Prof. Dr. Irakli Koçollari
Botuar në DITA
Vitin, madje edhe ditët e fundit, opinion shqiptar ka mësuar përmes mjeteve të informimit publik, televizionit, rjeteve sociale dhe shtypit të shkruar për disa zbulime arkeologjike me rëndësi të madhe dhe të veçantë historike për shqiptarët, kulturën materiale dhe vendshtrirjet e tyre.
ZBULIMI I PARË
Është fjala për kërkimet arkeologjike dhe gjetjen mes të tjerave të një pllake të madhe, ndoshta mortore, në nekropolin antik, në afërsi të Shkupit, e cila mbante në epigrafinë e saj emrin e fisit të shquar ilir të Dardanëve, “Dardanus”. E tërë ajo ngjarje, e cila mund të ishte fshehur tërësisht, u bë e njohur falë vëmëndjes dhe kurajës së një punëtori të thejeshtë shqiptar, i cili ishte pjestar në ata ekspeditë arkeologjike, të përbërë vetëm nga arkeologë sllavo-maqedonë dhe asnjë shqiptar!!!.
Pasi puntori shqiptar njoftoi për sa sipër, ngjarja dhe vetë objekti arkeologjik i fotografuar u bë publik, me interesimin dhe insistimin e gazetarit Marin Mema dhe prej tij u bë prezente edhe në media.
Ndërkohë nga pala maqedonase, një prej arkeologëve sllavo-maqedonë, pjestar në ekipin e gërmimeve, pati një prononcim të cuditshëm publik. Ai me një kurajë autoritariste, aspak shkencore, madje pa ja bërë syri tërrr, deklaroi se në ato territore, ku ishte gjetur pllaka me epigrafinë “Dardanus”, nuk bëhej fjalë për vendbanime të fiseve ilire, por për një vendbanim dhe qytetërim romak!!!
A thua se bota që e dëgjonte përreth ishin një masë amorfe, baritore, pa kulturë, e cila porsa kishte zbritur nga stepat e largëta të Lindjes.
Pas atij prononcimi, absurd dhe antishkencor, gjithcka u mbyll, nën një heshtje të pakuptuar. Dukej qartë se në ambjentet e institucioneve kërkimore maqedonase sundonte një klimë sekrecie, censure, për të fshehur cishte gjetur dhe mos hapor asnjë portë apo kanat nga ku mund të dilnin lajmet apo informacionet për ato dëshmi me vlera historike.
Por, për fat të keq as nga institucionet shkencore shqiptare, të shtetit amë, nuk pati ndonjë prononcim!!! Askush nuk guxoi të nxirrte kokën, të replikonte apo ndriçonte opinionin, për atë ngjarje dhe artefakt me rëndësi të shumfishtë historike dhe shkencore.
Askush në këtë anë nuk piptiu!
U shfaq vetëm një zë!
Një gazetar, Marin Mema, për të bërë publike atë që gjer atëhere nga pala maqedone ishte fshehur, ishte mbajtur nën drynët e ndryshkur të mentaliteteve të vjetëruara nacionaliste sllavo-maqedonase, të mëndësive perverse, që duan të fshehin, shuajnë apo tjetërsojnë historinë e një populli dhe origjinën e tij, ndër më të lashtët në Ballkan e më gjërë!
Dhe prej asaj dite e gjer më sot, për atë ngjarje me rëndësi jo të vogël historike, që është pjesëz dhe provë e vazhdimësisë, trashigimisë dhe autoktonisë Iliro-Arbërore-Shqiptare në ato anë, askush nuk shkruan dhe institucionalisht askush nuk flet apo kërkon informacion prej palës maqedonase – se çfarë u bë me ato artefakte dhe pasuri historike!!!
Një drojë, apo më keq se kaq, një pasivitet dhe heshtje e pakuptuar qëndron mbi institucionin tonë shkëncor – Akademinë!
Por, zbulimet dhe inventaret arkeologjike nuk janë pronë vetëm e vendit ku ato gjenden, as ekskuzivitet i territoralialitetit politik të atij shteti ku ato zbulohen. Ato janë edhe pjesë e fondit historik dhe kulturës së popujve, e inventarit pasuror të qytetërimit botëror!
Natyrisht, së pari ato duhet të jenë në vëmëndjen dhe interesimin e vecantë të institucioneve të atij populli, origjina e të cilit lidhet më ato produkte materiale dhe shpirtërore, që gjenden apo zbulohen nga arkeologjia.
