Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Di Caprio përshëndet memorandumin: Qeveria shqiptare, një hap pranë shpalljes së ‘Vjosës’ Park Kombëtar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Di Caprio përshëndet memorandumin: Qeveria shqiptare, një hap pranë shpalljes së ‘Vjosës’ Park Kombëtar
AktualitetBote

Di Caprio përshëndet memorandumin: Qeveria shqiptare, një hap pranë shpalljes së ‘Vjosës’ Park Kombëtar

Published: July 8, 2022
Shpërndaje

Aktori i njohur Leonardo di Caprio, aktivist për çështjet e mjedisit, ka reaguar sërish sa i përket ‘Lumit Vjosa’. Një zë kritik, i cili ka kërkuar prej kohësh shpalljen e saj në Park Kombëtar, ka përshëndetur memorandumin e nënshkruar nga qeveria shqiptare me organizatën amerikane “Patagonia” për të arritur qëllimin e shkallës më të lartë të mbrojtjes, atë të parkut Kombëtar.

 

Di Capiro shkruan se qeveria shqiptare është një hap më pranë shpalljes së Vjosës Parkut Kombëtar, lumi i fundit i egër në Europë.

- Publicitet -

“Qeveria e Shqipërisë është një hap më pranë shpalljes së Parkut të parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë, pas partneritetit me Patagonia për të mbrojtur lumin Vjosa, një përpjekje që përfshin fushatën Save the Blue Heart of Europe. Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Lumi dhe degët e tij rrjedhin të pazbutur nga burimi në det, duke krijuar një ekosistem biodiversiteti që mbulon mbi 300 km. Ajo është shtëpia e 1,100 llojeve të kafshëve, duke përfshirë 13 kafshë të kërcënuara globalisht dhe dy specie bimore”, shkruan Di Caprios.

Memorandumi mes Ministrisë së Turizmit dhe organizatës amerikane “Patagonia” u nënshkrua më 13 qershor. Në janar, Vjosa mori statusin “Park Natyror” duke u bërë për herë të parë pjesë e zonave të mbrojtura, ndërsa tanimë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Patagonia do të punojnë së bashku me qëllim arritjen e shkallës më të lartë të mbrojtjes. Ky konsiderohet një hap i madh i shumëdëshiruar nga aktivistët në gjithë botën, për krijimin e Parkut të parë Kombëtar për një lumë të egër në Europë.

Brenda 45 ditësh nga nënshkrimi i këtij memorandumi, do të ngrihet grupi i punës, nën udhëheqjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë. Detyra e këtij grupi pune është të hartojë një propozim të plotë dhe profesional për statusin e Parkut Kombëtar, përmes zonimit dhe përcaktimit të kufijve të Parkut Kombëtar, konsultimin me palët e interesit dhe shqyrtimin e mundësive të zhvillimit të eko-turizmit.

E themeluar në vitin 1973, Patagonia është një organizatë me qendër në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E njohur ndërkombëtarisht për angazhimet e saj në fushën e mjedisit, ka marrë pjesë aktive në shumë kauza mjedisore.

Vjosa konsiderohet si lumi i fundit i egër në Europë, me një gjatësi 272 kilometra që shërben si habitat i mbi 1,100 specieve, ndër të cilat 13 janë gjallesa në rrezik zhdukje në rang global. Këto vlera ekologjike dhe kulturore ofrojnë mundësi të mëdha për eko-turizëm dhe përfitime të tjera ekonomike për njerëzit që jetojnë në rajonin përkatës. Me vendimet e qeverisë shqiptare në muajin janar 2022, sipërfaqja e zonave të mbrojtura u rrit në 21% të territorit të vendit.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • ‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!’ Pankarta në ditën e 18-të të protestës
  • ‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë
  • 18 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?