Nga Bardhyl Ermini (Bejo)
SPAK ka bërë një veprim aspak profesional, me pasoja të rënda kur ka ndërmarrë aktin e arrestimit të Kryetarit të Bashkisë pa mbështetjen e duhur ligjore. Konkretisht Tirana është lënë pa drejtimin e vet autentik të ushtrimit të detyrës të Kryetarit, përfituar nga vota legjitime e qytetarëve që e kanë zgjedhur zotin Veliaj në atë pozicion.
Kjo ndodh pasi kanë kaluar mbi pesë vite që vazhdojmë e lëkundemi mbi varkën e reformës në drejtësi. Mjaftoi vetëm një “shfryrje” e një prokurori, që të zgjohemi e të shohim se në ç’breg kemi mbërritur. Brenda disa ditësh ëndra me SPAK ka rrezik të kthehet në zhgjënder. Si është e mundur ?! Ja që qenka.
Përpara Kryeministrit dhe maxhorancës të tij ka dy pamje të rastit: Nëse bashkëshortja e kryebashkiakut ka abuzuar duke përfituar 860 mijë euro në mënyrë direkte apo indirekte nga aktiviteti i të shoqit, padyshim që ky është një krim ekonomik në bashkëpunim dhe automatikisht është kompromentuar funksioni i lartë që i është besuar zotit Veliaj, pavarësisht çdo lloj vepre e akuze të drejtë apo të padrejtë. Vendi i tij, minimumi nuk është në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Dhe së dyti, nëqoftëse prokurori dhe gjykatësi i këtij rasti kanë gabuar apo më keq manipuluar me dashje, ky është një problem ekzistencial. Sepse ky veprim i tyre kushton shumë shtrenjtë, kushton paqen e një miljon qytetarëve, për të mos thënë të krejt Shqipërisë dhe për pasojë duhet të lenë menjëherë funksionet e tyre, duke u akuzuar si kriminelë ordinerë juridiko-politik.
Dhe këtu vimë te çështja që, sipas mendimit tim është alarmante.
Nuk është e rrallë, që zoti Kryeministër të theksojë faktin që ai drejton pushtetin ekzekutiv e jo atë juridik, si pasojë e të cilës nuk mund të ndërhyjë e influencojë mbi vendimet e tij. E drejtë në formë, por jo në përmbajtje. Biles nga pikpamja e përmbajtjes ky mentalitet është krejt në kundërshtim me interesin e qytetarëve, kërkesa e parë e të cilëve nuk janë “ekzekutimi”, ndërtimi i rezorteve turistike, rrugëve e pallateve, por drejtësia për të gjithë, barazia para ligjit dhe zhvillimi.
Ndaj Kushtetuta ka parashikuar edhe rrugët përkatëse për këtë qëllim, kontrollin e organeve ligj zbatuese. Jo pushtetin legjislativ, pasi pushtetin legjislativ nuk e ka as SPAK-u as gjykatat nga më e larta e deri te fundi, as prokuroritë e çfarë vjen pas tyre, po e ka një dhe vetëm një, Parlamenti. Ai Parlament, ku deputeti Edi Rama përfaqëson shumicën parlamentare, nëpërmjet të cilës, duhet të zgjidhë e t’i japi rrugë çdo lloj anomalie legjislative, e aq më keq shpërdorimit kriminal të pushtetit legjislativ që rrjedh pikërisht nga ky Parlament. Ky është një mision i shenjtë e pikërisht këtë shenjtëri, qytetari ja dorëzon fituesit nëpërmjet votës të tij.
Por pse nuk realizohet kjo e drejtë jetike për të cilën qytetarët kanë dhënë votën e tyre kryesisht? Besoj se këtu qëndron edhe “thembra e Akilit”, të cilën e kupton i madh e i vogël: mungesa e moralit dhe mbi të gjitha frika. “Ligji ekziston më kot, mëson urtësia botërore, për ata që nuk kanë as burrërine e as mjetet për ta mbrojtur”.
Parlamenti, nëpërmjet shumicës në bashkëveprim me Qeverinë kanë në dorë një sërë institucionesh që bëjnë të mundur zbatueshmërinë korrekte të ligjeve. Pa përmendur ato KLP e KLD e të tjera KL- ëra, të cilat edhe pse trajtohen e paguhen aq sa na bie “pika” kur e dëgjojmë, shpesh nuk dëgjojnë as kur u buçet në vesh.
Boll të kujtosh se ka psh një organizëm që quhet Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, i cili me ligj paska të drejtë “të hetojë shkeljet disiplinore dhe të fillojë procedimin disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”. A ka kuptim që kryetari i maxhorancës (jo Kryeministri) të ankohet për mungesë të funksionit legjislativ kur nën mvartësi të Parlamentit ka institucione të tilla?
Frika, frika, mungesa e konseguencës në mbrojtjen e interesave të popullit, korrupsioni, ndërgjegja e ulët, morali i dyshimtë! Këto janë shkaqet për mosveprim.
