Nga Ylli Spahaj
Gjatë një dreke familjare, biseda u ndal pashmangshmërisht te studimet universitare të mbesës dhe nipit tim. Diskutimi nuk ishte thjesht akademik; ai kishte natyrën e një plani emigrimi. Prindërit e tyre, me një lloj pasigurie për të ardhmen, projektonin studimet e vajzës në Amerikë pranë të vëllait dhe djalin në Itali, për të qenë më afër familjes.
Kur i pyeta, me dashamirësi, në një moment qetësie, se përse po këmbëngulnin për largimin e tyre, duke qenë se ekonomikisht ishin mirë, përgjigjja e tyre ishte një goditje e fortë realiteti: “Edhe po studiuan këtu, për kë do të punojnë? Për oligarkët apo në një administratë ku pa nepotizëm dhe lidhje partiake nuk çan dot? Sapo ndërrohen pushtetet, të flakin në rrugë. Nuk ka siguri.”
Ky moment sinqeriteti më krijoi një lëmsh në fyt. Ndaj, vendosa të shkruaj këtë reflektim, jo thjesht si një reagim emocional, por si një thirrje për vizion përpara sfidave elektorale që na presin. Pyetja që shtroja në artikullin e muajit maj është e thjeshtë: Përse Zvicra, me vetëm pak miniera plumbi, paguan 14 herë më mirë se Shqipëria, e cila renditet ndër vendet më të pasura të kontinentit për burime natyrore?
Nevoja për një Model të Ri, përtej Retorikës
Kohët e fundit, vëmendja e publikut dhe e disa zërave të rëndësishëm në media e biznes janë kthyer drejt jush, Z. Arlind Qori dhe “Lëvizjes Bashkë”, madje populli ju besoi për ta përfaqësuar atë deri në parlament.
Z. Arlind, ju ndjek me respekt dhe vëmendje në aktivizmin tuaj në krah të minatorëve, të protestave dhe në analizat tuaja mbi shkeljet qeveritare. Mirëpo, me kujdes, vërej se ekziston rreziku i rënies në rutinën e “vorbullës mediatike”, për të mos thënë se edhe ju keni rënë në këtë vorbull të krijuar nga partitë e vjetra, të cilat janë të interesuara të shkojnë kështu deri në zgjedhjet e reja, me vorbull dhe pa vizione të reja.
Ky popull është i tejngopur, rëndom duke dëgjuar çdo mbrëmje vetëm krim, drogë, kapje shteti, SPAK etj., por rrallëherë shohim ide dhe vizione të reja e të qarta ekonomike. Ajo që na duhet tani është mençuria ekonomike. Qëllimi kryesor dhe final i “Lëvizjes Bashkë” besoj se nuk është vetëm ai i sindikalistit apo ai i analistit, por i drejtimit të shtetit, madje deri në nivel kryeministror, të ndërgjegjshëm se nuk arrihet menjëherë.
Drejt modelit nordik – nga teoria në praktikë
U ndjeva mirë kur mësova se programi i “Lëvizjes Bashkë” synon të përafrohet me modelet e vendeve nordike. Gjej vend për thënien e Prof. Kristo Frashëri:
“Shqipërisë akoma nuk i kanë dalë në krye njerëzit e mençur dhe të ndershëm.”
Tek ju, Arlind, shoh dëshirën, vullnetin dhe ndershmërinë, por publiku ka nevojë të shohë se si do të na çoni konkretisht drejt atij standardi, pra ka nevojë të shohë mençurinë ekonomike të “Lëvizjes Bashkë”.
Le të marrim vetëm pak shembuj konkretë për të reflektuar:
Infrastruktura dhe rrugët – Përse duhet të ndjekim modelin më të keq të rrugëve, atë me pagesë, si në Greqi apo Itali, kur Gjermania, Anglia, Finlanda, Belgjika, Danimarka e shumë të tjera i mbajnë ato falas për qytetarët? Nëse programi juaj parashikon heqjen e trarëve që sot janë vetëm 2–3, por për pak vite kur të vendosen edhe të tjerët dhe vetëm atëherë socialistët do të thonë çfarë i kanë bërë vetes dhe ne, kjo duhet t’u shpjegohet qartë miliona shoferëve që paguajnë taksa sot dhe do të paguajnë të paktën edhe për 35 vite rresht.
