Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Diskutim për rikthimin e regjimit të vizave? MPEJ përgënjeshtron: Nuk ka asnjë propozim nga presidenca çeke
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Diskutim për rikthimin e regjimit të vizave? MPEJ përgënjeshtron: Nuk ka asnjë propozim nga presidenca çeke
KryesorePolitike

Diskutim për rikthimin e regjimit të vizave? MPEJ përgënjeshtron: Nuk ka asnjë propozim nga presidenca çeke

Published: October 19, 2022
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Jashtme ka përgënjeshtruar artikullin e publikuar nga gazeta “EUObserver” ku thuhej se Presidenca çeke ka diskutuar zyrtarisht mundësinë e rivendosjes së regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Serbinë për shkak të fluksit të emigrantëve tunizianë, turq dhe kubanë.

Në një deklaratë për mediat, MPEj deklaron se ky lajm është i pavërtetë dhe se deri më tani nuk ka asnjë bazë. MPEJ shton se nuk ka një dokument zyrtar nga vendet e BE dhe se lajmi është prodhuar për ti prishur punë Kosovës para vendimit për liberalizimin e vizave.

Deklarata e plotë

- Publicitet -

Gjatë ditëve të fundit, në disa media por edhe përmes reagimeve publike të disa forcave politike, është përhapur lajmi për mundësinë e pezullimit të regjimit pa viza të shtetasve shqiptarë si pasojë e rritjes së numrit të emigrantëve të paligjshëm që kalojnë drejt Bashkimit Evropian përmes të ashtuquajturës “rrugë ballkanike.”

Dëshirojmë të informojmë qytetarët që këto lajme janë krejtësisht të pavërteta. Nuk ka asnjë plan, asnjë iniciativë, asnjë dokument të propozuar nga ndonjë vend anëtar i BE e asnjë diskutim lidhur me mundësinë e pezullimit të lëvizjes pa viza të qytetarëve shqiptarë. Ky lajm duket të jetë thjesht e vetëm produkt i interesave të caktuara në një moment kur në Bruksel është duke u diskutuar për të gjetur sa me parë dhe pa vonesa të tjera të pajustifikuara mundësinë për t’i njohur të drejtën e lëvizjes së lirë qytetarëve të Kosovës. Është për të ardhur keq, që një lajm i tillë i rremë, lehtësisht i verifikueshëm për mediat apo forcat politike, ka gjetur jehonë në sferën publike në Shqipëri.

Shqipëria është një partnere e besuar e BE dhe nëse ka shqetësime për rritjen e numrit të emigranteve të paligjshëm në të ashtuquajturën ´rruga ballkanike´, ato janë trajtuar e trajtohen me seriozitet dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë evropianë. Vendi ynë ka qenë i pari në rajon, qe ka nënshkruar marrëveshjen me Frontex dhe ka një bashkëpunim shembullor me të gjitha agjencitë e BE dhe vendeve anëtare në përballimin e emigracionit të paligjshëm. Fakti që në datën 3-4 nëntor, në Tiranë, do të mbahet Ministeriali i Ministrave të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të BE dhe Ballkanit Perëndimor është shprehje e këtij vlerësimi për punën tonë. Ne garantojmë qytetarët shqiptarë se ata nuk rrezikohen aspak dhe në asnjë moment nga e drejta për të lëvizur pa viza në hapësirën e BE.

Por çfarë shkruante gazeta?

“EuObserver” parashtron se Presidenca çeke ka propozuar ndalimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor për shkak të migrimit të parregullt. Në shkrim thuhet se ky është mjeti i fundit për Shqipërinë dhe Serbinë në mënyrë që të reduktohet numri i emigrantëve që vijnë në BE.

Gazeta thotë se emigrantët janë duke ushtruar presion mbi Austrinë, Kroacinë dhe Slloveninë, ndërsa kjo do të jetë masa e radhës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Gaqi says:
    October 19, 2022 at 12:17 pm

    Shpresoj dhe uroj qe te jete i vertete lajmi per kthimin e regjimit te vizave.

    C’u duhet levizja e lire shqiptareve?

    Per “eliten” Rama me shoke, mos u shqetesoni se ata e kane mire me ambasadat dhe nuk do ta kene problem marrjen e vizave (e kam fjalen per vizat ne pasaporte dhe jo ato qe thithen me hunde).

    Mire te na behet se ate koke kemi ate feste meritojme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron dhe mbështet protestat në Shqipëri
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre
  • Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, francezi barazon Klose dhe gjuetia për Messin vazhdon
  • E konfirmon ADN, trupi i pajetë i gjetur i përket Eglant Koçit
  • SPAK: Dy të besuarat e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës F6 në Dhërmi

Komentet e Fundit

  1. Rinia është e ardhmja on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  2. Illi on Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  3. Km on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  4. 3D on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  5. 3D on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?