Epo “politika nuk mund bëjë pa një themel moral”. Nuk mund të kërkosh drejtësi kur parlamenti është kthyer në një institucion tragjik e qesharak, ku të mbyt e të godet “rrugaçi” politik, ku të djeg sallën “krimineli” social, ku të përmend gruan imorali, ku të përdhos prindin e pushkatuar “komunisti” sadist. Nuk mund të kërkosh drejtësi kur nuk lexohen e debatohen ligje, nuk mund të kërkosh drejtësi kur një grup shkatërron e shkul mikrofona kurse grupi tjetër fut kokën nëpër tavolina e ngre sipër saj kartonin e “përdhosur” të votës popullore.
Një parlament me dhjetë a pesëmbëdhjetë “rrugeçër” politikë përballë një tufe “kukudhësh” nuk mund të pjellë qeveri tjetër, përveçse një të tillë gjysmake, një qeveri që nuk mund të ndërtojë dot administratë efikase përballë qytetarit të ndershëm, hallexhi, të mjerë e të përmjerë në vite nga “gangot” politikë. Këta na tundin miljonat nga portofoli i gërmadhave të ekonomisë shqiptare, i piramidave, i tenderave të miqve, fëmijëve e kunetërve, i “syrit” të keq të mediave kobure, i çdo lloj të keqe që u rrit dhe u kultivua në këtë vend të zhytur në padrejtësi, ose në rastin më të mirë me një drejtësi në letra e me poshtërsi të fshehura poshtë gërmave e rreshtave të tyre.
Në fakt ne si qytetarë nuk lidhemi drejtpërdrejt me SPAK-un. Nuk dua ta besoj që jemi gënjyer përkohësisht me demagogjinë që u përdor mbi këtë institucion. Aq më tepër kur na përmendin se ai është krijesë e SHBA-ve. Edhe pse ka nisur në masë të gjerë dyshimi se SPAK-u po luan me ne atë lojën e atij “prestigjatorit” me tre kanoçe e me një gogël. “Ku është gogla, ku është shpërthimi i Gërdecit, ku është zhdukja e zotit Remzi Hoxha, ku janë vrasjet e 21 janarit…”? Asgjëkundi! Gogla zhduket nën duart e vrazhdëta të “prestigjatorit” që vetëm gënjen e kërkon të gllabërojë vetëm para, pushtet, sundim.
Në asnjë vend të botës nuk ndodhin këto që ndodhin te ne. Paraqitet në SPAK “kryetari i opozitës” dhe mbasi “le targën” aty te porta e rojeve del në shesh dhe deklaron botërisht se nëse fiton në 11 maj “SPAK do të shkrihet dhe prokurorët e lidhur me bandat do të futen në burg”. Dhe menjëherë pas tij “në shesh” të faceBook-ut apo ekranit të tij, del kryetari i maxhorancës me bluzë sportive dhe na jep shpresë se “kjo gjë nuk ka për të ndodhur pasi PD do të humbasë sërish në 11 maj”. A thua se bëhet fjalë se kush ka për të fituar “Big brotherin” e këtij sezoni. “Dhe yjet e SPAK-ut rrinë e vështrojnë”!
Në fakt jemi lodhur shumë, jemi përbuzur, ndihemi të tallur, të mashtruar e të gënjyer si kurrë ndonjëherë, duke pritur drejtësinë dhe të vërtetën të na zbresë nga qielli. Faji ynë. Një faj që po e paguajmë tepër shtrenjtë.
Le të shpresojmë që me këto ngjarje po vjen koha kur drejtësia do të jetë më së fundi në shërbim të shqiptarëve. Jo kjo lloj drejtësie, por ajo që quhet diktaturë. Jo diktaturë politike e ideollogjike të atyre që kanë hyrë në një lojë dhe në një pazar tepër të rrezikshëm për të ardhmen e vendit, por diktatura e ligjit, në kushtet kur në krye të shtetit e të qeverisë do të bëhet e mundur ardhja e atij/asaj politikani i/e cili/a do të dijë të mobilizojë, jo vetëm grupin parlamentar apo qeverinë, por në rradhë të parë popullin e vetëm popullin.
I cili është faktori i fundit e vendimtar, ai që jo vetëm di se çfarë voton e vendos por di të luftojë deri në frymën e fundit për të drejtat e veta, për të ardhmen e vendit.
—-
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Në rast se deri më 11 maj Berisha nuk merret si i arrestuar, të gjitha votat për Lëvizjen Bashkë të Arlind Qorit. Boll me gënjeshtrat dhe apatinë e Ramës.
Bravo! Saktë.
Ne Shqiperi, si ne shume shtetet te tjere me demokraci me te vjeter e te konsoliduar, sistemi demokratik duhet te persoset me tej: 1. Kryetari i partise qe fiton zgjedhjet mund te marre Kryesine e Kuvendit ose postin e Presidentit; 2. Ne postin e Kryeministrit duhet te zgjidhet nga shumica qeverisese nje nga kandidatet fitues nga radhet e ekonomisteve dhe financiereve me te mire te vendit; 3. Presidenti i Republikes duhet te jete garant i Kushtetutes dhe i Pushtetit Gjyqesor.
