Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dasmë 500 mijë euro dhe para të fituara me korrupsion? Reagon djali i Jozefina Topallit, tregon ‘faturat’ dhe kush i pagoi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Dasmë 500 mijë euro dhe para të fituara me korrupsion? Reagon djali i Jozefina Topallit, tregon ‘faturat’ dhe kush i pagoi
Lajmi i funditPolitike

Dasmë 500 mijë euro dhe para të fituara me korrupsion? Reagon djali i Jozefina Topallit, tregon ‘faturat’ dhe kush i pagoi

Published: September 18, 2025
Shpërndaje

Pas aludimeve në rrjet për çmimin e dasmës së tij 500 mijë euro apo deklaratës nga ish-partnerja se ‘mund të jenë para ndoshta të vjedhura në fonde publike’, ka reaguar djali i Jozefina Topallit, Genar Topalli.

Ai shprehet se dasma ka pasur një kosto normale, ndërsa shton se është financuar prej tij, bashkëshortes Cindy Marina dhe prindërve të saj, të cilët jetojnë prej shumë vitesh në SHBA dhe kanë disa biznese.

“Edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime për jetën private, dua ta bëj këtë reagim për transparencë. Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve – një bekim i madh shpirtëror, për të cilin, siç dihet, nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.

Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikojë lehtësisht me një kërkim të thjeshtë në Google). Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj”, shprehet ai në një reagim në rrjetet sociale.

- Publicitet -

“Ne jetojmë e punojmë në SHBA, ku drejtojmë së bashku biznesin tonë në fushën e transportit, ndërsa Cindy, përveç angazhimeve të tjera, menaxhon një nga klubet më të mëdha të volejbollit në Kaliforninë Jugore, në pronësi të familjes së saj.

Prindërit e Cindy-t jetojnë në SHBA prej afro 30 vitesh dhe sot kanë ndërtuar biznese të suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit, me mbi 150 të punësuar”, shton Genar Topalli.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq, familjarë dhe të njohur,

Më 13 shtator 2025 përjetova ditën më të bukur të jetës sime: u kurorëzova me Cindy Marina.

Edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime për jetën private, dua ta bëj këtë reagim për transparencë. Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve – një bekim i madh shpirtëror, për të cilin, siç dihet, nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.

Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikojë lehtësisht me një kërkim të thjeshtë në Google). Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj.

Ne jetojmë e punojmë në SHBA, ku drejtojmë së bashku biznesin tonë në fushën e transportit, ndërsa Cindy, përveç angazhimeve të tjera, menaxhon një nga klubet më të mëdha të volejbollit në Kaliforninë Jugore, në pronësi të familjes së saj.

Prindërit e Cindy-t jetojnë në SHBA prej afro 30 vitesh dhe sot kanë ndërtuar biznese të suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit, me mbi 150 të punësuar.

Ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra krejtësisht të pavërteta e spekulative.

Falënderoj me zemër të gjithë ju që na uruat në këtë ditë të shenjtë për familjen tonë.

Me respekt,

Genar Topalli

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
29 Comments
  • Leon says:
    September 18, 2025 at 1:36 pm

    I ka fituar me djersen e mamase.Edhe Diella durohet,por Luisi ambasador nuk durohesh.

    Reply
  • gjergji says:
    September 18, 2025 at 1:54 pm

    Leon: neqoftese nuk e din,po te tregoj tani.Familja Coba e familja Topalli jane nder familjet super ta pasura te Shkodres e patjeter edhe te Shqiperis e naryrisht trashigimtaret e trashigojne ket pasuri.Per ta ditur me mire po te tregoj se pothuaj e gjithe Tirana e Re eishte prone e familjes N.Coba e trashigimtaret ju shperbluen as 15% te vlere se pasuris pervec pasuris te madhe ne Shkoder.Prandaj edhe pagesat mujore qe Jozi ka marr nga te qenurit deputete te gjitha pagesat te mbledhura badhke nuk perbejne as 10% te pasuris qe ajo ka trashiguar vetem nga familja Coba e pa llogarit pasurin qe trashigoj nga fsmilja Topalli.Prandaj mendo mire e mos merr njerezit neper goje kur nuk din realitetin.Gjithecka miqesisht