Të kërkosh nga administratorët e këtyre thesareve, publikimin e artefakteve të gjetura, studimet rreth tyre, vecsa është shenjë e koshiencës kulturore dhe nacionale të institucioneve shkencore përgjegjëse shqiptare, kërkesa e njohjes me to është gjithashtu një detyrim historik për të inventarizuar, vlerësuar dhe konsoliduar themelet e arritjeve shkencore, rreth origjinës, etnogjenezës dhe historisë së shqiptarëve në këto anë të Ballkanit. Tek e fundit ky është misioni parësor i shkencës së Albanologjisë. Çuditërisht, kjo vëmëndje dhe ky interesim, për fat të keq, nuk ka ndodhur dhe vazhdon të mos ndodhë gjer më sot!
Por, nuk do të ndalemi vetëm tek kjo ngjarje e një viti të shkuar!
Pak ditë më parë – Dy zbulime të tjera, të njëpasnjëshme, mjaft të rëndësishme, unike në llojin ne tyre, tërhoqën vëmëndjen, jo vetëm të botës shkencore, por edhe opinionit publik në tërësi, në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, në Ballkan e më gjërë.
ZBULIMI I DYTË
Është fjala për për një zbulim, një gjetje arkeologjike me mjaft interes dhe rëndësi shkencore, për historinë e popullit tonë. Atë e bëri present, në një emision në media, gazetari i njohur Ferdinand Dervishi.
Prej disa miqve të tij shqiptarë, me banim në Maqedoninë e Veriut, ai ishte informuar për një gjetje arkeologjike, me mjaft interes. Ishte fjala për një shtatore mermeri e gjetur në fshatin Raveni, të banuar nga shqiptarë, në afërsi të Gostivarit. Statuja e punuar nga mermeri i asaj zone, sipas Profesor Doktor Luan Përzhitës, ndoshta i takonte shekujve të I-rë, Para Erës së Re apo gjer shekullit të II të Erës sonë. (Sidoqoftë kjo gjë do të saktësohet nga studimimet dhe vlerësimet e mëtejme shkencore).
Fshatarët e shqetësuar, që e kishin gjetur statujën në punimet rastësore të tokës, e kishin marë atë plot merak në shtëpi, si të ishte një pjestar i vyer i familjes së tyre (kushedi edhe mund të ishte një pararendës i lashtë i fisit) për ta ruajtur. Ata e kishin ndërmarë këtë akt përkujdesje, që ajo vepër arti të mos bëhej objekt i ndonjë grabitje të mundëshme, apo të shpërdorohej nga njerës të papërgjegjshëm dhe për ta dorëzuar paskëtaj në institucionet shtetrore të Maqedonisë së Veriut.
Por, përpara dorëzimit të objektit, ata kishin njoftuar mikun e tyre, Ferdinantin, për të qënë edhe ai present dhe dëshmitar i asaj gjetjeje me vlerë. Ndoshta ky veprim ishte një akt i ndërgjegjshëm prevenues për të parandaluar njëkohesisht cdo përpjekje të rretheve ekstremiste nacionaliste, në institucionet e Shkupit, të cilët pse jo, mund ta fshehnin apo tjetërsonin këtë prove me vlera identifikuese historike. Këto rrethe jo rallë kanë shfaqur dhe shfaqin revanshe antishqiptare, madje gjer deformime antishkencore të historisë së popullit tone dhe së fundmi thirrje për heqjen e shqipjes si gjuhë zyrtare e atij vendi!!!.
ZBULIMI I TRETË
Para pak ditësh, një tjetër zbulim i rëndësishëm arkeologjik, ndosha i vetmi gjer më tani në llojin e tij, është bërë i njohur në një tjetër fshat shqiptar pranë Strugës. Është fjala për gjetjet në një terren të gjërë gërmimesh arkeologjike, me rëndësi unike, në fshatin Koroshishtë. Një numur varresh monumentale (mbretërore), janë identifikuar në këtë territory, të njohur që në antikitet si vendbanim i fisit ilir të Enkelejvë. Paraprakisht vlerësohet se varret i takojnë shekujve të VII-VI p. e. r., një tregues ky me mjaft rëndësi i kulturës së lashtë të fiseve ilire në këto anë.
Sikundër është bërë e njëohur, nga gërmimet e deritanishme, janë gjetur rreth 100 objekte që u takojnë inventrit të këtyre varreve dhe mes të tjerave renditen përkrenare dhe mburoja ilire, armë, doreza dhe sende zbulurimi të punuara me njëmjeshtri të rallë, cka flet për shkallën e lartë të kulturës së punimit të metalit dhe të arit ndër Enkelejtë. Gjetjet janë gjithashtu pasqyrë e statusit të lartë që zinin në shoqërinë e kohës njerëzit e varosur në këto objekte mortore monumentale.
