Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Do bëjmë ndryshime në skemën e pensioneve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Rama: Do bëjmë ndryshime në skemën e pensioneve
Politike

Rama: Do bëjmë ndryshime në skemën e pensioneve

Published: April 10, 2026
Shpërndaje

Në vijim të turit të komunikimit për “Punët e Shqipërisë”, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me pensionistët e Njësisë nr. 2 në kryeqytet mbi zhvillimet aktuale ekonomike dhe politikat sociale.

Ai theksoi se kjo kategori do të ketë prioritet në skemat mbështetëse të qeverisë dhe do të përfitojë nga rritja ekonomike që u reflektua edhe në rritjen e pensioneve.

Kryeministri deklaroi gjithashtu se paralelisht me rritjen e pensioneve, qeveria po punon për thellimin e reformës në këtë sektor, duke krijuar mundësi të reja kursimi për qytetarët, ku shteti do të kontribuojë për pensione më të larta në të ardhmen. Në fokus do të jetë edhe rishikimi i kuadrit ligjor për pensionistët e vetëpunësuar, ata që vazhdojnë të punojnë, si dhe përmirësimi i trajtimit financiar për personat me aftësi ndryshe.

Sakaq Rama tha se nga janari i vitit 2027 do të ketë sërish rritje të pensioneve dhe kështu me radhë deri në vitin 2030.

- Publicitet -

“Për çështjen e pensioneve besoj që tanimë jemi në një fazë tjetër. Ne e kemi pasur shumë problem faktin që nuk arrinim dot t’i rrisnim pensionet, faktin që ndërkohë që filluan të rriten pagat e filluan të vihen në vijë edhe investime pas një periudhe shumë të vështirë kur na u desh të lanim shumë borxhe, përsëri kur vinte puna tek pensionet dhe kishim të pamundur dhe ndesheshim në mënyrë të vazhdueshme me këtë stres nga ana e pensionistëve që realisht e kanë më të vështirë se të tjerët. E vetmja gjë që kemi bërë për vite të tëra ka qenë indeksimi i pensioneve, por indeksimi i pensioneve nuk është rritje në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe ajo që unë ju kam thënë dhe kam përsëritur në të gjitha rastet kur pyetesha ishte që e vërteta na pengonte të shkonim tek pensionet, sepse ekonomia nuk ishte në gjendje të na mbështeste një plan real rritje.

Më në fund ashtu sikundër e kishim dëshiruar dhe ashtu sikundër kishim përqendruar të gjitha forcat për t’ia dalë, erdhi momenti kur ekonomia na e krijoi këtë mundësi dhe për këtë arsye duke filluar nga janari i këtij viti juve merrni pensione më të larta dhe për këtë arsye në çdo janar pensioni do të rritet për gjithë muajt në vijim të çdo viti dhe janarin e ardhshëm rritja do të jetë dyfishi i rritjes së këtij janari. Janarin e 2028-s rritja do të jetë trefishi i këtij janari, në 2029 katërfishi dhe në 2030 pesëfishi, për të arritur tek ajo shumë, e cila na jep mundësinë që të realizojmë objektivat që kemi shpallur për ju dhe në ndërkohë mbi bazën e një plani të mbështetur financiarisht nga buxheti dhe të planifikuar në buxhet, i cili nuk lëviz dhe thënë kjo, ne ndërkohë kemi diskutuar edhe për të tjera ndryshime që do të bëjmë në skemën e pensioneve për të thelluar reformën e pensioneve, duke filluar të krijojmë edhe një hapësirë tjetër për të gjithë ata që do duan të kursejnë më shumë për të pasur një pension më të lartë në të ardhmen, ku shteti do të fusi kontributin e vetë.

Po ashtu do të rishikojmë edhe skemën aktuale për pensionistët e vetëpunësuar dhe për ata të që vazhdojnë të punojnë, pasi ka dhe aty hapësirë për të bërë disa disa axhustime, të cilat përsëri shkojnë në favor të pensionistëve, në ndërkohë që kemi diskutuar edhe mbështetjen për invalidët, të cilët kanë të drejtë të kërkojnë, që të trajtohen në mënyrë të barabartë. Për momentin kanë një kanë një diferencim, por e vërteta është që sidoqoftë ai që për shkak të punës ka humbur aftësinë për punë, nuk mund të lihet mbrapa atij që s’ka punuar asnjëherë, për shkak të aftësive dhe do ta korrigjojmë dhe këtë.

Por thelbi i gjithë këtyre që po them është ekonomia, është ndryshimi domethënës i ekonomisë tonë që na i jep këto mundësi, se të gjitha këto janë gjëra të drejta. Lajmi i mirë sot është që i kemi këto mundësi.