    Reply
  • Cajupi says:
    September 18, 2025 at 2:28 pm

    Une nuk jam shkodran por familja ime ka jetuar ne Shkoder para lufte dhe kam degjuar si kane jetuar shkodranet. Ne Shkoder si ne shumicen e qyteteve te Shqiperise pronaret e medhenj ishin pronaret e tokave (me familjen e Vrioneve te Beratit qe i kishin marre dhurate nga Ali Pashe Tepelena ) sepse ne asnje qytet para lufte nuk kishte industri ose tregti te madhe. Ku i kishin cifligjet Cobat dhe Topallet? A mund te na i tregosh? Sigurisht qe nuk mundesh. Mos me thuaj se i kishin diku neper Evrope.
    Edhe Bushatllinjte qe sunduan dikur vilajetin e Shkodres nuk lane as prona te medha as ndonje saraj per te qene (ne Shkoder nuk ke asnje shtepi-muze per vlera arkitekturore). Bushatllinjte para lufte ishin familje e ndershme por kane bere nje jete te thjeshte fare si shumica e shkodraneve .

    Reply
  • Bendo says:
    September 18, 2025 at 2:41 pm

    Ore Genar Topalli, une jetoj prej 33 vjetesh ne SHBA , dhe po te te pyes ku eshte kjo familja Marina qe ka disa biznese ne SHBA e di qe do te me thuash se “nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime për jetën private”, megjithese per pronat fiktive te Cobave dhe Topalleve na dhe “shpjegime per transparence”. Boll me prralla ky popull nuk eshte aq budalla sa e mendoni ju femijte e politikaneve prej zhelesh!

    Reply
  • SHKODRANI says:
    September 18, 2025 at 2:47 pm

    Josefina Topalli hyri e pasur ne politike, nuk u pasurua prej saj. Ajo kurre nuk ka patur fonde publike ne duar si p.sh. Bela Balluku. Tonin Topalli (bashkeshorti) eshte nga fiset me shume prona te trasheguara. Edhe krushqine qe jeton ne Amerike i kane bisnesmene te pasur.
    E keqja nuk vjen nga ky soj, por nga ata qe futen brekegrisur ne politike e prej saj behen miliardere e “Investitore strategjike”. Keta e vjedhin e rrjepin Shqiperine perdite e pernate nderkohe qe paguajne per te mbajtur neper media hetime me dasmat e tjereve.

    Reply
  • Asd says:
    September 18, 2025 at 6:38 pm

    E verteta eshte qe edhe vjeherrit e ketij xhirojne parate e Jozit. Mund te kene nisur dicka vete por duhej patjeter dora e korrupsionit per te “shkelqyer” ne USA.

    Reply
  • demo says:
    September 18, 2025 at 6:55 pm

    SHKODRAN.Familja ime kishte 2000 ha toke,3000 dhen e dhi,200 lope,qe dhe kuaj Saraje ne dy cifliqe qe u bene shkolla,Qe u konfiskuan te tera ne 46 kete e dijme,por qe i zaptoi Bisha Tropojes ne 92-97 me tre ligje Ligji 7501,Ligji toke e xanun,Ligji horrit Plotsim prone ne 2005-2013. Nuk me la nje rrenje ulli.
    Nuk e di me cfare Ligji i ka perfituar Xhosi pronat?

    Reply
  • edi says:
    September 18, 2025 at 7:12 pm

    Mos u merzit Demo. Ti ja dhurove partise per te ngritur koop. keshtu qe partia ta shperbleu duke te derguar ne shkolle, pastaj çfar te duhen pronat ty? Kur ja dhe partise ja bere hallall tani keto prona po i marrin miqte tuaj te partise ku ben pjese dhe ti, dhe Berisha dhe miku juaj i perbashket RAMA.

    Reply
  • ATSH says:
    September 18, 2025 at 8:31 pm

    Jozefina Topalli tregoi per ke nuk e dinte se ka qene e mbetet fytyra e shkerdhatocise 35 vjecare . Ptuuuu mu ne lek e pasuri , shushunja qe su ngopet njeher ! Njerez te ndyre !

    Reply
    • Ethem Lalaj says:
      September 18, 2025 at 8:51 pm

      Rrofte Sholu Enver Hoxha, Heroi i pavdekeshem legjendar, qe vetem sa qihesh pak ne bythe

      Reply
  • Sul Koburja says:
    September 18, 2025 at 11:40 pm

    Ky si ka emrin e cuditshem ben edhe nje shpjegim te cuditdhem.Si djali i nje politikane aktualisht deputete je i detyruar te tregosh shpenzimet.Shumen me numra jo fjale boshe.Ka mijra familje shqiptare mbi 30 vite jete ne Amerike e kudo.Trego sa harxhove ti,sa nusja dhe sa prinderit e nuses.Jozi na del prape qylaxhije.Ne me zakonshmen e nje dasme per dinjitet harxhohet 50/50 nga palet.

