbajtjen e tij që nga gushti i kaluar mund t’i sigurojë asaj një mjet të rëndësishëm negocimi ndërsa të dyja palët përgatiten për bisedimet e mundshme të paqes këtë vit. Të dielën, mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 61 nga 103 dronët e nisur nga Rusia në një sulm gjatë natës, tha forcat ajrore. Rusia tha se kishte shkatërruar pesë dronë ukrainas mbi territorin rus.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  • Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  • Polici dhe Gardë pranë resorteve: KISH nxjerr në garë Dhërmiun dhe Palasën
  • Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës
  • E FUNDIT: Refit Buzi vret veten, disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën

Komentet e Fundit

  1. Indriti on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  2. tarasi on “Kam sjellë me vete dy dokumente…” Rama thotë se do bëjë kthesë dhe “do skanohet” ligji për Zonat e Mbrojtura
  3. Wrzzt on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  4. Anonymous on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  5. Arlinda Ymeraj on Ylli Manjani: Të isha në vendin e gardistëve, do t’ia fusja me shpullë turinjve Agron Shehajt

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?