Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dinamo ”lufton” për t’u bërë pjesë e Euro2024
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Dinamo ”lufton” për t’u bërë pjesë e Euro2024
Sport

Dinamo ”lufton” për t’u bërë pjesë e Euro2024

Published: September 6, 2023
Shpërndaje

Në prag të dy ndeshjeve eliminatore që Shqipëria ka ndaj Çekisë dhe Polonisë, vlonjati ka dhënë mendimet e tij për “Panorama Sport”.

Memushaj është shprehur besimplotë për një kualifikim të dytë në Europian. Në gjykimin e ish-mesfushorit ndeshja e rëndësishme e Shqipërisë është ajo me Poloninë në Tiranë dhe mjafton që të mos humbet për të prekur kualifikimin për herë të dytë.

KOMBËTARJA – “Shoh një atmosferë shumë pozitive, në skuadër dhe mjedisin rrotull, drejtuesit dhe tifozët. Për mua Silvinjo ka bërë një punë shumë të mire. Ai ka krijuar ambientin e duhur në grup dhe kam bindjen se është njeriu i duhur për Shqipërinë. Çekia dhe Polonia janë ndeshje shumë të rëndësishme. Unë mendoj se ndeshja vendimtare e Shqipërisë është Polonia në Tiranë. Shqipëria këtë ndeshje duhet ta ketë më shumë në vëmendje, për ta përballuar me sukses. Ndeshjen me Poloninë, Kombëtarja jonë nuk duhet ta humbasë. Edhe nëse barazon, është në rregull, sepse e tillë është situata. Skuadra duhet të ketë durim dhe kujdes në fushë. Nëse fiton, aq më mirë, por edhe një pikë për mua e ndihmon shumë Shqipërinë në vazhdim. E them këtë, pasi humbja e Polonisë në Moldavi i prishi hierarkitë e grupit tonë”, ka thënë Memushaj, i cili e mbylli me futbollin dy vite më parë, ndërsa më pas drejtoi Peskarën U-19, klubit ku luajti më shumë në Itali.

- Publicitet -

SHANSET – “Kjo Kombëtare i ka të gjitha mundësitë që të kualifikohet në Europian. Ka kualitet në skuadër, ka një staf të kualifikuar, ka atmosferën, entuziazmin e çdo gjë tjetër. Nuk mungon asgjë. Ne, kur shkuam në Europian, ishim një Kombëtare e panjohur. Dua të them se nuk kishim shumë lojtarë të njohur, por ishim një grup i fortë, kompakt, që me shumë sakrificë u kualifikua në Europian. Tani është ndryshe, Kombëtarja jonë është një skuadër internacionale. Kemi lojtarë që i njeh gjithë bota, luajnë me klube të mira, në kampionatet më të forta europiane. Edhe Silvinjo më jep shumë besim, kështu që kemi shanse të shkojmë në ‘Euro 2024’”, deklaroi më tej ishmesfushori kuqezi.

DINAMO CITY – Memushaj ka komentuar shkurtimisht edhe aventurën te Dinamo City, ku është zv.trajner. “Kam ardhur me shumë dëshirë, sepse është një projekt serioz dhe ambicioz nga drejtuesit e klubit. Kuptohet, do kohë, por besoj se Dinamo do të shkojë gradualisht në vendin që i takon. Me Xhixhin (Di Biaxho) kemi diskutuar edhe më parë për mundësinë e një bashkëpunimi në Itali. Doli ky variant te Dinamo në Shqipëri dhe ishte fiks. Është diçka e bukur, si në kohët e fillimit në Kombëtare”, përfundoi zv.trajneri 36- vjeçar i bluve.

 

p.c/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet
  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  2. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Një vlonjat në Londër on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Na ruajt zoti on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Km on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?