    Reply
  • Avokatura e Shtetit says:
    September 18, 2025 at 11:44 pm

    Me vjedhje i ka marrë Jozi, o Demo, kur ishte Kryetare e Parlamentit, duke ndikuar tek Gjykatësit e korruptuar, edhe pse agjencitë shtetërore dhe avokatura e shtetit kundërshtuan kalimin e pasurive tek Jozefina.

    Reply
  • Lagjia Rus says:
    September 18, 2025 at 11:48 pm

    Genari thotë me kërku në Google. Genari thotë se punësojmë në USA 140 veta. Kërkimi në Gooogle tregon se kompania e vjehrrit të tij ka punësua vetëm 2 veta. As zyra nuk kanë, po qe se përjashtohet ambjentet e shtepisë modeste që kanë, që e kanë ble rreth 350 mijë dollarë me bankë. Në Amerikë blen vilë 350 mijë dollarë vetëm në ndonjë qytet a lagje koti..

    Reply
  • Viktori says:
    September 19, 2025 at 9:47 am

    Sqarimi i djalit te Jozefines “Ne jetojme e punojme ne Amerike ” e me tej jane te mjaftueshme e shteruese,
    ,.. por faji i tij eshte se nuk ka pyetur me pare kete Sul Pisqollen se si ti ndanin me gruan shpenzimet e dasmes!

    Reply
  • ATSH says:
    September 19, 2025 at 10:08 am

    Qenkan mbledhur pikëpyetjet e gjithë cecenet në mbrotje të bajraktares.. Shushunja që s’u ngopet se fryri me gjakun e këtij populli. Race muti

    Reply
    • Ethem Lalaj says:
      September 19, 2025 at 11:30 am

      Rrofte Shoku Enver Hoxha, Heroi i pavdekeshem legjendar, qe vetem sa qihesh pak ne bythe

      Reply
  • Ujku ujku (Opozita) e Cakalli (Qeveria) ben kerdine says:
    September 19, 2025 at 10:16 am

    Te dale dikush e te thote nje rast te vetem ku Josefina Topalli ka marre pjese ne nje tenderim a nje koncesion a nje prokurim publik. Te tregoje ndonje akuze ndaj saj per pervetesime korrupsion e pastrime parash ku eshte paditur per ndonje afere si ato akuzat qe jane ndaj Ahmetajt, Velise, Beqes, Kokes etj.
    Ne mos paste asnje akuze te tille, atehere beni mire te shikoni se kush vjedh e rrjep kete vend aktualisht sot e kesaj dite.

    Reply
  • muçua I tanes says:
    September 19, 2025 at 10:21 am

    dua te behem debutet vetem sa te mar tokat e mia (i kam me dokumenta te rregullta ne çfardolloi regjimi) partia me thote bleji, ne ti shesim…kjo eshte ndihma qe ne te japim.
    sa thjesht i marin pushtetaret tokat! vjedhin , mashtrojne dhe bejne dasma……..super luksoze.

    Reply
  • NATO says:
    September 19, 2025 at 10:28 am

    Tenderi i kompjutrave te Parlamentit.
    Tenderi i Rikonstrucionit te Parlamentit.
    Tenderi i paisjeve te zyrave.
    Hoteli ne Shkoder,
    Vila ne Velipoje.
    Rezidenca ne Razem.

    Reply
  • Jimi says:
    September 19, 2025 at 11:49 am

    Pyetja qe shtrohet eshte ! Te kujt jane shpenzimet dhe jo cili ka emrin ne fature ?

    Reply
  • Berlin says:
    September 19, 2025 at 11:57 am

    e gjithe Tirana e Re eishte prone e familjes N.Coba e trashigimtaret ju shperbluen as 15%

    Ja si dalin rrenat dhe ngrehen mitet e rreme.

    Sa per dijeni e gjihte Tirana e Re es sotme ka qene pron e Frotuzve.
    Ata e dhane kete prone per tu bere Bulevardi i Ri dhe aty ku eshte Ihs blloku pra gjasme pronat e N.Coba do te behej nje lulishte madheshtore. Fakt eshte qe alabaket zbarkuan ne Tirane dhe vodhen pronat e shume familjeve tiranse.
    Si athere dhe tashi, sipas motos rraca e hajduti ngelet rrace hajduti.

