Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Djali i Ibrahim Rugovës merr shtetësinë shqiptare, Veliaj: “Të çojmë përpara amanetin e të parëve, të punojmë për progresin e kombit”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Djali i Ibrahim Rugovës merr shtetësinë shqiptare, Veliaj: “Të çojmë përpara amanetin e të parëve, të punojmë për progresin e kombit”
AktualitetLajmi i fundit

Djali i Ibrahim Rugovës merr shtetësinë shqiptare, Veliaj: “Të çojmë përpara amanetin e të parëve, të punojmë për progresin e kombit”

Published: October 15, 2022
Shpërndaje

 
Ukë Rugova, djali i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe bashkëshortja e tij, Blerta Rugova, u betuan para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas marrjes së shtetësisë shqiptare. Ukë Rugova, politikan dhe sipërmarrës i suksesshëm, i bashkohet shumë personaliteteve të njohura nga Kosova, të cilët kanë vendosur të marrin edhe pasaportën shqiptare.
 
Në këtë ceremoni të veçantë, Veliaj tha se është detyra e të gjithëve të punojnë për të çuar përpara zhvillimin e vendit. “Ky nuk është thjesht një akt formal i marrjes së pasaportës me shqiponjën dykrenore, por është bashkimi për një mision – me misionin për ta bërë vendin tonë më të përparuar, më të ndriçuar, më të bashkuar, më të ndritur. Amaneti që kemi trashëguar nga të parët tanë, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë, që nga rilindasit dhe Ismail Qemali e deri tek Ibrahim Rugova, është ta çojmë më tej progresin e bërë, pavarësisht se kemi qenë një nga kombet më të diskriminuara, më të vuajtura, dhe që kemi kaluar shumë peripeci në labirinthin e historisë. Sot jemi këtu për t’i qëndruar të vërtetë këtij misioni dhe amanetit, që kemi nga të parët tanë”, tha Veliaj.
 
Kryebashkiaku shtoi se Tiranë është një kantier pune sepse destini i një qyteti të madh është të rritet dhe zhvillohet. “Këtë vit Tirana mban titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë. Kemi pasur rreth 1000 aktivitete. Vitin tjetër kemi aplikuar të jemi “Qyteti Europian i Sportit”, për t’u siguruar që kryeqendra e shqiptarëve ka një reputacion, përtej vetëm “shqiptarosferës” – të ketë një reputacion në Europë, por edhe në botë. Sot shikoni një Tiranë e gjitha një kantier pune, çka tregon se keni ardhur ose jeni bërë pjesë e një skuadre që është vetëm duke u rritur. Destini i një qyteti të madh është të rritet e të zhvillohet”, tha ai.
 
Veliaj shprehu bindjen se shumë shpejt Tirana do të jetë jo vetëm kryeqendra e shqiptarëve, por edhe e Ballkanit. “Pak ditë më parë patëm një konkurs për kullën tjetër, që do të rrethojë sheshin “Skënderbej”. Fitoi një studio daneze. Ndërkohë, po mbaron “Sofiteli”, po mbaron “Intercontinental”, kurse tek stadiumi, po mbaron “Marriott”. Është një qytet që, nëse do të jetë pjesë e ‘lojës’ së madhe, duhet të ketë edhe vend për akomodim dhe hapësira cilësore për t’u ofruar turistëve. Faleminderit që i jeni bashkuar destinit të qytetit tonë, të një qyteti që rritet, të një qytetit që, unë besoj se do të jetë gjithmonë e më shumë jo vetëm kryeqendra e shqiptarëve, por padyshim kryeqendra e Ballkanit. Sigurisht, nuk bëhemi dot Viena, Mynihu, Londra, nuk bëjmë dot Athinën dhe Romën, por ne mund të jemi një Tel – Avivi i Ballkanit”, nënvizoi ai.
 
Ndërkaq, betimin për marrjen e shtetësisë shqiptare e bënë edhe Besnik Emini, me profesion stomatolog, dhe Zana Spahiu, me profesion juriste pranë Radio Televizionit të Kosovës.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Enver Hoxha tungjatjeta says:
    October 15, 2022 at 11:04 am

    djali i ibrahim rrugovës, pra stërnipi i xhaferr devës.
    ibrahim rrrugova, një maskara filoserb që politika e nderon. ai është shërbëtor i shovinizmit serb.
    veliaj e bën këtë gjë me qëllim që të vazhdojë lidhjen e ramës me vuçiç

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet
  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  2. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Një vlonjat në Londër on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Na ruajt zoti on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Km on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?