Këto lloj zbulimesh dhe gjetjesh vijnë rallë në historinë apo kërkimin shkencor të një vendi, madje shumë më gjërë se kaq. Për shkak të vlerave dhe interesit të vecantë shkencor që paraqesin, ndaj tyre kërkohet një vëmëndje dhe reagimin i nevojshëm nga institucionet tona shkencore, që asgjë të mos shpërdorohet, të mos dëmtohet, të mos deformohet aq më keq të fallsifikohet apo tjetërsohet. Nuk do të ishte aspak e tepër që në këto ekipe arkeologësh gërmimi të kërkohej të ishin pjestarë edhe shqiptarë, shtetas maqedonas por pse jo edhe specialistët të institutive tona. Pra të kërkojmë, as më shumë dhe as më pak, atë që ne, me kritere dhe bujari shkencore, bëjmë për arkeologë dhe specialistë të huaj në ekspeditat kërkimore në vendin tonë.
Nuk kam si të mos përmënd në këto reshta Profesor Luan Përzhitën, i thirur për tu prononcuar rreth gjetjeve. Ai me një ndjeshmëri të vecantë ka kthyer tërë vëmëndjen dhe interesimin e tij mbi zbulimet e fundit, ndaj kësaj pasurie të përtej kufirit, përmes miqve të tij në ato anë.
Por, këto zhvillime kaq intensive, me prurje vlerash unike në llojin e tyre, kërkojnë edhe vëmëndje dhe përkujdesje nga institucionet tona shkencore. Në të treja këto ngjarje, me prurje të rëndësishme, nuk ka asnjë zë institucional, të Akademisë së Shkencave!!!
DEBATE PUBLIKE DHE PËRSËRI HESHTJE E AKADEMISË SË SHKENCAVE
Vec heshtjes institucionale për rastet e mësipërme, heshtja e atij institucioni është shtrirë edhe më gjërë se kaq, përtej rasteve të fundit. Prej disa vitesh janë bërë të pranishme dhe kthyer në debate publike një numur cështjesh me karakter historik shkencor, që vënë në diskutim studime të konfirmuara të etnogjezes tonë, të gjuhës, trashëgimisë kulturore, shtrirjes territoriale historike, kulturës materiale, diasporës shqiptare, etj…….
Të aftë dhe të paaftë, mediokër dhe diletantë, shkenctarë dhe pseudoshkenctarë, patriotë naivë apo edhe të dyshimtë predikojnë teori apo gjetje, përtej kërkesave, standarteve dhe limiteve shkencore. Ka mes tyre syresh që mohojnë hapur origjinën dhe praninë e ilirëve në këto anë!!!, të tjerë që përpiqen të shpërfillin arritjet shkencore të historiografisë serioze shqiptare, ngrenë apo rrëzojnë personalitete, studime dhe gjetje të konfirmuara, prezantojnë cudira, me apo pa argumente të mirfillta disiplinore… Jo rallë ata bëjnë përgjegjës apo damkosin me barrën e mëkatit studjues apo studime serioze.
Të pranishëm në medja, këta “studjues” të pakontrolluar, për shkak edhe të mungesës së profesionizmit gazetaresk, thirren nëpër studjo televizive ku prezantojnë jo pak nga këto teori dhe gjetje, të cilat duhet pranuar se kanë zënë jo pak vend në mëndësitë e opinionin shqiptar.
Sigurisht, në këtë botë të fjalës së lirë, çdokush mund të shfaqë mendimin e tij, jo rallë të gabuar. Por, në këto raste përgjegjësia nuk është vetëm e tyre.
Përgjegjëse është edhe – heshtja!
Më shumë se kaq, përgjegjëse është heshtja institucionale, mungesa e reagimit të studjuesve të kualifikuar, me tituj dhe grada shkencore, gjer akademikëve, e instituteve dhe strukturave shkencore, që mbulojnë fushat e kërkimit dhe të ngarkuara për të ndricuar çështje në lëmij specifikë.
Institucionet dhe studjuesit duhet të dalin dhe ballafaqohen me opinionet, me korrektësi dhe me argumente, pa përbuzur dhe pa shpërfillur askënd. Ata duhet ti sjellin opinionit tonë argumentin bindës shkencor. Kërkimet e tyre nuk duhet të mbetet vetëm në fletët e një referati, kumtesa në konferenca apo në raftet e një bibloteke.
