Një projektligj i Ministrisë së Drejtësisë për rritjen e pagave të gjyqtarëve kushtetues u miratua në Komisionin e Ligjeve, ndërsa u ngritën pikëpyetje për diferencën e madhe me pjesën tjetër të gjyqësorit dhe konfliktin e mundshëm të interesit me qeverinë.
Komisioni për Cështjet Ligjore miratoi të martën më 12 shtator një propozim të Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave të gjyqtarëve të saj dhe të anëtarëve Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në masën dyfish krahasuar me pagën e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe në tejkalim të ndjeshëm të pagës referencë të Presidentit të Republikës.
Projektligji i hartuar nga Ministria e Drejtësisë, me propozimin e vetë Gjykatës Kushtetuese, parashikon që paga e një gjyqtari kushtetues të jetë rreth 644 mijë lekë, ndërsa e kryetarit të kësaj gjykate në vlerën rreth 773 mijë lekë. Ky projektligj u konstestua nga disa anëtarë të Komisionit si “i palogjikshëm dhe i pabazuar”.
Projektligji u prezantua në komision nga zv. Ministri i Drejtësisë, Klajdi Karameta dhe drejtori i Kodifikimit, Besmir Beja. Këta të fundit thanë se pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve te posaçëm janë aktualisht më të larta se ato të Gjykatës Kushtetuese dhe se për këtë arsye ishte e nevojshme të trajtoheshin sipas hierarkisë në sistem.
Deputeti Fatmir Xhafa e kontestoi projektligjin përmes një serie pyetjesh drejtuar përfaqësuesve të ministrisë së Drejtësisë, ndërsa theksoi se me këto ndryshime, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të merrnin dyfishin e pagës së anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
“Dini ndonjë rast kur Gjykata Kushtetuese ka dënuar ndonjë me burgim të përjetshëm? Po që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të kenë hequr dorë nga privatësia dhe janë kushtëzuar në një sërë të drejtash dhe lirish që u njeh kushtetuta, që i barazoni në këtë mënyrë?”, pyeti ai ndër të tjera dhe shtoi nëse e konsideronin Gjykatën Kushtetuese si shkallë të katërt të sistemit të drejtësisë.
Xhafa po ashtu i cilësoi të paqarta argumentet dhe kriteret mbi të cilat është justifikuar ngritja e pagave të gjyqtarëve kushtetues në projektligj.
“Thoni se ka funksione kontrolluese. Kontrolli i Lartë i Shtetit i kontrollon të gjithë. Atëherë i japim KLSH-së një status të veçantë page. Pse nuk ia japim? Pse qenkan mbi deputetët? Këta bëjnë një vendim në 12 muaj, deputetët nxjerrin çdo ditë ligj. Cili është kriteri?” tha Xhafa, ndërsa shtoi se gjendeshin “në një rreth pa kritere, pa shumë logjikë”.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë, Besmir Beja pranoi se Gjykata Kushtetuese nuk është hierarki e katërt e sistemit gjyqësor, por shtoi se qëllimi i projektligjit ishte që të kalohet pak rroga e gjyqtarëve e prokurorëve të posaçëm, për t’u arritur që pagat e tyre të jenë në hierarkinë e pagës në gjyqësor.
Xhafa u shpreh se nuk mori përgjigje për pyetjet.
“Nuk jemi kundër rritjes së pagave, por argumentet që paraqitët dhe logjika që është ndjekur nuk e justifikon këtë që është bërë,” tha ai.
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi e quajti të jashtëzakonshëm diferencimin e pagës për gjyqtarët kushtetues dhe ngriti pikëpyetje se projektligji ishte klientelist.
“…ka për synim që Gjykata Kushtetuese të vetëlidhë sytë në të ardhmen. Nuk po flasim për një gjykatë që vlerëson mbi prova, por që interpreton me fjalë,” tha ai.
“Sigurisht që qeverisë do t’i interesojë se pas kësaj asnjë ligj i qeverisë nuk do të rrëzohet. Ky është një ligj kilentelist ku shkëmbehen favore mes Gjykatës Kushtetuese dhe qeverisë,” shtoi Bylykbashi, ndërsa shtoi se çfarë do të mendonin qytetarët kur të mësonin për pagën 644 mijë lekë në muaj të gjyqtarit kushtetues.
Në përfundim, Komisioni miratoi me 12 vota pro projektligjin. Nga 14 anëtarët e pranishëm të Komisionit për Çështjet Ligjore votoi kundër Bylykbashi, ndërsa deputeti Fatmir Xhafa abstenoi.
p.c/dita

Bjeri n`top.