Detyrimet dhe borxhi – Shumë vende nordike e kanë borxhin e jashtëm të sanksionuar në Kushtetutë (25–40%). Cila do të jetë politika juaj ndaj koncesioneve dhe PPP-ve 35-vjeçare, eurobondeve etj., që po rëndojnë brezat e ardhshëm dhe, nëse vazhdohet si deri më sot, shqiptarët vështirë se do t’i shlyejnë ndonjëherë?
Tregu bujqësor – Sot bujqit tanë, që janë më shumë se gjysma e popullsisë, vuajnë nga abuzimet e grumbulluesve privatë. Shprehja se “çmimin e përcakton tregu” nuk është element mbrojtës i konsumatorit. Në Hungari, pikat e grumbullimit të shumicës janë publike dhe funksionojnë përmes kooperativave që garantojnë pagesën e menjëhershme për fermerin. A ka “Lëvizja Bashkë” një plan për të mbrojtur djersën e fshatarit, si dhe xhepat e qytetarëve dhe të pensionistëve?
Monopolet në telefoni dhe banka – Me dy kompani celulare dhe një grusht bankash që realizojnë qindra miliona euro fitim, qytetari mbetet i pambrojtur. A do të guxoni të propozoni krijimin e një apo dy bankave shtetërore (publike), sipas modelit të bankës publike gjermane, si dhe ngritjen paralel me tregun ekzistues edhe të një rrjeti publik konkurrues të telefonisë celulare?
Arsimi – Në Norvegji arsimi në të gjitha nivelet është publik. Kur i pyetën se përse nuk kanë futur edhe sistemet private në edukim, norvegjezët u përgjigjën: “Sepse nuk bëjmë matrapazllëqe me të ardhmen e kombit”. Si do ta ndaloni ju shitjen e diplomave dhe degradimin e sistemit tonë arsimor?
Një sugjerim miqësor
Z. Arlind, fakti që publiku po fillon t’ju besojë vjen sepse ju nuk jeni derivat i asnjërës prej partive të vjetra dhe nuk keni ngjashmëri me to. Ju nuk jeni bërë pjesë e tryezave të tyre dhe nuk bëni kompromise me moralin tuaj dhe të “Lëvizjes Bashkë”.
Shembujt e paktë sa më sipër janë vetëm disa grimca konkrete ekonomike, të cilat ju duhet t’i zhvilloni konkretisht për çdo degë të ekonomisë. Mos prisni që qytetari i thjeshtë, muratori i lodhur apo fermeri i rraskapitur, të ulet e të lexojë programet e gjata nordike; prandaj shpjegojani ato praktikisht, shkoni në çdo krahinë e fshat, mundësisht në çdo dyqan, shpërndani fletëpalosje dhe në çdo dalje tuajën televizive të paktën prezantoni një zgjidhje të mençur ekonomike konkrete.
Keni ende edhe 3 vjet kohë për të përmbushur këtë mision fisnik dhe “Lëvizja Bashkë” duhet të jetë shumë e përgatitur deri në nivelin e qeverisjes së një shteti.
Shqipëria ka nevojë për elitat e saj, për njerëz të ndershëm, për njerëz që punojnë dhe e duan me gjithë zemër këtë popull, por mbi të gjitha ka nevojë për një plan të mençur që i bën njerëzit të besojnë në kauzën tuaj, se mund të përmirësojnë arritjet dhe ta ndërtojnë të ardhmen këtu, pa pasur nevojë ta projektojnë jetën nëpër aeroportet e botës. Mendoj se shqiptarët, nëpërmjet “Lëvizjes Bashkë”, po shikojnë pakëz dritë në fund të tunelit.

Edhe unë kam simpati për Qorin. Modeli social-demokrat nordik është ndofta më i miri. Ndryshe preferoj një ekonomi sociale tregu. Ku pasuritë kombëtare t’i administrojë shteti. ose edhe privat në raportin 80 për qind shteti, 20 për qind privati nga fitimi neto. Shqipëria sot ka nevojë për një parti të majtë demokratike dhe popullore. Boll me liberalizmin dhe djathtizmin e Ramës në ekonomi.
Kur do të vijë ajo ditë që Shqipëria të qeveriset nga sistem social _demokrat nordik se kur flasim për arësim, shëndetësi dhe në gjithë fushat e tjera të ekonomisë na duket sikur krahasohemi me vendet më të varfëra të Afrikës, si duket do të na çojnë në atë drejtim, ne popullin për vete drejt të pasurve miljarderë.
