Ndezi zjarr në tokën pronësi të tij, për të djegur mbetjet e bimëve të grurit, por u dogjën 4 dynym tokë arë. Ngjarja është regjistruar në fshatin Manati të Lezhës.
Policisë Lezhë apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.