Lajmi i mirë sot është që kemi kaluar në një tjetër nivel, qoftë në aspektin e Prodhimit të Përgjithshëm. E kemi marrë vendin me nën 10 miliardë euro në total dhe sot jemi në afro 27 miliardë. E kemi marrë vendin me të ardhura për frymë nën 3 000 euro në vit, sot jemi mbi 11.000 euro dhe vetëm nga 2024 në 2025-ën të ardhurat për frymë janë rritur me mbi 1000 euro në vit, që do të thotë jemi në kushtet kur, edhe rritja ekonomike e qëndrueshme na ndihmon, të adresojmë shumë çështje që duheshin adresuar, por s’mund të adresoheshin.

E kemi marrë vend me 2 milion e ca turistë, ndërkohë që sot jemi tek 12 milionë turistë vizitorë me pasaporta të huaja, ku hyjnë edhe ata shqiptarë që kanë pasaporta të huaja, patjetër, që vijnë në Shqipëri për pushime, po kështu kalkulohen në të gjithë botën. Pasaportat e huaja 12 milionë dhe në atë kohë kemi pasur 300-400 milionë euro investime të huaja mesatarisht, sot jemi mbi 1.5 miliard dhe prapë ka hapësirë për të bërë më shumë dhe prapë kemi plane për të bërë më shumë“, u shpreh Rama gjatë bashkëbisedimit me pensionistët.

Kryeministri u ndal te çmimi i naftës dhe u shpreh se nëse kjo gjë prek edhe ushqimet, atëherë pensionistët dhe familjet në nevojë do të jenë të parët që do të vendosen në vëmendje.

“Gjërat që ndodhin jashtë vullnetit tonë, gjërat që nuk i vendosim ne, po duhet t’i përballim, që nga pandemia e tërmeti, tek lufta në Ukrainë dhe tani tek lufta në Lindjen e Mesme, që vjen këtu tek çmimi i naftës, i cili befasisht kërcen jashtë çdo lloj parashikimi dhe që shpresojmë që ai armëpushimi 15 ditor, të çojë në një zgjidhje përfundimtare përpara se sa ai çmimi i naftës, simptoma e parë, të shfaqet pastaj edhe tek çmimet e ushqimeve dhe nëse do shfaqet te çmimet e ushqimeve dhe do të jetë diçka me të cilën ne duhet të përballemi, sigurisht që ne gjëja e parë që do mendojmë jeni ju pensionistët, patjetër, të tjerët vijnë mbrapa.

Ju jeni të parët dhe bashkë me ju edhe familjet sigurisht në nevojë që janë në mbrojtjen ekonomike të qeverisë, për të cilat jemi duke përgatitur dhe një skemë të re të bazuar tek një kartë e shpenzimeve familjare në bazë të shportës, në mënyrë që ato lekë që ata marrin nga taksat e shqiptarëve të shkojnë për familjen, për fëmijët e tyre dhe asnjë lek të mos përfundojë në pijetore apo të mos shkojë në bixhoz dhe kjo është e rëndësishme.

Por ndërkohë duke bërë këtë ato lekë të cilat përmes kartës do të mund të shpenzohen me artikujt bazë në çdo lloj dyqani, në çdo lloj pike ku blihen ushqime të jenë të gjitha me TVSH në mënyrë që ajo TVSH-ja, që sot në shumë raste merret mënjanë nga shitësi të shkojë prapë në buxhet dhe nga ai buxhet të kthehet tek ju, të kthehet tek ata dhe jo të merret dhe t’i fshihet shtetit nga shitësi.

Në ndërkohë që sigurisht ne duhet duam të vazhdojmë të rrisim dhe pagat. Sot pagat në Shqipëri po rriten në mënyrë të vazhdueshme dhe në sektorin privat. Sot në sektorin privat në Shqipëri nuk është më pyetja: Sa do të jap rrogën? Po ku do ta gjej personin e duhur që të më bëjë këtë punë? Dhe sot Shqipëria është më tërheqëse dhe për investimet e huaja siç e thashë, është më tërheqëse edhe për zhvillime të cilat deri dje ishin të paimagjinueshme dhe të gjitha këto edhe pagat e rritura prapë shkojnë në favor të shtetit në disa drejtime dhe një nga ato drejtime është që kthehen përsëri në formën e pagesës së sigurimeve shoqërore tek ju.