Poshtë qeverisja grabitqare e 35 viteve
tmerri për këtë popull.!
Arlind Qorri eshte djale i mencur,,Profesor me kulture dhe nuk e terheq dot per hunde.Nga sa e kam degjuar ne biseda,,Arlind Qori nuk eshte llustra boja,pallati me shigjeta,ra daci n`kos si Edi Rama,
TE MENDOSH QE NE SHQIPERI
MERRET PUSHTETI ME NDERSHMERI
DO TE THOTE O JE IDIOT
O DIKUSH NE THES TE KA SHTI
PSE I BINI QARK E QARK
GJERSA BOTA E PROVUAR
NUK TA FAL NJERI PUSHTETIN
PYESNI LENINIT O TE MUNDUAR
Per cfare modelesh mund te flitet ne ate vend? Hajde tani u gjet nje narrative tjeter. Modeli nordik!!!! Lerini brockullat se ai vend nuk ka kaluar asnje sistem ekonomiko-politik, as sistemin skllavopronar nuk ka kaluar qe hajde dhe te thuash se ka patur krijime principatash a feudesh ku kishte shtresa shoqerore qe dallonin nga njeri tjetri si nga disponimi politik ashtu edhe shoqeror. Gjithe historia e atij vendi ka qene puna ne bahcen e tij, ne token e tij, me bagetine e tij dhe hajdutlleqe dhe grabitje andej ketej.
Eshte bote tjeter Europa Juglindore, nuk ka lidhje me luftera principatash, detyrim bujkroberish per te luftuar ne krahun e princit a te mbretit, aty as bibla nuk hyri per shkaqe qe dihen, pushtimi otoman. Dhe lufterat fetare kane sjelle zhvillim ne Europe si lufta 30-vjecare qe shpertheu ne vitet 1618 vetem dhe vetem nga nje perkthim i bibles nga Martin Luther ose ceku Jan Hus. Tek ne shqiptari zgjohej dhe ngrysej me lopen, derrin dhe shinikun e misrit ku vec fermaneve te Sulltanit asgje nuk dihej, pa le pastaj te kishte kryengritje kundrejt padrejtesive shoqerore.
Leri sajesat me modele nordike, arktike a ku ta di une se suedezet kane mberritur deri ne Konstanze te Gjermanise, danezi deri ne Hamburg a Schwerin bashke me lufterat kane sjelle dhe kane marre shtetberesin dhe ligjin, sido qe te kete qene ai. Po ne? Fli gjume ne kasolle dhe prit cfare do te sjelle neser dita, ndryshe hadje te hidhemi si leber trima dhe te vjedhim koka bagetie andej nga Myzeqeja a krahinat e jugut.
Po ja po marrim gjeniun Arlind Qorri. Po me cilin do ta bej ai Shqiperine? A nuk filloi keshtu dhe Rama me “Shqiperine qe duam”, “policine qe duam”, “administraten qe duam” a ku ta di une dhe e pame se cfare doli. Kryevjedhesi me i madh ne histori se bashku me tere shpurren e tij.
Lerini keto vizione perrallore se ADN eshte prishur me kohe. Duhen shekuj dhe shekuj te vihen nukelotidet ne vendin e duhur. Ndoshta na ben pune ndonje vaksine mRNA me baza nordike, pastaj hajde dhe mund te flasim njehere.
ARLIND QORI dhe LËVIZJA BASHKË janë PARTIA më e BESUESHME dhe e PAPËRLYER apo të jetë e Dyshimtë si Partia e Shabanit HAJDUT , Partia e Lapajt të Saliut të PD KRIMIT apo e Mundësisë së Agron Shehajt që NUK dihet se në çfarë ÇANAKU HA dhe PI !!!
RROFTË LËVIZJA BASHKË
Ndonese autori Y.Spahaj eshte perpjekur t’i thote dicka ndryshe publikut ka perfunduar ne nje artikull fantastiko-shkencor..
2 interpretimet me te mira ne kete artikull jane ato qe flitet per Arsimin dhe Borxhin publik qe ne si Shqiperi i kishim qe ne kohen e goldiktatorit atehere te pyesim kush dhe pse i prishi bashke me fabrikat,pemtoret.ullishtet hidrovoret ?
