Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Divorci Meta-Kryemadhi, “telefoni i Monikës ‘mollë sherri’ mes çiftit”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Divorci Meta-Kryemadhi, “telefoni i Monikës ‘mollë sherri’ mes çiftit”
Lajmi i funditPolitike

Divorci Meta-Kryemadhi, “telefoni i Monikës ‘mollë sherri’ mes çiftit”

Published: June 24, 2024
Shpërndaje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta konfirmoi disa ditë më parë se po divorcohet nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Ai bëri me dije se kishte depozituar kërkesën e tij në gjykatë për zgjidhje martese.

Kryemadhi nuk komentoi vendimin e tij dhe tha se do të fliste në një moment të dytë, kur të mësonte arsyet. Teksa shumë analistë e shohin divorcin si një “lojë” për të shpëtuar pasurinë, ish-deputeti Halit Valteri mendon të kundërtën.

I ftuar në “7pa5” në Vizion Plus, Valteri tha se “molla e sherrit” mes çiftit që ishin partnerë edhe në politikë, është telefoni i Kryemadhit, i sekuestruar nga SPAK.

- Publicitet -

Sipas Valterit, çifti Meta-Kryemadhi do të dalin me akuzë nga dosja e cila po hetohet nga SPAK dhe do të përfundojnë në burg.

“Divorci dhe prishja e një familjeje është një gjë shumë e rëndë. 30 vite raport me njëri-tjetrin, nuk do t’ia uroja askujt një gjë të tillë. Sa i përket raportit politik, është një përplasje që ka sjellë dhe ndarjen familjare. Unë nuk e shikoj si një strategji për të fshehur paratë, pasi ata kanë para më shumë se sa e imagjinojmë ne.

Edhe nëse i konfiskohen ato prona që i kanë të deklaruara, janë 1/1000 e atyre që kanë. Telefoni i Monikës është molla e sherrit. Janë disa pazare, ku nuk kanë qenë të sinqertë me njëri-tjetrin.

Ai po hedh poshtë nënën e kalamajve dhe bashkëpunëtoren e jetës. Ka shumë gjëra që do dalin nga hetimi dhe Meta me Kryemadhin dalin me akuzë nga kjo dosje. Paska pasur krisma, para të padeklaruara, paskan gënjyer njëri-tjetrin.

Kjo do shërbejë si arsye për të shkuar në burg. Njëri do jetë në “arrest shtëpie”, tjetri në burg. Praktika ka treguar që gratë kanë qenë gjithmonë në “arrest shtëpie”. Meta ka qëndruar në një nga hotelet më të shtrenjta të Tiranës, 250 euro nata. Ka disa muaj që jeton në atë hotel dhe duhet parë se si i paguan këto para.

Ilir Meta është një i alkoolizuar funksional që bredh rrugëve të Tiranës.  Buxheti i tij me miliona euro i jep mundësi të takojë disa njerëz. PL nuk merr asnjë mandat në zgjedhjet e ardhshme, është e shpërbërë. PL është një koorporatë që funksiononte me aksione.

Çdo person merrte shpërblime në bazë të votave që sillte. Pas zënkave të dy ortakëve që e shkatërruan këtë strukturë, kjo koorporatë ka shkuar drejt falimentit. A do të mbijetojë Meta politikisht? Jo! Edhe ai vetë e di që nuk do mbijetojë politikisht. Kjo shihet nga sulment që i bën SPAK, SHBA, nënës së fëmijëve apo kujtdo që mendon ndryshe nga ai“, tha Valteri.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • mali says:
    June 24, 2024 at 1:56 pm

    Tani me shume mundime Sali Berishen e beme kryetar te opozites.
    Kur themi opozite, themi Sali Berisha
    Kur themi Sali Berisha ,themi opozite.
    Kur themi Rama-Berisha kuptojme pazaret.
    Nje pazar I tille si e kam thene qe keta do t’i a futin Ilir Metes.
    Komentet le ti beje Spartak Ngjela dhe avokate te tjere si Kreshnik Spahiu.

    Reply
  • Shqiptar says:
    June 24, 2024 at 11:06 pm

    Iliri mbaroj si politikan qysh kur doli video e 700…€.
    Edhe ai vet e dinte prej kohesh por zbatoj inisiativen kap cte kapesh.
    Duhet te kish dal jashte politikes qysh atehere.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Thirrje urgjente për banorët e Himarës”, Vangjel Tavo: Zjarri po përparon drejt zonave të banuara, largohuni nga shtëpitë
  • Bashkia e Tiranës në aksion për rigjelbërimin e sheshit “Nënë Tereza”
  • Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  • Nderimet për “Kasapin e Bosnjes”, Marta Kos anulon vizitën në Serbi
  • Sherri i biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka do shpronësohet, do kthehet në ullishte

Komentet e Fundit

  1. Zeta on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  2. Vl on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  3. Detari on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. prehistoriku on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  5. . on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?