Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dilemat e Sylvinho: Mbrojtje apo sulm ndaj Polonisë…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dilemat e Sylvinho: Mbrojtje apo sulm ndaj Polonisë…
AktualitetPikanteSport

Dilemat e Sylvinho: Mbrojtje apo sulm ndaj Polonisë…

Published: September 10, 2023
Shpërndaje

Dalja në fushën e “Air Albania”-s teksa ngjisin shkallët, ngjason atë me të gladiatorëve që hyjnë në një arenë luftimi. Një arenë që këtë të diel do të jetë e tejmbushur me 23 mijë shpirtra që do të frymojnë për 11 luanë në fushë. Me një dëshirë me një qëllim, për një fitore ndaj Polonisë. Për të realizuar ëndrrën e madhe, kualifikimin në finalet e Euro 2024.

Shqipëria e futbollit ka zbritur për stërvitjen e fundit në “Air Albania” para ndeshjes me polakët. Të gjithë në formë, të gjithë të përqendruar në një mision të madh. Janë ata heronjtë e një kombi që i mban sytë dhe zemrën nga ta. Një orë stërvitje pa shumë ngarkesa fizike për të ruajtur freskinë dhe energjitë e duhura për mbrëmjen e kësaj të diele.

Sylvinho, këtë herë është krijuar që përveç 15 minutëshit tradicional të lejuar për kamerat, të mos lejojë asnjë sy kureshtar në stërvitje, me formacionin dhe skemat që mbahet top sekret. Për të mos i dhënë pika referimi kundërshtarit në atë që për ne është një finale, megjithatë trajneri brazilian pritet t’i qëndrojë besnik idiomës: skuadra fituese nuk ndryshohet.

- Publicitet -

Duke propozuar pak a shumë të njëjtët njerëz si në barazimin e para pak ditëve kundër Çekisë. Megjithëse dilemat nuk mungojnë, kryesorja ka të bëjë me balotazhin mes Taulant Seferit dhe Myrto Uzunit në të majtë të sulmit. Me beratasin që niset paksa më i avantazhuar, raporton ‘Supersport’. Edhe pse gjithçka pritet të vendoset zyrtarisht pak para takimit.

Ndërkohë që tenton për një vend mes titullarëve edhe Ivan Balliu, edhe pse gjasat janë që trajneri të ruajë katërshen e mbrojtjes së sfidave të fundit. E rëndësishme është se të gjithë lojtarët janë në formë, dhe klima është ajo e duhura. Diçka që është e lehtë të shihet dhe në sytë e kthjellët të stërvitjes së fundit para ndeshjes me Poloninë. Finales së madhe për Shqipërinë në këto eliminatore.

Është një ndeshje e përgatitur në detaje në të gjitha aspektet, edhe në atë organizativ. Për t’i paraprirë çdo surprize të pakëndshme rrjeta teli janë vendosur pas portave në mënyrë që të evitohet hedhja e sendeve në fushë. Me polakët në “Air Albania” ka kujtime jo të mira.

Por këtë herë ky është rasti ku nuk ka vend për gabime, as ato të emocionit të tifozerisë, kjo është ndeshja jonë perfekte, finalja e këtyre eliminatoreve për Shqipërinë. Shqipëri-Poloni nis prej orës 20:45.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vdes 87-vjeçarja që u bë simbol i protestave në Spanjë
  • Eurodeputetët marrin deri në 18 mijë euro në muaj, të Majtët në Parlamentin Europian kërkojnë përgjysmimin e pagave
  • “O hajdut!” – I riu godet me vezë makinën e Edi Ramës, policia i vihet pas (VIDEO)
  • Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  • ​”Nuk patën as guxim, as dëshirë!” SPAK pezulloi dosjen Berisha, reagon Haklaj: UDB shkatërroi vendin nëpërmjet tij

Komentet e Fundit

  1. Regjimet si Diktatura me kozmetike on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  2. Kuptove?! on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  3. Xha Teme Analisti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  4. katarakti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  5. nastradini on Dje, dita më e rëndë e karrierës sime, por Kosova fitoi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?