—-
Para votimeve te fundit me rekomandon nga Shqiperia nje i aferm famijar i imi qe te votoja per A. Llapen dhe me beri nje rezume perfekte si po ben Spahaj per Qorrin….Bera c’bera i dhashe nja 5 vota A. Llapes me njerzit qe kam ketu per te rrezuar Ramen me Saliun….dhe jo vetem nuk i rrezuam por i afermi im 5 muaj pas votimeve me tha: e drodhi Llapa shkoi te prehri Saliut…No coment.
Per kete mos ja ki merakun, se nuk ka asnje lidhje Qori dhe Levizja Bashke me sharlatane si Lapaj. Me aq sa i njoh nuk ka shance te bashkohen me Saliun, dhe sic qendrojne punet as me Ramen per sa kohe jane ne opozite ndaj tij
Nga keta te majtet, Arlind Qori eshte i ndershem. Eshte komunist, po; beson akoma ne nje ideologji qe deshtoi ne menyre spektakolare, por eshte puna e tij. Te pakten nuk e akuzon kush si te korruptuar dhe hajdut.
E permend kete rast, sepse Arlindi eshte pasqyra ku shohin surreterit e tyte te deformuar te gjithe ideolloget dhe filozofet e socialistes, qe si kurre me pare jane leshuar ekraneve dhe portaleve per te justifikuar hajduterine e qeveritareve socialiste.
Gazetare gjobvenes, analiste mercenare, ish-diplomate qe e kane turperuar shtetin shqiptar, profesore hajdute qe jane aq te pacipe sa bejne edhe moral, si nje qe shkarrashkruan shpesh ne kete forum – te gjithe jane bere bashke per t’i bere luften e pashenjte te drejtes se qytetareve per t’i kerkuar llogari qeverise se hajduteve.
Te gjithe Qorra utopiste jane te mengjerit sa nuk kane pushtet, pasi marrin ate Pushtet pastaj behen hajdute Horra!
Komunizmi ka vdekur, ne albaniston behen shkrime per Qorra…vari k rin.
Nuk po merrem me utopirat qe permban ky shkrim, por po mundohem te komentoj nje shprehje te Kristo Frasherit qe permban ky shkrim:
>
” “Shqipërisë akoma nuk i kanë dalë në krye njerëzit e mençur dhe të ndershëm.”
>
Ky konstatim i Frasherit eshte gjysem-i sakte. Gjysma e sakte e ketij konstatimi eshte qe ne Shqiperi nuk ka e nuk ka pasur ne krye njerez te mencur dhe te ndershem. Gjysma e pasakte e ketij konstatimi eshte qe, qe te dalin ne krye njerez te mencur e te ndershem, keta njerez duhet te egzistojne diku ne hapsiren shqip-folese, dhe pikerisht ketu eshte problemi, me sa duket eshte e pamundur qe te gjesh shqiptare qe jane njekohesisht te mencur e te ndershem.
>
Ka edhe nje faktor tjeter historik shume te rendesishem qe percakton gjendjen e sotme te ketij populli. Ky popull as nje here ne historine e vet nuk pati nje shtet te qendrueshem ne perputhje me etapat istorike qe ka kaluar njerezimi, pjeserisht edhe per shkak te mungeses se nejerzve NJEKOHESISHT TE MENCUR E TE NDERSHEM.
Artikulli i shkruar nga Ing Ylli eshte nje skaner me kontrast, qe nxjerr ne dukje semundjen e shoqerise, problemet ekonomike etj duke ofruar gjithashtu disa kendveshtrime interesante krahasuese me vende te tjera dhe alternativa si mund adresohen e zgjidhen disa prej tyre.
Pse e majta ka vdekur nuk mbaron ky diskutim, ndaj mos ta nisim fare. Ka dy gjera, ose shteti komandon ekonomine, ose ekonomia shtetin. Xi Xinpingu I Kines e kap per zverku pasunarin me te madh te Kines, se atje shteti eshte garant i ekonomise. Eshte nje video ku Putin I thote nje oligarku, Deripaskes, hajde ketu dhe firmos. Ketu shteti eshte kapur peng nga koncensionet e firmosura è te flamosura. Perqindja e lejes se ndertimit e ka kthyer Tiranen ne fjetore shumekateshe. Shqiperia eshte Peng I borxhit te jashtem e te brendshem. Ti do autostradat falas, por borxhlinjte e jashtem, fmn, banka boterore dhe 100 ycklat e fajdexhinjve e spekullanteve Te detyrojne Te besh edhe ajrin me pagese, se do u kthesh borxhin dhe interesat. Pra, duke mosqene shtet sovran ti as nuk vendos dot se me cfare boje do lyesh nga brenda shtepine tende, e jo me te besh ekonomi sociale. Une do votoj Arlind Qorrin per proteste. Te pakten ai nuk mban atlete dhe shallvare si hallexhi e darkave kthen shishet e veres nfa 30 mije euro. Por e di qe Arlindi mbi 80% te premtimeve I ka plotesisht te pamundura ti nise e jo me ti zhvilloje. Per ta mbyllur, cfare problemi ka serveri I gazetes? Po ju interferojne qekur nuk po I beni iso justifikimeve te Palloshit?