Bota mediatike tanimë ka zënë një vend dhe rol të veçantë në përhapjen e informacionit dhe transformimet e rëndësishme të botës në të cilën jetojmë. Kush nuk ka kuptuar këtë duhet të dijë se ka lënë boshllëqë të pariparushme në kulturën, moralin dhe vetëdijen e një populli.
Institucionet kërkimore shkencore dhe Akademia e Shkencave kanë për mision të sqarojnë dhe prevenojnë publikisht keqinformimin, deformimet shkencore, që mund tu përcillen brezave. Ky mision nuk realizohet me urdhëra as me kapardira nga rangje dhe funksione, por me aftësi, argumente, zotësi shkencore, ballafaqim dhe prezantimin e dijeve avangardë, metodologjive dhe aritjeve bashkëkohore të botës që na rrethon.
Sigurisht, këtë nuk mund ta bëjë kushdo. Këtë mund ta bëjnë vetëm individë që punojnë e kërkojnë pa u lodhur, që studjojnë, ballafaqohen dhe përthithin të rejat e botës dhe arritjet e institucioneve të certifikuara në fusha specifike të kërkimit.
Por, këtë nuk mund ta bëjë as një studjues i shkencave ekzakte, që del dhe flet për linguistikën, historinë e antikitetit apo historinë e kohëve moderne, pa qënë njohës i fushës, aq më keq pa lexuar më parë asgjë nga këto lëminj.
Cili është ndryshimi mes këtij njeriu dhe diletantëve që dalin dhe parashtrojnë pretendimet e tyre përpara opinionit!?
Argumentet bindëse shkencore nuk mund t’i sjellin as funksionet administrative dhe as hierarkia përtej fushave specifike të shkencës. Por, sigurisht argumentet shkencore nuk mund ti sjellë as “Heshtja”.
KURAJOJA I KA RRËNJËT TEK FUQIA E DIJES
Heshtja e institucioneve dhe specialistëve të fushës, na shtyn të mendojmë se duhet të ketë disa arsye që shkaktojnë këtë pasivitet;
– ose ka pasiguri për t’u përballur me realitetet dhe pretendimet e oponentëve, qofshin këta edhe diletantë të fushave;
– ose ka mungesa të theksuara në dijet dhe kapacitetet intelektualë për të ndjekur dinamikat, gjetjet, zbulimet dhe zhvillimet e reja rreth arealit tonë historik
– ose organizimi institucional i drejtimit të Akademisë tonë është bërë tanimë pengesë për lirinë dhe debatin akademik.
Secilës fushe duhet t’i dalin zot studjuesit përkatës. Ata duhet të përballen dhe të debatojnë me mendimet alternative, të saqrojnë dhe të hedhin poshtë cfarë argumentohet si jo shkencore dhe të pranohet cështë racionale dhe brenda formatit dhe fushës së studimit korrekt.
Në çdo rrethanë, heshtjen nuk mund ta thyejnë dhe argumentin shkencor nuk mund ta sjellë grada apo titulli shkencor, marrë në mënyrë të merituar apo të pa pamerituar. E themi këtë pasi në radhën e atyre strukturave ka njerës që vërtet mbajnë tituj e grada të larta shkencore, por është po aq e vërtetë që ka mes tyre që nuk kanë qoftë edhe një botim të vetëm shkencor dhe më keq akoma nuk kanë lexuar asë për sa flitet.
Dhe së fundi, heshtjen nuk duhet ta thyejnë as ka ndonjë individ i atyshëm, që me instrumente antishkencore ka tjetruar vlera të trashëgimisë tonë identitare, sikundër polifonia labe, duke ua dhuruar atë padrejtësisht dhe pa argumente shkencore fqinjëve grekë!
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Kujt i flet?
Ai eshte vend pa zot e pa elitë
Elita e tij është shitur rregullisht që pas 1912
E vetmja periudhë kur kishte vendi zot ishte ajo që i thonë e qoftëlargut.
Qoft larg apo qoft afer ja qe vetëm ai e bëri.
Të tjerët që e kan marr persiper kane deshtuar me turp
M falni, pa turp
Respekte Dita
Ci doni antikitetet o mbetje osmanesh keni pashate xhami dhe erdo-an
Sa pllaka kane dale ne albaniatan sidomos ne durres dhe mulsimanet i kane shkaterruar shpejt e shpejt ose shitur per ndertime pallatesh talibanesk.
Jane plehra te tredhur, qe nga arkeologet, gjuhetaret qe nuk i pjerdh asnje e deri te hajdutet e Ministrise se Kultures….
