Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DIVA, sot afati i fundit, 144 mijë individë do të deklarojnë të ardhurat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > DIVA, sot afati i fundit, 144 mijë individë do të deklarojnë të ardhurat
EkonomiLajmi i fundit

DIVA, sot afati i fundit, 144 mijë individë do të deklarojnë të ardhurat

Published: April 1, 2025
Shpërndaje

1 Prilli është afati i fundit për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (afati i fundit të dorëzimit të DIVA është 31 Mars, por për shkak të festës së Fitër Bajramit, do të jetë 1 Prilli). Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve parashikohet që numri i deklaruesve të DIVA 2024 të jetë mbi 144 mijë individë, duke pasur parasysh që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, me uljen e kufirit nga 2 milionë në 1,2 milionë, numri i deklaruesve pritet të jetë shumë më i lartë se vitet e mëparshme.

Numri i deklaruesve të rinj llogaritet të shtohet në mbi 70 mijë individë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar tatimpaguesit se detyrim për plotësimin e DIVA 2024 do të jetë për 3 kategori. DIVA do të dorëzohet e plotësuar brenda 1 Prillit për gjithë individët me të ardhura vjetore bruto mbi 1,2 milionë lekë.

Përveç ndryshimit të afatit të plotësimit dhe dorëzimit të deklaratës, me hyrjen në fuqi të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, ulet edhe pragu i detyrimit për deklarim për të punësuarit në Shqipëri. Deri më tani këtë detyrim e kishin individët me të ardhura vjetore bruto mbi 2 milionë lekë në vit.

- Publicitet -

Risi tjetër për dorëzimin e DIVA-s të 2024-s, do të jetë që edhe individët që kanë realizuar të ardhura të patatuara më shumë se 50 mijë lekë në vit nga çdo kategori tjetër të ardhure, por të cilat nuk i nënshtrohen mbajtjes së tatimit përfundimtar në burim, kanë detyrimin e deklarimit, pavarësisht totalit vjetor të të ardhurave bruto të realizuara. Për individët që janë në marrëdhënie punësimi, me më shumë se një punëdhënës, mënyra e plotësimit dhe dorëzimit të DIVA-s 2024 nuk do të ndryshojë.

Pra të dy punësuarit do të vijojnë të kenë detyrimin të plotësojnë deklaratën pavarësisht nëse e arrijnë kufirin prej 1,2 mln lekë në vit, apo kanë realizuar të ardhura nën këtë nivel. Subjekt i këtij deklarimi është çdo individ që gjatë vitit 2024, plotëson të paktën 1 prej kritereve të mëposhtme:

1. Ka realizuar të ardhura bruto, nga të gjitha burimet me një total të barabartë ose më shumë se 1.200.000 lekë.

2. Ka qenë në më shume se 1 marrëdhënie punësimi, pra rezulton në më shumë se 1 listë-pagesë, në të paktën 1 muaj.

3. Pavarësisht se nuk plotëson asnjë nga kushtet e mësipërme, nëse gjatë vitit 2024 ka realizuar të ardhura më shumë se 50.000 lekë, për të cilat nuk është mbajtur tatim (p.sh një qiradhënie për individë të paregjistruar, si qira ditore apo nga platformat Booking, AirBnB etj.)

Informacion i shpejtë dhe i thjeshtë për këtë detyrim ofrohet në https://www.tatime.gov.al/c/3/10/652/deklarata-individuale-vjetore-e-te-ardhurave”, thuhet në njoftimin e tatimeve dërguar tatimpaguesve.

Më herët administrata tatimore njoftoi se në dorëzimin e DIVA 2024 detyrim do të jetë edhe deklarimi i i të ardhurave të individëve nga platformat e rrjeteve sociale.

Nga verifikimet paraprake të administratës tatimore rezultuan rreth 33 milionë euro të ardhura të gjeneruara nga individët nëpërmjet platformave të rrjeteve sociale META, Youtube dhe Google që duhen të deklarohen te DIVA 2024.

Në ditën e parafundit të deklarimit për shkak të fluksit të lartë të lartë të deklaruesve për rreth dy orë faqja e tatimeve rezultoi e paaksesueshme. Tatimpaguesit hasën probleme për deklarimin final edhe pas rregullimit të faqes.

Deklarata aktuale paraplotësohet nga sistemi e-Filing me të ardhurat të deklaruara nga paga, në listëpagesat, kudo që individi është regjistruar, si i punësuar, përfshirë tatimin e përllogaritur dhe tatimin e paguar. Për deklarim të vonuar, penaliteti për individët është 3 mijë lekë.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. Vlora 97 on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. nastradini on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  4. Marinari on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  5. K R on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?