Sipas ketij Bardhak Emiro Bejos ai SPAK paska kryer nje akt jo profesional madje me pasoja te renda ngaqe ka arrestuar Kreun e Bashkise pasi ai eshte ne detyre!
Sipas ketij avokatuci te Hajduterise pra duhet qe Hajduti te mos pengohet ne ushtrimin e profesionit (Vjedhjes) sa eshte ne detyre e vetem pasi te lere postin e nuk ka c’te vjedhe me , mund te arrestohet (edhe kjo me rezerva nga Bardhaku me dy mbiemra).
Shqiperia po vidhet e rripet kafsherisht nga ata qe kane Pushtet e ne duar fondet publike.
Nga kjo vjedhje e korrupsion pushtetar se pari e nga varferia se dyti ky vend po shpopullohet perdite.
Kurse kalemxhinjte e borderose pushtetit na vene kujen se po arrestohet nje Hajdut ne mes mandatit te vjedhjes.
Zbatimi i Ligjit ne Shqiperi ne nivele shume te ulta,primitive.Kjo ne rradhe te pare nga lidershipi shteteror per mbi vjet shtet qe ka qene lidership autotarist qe ka shperfill respektimin e ligjit.Populli tani beson se shtetaret qendrojne mbi ligjin dhe perpiqet te koruptoje me pare punonjesit e shtetit kur ka nje hall.Situata eshte vertet shqetesuese. A mund te sundoje Ligji,pergjigja e veshtire.
Më në fund, ja një shkrim që ja vlen ta lexosh dhe që i bie në kokë “muhabetit”.
Eshte nje shkrim qe ngjit te shumica e shqiptareve, me perjashtim te deputeteve, gangstereve politik, trafikanteve pasanike dhe pushtetareve e prokuroreve e gjyqtareve, qe nuk jane shume pas politikaneve.
Si thua ti Edukator Ermini/mire eshte ne Burg Erion Velia,apo duhet ta shoqeroje edhe Ajola me Bushken?
Tani qe Fondet Amerikane u nderprene,,a do shkojne para tek OJQte kulturore te Ajoles?
Breket,Fustanet,veshmbathjet firmato te Ajoles fare Impakti kane pasur ne Kulturen shqiptare dhe me gjere,,?
Gjithmone sipas Ligjit,edukator Ermini.
BAJO ENVERISTI S BAJGE EDVINISTE NUK ESHTE DAKORT QE LALI ERI TE QENDROJE NE BURG
Kjo eshte krejt e qarte se keto BAJGA te Rilindjes ushqehen me parate e Lali Erit qe vjedh nga Bashkia jo vetem per te paguar BREKET e Ajoles, te bolshevikut Jakov Xoxa alas Jakov Stalin, por perdor lekat e taksapaguesve shqyptare per te ushqyer BAJGAT si Bajo Enveristi qe gazeta DITA ja publikon dacibaot kunder SPAK me nje qef te papare. Shikoni portalin PAMFLETI si e ktheu ne cast sapo u dha kushtrimi mesallen enveriste ne anen tjeter dhe nga media e flakte kunder korrupsionit edhe hedhur si “Matrazov” te beje avokatine e hajdutit, Lali Eri qe e ka pasur BABA korrupsionin qe ne barkun e NENES qe i pagoi dasmen ne Kalane e Argiro-Kastros me shtepi guri ku lidhin macen kur hane buke.
por:
Kurshikon si gazeta DITA leshon pa dogane jashteqitjet e krimineleve te denuar nga Drejtesia si mashtruesi Idajet Beqiri dhe gjobaxhiu Adriatik Doci ne mbrojtje te hajdutit Erion Veliaj, atehere nuk na mbetet gje tjeter vecse te themi ne ete forum:
AMIN!
Nëse të gjitha krahët politike janë bërë bashkë dmth që sadopak drejtësia po vepron. Iku koha e Tik Lallës dhe e Arben Krajës. Ky i fundit e kaloi mandatin pa u lagur, madje si ish sigurims duhej larguar po shokët e Ditës nuk i lexova të ngrinin zërin asokohe se ishin të zënë të merreshin me Liken dhe Saliun.
Ha-ha-ha, ne antishqiparet vjelim tani frutet e punes tone shkatrrimtare per kete vend e kete popull budalla, duke u kenaqur e qeshur me te madhe! Fale injorances se ketij populli, arrogances se nje shumice te tij, makuterise per para dhe poste, me tej zhdukjes se cdo idealizme, duke i konsideruar ato anakronizma, permes shthurjes, droges, mashtrimit, kap c’a te kapesh, shiko vetem bythen tende, shitu si parimor dhe bej vetem biznes, etj, ne kemi arritur edhe me ndihmen e njerezve tane, si ‘i gjati’, dhe “miqve” te huaj, ta bejme kete vend nje vend qesharak, nje republike lolo, nje shtet karagjoz! Por nuk do shkaterrojme teresisht, sepse nuk kemi me ke te qeshim!