Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dje, dita më e rëndë e karrierës sime, por Kosova fitoi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Dje, dita më e rëndë e karrierës sime, por Kosova fitoi
Analizaopinion

Dje, dita më e rëndë e karrierës sime, por Kosova fitoi

Published: October 7, 2026
Shpërndaje

Nga Ermal Sadiku

Dje ka qenë dita më e rëndë e karrierës sime të shkurtër politike. Kam mendu që është e fundit.

I ndarë mes përgjegjësisë institucionale, drejtësisë, të kaluarës së rëndë të LDK-së dhe dashnisë time të pashtershme për UÇK-në, kam zgjedh me respektu vendimin e përbashkët të partisë.

- Publicitet -

Jo vetëm pse është vendim, por sepse unë besoj në bashkëpunim. Besoj në grup. Besoj në organizim. Besoj përtej individit.

E kam ditë që kanë me më sha e me më ofendu. Në këtë Kosovë janë sha e ofendu njerëz shumë më të mëdhenj se unë. Është sha Rugova. Është sha familja Jashari. Prandaj, fjalët ndaj meje janë pjesa më e lehtë me e përballu.

Ajo që është më e vështirë është me jetu me vendimet e tua.

Unë nuk dua me qenë politikan që e ndryshon bindjen sipas duartrokitjeve të ditës. As politikan që, kur vendimi është i vështirë, fshihet pas të tjerëve.

Vendimi im dje ishte me qëndru me grupin tim parlamentar dhe me marrë përgjegjësinë për këtë vendim. Pa ikë prej tij. Pa e fajësu askënd tjetër.

Por kjo sot është e parëndësishme.

Sepse dje Kosova fitoi.

Ndoshta jo ashtu siç e kam mendu unë fitoren. Ndoshta jo ashtu siç e kam dashtë unë.

Por dy partitë e para, përkundër krejt dallimeve mes tyre, bashkëpunuan. E gjetën një zgjidhje dhe institucioni mbeti.

Kjo është më e madhe se unë. Më e madhe se një deputet, një votë apo një parti.

Urime, Presidente Justina.

Prej dje nuk je Presidente e asnjë partie. Je Presidente e Republikës së Kosovës.

Je Presidente që je votu nën brohoritjet “UÇK, UÇK, UÇK”, në një qytet që po bënte flakë.

Mos e harro këtë.

Mos i harro ata që luftuan. Mos i harro ata që u vranë. Mos i harro familjet që ende presin drejtësi. Dhe, mbi të gjitha, mos harro se prej sot duhet me i përfaqësu të gjithë.

Por edhe më e rëndësishme: mos harro që ne jemi këtu për të ardhmen.

Për fëmijët tanë. Për ata që vijnë pas nesh.

Historinë duhet me e mbajtë mend. Por nuk mundemi me jetu vetëm në të.

Historia na tregon prej nga vijmë. Vizioni përcakton ku shkojmë.

Republika mbetet.

—-

Ermal Sadiku është deputet i LDK-së në Parlamentin e Kosovës

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Buda says:
    October 7, 2026 at 1:29 pm

    Ne Republikat Kryeministrore sic jane Albania e Kosova, edhe Enver Hoxha te ngrihet nga varri e te zgjidhet President do te kthehet ne NOTER te Kryeministrave Rama e Kurti.Me vjen keq!

    Reply
  • nastradini says:
    October 7, 2026 at 1:45 pm

    KJO MAREVESHJE TURPI PER TE ZHBERE “PAS PILAFIT” GJYKATEN E POSACME TE KOSOVES NE HAGE ME NJE LIGJ FAQEZI ENVERIST, KA QENE DITA ME E ZEZE E KOSOVES DHE NJE TURP AMORAL PER LDK QE E VOTOI ATE

    Si ka mundesi nje Parti politike te votoje nje ligj, qe kerkon te mbroje nga Gjykata “pas pilafit” killerat dhe vrastaret e antaresise se vet me justifikime dhe propagande qesharake per “patriotizem” fals, enverist me gisht ne bythe? Kete nuk e spjegon fare “patriotiku” Ermal Sadiku qe nuk kujtohet te pyese kryeministrin pa moral Albin Kurti:

    KUR DO TE KUJTOHET SHTETI I KOSOVES PER FAMILJARET E MASAKRUAR TE VIKTIMAVE TE HASHIM THACIT, QE “PATRIOTIKET” AGRESIVE” NGA KOSOVA DHE SHQYPNIA JA KANE NXIRE JETEN DUKE I MALLKUAR SI SPIUNE DHE POLIAGJENTE?

    Reply
    • Ilaç or ilaç says:
      October 7, 2026 at 2:13 pm

      O Nastradin. Ata që janë vrarë nga UCK-ja kanë qënë vegla të serbisë dhe mirë u është bërë. E keqja është se ti, përkrahësi i Esat Pashës, je akoma gjallë! Ky është problemi. Ti apo paraardhësi yt keni qarë kur policia shqiptare vrau atë banditin Kacifas. Për disa si ty Enver Hoxha ishte ilaç!

      Reply
  • demo says:
    October 7, 2026 at 8:59 pm

    Do te kisha therritur,Do te kisha bertitur,do te kisha festuar Sot,qe Kosova u be me Presidente.
    Kam denoncuar vazhdimisht trillerat e intriganteve EuroAmerikane,qe merrnin textin ne Beograd,si harte piratesh,per te gjetur thyesaret horreor per trafik organesh ne stallat e Burrelit.Lufta e Uck eshte lufta me heroike,me rezultative e popullit te Kosovges,tre shekuijt e fundit.Gjykatesit dhe prokuroret intrigante te Hages,deshtuan.
    Kam qene dhe jam per zhdukjen e ketyre dhomave speciale,qe denojne popullin e Kosoves.Fare,fare fare,n`dac ne Parlament,n`dac me Referendum.
    Por jam kunder SHANTAZHIT.Presidentja u zgjodh me shantazh. PDK shantazhoi Albin Kurtin per votimin e dy ligjeve urgjente me kusht,qe te votonte Presidenten.
    Uroj qe prognoza ime te mos vertetohet kurre,por tash e tutje Albin Kurti nuk do te jete Isa Boletini Mitrovices.Ai qe beri Shtet ne Mitrovice,.Ai qe shpartalloi bandat ne Zvecan,Ai qe u rezistoi Associacioneve,.Do te jete i shantazhueshem nga PDK e Hamzes e Thacit.Thaci e ka treguar cfare di te qeverrise.Per pak desh e fali Mitrovicen e Isa Boletinit,Firmosi Associacionet serbe ne Kosove,.Jov vetem nuk ishte ne gjendje te c`bllokonte pikat e kalimit kiufitar nga maunet serbe,poor nuk kalonte dot Uren e Mitrovices.
    Prandaj kjo zgjedhje e Presidentit nen shantazh,mua me pezmatoi.

    Reply
  • toni mavrija says:
    October 8, 2026 at 5:12 pm

    O nastradin na ke shkri gazit.Komplet…………………

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?