Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dita e JO-së si kujtim edhe për djemtë shqiptarë të rënë në frontin italo-grek
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Dita e JO-së si kujtim edhe për djemtë shqiptarë të rënë në frontin italo-grek
HistoriLajmi i fundit

Dita e JO-së si kujtim edhe për djemtë shqiptarë të rënë në frontin italo-grek

Published: October 29, 2025
Shpërndaje

Nga Auron Tare

Dje ishte Dita e OXI-it (JO-së) në Greqi, dita kur një vend relativisht i dobët iu kundërvu me vendosmëri një shteti arrogant si Italia fashiste e Musolinit. Lufta italo-greke, ose më saktë kapitulli më i rëndësishëm i saj, u zhvillua në tokën shqiptare.

Ishte një konflikt që, në një farë mënyre, nisi me pretendime absurde nga Italia, por që për një kohë të gjatë ishte përgatitur ideologjikisht përmes propagandës italiane dhe pretendimeve për tokat shqiptare të Çamërisë.

- Publicitet -

Shumë të rinj shqiptarë u bashkuan me këtë propagandë, duke menduar se më në fund Europa arrogante do të korrigjonte padrejtësitë e saj në kurriz të tokave dhe popullsisë shqiptare. Shqipëria, e pushtuar më herët nga Italia, solli në fushën e betejës dy batalione me rekrutë shqiptarë, të cilët morën pjesë në sulmin e parë në kufirin grek.

Nëse lexojmë kujtimet e oficerit shqiptar Prenk Previzi, mësojmë se një numër i madh të rinjsh nga Veriu, që kishin dalë vullnetarë në këtë sulm frontal, humbën jetën me idenë se po kontribuonin për një çështje kombëtare.

Fatkeqësisht, gjatë 45 viteve të periudhës komuniste, kjo copëz historie u la në harresë me qëllim. Akti i të rinjve shqiptarë, edhe pse për një kauzë që historia e ka dënuar, në kontekstin shqiptar është plotësisht i kuptueshëm. Megjithatë, ai u mohua nga historiografia e mëvonshme, e cila u përpoq të lartësonte faktin se dy batalionet shqiptare dezertuan nga fronti.

Dezertimi një akt moralisht i ulët për ushtarakët që janë betuar para flamurit u paraqit si shembull i “lartësisë morale” nga historia zyrtare e pasluftës, e cila nxitoi të rishkruante historinë sipas ideologjisë së re.

Por shembujt e kombeve të qytetëruara janë shumë më fisnikë dhe moralisht më të lartë. E kam përmendur edhe më parë se si pasardhësit e trupave “Alpini” italiane çdo vit përkujtojnë të rënët e tyre në frontin italo-grek, jo si mbështetës të një kauze humbëse, por si ushtarë që sakrifikuan për atdheun e tyre.

Ky gjest, aq fisnik dhe human, duhet të na bëjë të reflektojmë e të kuptojmë se kombi formohet dhe lartësohet përmes shembujve të atyre që sakrifikuan për të, edhe kur lufta humbet.

Sot, në ditën kur kombi grek me krenari kujton sakrificat e ushtarëve të tij që luftuan dhe fituan ndaj një agresori arrogant, shqiptarët duhet të lartësojnë kujtimin e atyre që dhanë jetën për kombin si ushtarakë që bënë betimin para flamurit dhe jo të vazhdojnë të kujtojnë aktin e shëmtuar të dezertimit në front si shenjë të lartësisë morale.

Në kujtim të 111 djemve nga Mirdita, Luma e Dibra, që ranë në Frontin e Luftës për vendin e tyre në vitin 1940, pavarësisht kontekstit politik të kohës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • Pandeli Pasko says:
    October 29, 2025 at 11:24 am

    Me vjen keq per gjakun e humbur, po ajo nuk ishte lufte e drejte.
    Kur kujtoni ato viktima, kujtoni edhe popullsine civile shqiptare, e cila u vra dhe u mundua fort gjate asaj lufte, e cila, me te drejte, quhet ‘lufta italo-greke’ – si nga njera, ashtu edhe nga tjetra ushtri.
    Shqiptaret milice ishin thjesht ‘mish per top’.
    Me kujtohet pergjigja e Mitrush Kutelit per nje liber te asaj kohe me shembuj ‘heroizmi’ te miliceve shqiptare.
    Autori ishte P. Frasheri,
    Libri titullohej ‘PSE JAM MILIC’.
    Pergjigja e Kutelit ishte: ‘Pse te te pelcasin!’