    Reply
  • abdiaga says:
    September 19, 2025 at 12:06 pm

    Mor po e kujt ka qene Tirana se s`po e marrim vesh ne Jabanxhijte?Sa i behen gati byzylket Dhendrit te Berishes,Ky thote E gjithe Tirana ka qene prone e Maltezeve te Bosnjes,Nuk ka marre as 10% te pronave.Ben Dasem Josefina,Tirana Re del prone e Cobave te Shkodres,Edhe kjo nuk ka marre as 10%.

    Reply
  • xxx says:
    September 19, 2025 at 12:08 pm

    Uku (ujku) mire esht ti thrrasi memorjes pasi koncesionet u shpiken nga ky i sotshmi, dmth pasi u zbyth parlamenti i kryezheles e doktor mortjes ne 2013. Ndaj mos bej na mjegull si shume.

    Reply
  • demo says:
    September 19, 2025 at 2:08 pm

    Ne te dale te Vunoit,Atje ku ngushtohet rruga nacionale sa nje dhiare ndodhet lapidari i fshatit me plot Koleka,.E besojme qe Edi Rama nga e Ema ka prona ne Bregdet.Po edhe Vlash Rama ka pasur shtepi e prona ne Durres,
    Po te vije Sale Berisha nga Lugu i Zi,,Luan Malltezi muhaxhir pa toke e pa karroqe e xhjysepina topallja nga Shkodra,,te pretendojne se vetem 10% te Tiranes kane marre,Kane per te marre edhe 90% te tjera!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply
  • Banda says:
    September 19, 2025 at 2:18 pm

    O Demo.
    Per hir te se vertetes, ne lapidar, nje Kolekë eshte, jo “plot”.
    Nje tjeter ishte ne Birone e Vekes. Dhe Vunoi nuk e deshi asnjehere, se nuk beri asgje per fshatin.
    Nje tjeter vlla i tij ishte eksponent i fashizmit, e njihte gjithe Vlora.
    Ja dhe emrat:

    Kozma Nushi (Hero i Popullit)
    Llambro Andoni (Hero i Popullit)
    Zaho Koka (Hero i Popullit)
    Arqile Vjero
    Amali Andoni
    Eftihi Baka
    Foto Goxho
    Herkole Koleka
    Irakli Thani
    Llambro Sheti
    Kleomen A. Ndrenika
    Niqita Andoni
    Naço Koço
    Pano Dhimegjoka
    Pilo Varfi
    Stefo Cura
    Thoma Simo

    Per te tjerat qe thua, per Babasqapin dhe Mamazhelen, jam dakort plotesisht.

    Reply
  • kur 3000 Euro pasuri deklaronte says:
    September 19, 2025 at 2:50 pm

    Kush beson se EDI Rama doli nga Bashkia Tirane me aq sa deklaroi pasuri – 3000 Euro e nja 4 milione leke te vjetra, ka gjithe drejten e zotit te besoje se c’do politikan i opozites ka vjedhur e c’do minister pushtetar eshte Qelibar.

    Reply
  • demo says:
    September 19, 2025 at 3:07 pm

    Ke te drejte Banda.Qellova pa syze.

    Reply
  • demo says:
    September 19, 2025 at 4:31 pm

    Meqe ra fjala tek Vunoi,,Rruga nacionale Vuno-Himare mu tek lapidari ngushtohet aq shume sa mezi kalon nje qerre fshati.Eshte njekalimshe per autovetura,kolona qe vjen duhet te prese nje ore per tu liruar rruga.E mbushe Shqiperine me rruge,o kryeminister,por nje Mbikalim ne forme viadukti 100 m,qe te prese shkurt nuk e ndertove per fshatin e mamase?
    E bere si kepucari qe nuk rregullon kepucet e veta.

    Reply
  • Banda says:
    September 19, 2025 at 6:51 pm

    Hahaha Ka nje semafor aty. Per kuriozitet, eshte i vetmi semafor funksional ne rrethin e Vlores. Do ti qe nuk prishet kurre …

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
  • Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  • Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi dy të dënuar
  • Rama mbërrin në Pallatin Elysee, zbardhen temat e diskutimit me Macron

Komentet e Fundit

  1. Fjala on Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  2. Landi on Çfarë mendojnë majtas-djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, NYT: Protestuesit shpërfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit
  3. Mani on Kina, godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie në Tiranë
  4. sfilitje.com on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  5. Illi on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?