Çfarë do që të zbulohet edhe miniera floriri populli nuk fiton asgjë. Këta drejtues shteti i kanë përzënë shqiptarët nga vendi i të parëve. Këtu populli nuk ka asnjë të drejtë as atë të ekzistencës fizike. Pazarë të ndyrë bëjnë politikanët së bashku me lakejtë e tyre.
E pashë dje kryetharin e akademisë së shkencave, skënerin e gjinushajve. Po ecte si i shashtisur ke bulevardi dëshmorët e kombit, përballë arteve figurative. E pyeta mikun tim se mos ka lojtur? Jo ma ktheu, kështu ka zakon të ecurin. Tako rastësisht një pensionist të pjerdhur që mezi mbahet në këmbë, futi sa për sye faqe një të qeshur të sforcuar, jepi dorën një tjetri, etj. Sa për punë askush s’di se ç’bën, por rrogën e përlan ama. Me të dyja duart.
RESPEKTE PER AKADEMIKUN IRAKLI kOçOLLARI PER PRURJET E TIJ NE ASPEKRIN HISTORIK TE VENDIT, VECANERISHT NE KETA VITET E FUNDIT
Ne maqedoni ka vetun ideologji e kombesi turke ,fe islame keto te tria urrejne e shkatrrojne sistematikisht cdo veper arti apo kulture qe nuk i peket kesaj barbarie. edhe ne shqiperi e njejta gje po ndollle cdo dite osmanet e erdoganit po asimilojne cdo gjr, duke perfshire edhe politiken.
Pershendetje Profesor Irakli Koçollari.
Shqetesimi i ngritur, eshte tashme nje linje e hershme dhe e vonshme, ne te cilen jane rreshtuar disa zyrtare me tituj apo pa tituj, disa te lexuar e studiuar, apo injorante qe vegjetojne ne institucionet shteterore dhe ne Akademin e Shkencave. Nuk eshte hera e pare qe njerez patriote si zoti Koçollari, por edhe studiues te tjere me kurajo e kane kerkuar impenjimin e domosdoshem te kujtdo per te cilin keto zbulime dhe studime duhet te perbejne jo vetem permbushjen e nje kurioziteti, por edhe detyrimin per ti ruajtur e vene ne sherbim te kombit tone. Ne shqiptaret jemi sulmuar, perçmuar, shtypur e perjashtuar sidomos nga fqinjet tane, te cilet ne projektet e tyre te tashme e strategjike kane eliminimin dhe asimilimin e popullit Shqipetar. Prandaj çdo zbulim, çdo e dhene materiale apo studimore duhet te vleresohet dhe ti jepet rendesia e duhur edhe per te ardhmen e vendit e kombit.
Shqipetaret jane nje komb mbijetues. E kemi vertetuar kete ne shekuj. Kemi arritur deri sot. Nga ana tjeter Shqipetaret kane qene dhe jane nje popull migrator. Kane emigruar nder shekuj. Nganjehere edhe kur i kane patur kushtet ekonomike. Ne 44 ishim 800 mije u beme diku tek 4 milion deri ne 90en. Do rritemi perseri, kombi do te mbijetoje. Ne rajon jemi me shume, diku tek 5-6 milion. Sot kemi nje qasje tjeter edhe perballe fqinjeve te pabese, jemi me te forte, por nuk duhet te fleme.. Dhe kjo eshte ajo qe po kerkon Profesor Irakli Koçollari, ( jashte politikes dhe politizimeve ) me patriotizem, me pergjegjesi qytetare, si nje studiues i dores pare, pra si nje njeri qe sheh pertej te sotmes…
Ju uroj pune te mbare ne misionin tuaj Profesor.
Irakli !
Stambolli po digjet , Irakli …..
Shqipëria po vdes , Irakli , Iliret e Dardanët nuk e shpetojnë dot Shqiperinë , as terroristi Ali pash Tepelena yt .
Paske një karrjerë komplekse , nga një ekstrem në tjetrin , edhe kryespiun edhe shkencetar .
Na thuaj, ç’ke bërë ti per të shpetuar vendin !
Ke bërë sehir !
Irakli !
Janë futur shumë fjalë të huaja tek ne .
Kur degjoj LUNGO MARE , unë sëmurem . Kush e futi kętë fjalë ?
Fashizmi s’ka vdekur në Shqiperi , ka mbështetesit e tij , me keta merru .
Kryefashisti është k/ministri , Edvin Kristaq Rama , I refleksioneve fashiste të vitit 90-të .