Parathënie
*** D I L E M A ***
Dua të sjell për lexusin një ngjarje diçka analoge me këtë që ka postuar z. Ylli. Ngjarje kjo, të cilën e përjetova vetë, para se të vendosja t’a hypja njërit prej tre trageteve që prisnin të ankoruar në portin e Durrësit para 36 e kusur vitesh.
Ishim ulur në tryezën e ngrënies pas “lodhjes” atë ditë të bukur vere në bregun e detit ke “hekurudha”. Pasi mbaruam, s’mu durua dhe u thashë me gjysëm zëri prindërve të mi, atë që po bluaja në kokë prej kohësh:
E kam vendosur, do iki -u thashë..
Filluan ulërimat, lotët…
Por mos u bëni merak – u thashë për t’i tridhtusr sado pak. – Do shkoj të punoj nja tre-katër vite në perëndim e pastaj do kthehem prapë. Ju jap fjalën e nderit.
E ndjeva sikur u qetësuan disi, por e kuptova që u lindi dhe dyshimi.
-Jo, s’bën!- ma preu shqeto im atë. Mos kujto se atje do e gjesh fushë me lule. Do hasësh në shumë peripecira, do të duhet të mësosh gjuhën, e pastaj do kërkosh punëra, o huuu deri deri sa të stabilizohesh do kesh humbur mjaft kohë e do të kenë dalë thinjat.. Pastaj ti këtu s’je keq. Shkon në punë i veshur si zotni, me kostum, dy hapa e ke larg punën.
– Ashtu është mër babë – iu përgjigja – e di që dhe atje nuk është parajsë, por kur e ndjen veten në rrezik në vendlindje, kur ke frikë se brenda shtëpisë të përgjojnë dhe murret, kur sheh se çfarë lopçarësh, çfarë zvarranikësh, e çfarë sahanlëpirësish mbajnë të shtrënguara fort në kthetrra frenat e qeverisjes, kur sheh se sa poshtë ka degjeneruar ekonomia, ku nëpër dyqane në vend të mishit tregtohet reklama, atëherë o bab e vetmja rrugëzgjidhjë për mua dhe familjes e sapo krijuar mbetet bota e lirë. Ashtu thash -dhe ashu bëra. Gabimin e vetëm që s’ja fal vetes është mosmbajtja e fjalës së nderit.
*** S F I D A ***
Tani dy fjalë për sfidën e Arlindit, të cilin po e njohim më shumë përmes asaj ç’ka shkruajnë mediat për të, dhe jo anasjelltas.
Personalisht jam i mendimit, që personi në fjalë, duhet të fusi një risi në praktikat bajate të deritanishme, ku njëri militaruc çorapekuq i bie dajres dhe tjetri militaruc zbatharak i bie daulles.
Arlindi mund të ketë idetë dhe programin e vet inkurajues, dhe kjo êshtë gjë mjaft pozitive, e kërkon koha plot trszira, e kërkon mbi të gjitha dhe ajo pjesa gri e elekroratitm e cila e pezmatuar dhe e pa shpresëvpor është në mëdyshje.
Por duke qënë se ne lexuesit e regullt të gazetës dita deri më tash nuk kemi pothuaajse asnjë informacion paraprak, se çfarë idesh ka në kokë zotnia, sidomos kur bëhet fjala për ato të lëmit politiko-ekonomik, infrastrukturor, mbrojtës, social, etj., çfarë përkrahje masive, çfarë mekanizmash, çfarë instrumentesh posedon ai vetë, apo i janë vënë në dispozicion nga të tjerët, atëhere imagjinoni se sa efekt do ketë endja e Arlindit qosh e më qosh të vendit, deri dhe atje ku ha pula gurë?