    Reply
  • katarakti says:
    October 29, 2025 at 11:35 am

    Shumë i diskutueshëm si shkrim. A kanë bërë mirë apo keq ata që e lanë frontin dhe u kthyen në shtëpi?! Kjo është pyetja. Por para se t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje duhet t’i përgjigjemi një tjetre përpara: Çfarë donte Italia e Duçes në Shqipëri?! Sipas dëshmitarëve të asaj kohe Duçja kishte ndërmend të sillte 5 milionë italianë në vendin tonë. Shqiptarët ishin vërtet të varfër dhe të prapambetur, por Shqipëria ishte e pasur në naftë, krom, nikel, në burime ujore, drusore etj etj. Të cilat Italisë i mungonin. Tjetër: Duçja donte vetëm të bashkonte Çamërinë me Shqipërinë, siç lë të kuptohet autori, apo donte të pushtonte gjithë Greqinë?! Para se tu përgjigjemi këtyre pyetjeve nuk mund të themi nëse ata që braktisën frontin vepruan mirë apo keq.

    Reply
  • Lina says:
    October 29, 2025 at 12:57 pm

    Më hollësisht o lexova këtu: https://www.gazetatema.net/dossier/lufta-italo-greke-1940-1941-dhe-batalionet-shqiptare-ne-te-i373008

    Reply
  • demo says:
    October 29, 2025 at 1:20 pm

    Per te cliruar Camerine do te bashkohesha edhe me djallin,
    Cam nuk jam,,madje ndonjehere i urrej,se jane te skllaveruar ne shpirt,e kane mendjen tek leku,,banaku,tek matrapazlleku,nderojne gangsTerrat e lagjes,,JO CAMERINE QE BRAKTISEN.

    Reply
  • fshatari.pafshat says:
    October 29, 2025 at 2:23 pm

    Mos valle – ky shkrim do te thote se Greqia ka te drejte qe mban gjendjen e Luftes me Shqiperine …?!

    Reply
  • Detari says:
    October 29, 2025 at 2:53 pm

    kujtim per bashibozuket? popull parazit me shekuj te tera ska bere as nje dite lufte per vendin e ti por gjithmon si bashibozuke mish per top per cdo armik. Ky tarja ja fut kot fare, domethene ky na thote se skiptaret lejuan italine ti pushtonte qe te pushtonin qamerine dhe italia pastaj tja jepte skiptarve hahaha vk

    Reply
  • Veterani says:
    October 29, 2025 at 5:36 pm

    Autori shkruan se ushtaret shqiptare qene betyar para flamurit shqiptar.Cilin “flamur shqiptar kishte qeveria koloboracioniste e Shefqet Verlacit,mor zoteri ?! Ajo kishte flamurin italian,ajo qeveri qe dorezoi kuroren e mbretit te viktor emanueli IIII.
    Ky shkrim con uje ne mullirin grek.

    Reply
  • STUDENTI says:
    October 30, 2025 at 1:17 am

    Nje shkrim i lehte nga nje mendjelehte. Nuk eshte hera e pare qe e lexoj apo degjoj mendjelehtesine e Tares. Para disa kohesh, per t’u shitur si ” burre i zoti ” dhe ” disident ” tha; ” Une kam mesuar anglisht para 1990. A e dini ju se cfare do te thoshte atehere te mesoje anglisht ? “. Me erdhi turp nga vetja ime kur kujtoja veten qe kisha mesuar anglisht e italisht, kujtoja mijera shqiptare qe mesonin e dini nga 2-3 gjuhe te huaja, kujtoja se shume te burgosur politike kane mesuar gjuhe te huaja perendimore edhe ne burg. Dhe, ne fund kujtoja qe ne Universitetin e Tiranes dhe shkolla te tjera te larta e te mesme mesoheshin dhjetera gjuhe te huaja, duke perfshire edhe anglisht, frengjisht, spanjisht, italisht, gjermanisht etj.etj..