Merru një çikë me këtë , hë vëlla !
Mos u ngusni ju Amatoret,ju diletantet!
Vertete gazetaret kane shkuar te paret tek zbulimet arkeologjike.Sepse gazetaret sot ne kete vend kane vene pasuri,Kane vitura,kane tullona nafte,qe i marrin tek qeverite,tek bashkite,tek drejtorite..Si e qysh e tek,jane botuar pagat,resortet,vilat e disa prej tyre. Shkencetaret,gjuhetaret,Arkeologet,si ata ne bordero te ndonje muzeu,si ata ne pension, nuk kane Vitura,nuk kane akses ne Ministrine e Kultures Maqedonise,nuk kane as Ngrefosjen te fryhen si gjel deti dhe te rrahin krahet:-Me ndaluan ne piken kufitare sllavo maqedonasitJam person non grata ne Sllavo Maqedoni.Ne Greqi,ne Serbiii, Degjoni gje ju shqiptare andej e kendej kufirit?????????? Dijetaret e vertete kane EMER qe nuk mund ta vene ne dispozicion te Termetit dhe te grumbullojne parate e bashkatdhetareve.Akademiket kane Ftyre dhe s`mund te vjedhin punimet e te tjereve per te bere GUF neper Televizione.
Dhe e fundit ,Akademiket ,Arkeolloget,Gjuhetaret e NJIMENDE kane Seder profesionale,qe gazetaret nuk e kane.
Nje fjale e urte e popullit shqiptar qe na e sjell dijetari Frang Bardhi ne fjalorin e 1635,(sot ka humbur) thote:-Bushtra qe ngutet,pjell kelyshe te verber.
Ne histtorine e dijes boterore dhe shqiptare njihen plot BLLOFE SHKENCORE.
Psh diletanti i historise,letersise,arkeopogjise,muzeologjise,Partitokracise,zoti Zeqo,shpalli qe Dodona pellasgjike nuk eshte atje ku eshte,por ne Maje te Tomorrit, Njehere tjeter i shpalli zhgarravinat e shpelles se Trenit aq te mocme,aq te mocme,te kohes se Neandertalit.Dualle te kohes se kryqzatave.
Akademiket dhe arkeologet shqiptare,jane me RYBE, 100 e ca vjet me pare malesoret qe vinin ne pazar te shkodres i treguan konsujve te Frances Le Granzhe dhe konsullit austriak Teodor Ippen ,sa zbukurime ari dhe argjendi qe i gjenin ne varrezat e lashta te kalase se Dalmaces,Ishte dhe unaze me mbishkrime. Zbulim sensacional!U gjet shkrimi Pellasgjik,Nderhyri dhe experti i letersise klasike Rromake,kont Ugolini,qe germonte Butrintin.Edhe ay i shpalli mbishkrime Iire.Per ti deshifruar i deshifroi vertet 50 vjet me vone Arkeologu shqiptar me Akademi Arkeolojike Vjeneze,Hasan Ceka,qe ju lexoi ulimtareve nje formule urimi te perandoreshes Ana te Bizantit te shek XI.Prandaj ne shkence nuk ka sprint 100m,ta kapi kush ta kapi,kush e filmoi i pari vicin me tri koke,Mushken qe polli ne Polis.Thesarin e Xhyres.Ata qe kane mbetur,,prape jane mjaft me Dinjitet,qe te mos leshojne mufka si:Thoti fliste shqip,.Sazan Guri eshte pellazg.Agron Dalipi,Fredi Bala,Sazan Guri,,jane kafshe.
Dergoni kete o Kocollari!Dergoni kete Eleni Kocaqin,se kjo ja ve tabelen atyre zbulimeve me nje te pare.
ja tani po shitet Klani me Ardit Gjebreja me Aleksander Franga qe e kane bere telebingo turke me veshje me keng me flamuj ploot e shumë motive te tjera turp u fryfshin e plashin ne vent e lane popullin injorant rri e prit alo alo
Duhet shkrire akademia e dhenve sepse vetem dele ka
Merrni shembull capin e akademise cfar ka botuar shkruar shpikur apo zhvilluar ky njeri qe ka emrin krye akademik?
