Viti 2024 është shpallur si viti i Gjuhës Shqipe. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama me një postim në faqen personale në “Facebook”.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, shpallim vitin 2024, Vitin e Gjuhës Shqipe”, shkruan Rama, ndërsa ka publikuar një video të Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Ajo theksoi se armimi mbetet prioriteti i prioriteteve të qeverisë Rama.
“Sot është Dita Kombëtare e Arsimit, një ditë e cila drejton vëmendjen te rëndësia e edukimit si ura që përçon vlerat që bashkojnë kombet, që udhëheq paqen dhe progresin mes vendeve. Investimi në arsim mbetet prioritet mbi prioritetet”, tha Manastirliu.
j.l./ dita

Oh domth do flasi turqisht gjithe vitin, vitin e Scanderbegut e mboi sheshin me turq per xhihad…
Kryeministri shpall vitin e gjuhes shqipe duke e percudnuar ate vetem ne tre rreshta njoftim. Perparesi, jo prioritet. Perparim, jo progres.
Rama beri shume mire qe aeroplaneve te Sir Albania u viti emrat e te medhenjve Fishta, Naimi (Frasheri) e Lasgushi, por gjuhen e tyre e ka perdhosur. Mjafton te shohesh vendimet e keshillit te ministrave, te nenshkruara nga Rama, per te pare se sa i dhemb atij gjuha shqipe. Per te mos permendur fjalimet e ministreshave, te cilat duket sikur kopjojne Google translate.
Kulmi jane disa gazetare “te shquar”, si Fevziu, Mece, Duma, Krasta, etj., te cilet flasin nje shqipe patatinash.
Me 2013, Rama u zotua se do te vinte redaktore te shqipes ne organet e shtypit te shkruar e pamor, por…e humbi kujtesen, njelloj si ne rastin e zotimit per te zhdukur kumarin. Fjale, imzot, fjale….
Faj kane edhe vete gazetat e televizionet, perfshire edhe Diten, te cilave, me sa duket, nuk u behet vone per gjuhen e Naimit, Fishtes, e Lasgushit. Ju lutem, kujtojini zotit kryeminister se perse u vrane dhe kush i vrau Teodor Haxhimihalin, At Stath Melanin, Petro Luarasin, Aristidh Kolen, e te tjere deshmore te gjuhes shqipe.
Akoma besoni Ramazonin ju? Lol me ate shtepine e Fishtes cu be? Ka ndertuare e restauruar qindra xhami…
Ti e ke me ramen apo me shqipen?
Nga komentet duket qe e ke me shqipen
Rama nuk eshte i duhuri per te mbrojtur shqipen sepse pushteti i tij nuk vjen nga ky popull por nga jashte kufijve dhe si rrjedhoje perparsite e tij jane perparsi jo te ketij populli
Pasi e shkaterrove aresimin dhe e nxorre me te dobetin ne Europe…
Kete vit do te shkont me mire ta shpallnim “Viti i turpit 33-vjecar te gjuhes shqipe”
Demi kolosal qe i ka shkaktuar gjuhes shqipe kjo periudhe e tranzicionit (tunelit) te pafund eshte nje tragjedi e vertete jo vetem per gjuhen, por per kulturen tone kombetare dhe identitetin tone kombetar.
Shqipja po permbytet nga barbarizma, sidomos italianizma dhe anglicizma. Nuk e teperoj shume ne qofte se do te them se futja e fjaleve te huaja te panevojshme pas 90-es mund te krahasohet nga pikepamja sasiore me futjen e sllavizmave gjate dy shekujve te sundimit bullgar ne Shqiperi.
Arsyet e kesaj baterdie qe iu be shqipes ne keta 33 vjet jane te shumta.
Nder me kryesoret jane ulja e nivelit arsimor te popullsise dhe mesimdhenies ne shkollat e larta e te mesme dhe snobizmi i pseudointelektualeve te sotem. Per kete, nje rol shume negativ ka luajtur media shqiptare: botimet e shumellojshme, gazetat, televizioni, radio etj. Po kaq negativ ka qene edhe roli i politikaneve ne fjalimet dhe bisedat e te cileve pasqyrohet nje nivel i ulet kulturor te cilin ata mundohen ta maskojne me perdorimin e fjaleve te huaja te panevojshme, duke pandehur se me fjale te huaja rritet niveli i bisedes.
Te tmerron ideja se si puna kolosale e rilindasve tane per pastrimin e gjuhes shqipe nga barbarizmat dhe pasurimin e saj me krijimin e fjaleve te reja po rrenohet. Kujtoni si po humbasin neologjizmat e tyre fantastike si KOMB, VETEDIJE, BOTORE (per publike), etj.
Sot politikanet tane na fusin fjale si PEDONALE nga italishtja kur ne kemi fjalen tone SHETITORE, ose LUNGOMARE kur do te tingellonte shume me me bukur fjala e paster shqipe BUZEDET, etj., etj.
Na mbyti snobizmi i gjysemintelektualeve te politikes dhe mediave tona.
Ne flasim shqip e jo anglisht e italisht: We do speak ALBANIAN!!!