Dua të shtoj edhe diçka tjetër se ju intereson juve më shumë sesa këtyre që janë nëpër këto tenxheret e mediave, se jam i bindur që i keni parë edhe ju; “u bllokua anëtarësimi”, “u bllokua integrimi”, “u ndalua përparimi”, por kjo nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është që negociatat vazhdojnë sipas planit dhe në këtë fazë jemi në kushtet kur  kemi hapur, të gjithë kapitujt e negociatave dhe tani jemi duke diskutuar me Komisionin Europian, duke negociuar ato që quhen piketat e ndërmjetme, që janë një sërë piketash të ndërmjetme me të cilat bie dakord me Komisionin Europian, që për x gjëra afatet janë këto, për x gjëra të tjera janë këto, për x gjëra të tjera janë këto dhe këto qëndrojnë si një aneks në procesin e negociatave që do të thotë që fundi i marsit dhe prilli ishin të planifikuara në kalendarin e punës tonë me komisionin si momenti i diskutimit mes nesh dhe vendeve anëtare për piketat e ndërmjetme.

Na ka ardhur sot ne në dorë fati i këtij vendi dhe nuk i ka buzëqeshur Shqipërisë kurrë më parë si sot, fati, sepse kurrë më parë si sot Shqipëria nuk i ka pasur të gjithë të mëdhenjtë me vete. Ne kemi bërë tonën për të arritur këtu, por është dhe interesi i tyre që ne të na marrin brenda dhe ne duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht këtë moment. Shfrytëzimi i këtij momenti është detyrë historike e çdo shqiptari dhe patjetër është misioni i partisë tonë. Ne jemi pjesë e të njëjtës forcë politike dhe nuk kemi pse ta fshehim këtë gjë, përkundrazi”, tha Rama.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • xxx says:
    April 10, 2026 at 1:23 pm

    Te rrofte ajo kamarja llafazane se marshalla sa kollaj ti leshon llogjet
    Bravo te qofte tyja qe u hodhe hi syve te gjitheve tre mandate (se kte te fundit nuk ta dhane e zhvate).
    Nuk tu hap barku per njeri por po pergatit bazen ligjore per pension per vehten se mbi 60 vjec zotrote.
    8mije lek te vjetra ne muaj e quan rritje pensioni ky dhe mediat qe ky i ka blere.
    Burracaker te mutit qe ngelet duke vjedhur pleqte gjynah nga zoti.

    Reply
  • edi rama - Fjale e Rrene says:
    April 10, 2026 at 2:58 pm

    Gjithmone besohet per sa thote ky Rama, se ka dhene prova vertetesie…qe kur leshoi ate premtimin “Shendetesia falas” dhe e beri realitet te prekshem ne c’do spital rajonal, domethene!

    Reply
  • Trimi says:
    April 11, 2026 at 3:42 am

    IK MORE EDI RAMA SE E SHKATERROVE SHQIPERINE. 2.1 MILION BRAKTISEN ATDHEUN ,MBI 700 MIJE PENSIONISTE FLASIN ME VETE NDERSA TI ME QEVERINE DEPUTETET I PITE GJAKUN POPULLIT DHE JETONI NE QIELL.

    Reply
    • TIRONA says:
      April 11, 2026 at 6:10 am

      Kllouni i Shurelit

      Reply
  • Mentori says:
    April 11, 2026 at 6:07 am

    Kjo në janar është si historia me Nastradinin që i thoshte atij që i kishte marrë borxhin do të të jap detyrimin nesër.
    Tallje, tallje dhe vetëm tallje, pensionistët do të vdisnin rrugëve të qyteteve pa ndihmën e emigrantëve,kjo pavarësisht kontributit si psh:Madhi Kadri Roshi dhe artistë të tjerë të artit
    shqiptarë, po qytetarët të zakonshëm?

    Reply
    • 1thundrak says:
      April 11, 2026 at 1:25 pm

      Veterane pensionista komunista ju duhet te vdisni sa me shpejt. Ju nuk meritoni pension. Per ju nuk ndjej keqardhje. Femijet tuaj po torturojne nje vend te tere.

      Reply
  • Dursakja says:
    April 11, 2026 at 6:11 am

    Ishte kohë tjetër kur qytetari të besoi ty Edi Rama!

    Reply
  • 1thundrak says:
    April 11, 2026 at 1:25 pm

    Veterane pensionista komunista ju duhet te vdisni sa me shpejt. Ju nuk meritoni pension. Per ju nuk ndjej keqardhje. Femijet tuaj po torturojne nje vend te tere.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në protestat e Tiranës, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm
  • Kryeministri britanik gati të japë dorëheqjen, orët e fundit të Starmer
  • Jehona e protestës së Tiranës në mediat e huaja

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?