Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dibranët dhe kuksianët “shumicë” në kryeqytet, pas tiranasve kanë peshën më të lartë të popullsisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Dibranët dhe kuksianët “shumicë” në kryeqytet, pas tiranasve kanë peshën më të lartë të popullsisë
EkonomiLajmi i fundit

Dibranët dhe kuksianët “shumicë” në kryeqytet, pas tiranasve kanë peshën më të lartë të popullsisë

Published: November 1, 2024
Shpërndaje

Instituti i Statistikave, pas publikimit të Rezultateve kryesore të Censit për vitin 2023, ofron për publikun dhe gjithë përdoruesit, publikimin e rezultateve të dedikuara, për çdo qark dhe bashkitë përkatëse.

Numri i popullsisë së kryeqytetit të vendit më 18 Shtator të vitit 2023 vlerësohet në 758,513, nga ku 48.4% janë meshkuj dhe 51.6% janë femra. Sipas të dhënave, nga totali i popullsisë rezulton se rreth 51.2% kanë status martesor, i/e martuar.

Por, përveç karakteristikave kryesore, si është e përbërë popullsia e kryeqytetit?

- Publicitet -

“Scan Intel” më herët është ndalur në migrimin e brendshëm si fenomen shoqëror përmes të cilit njerëzit zhvendosen nga vendi i tyre i origjinës në një vend tjetër brenda të njëjtit shtet. Nga analiza ka rezultuar se shqiptarët janë vendosur më së shumti mes Tiranës dhe qyteteve bregdetare.

Nga të dhënat e Censit të vitit 2023 tani mund të bëjmë një analizë të detajuar mbi karakteristikat e popullsisë banuese, kryesisht sipas qarkut të lindjes. Shifrat tregojnë se nga rreth 758 mijë banorë në Tiranë, rreth 97.9% kanë si vendlindje Shqipërinë dhe 2.1% kanë si vendlindje një shtet tjetër.

E shprehur në shifra absolute, në Tiranë banojnë 742,497 banorë me vendlindje Shqipërinë. Por si ndahet kjo shifër e personave që banojnë në kryeqytet sipas qarkut të lindjes?

Nisur nga të dhënat, rreth 52.9% e kësaj shifre janë tiranas ose e thënë ndryshe persona të lindur në Tiranë. Rezulton se një pjesë e mirë e popullsisë banuese në kryeqytetin e vendit ka si origjinë Dibrën dhe Kukësin.

Rreth 8.6% është pesha e banuesve me origjinë nga Dibra, ose në vlerë absolute regjistrohet në rreth 63 mijë. Ndërkohë, banuesit në Tiranë me origjinë nga Kukësi zënë një peshë prej 6.5% ose rreth 48 mijë. Korça është e treta me peshën më të lartë prej 5.2%, pasuar nga Fieri, Berati dhe Elbasani.

Nga ana tjetët, banuesit në Tiranë që kanë si vendlindje Lezhën kanë peshën më të ulët me 1.9% ose rreth 14 mijë banues.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Taku says:
    November 1, 2024 at 1:25 pm

    Po pra por keto statistika jane nje lexim i qarte se sa te harruara jane disa rajone te shqiperise ne krahasim me te tjerat. Dmth nje durrsak nuk arsye per tu shperngulur ne tirane pasi jeton ne menyre dinjitoze ne vend te vet. Ndersa nje kuksian i duhet te shperngulet nese do nje pjate supe ne tavoline.

    Reply
  • Dibrani-uk says:
    November 1, 2024 at 2:19 pm

    Kane permisuar dhe zbukuruar Tiranën…Rrofte Tirana e Shqipria

    Reply
  • demo says:
    November 1, 2024 at 2:20 pm

    Dmth,vetem kukesi dhe Dibra bene 120 mije banore,sa ka pasur Tirana para dyndjes katundare. Nga 758000 banore qe ka Tirana sot i bie 375000 mije fshatare dhe 380 mije qytetare. gjys per gjys. Llogarit 45 vjet qe ju desh katundareve toske te beheshin kryeqytetare nga 1944,,Ne shekullin XXII vijne ne bicim rraca Sali Berishes,sali Stresit,Flamur Nokes.

    Reply
  • 3D says:
    November 1, 2024 at 4:00 pm

    Edi Rama dhe pastaj Erjon Veliaj horra të vërtetë puna e parë e tyre ishte përmbledhja e dosjes për hapsirat e uzurpuara komunale uzurpime me konsekuenca shumdimenzionale ndër ma të randat por të shpresojmë se SPAK do të merret me uzurpimet e 120000000m2 dhe jo me 120m2 të qiftit Berisha-Malltezi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 11 korrik 2026
  • Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Komentet e Fundit

  1. PANO HALLKO on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Esat on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  3. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  5. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?