Programi i Arlindit, sigutirsht nqs. sugjerohet apo propagandohet ta ketë gati një të tillë, parashtrohet fillimisht këtu ke kbo gazetë, e cila sipss nasrufin bej pejkamerit, lexohet nga mijëra e mijëra qytetarë.
E korrigjuar…
*** D I L E M A ***
Dua të sjell për lexusin një ngjarje diçka analoge me këtë që ka postuar z. Ylli. Ngjarje kjo, të cilën e përjetova vetë, para se të vendosja t’a hypja njërit prej tre trageteve që prisnin të ankoruar në portin e Durrësit para 36 e kusur vitesh.
Ishim ulur në tryezën e ngrënies pas “lodhjes” atë ditë të bukur vere në bregun e detit ke “hekurudha”. Pasi mbaruam, s’mu durua dhe u thashë me gjysëm zëri prindërve të mi, atë që po bluaja në kokë prej kohësh:
E kam vendosur, do iki -u thashë.
Filluan ulërimat, lotët…
Por mos u bëni merak – u thashë për t’i trishtuar sado pak. – Do shkoj të punoj nja tre-katër vite në perëndim e pastaj do kthehem prapë. Ju jap fjalën e nderit.
E ndjeva sikur u qetësuan disi, por e kuptova që u lindi dhe dyshimi.
-Jo, s’bën! – ma preu shqeto im atë. Mos kujto se atje do e gjesh fushë me lule. Do hasësh në shumë peripecira, do të duhet të mësosh gjuhën, e pastaj do kërkosh punëra, o huuu deri deri sa të stabilizohesh do kesh humbur mjaft kohë e do të kenë dalë thinjat. Pastaj ti këtu s’je keq. Shkon në punë i veshur si zotni, me kostum, dy hapa e ke larg punën.
– Ashtu është mër babë – iu përgjigja – e di që dhe atje nuk është parajsë, por kur e ndjen veten në rrezik në vendlindje, kur ke frikë se brenda shtëpisë të përgjojnë dhe murret, kur sheh se çfarë lopçarësh, çfarë zvarranikësh, e çfarë sahanlëpirësish mbajnë të shtrënguara fort në kthetrra frenat e qeverisjes, kur sheh se sa poshtë ka degjeneruar ekonomia, ku nëpër dyqane në vend të mishit tregtohet reklama, atëherë o bab e vetmja rrugëzgjidhje, për mua dhe familjes të sapo krijuar, më mbetet bota e lirë.
Ashtu thash – dhe ashu bëra. Gabimin e vetëm që s’ja fal vetes është mosmbajtja e fjalës së nderit. E pabesueshme. U nisa për 4, sot kanë vajtur 36.
*** S F I D A ***
Tani dy fjalë për sfidën e Arlindit, të cilin po e njohim më shumë përmes asaj ç’ka shkruajnë mediat për të, dhe jo anasjelltas.
Personalisht jam i mendimit, që personi në fjalë, duhet të fusi një risi në praktikat bajate të deritanishme, ku njëri militaruc çorapekuq i bie dajres dhe tjetri militaruc zbatharak i bie daulles.
Arlindi mund të ketë idetë dhe programin e vet inkurajues, dhe kjo është gjë mjaft pozitive, e kërkon koha plot trazira, e kërkon mbi të gjitha dhe ajo pjesa gri e elektoratit, e cila ka mbetur e pezmatuar, e pa shpresë, në mëdyshje.
Por duke qënë se ne lexuesit e regullt të gazetës dita deri më tash nuk kemi pothuajse asnjë informacion paraprak, se çfarë idesh ka në kokë zotnia, sidomos kur bëhet fjala për ato të lëmit politiko-ekonomik, infrastrukturor, mbrojtës, social, etj., çfarë përkrahje masive, çfarë mekanizmash, çfarë instrumentesh posedon ai vetë, apo i janë vënë në dispozicion nga të tjerët, atëhere imagjinoni se sa efekt do ketë endja e Arlindit qosh e më qosh të vendit, deri dhe atje ku ha pula gurë?
Programi i Arlindit, sigurisht nqs. sugjerohet apo propagandohet ta ketë gati një të tillë, parashtrohet fillimisht këtu, ke kjo gazetë, e cila sipss nasrudin bej pejkamerit, lexohet nga mijëra e mijëra qytetarë.
Programi i Levizjes Bashke: https://levizjabashke.al/zgjedhjet-2025/programi/