Kjo akademi mbahet ne kembe qe te mos kemi nje akademi njelloj si ministria e diaspores se majkos qe te mos kishte nje levizje per diasporen se per te kujdeset ministria qe ne te vertet u krijua qe askush mos te kujdesej
Artikull i sakte qe tregon qarte gjumin (ose kalbezimin) e institucioneve kulturore, shkencore -historike te cilat duhet te ruajne me pasterti atdhedashese historine, gjuhen, origjinen e te kaluares tone, per te penguar kete errozion qindravjecar te popullit tone te lashte , te asimiluar pak nga pak nga “gjitonet” tane , te cilet vazhdimisht perpiqen dhe aty ku skane te dhena fare ,te vjedhin te kaluaren , heronjte, folklorin e deri tek idiomat e gjuhes tone.Keta gjitone, fantasma ne te kaluaren, shpikin histori me zorr, edhe aty ku nuk egziston, teorira dhe lloj lloj organizata te erreta pak a shume legale , pak a shume zyrtare ,me mbeshtetjen ne heshtje (jo dhe aq) te shteteve te tyre , si è si te eleminojne elementin shqiptar ( me komplicitetin gati gjithmone te vete shqiptaresh te shitur). Ne è kemi Historine me H te madhe dhe nuk dime ta mbajme ate , duke qene pa frike , indigjenet e Ballkanit dhe te Europes bashke, nga banoret e pare te kontinentit….. Shume e bukur dhe e rendesisheme eshte dhe analiza e artikullit te Uran Butkes “Qe nga Spiri Millo deri te Fredi Beleri ” , qe tregon me saktesi, nga njera ane politiken eleminuese , tashme historike, te shtetit neogrek ne raport me shqiptaret, qe nga themelimi tyre 200 vjet me pare deri te politikat e poshtra, te ulta,te pa moralshme, kudrejt shtetit te brishte e te cunguar già, shqiptar, ne 100 vjetet e fundit. Dhe nga ana tjeter, shpesh kontributin e vete shqiptareve ne mohimin e vetes se tyre per interesa te vogla te momentit. Ky eshte dhe difekti kryesor ne karakterin e ketij populli te lashte, pervec egoja e cmendur perballe vellait te tij . Gazeta Dita, keta artikuj apo analiza nuk duhet ti heqi nga faqja e saj ,ose duhet te jene vazhdimisht, lehtesisht te gjetshme ne kete faqe.
Jemi kombi qe edukimin aresimimin e kemi haruar prej kohesh kjo nuk si mos reflektohet ne te Akademine e antishkences aty Jane bere bashke mediokriteti dhe injranca mos printing nga kjo structure qe nuk prodhon shkenc3 por mediocrity dhe gjume letargjik
Artefaktet ne Koroshisht u gjeten ne token e Shefit Shemshedini i cili se pari gjeti perkrenaren dhe ja dorezoi autoriteteve qe ne vitin 2022
dhe u deshen dy vite kembengulje prej tij derisa perfundimisht u be ky zbulim.Une e njoh personalisht kete person dhe me tregoi gjithshka qe nga fillimi kur me dergoi foton e perkrenares e deri per germimimet qe u mbyllen per 24 ore.Mendoj se aty ka me shume se sa u gjeten pasi ai me tregonte se aty ishte nje mur me gure shume te medhenj qe besoj se nuk ka vetem nje varreze por dhe nje objekt kulti.Pervec kesaj ne germim njk ka pasur asnje Shqiptar pervec pronarit te tokes z Shemshedini.
Padyshim qe niveli shkencor i Akademise se Sotme te shkencavenuk eshte niveli i Akademiswe se 70 plot me koka boterore te fushave perkatese si prof.Eqrem Cabej,prof.Hasan Ceka.prof.Mahir Domi,Prof Alex Buda,prof.Petrit Radovicka,prof,Farudin Hoxha,inxh.Egon Gjadri,inxh Emin Mysliu,prof Kristjan Bukuroshin eytj etj.
Ky nivel pasqyron edhe nivelin arsimor dhe shkencor te popyllit dhe qeverrise shqiptare.
Edi Rama dhe Sali Berisha nuk i afrohen as tek kembet per kapacitetet orhanizative dhe drejtuese Kryeminiswtrit Mehmet Shehu.
Zvkryeministrja dhe Ministrja energjitikes Belimda Balluku do te dukej si nje shitese e dyqaneve demode,para ish ministrit te Energjitikes Fahrudin Hoxha.
Big Brotherat dhe perrpjerthistet jane stalle derrash e dosash para Teatrit popullor,Teatrit te Operas dhe Baletit etj
Jetojme nje Regres shkencor,arsimor,kulturor;.
Jetojme me personazhe publike Falco,Fasada boshe,Ambiente te llustrosura.
Ketij Mjedisi nuk mund ti shpetoje edhe Akademia Shkencave.Megjithate eshte Institucioni me me Vlere ne kete kallaballek Antivlerash.