    Reply
  • Erdogan says:
    October 30, 2025 at 9:52 am

    Te ashtuquajturit Came te Thesprotise jane victime e Perandorise pushtuese Osmane dhe jo e Greqise.
    Ata si Genitcere te turqizuar per 500 vjet kishin Privilegje *Pasuru,Arme,Pusht-Tet),Karriere.
    Kush nuk u turqizua u detyrua te jetoje si skllav i tyre.
    Disa prej tyre shkuan tek vellezerit e tyre ne Peloponiso dhe Magna Grecia (Jugu
    i Italise) per te cilen luftoi Pirrua i Epirit per ta cliruar.
    You o Genitcere perse jini me Italine fashiste kur pretendoni (pretend angl) qe kini per Iroa (Hero “shqip”) Pirron dhe pasardhwsin e Tij Jeorgios Kastriotis?
    You ka shpelare “trurin”Turqia o Tare.
    Po per Kostantinopolin Polis kjo ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos kur do ta clironi o Tare?

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    October 30, 2025 at 12:02 pm

    I vetmi përkujtim i denjë i tyre do të ishte t’u ngriheshin varrezat dhe një memorial plus një faltore tri-feshe ngjitur me atë të ushtarëve grekë në Këlcyrë. Kjo do t’i kishte brenda të tëra sa duhen thënë e bërë.

    Reply
  • Veli Stafa says:
    October 30, 2025 at 3:40 pm

    Studenti ka shume tw drejte.E vertete kush deshironte mund te.mesonte edhe 10 gjuhe te huaja.

    Reply
  • auron tare says:
    October 30, 2025 at 7:22 pm

    i nderuar student. ne fakt ajo qe ju thoni eshte cituar jashte kontekstit. ne kohen e komunizmit mund te mesoje disa gjuhe the e huaja pa asnje problem. nderkohe ne shkollen ku une isha student mesoj rusisht dhe jo anglisht. prandaj une e mesova anglishten vete me aq sa mundja dhe jo me mesues. kjo eshte e verteta. te falenderoj per vemendjen tuaj auron

    Reply
  • Ardian Hasanaj says:
    November 17, 2025 at 1:57 pm

    Ceshtja e ushtareve italian nuk trajtohet politikisht por si qytetar qe ju binden urdherave te shtetit dhe shkuan ne front. Ne kete kouptim shteti italian i ka ndertuar nje monument ne kujtimte tyre ne Shkretetiren El-Alamein. Monumenti u perurua nga Presidenti Italian Carlo Azeli Ciampi. Monumenti i ndertua nga nje shtet i drejtuar nga e majta italiane. Kur shteti ben thirtje dhe mobilizim nje i ri 18-27 ose bindet ose shpallet dezertor. Nen te njejten filozofi bashkepunoi edhe Kosova me Nazistet dhefashistet italian. Nazifashistet fituan ne kosove dhe unifikuan territoret etnike ndersa ne luften italo greke humben. Ne luften italo greke ishin dy batalione me shqiptare dhe te drejtuar nga major Preng Pervizi dhe nga ish-drejtuesi (me vone ) ushtarak i LANÇ Major Spiro Moisiu. Te dy batalionet dezertuan duke shkaktuar humbjen e luftes. Dezertimin e organizuan Komandantet e batalioneve qe kishin nje vizion politik te qarte te kesaj lufte. Nuk mund te inkrimonehen ata qe u perdoren mish per top. Kjo kerkon nje analize me te ftohte. Mitrush kuteli i tha Pse te te pelcasin nje milici te rendomte por jo qeverise tradhtare te Shefqet Verlacit e cila i dorzoi kuroren Vittorio Emanuelit ne Rome po ashtu i nderroi emrin edhe Sarandes duke e quajtu Porto Eda.

    Reply
  • Danish project says:
    November 17, 2025 at 11:41 pm

    Auron, ju falenderojme per shkrimin, si pak drite ne erresire !
    Pushtimi te gjakose, por sigurohet te te verboje.
    Tani te tere e dimi mire se çfare do ishte me mire : Shqiperi naziste apo “komuniste” .
    Nese lobi çifut nuk do kapte per briresh UK dhe US fashizmi do te kishte triumfuar, dhe sot planeti Mars do ishte populluar me humans me ADN perfekte.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje: Bregdeti sipas Ramës, një mall luksi që po ndan shoqërinë në dy kampe
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”
  • Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)

Komentet e Fundit

  1. Rexha on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  2. готовая диссертация on A e dini se Viktor Hygo shkruante lakuriq?
  3. Bruno on “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë
  4. SPAKU on Nën akuzë për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  5. Ppsh on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?