TURP….Turp…Turp…
i pagoi se i dhene te drejte per vjedhjen e Shekullit 5 miliard us dollars ne portin e Durresit..
ne usa Sipas :Pay of executiv Order, December 22, 2021… firmosi J.Biden
zv. Presidenti 261.400
sekretare te shtetit 226.300
deputy secretary 203700
senators e congresmen 174.000
majority and minority leaders 193.400
chief of justice 286.700
anetart e suprem court 274.200
e te tjera e te tjera komentoni vet
ky bylyky saliut,nuk beri debat kur rriti rrogen e vet,megjithese per keta qe rrine kot dhe kerkojne rritje rroge mire ka bere.rrogat ju rriten atyre qe nuk punojne dhe jo puntorit qe i shkon djersa ne ulluk dhe jep kontribute per vendin,bote muti
Sa turp! E shikoni aty Gent Ibrahimin si vemje? Ai qe u mor me Reformen ne Drejtesi e qe tashme ben pjese ne te duke shkelur cdo norme etike dhe deontologjike pasi cdo gje e programoi se si te bente karriere brenda sistemit te reformuar. Tani e gjejme si fantin spathi te ulur bashke me grupin tjeter te te emruarve nga partia. Si mendoni ju, kujt do ti sherbejne keta njerez pertej deklaratave pompoze, partise apo vegjelise? Tashme sistemi i drejtesise eshte e i bllokuar duke cuar ne kolaps gjykatat e shkalles se pare dhe ato te apelit. Perqendrimi i gjykimeve ne Tirane i con kohet e gjykimit ne kalendat greke. Kush mban pergjegjesi per kete? Keta qe u katapultuan gjykates kushtetues? Tashme cdo gje ne Shqiperi ka arritur ne nivelet e neverise ku Kriekaqoli kakaris nga mengjesi ne darke neper media i etur vec per vemendje packa Titanikut te tij politik qe po i mbytet ne krim e korrupsion nderkohe qe Pilati 2 metrosh lan duart pa piken e turpit pasi i ka mbrojtur kelushet e vet deri ne momentin qe lajmesit nga SHBA dhe BE i kane derguar ultimatumet e tyre. Sot, duke pare qe krimi dhe bandat e kane mberthyer per fyti kriekaqolin, ka ardhur momenti ti urojme “kokat hengshi” te gjithe ju qe nuk e late Shqiperine te zhvillohet e te prosperoje por e shqyet e plackitet dhe e vodhet!
Dicka tjeter! Franca nuk do te lejoje perdorimin dhe shitjen e Iphone 12! Lajmi “bombe” tronditi gazetarin berishian me origjine berishiane, ne France, Genc Burimi i cili perdor kete lloj me komunikimin live me Z. Berisha! Mosni ju lutem!
PRAP PER BEEDRI ISSLAMIN
DOLI BOJAXHIU
SERISH TE MBULOJ
NJOLLAT E FITORES
QE KOHA ZBULOJ
SHUAJ O MJERAN
VETEN MOS E NDY
TANI TE VERTETEN
GJITHE BOTA E DI
NUK HUMBI BERISHA
O PUKJAN ME OJNA
HUMBI SHQIPERIA
ME SHUME SE SHKODRA
HANI PINI ZHDEPI
HAJNA EDHE HORRA
MOS LINI KUSUR
GJERSA TE VIJ ORA
Shqiperia do Drejtoje Keshillin e Sigurimit te OKB. Sihariq i Madh i edvin Rames,.Po.
Seancen e Kuvendit popullor,nuk do ta drejtoje shoku Enver,as shoku Haxhi,por shoqja koprativiste nga Dropulli,Lefteri Curri. Seancen e Kongresit Partise nuk do e drejtoje shoku Enver,as Shoku Mehmet,as shoku Ramiz,por Pal Vata.kJO ESHTE SHPREHJE E DEMOKRACISE sOCIALISTE
Sihariqet e edvin rames jane Kobe,jane Mynxyra,jane Fatkeqesi Kombetare.
Ka pajisur me Zajednica Kosoven,PA PYETUR KOSOVEN.
Kerkon te sakrifikoje Kosoven per nje cope Fregi Belleri,sepse kerkon te vjedhe pronat strategjike ne Bregdet..Edhe Ato i kane mbetur pa vjedhur.Meqenese po shkaterron Kosoven,,Amerika dhe Evropa do t`i thone:-Bravo Edi Rama! Tani per tani do te plotsojme te gjithe TEKAT e Serbeve..Fredi Bellerin nuk na rruhet fare! Ti Micotaqi rri urte,.se Edi Rama eshte lojtar.I kerkuam te strehoje ca Muxhahidine,,I strehoi,,I kerkuam t`i m bushe mendjen Albin Kurtit per Zajednicat,,ky jo vetem nuk ja mbushi mendjen,por ja Beri Zajednicat mu ne koket.
Ku ta gjejme nje si ky ne Ukraine te krijoje ca Zajednica Ruse..Te grumbulloje Donbasin,Krakoven,Odesen,dhe tja Fali Putinit ,qe ti jape fund luftes,,se Vetem Lufte nuk duam.
Po na kushton shume ay Zelensky,,Do ta zevendesojme me Edvin Ramen,,
Ky di te beje Paqe.
Shtet karakurvash. Izraelitet jane ne shesh perdite kunder ligjit te Netanjaut per Kushtetuesen.
Ketu lene cubat mjekrrat, dhe postojne foto si kurvat ne instagram
Vend i mbaruar
Kjo rritja e rroges, mos ka te beje me fitoren ndaj Polonise?