Z, Koçollari ka shkruar nje artikull ku ngre shqetsimin e tij si shqiptar – sic jemi ne te gjithe – qe promovimi i arkeologjise ilire eshte lene pas dore si ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni e me tej ne Mal te Zi e Serbi.
Serbet, maqedonasit dhe malazezet nuk mund te germojne sepse dalin qe nuk jane autoktone ne keto ane te Europes Juglindore, ose Gadishullit Ilirik ashtu sic eshte quajtur ne kohen e Perandorise Romake.
Qeverite dhe shkencetaret shqiptare duhet ti promovojne dhe sistemojne keto vlera arkeolgjike ne muzet e shteteve te tyre.
Mos shkruaj me o Demo se e prish.Me kete komentin e fundit i ke vene kapak.
Sakte Demo..
Demo !
Je king . Nuk të lëviz as presjen , pra jam 100% me ty .
Por , Demo , ka patur edhe raste që jo për të gjitha kam qenë dakort , por ti edhe në këto raste je treguar dinjitoz .
Të falënderoj !
A ka akademi te shkencave Shqiperia?A mundet dikush te me tregoj ,nje punim shkencor te botuar nga ajo?Sa per tu marre me punet ,me zbulimet ne Maqedoni ne Serbi,ata jane shme inferior dhe vetem do e ngren gishtin per koleget sllave.Por edhe qeveria ua ndalon se shkel”patimet” qe vlejne vetem per Shqiperin.
MOS I BINI DERES
TE DEGJOJ PRAKU
THONI TROC TE GJATIT
QE I PLASTE KAPAKU
QE NA KATANDISII
NE KTE DEREXHE
PER BOTEN NA KTHEU
NE WC HALE
PA U SHPORR KJO GJEME
GJE NE VIJE SKEMI
OSE LUANI BYTHET
O TE HUMBUR JEMI
Kosove,moj Kosove me halle,me derte.
Ti je zonje e rende,Kta kopila ferre.
Zoti Irakli ! …Keto bubullimat tuaja per keto gjetje arkeologjike dhe indiferencen e organeve perkatese jane mikroskopike per Maqedonine sepse atje kane ndodhur gjera edhe me te “tmerreshme” dhe per kete do ti referohem inxhinjerit Branko Manojlovski qytetar amerikan i lindur ne ish Jugosllavi i cili deshmon se numri i maqedonesve te sotem qe nuk “dine shqip” eshte i pabesueshem duke dhene dhe emra konkrete per disa V.I.P ne jeten politike dhe mediatike qe kane turp te thone se kemi rrenje shqiptare biles jane me agersivet ndaj shqiptareve te “Irakliut”…Per kortezi lexoni nje deklarate tronditese te tij para ca kohesh…(citoj)
“Po, unë emnin e kam Branko Manojlovski, po jam shiptar, ortodoks shqiptar ma mirë me thanë. Ka ni vend qi thirret Reka Epërme, është Rrethi Dibrës dhe ka nja shtatëmdhetë katunde si folin shqyp me mijra vjet, mirëpo mas nji kohe e ndrrun e u asimillun e u bonë sllave” (fund citimi)
Fabula: Keto Iraklinjte e sotem eshte me mire te merren me njerzit e gjalle ne Maqedoni qe kane ADN shqiptare dhe jane ndoshta me shume se antishqiptare se vete maqedonasit natyrale,…
Megjithe respektin qe kam per Irakli Kocollarin si studjues historie, do thoja se ketu ia ka futur ca si kau peles! Kjo duket nga marrosja e tre dekadave te fundit te shqiptarve, kush e kush te duket me patriot! Ne te vertete, pas cdo zbulimi arkeologjik, kalojne muaj deri pak vite sa shfaqen perfundime mbi perkatsine fetare dhe etnike te atyre zbulimeve. Nuk duket ndonje mbulim nga pala e sektorit arkeologjik maqedonas, por thjesht nje marrosje alla shqiptare per ta bwrw gjithshka shqiptare, duke kuptuar se dardanasit ishin -as mw shumw e as mw pak- paraardhesit tane! Ne fakt, Irakli Kocollari do te bente mire te fliste per arkeologet shqiptare, te cilet i kane mbuluar -thuajse- te gjitha zbulimet e fundit arkeologjike ne vendin tone, si ato ne Himare, ato ne Finiq, ato ne zonen e Elbasanit etj. Ne Maqedoni -te pakten- nuk i mbulojne ato qe zbulojne nga nentoka!