Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Djali vret babain, flet nipi i viktimës dhe banorët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Djali vret babain, flet nipi i viktimës dhe banorët
AktualitetKronike

Djali vret babain, flet nipi i viktimës dhe banorët

Published: July 6, 2022
Shpërndaje

Ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Remas të Divjakës ku një djalë ka mbytur babain e tij. Viktima është Dhimitër Stase 85 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen nga djali i tij rreth 40 vjeç Andrea Stase. Mësohet se viktima jetonte në një shtëpi me dy djemtë e tij të cilët dyshohet se kishin probleme të shëndetit mendor.

Mediat kane shkuar në vendngjarje dhe mesohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për arsye banale dhe më pas djali ka nisur ta godasë me grushta babain e tij 85-vjeçar e më pas e ka mbytur atë me duar.

Pas ngjarjes ka qenë nipi i viktimës që ka lajmëruar policinë për ngjarjen. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka ndaluar autorin e ngjarjes.

- Publicitet -

Nga informacionet paraprake është mësuar se viktima është rikthyer vetëm para dy muajsh në shtëpi për të jetuar me të atin. Më parë ai ka jetuar jashtë shtetit ku sipas të dhënave ka qenë i dënuar në Itali për 13 vite për veprën penale të prostitucionit.

Gjithashtu është mësuar se në momentin e krimit djali ka qenë në gjendje të dehur.

Nga vendngjarja kanë folur edhe banorët e zonës ku jetonte viktima si edhe nipi i viktimës Dhimitër Stase, ata tregojnë se i njihnin si njerëz të qetë dhe se nuk kanë pasur shqetësime prej tyre më parë.

Gazetari: A kishte probleme djali

Banor: Përderisa është djalë i lirë.

Gazetari: Kanë pasur debate?

Banor: Patjetër që kanë patur debate.

Gazetari: Ju çfarë e kishit?

Banor: Xhaxhain tim.

Gazetari: Jetonin bashkë të dy?

Banor: Bashkë.

Një nga banoret tregon se Dhimitër Stase jetonte me dy djemtë e tij dhe se për viktimën kujdesej nusja e vëllait të tij. Ajo tregon se djemtë nuk kanë qenë të rrezikshëm për banorët por nuk mund të thotë nëse ata merrnin kurim për sëmundje të shëndetit mendor apo jo. Gjithashtu ajo nuk mund të konfirmojë nëse autori ka qenë i dënuar më herët apo jo.

Banore e zonës: S’kam dëgjuar fjalë të keqe për të.

Gazetarja: Ky Miti me kë jetonte?

Banore e zonës: Me Andrean.

Gazetarja: Ka dhe një vëlla tjetër Andrea?

Banore e zonës: Po Petraqi. Është i sëmurë, pati bërë aksident kur ishte i ri. Nëna u ka vdekur shumë shpejtë.

Gazetarja: Trajtohen me ilaçe të shëndetit mendor?

Banore e zonës: Nuk e di.

Gazetarja: Kanë qenë të rrezikshëm për banorët djemtë?

Banore e zonës: Jo.

Gazetarja: Ku punonte?

Banore e zonës: Nuk e di, pyesni njerëzit e familjes.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policët dhunojnë protestuesit, i ulin në tokë dhe i godasin me shkelma e grushte
  • ‘Gjobat’ ndaj punonjëseve të Postës së Durrësit, Gjykata lë në burg burrin e ish-drejtoreshës
  • Klosi sfidon opozitën: Do të merrni bashki më pak se gishtat e dorës
  • Poetja kanadeze Anne Carson shpallet fituese e çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2026
  • Halli i madh që “mbledhësit e halleve” nuk po e dëgjojnë

Komentet e Fundit

  1. Sali on Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  2. demo on Poetja kanadeze Anne Carson shpallet fituese e çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2026
  3. nastradini on Ndihmoi qeverinë e Republikës Srpska, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës
  4. xxx on Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  5. xxx on GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit, nëna me foshnjën 4-muajshe lirohet nga qelia

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?