Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Do hapim ambasada të reja”, Hasani: Ambasadorët në takimet e Ramës e kanë detyrim të marrin pjesë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Do hapim ambasada të reja”, Hasani: Ambasadorët në takimet e Ramës e kanë detyrim të marrin pjesë
Lajmi i funditPolitike

“Do hapim ambasada të reja”, Hasani: Ambasadorët në takimet e Ramës e kanë detyrim të marrin pjesë

Published: November 11, 2024
Shpërndaje

Komisioni për Çështjet Evropiane, po shqyrton sot në parimin e ligjit “Për Buxhetin e vitit 2025”, për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për përpunimin e anëtarëve të Bashkimit Evropian. Po ashtu sot në këtë Komision zhvillohet seanca dëgjimore me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi ecurinë e procesit të negociatave.

Në nisje të fjalës së tij, ministri Hasani foli për planet diplomatike për vitin e ardhshëm, të konsideruar si objektiva për të përparuar në progresin europian.

Hasani, gjatë fjalës së tij, zbuloi planifikimin e një buxheti me rritje 20% krahasim me vitin e kaluar, i cili përfshin edhe diasporën.

- Publicitet -

Ministri Hasani foli për planet e qarta që Shqipëria të realizojë aspiratat europiane, për të hapur 2 grupkapituj të rinj vitin e ardhshëm, teksa theksoi arritjen e misionit për 2030 për ta çuar vendin në BE. Hasani theksoi angazhimin e Shqipërisë për të krijuar një imazh të fortë e të besueshëm duke mbajtur komunikime të hapura me vendet e BE, apo dhe pjesëmarrja në procesin e Berlinit dhe takimi rajonal.

“Projektbuxheti i vitit 2025, Procesi i Berlinit, planet për anëtarësimin dhe integrimin në BE, Integrimi dhe progresi rajonal i integrimit, janë planet tona për vitin e ardhshëm, për të hedhur hapa më tej në progresin evropian. Angazhimi në organizatat ndërkombëtare, meqe jemi pjesë e organizmave si UNESCO dhe OBK. Thellimi i marrëdhënieve me SHBA, Britaninë, vendet e BE, Ballkanin perëndimor, fqinjët tanë si Italia dhe Greqia dhe partnerët ekonomikë, diplomacia ekonomike dhe tregtare për zhvillim, toli i diaspores dhe forcimi i lidhjeve me komunitetin jashtë vendit, si shërbimet e diaspores dhe në konsullata apo mbrojtja e shqiptarëve që janë jashtë. Mbështetja e Kosoves me dialog konstruktiv dhe bashkëpunim të ngushtë“, tha Hasani në hyrje të fjalës së tij në Komisionin për Integrimin në Europë.

“Kemi parashikuar një buxhet me 635 mln lekesh rritje shtesë, ose 20 për qind në krahasim me vitin e kaluar, angazhim të palëkundur për forcimin e diplomacisë. Në këtë buxhet përfshihet mbështetja përfaqësive të reja, misione diplomatik e konsullore, forcimi i marrëveshjeve për asociim-stabilizim me BE dhe vendet e rajonit, forcimi lidhjeve me BE dhe organizmat ndërkombëtare. Mbështetje për diasporën, rrjeti efektiv për shqiptarët jashtë dhe mbështetje për shërbimet ekskluzive jashtë”, tha ministri i Jashtëm.

“Më 15 tetor 2025 kongresi dytë ndërqeveritar Luksemburg me negociatat e rëndësishme për Shqipërinë, me mesazh të qartë se jemi të gatshëm për anëtarësim dhe kontribuojme për stabiliteti. Më 30 tetor hapëm dy kapituj të rinj me BE dhe shumë e rëndësishme. Polonia merr presidencën e BE dhe do kërkojmë të na ndihmojë të hapim 2 kapituj të rinj shpresojmë të avancojmë më tej drejt integrimit. Kemi synim arritjen e misionit për 2030 për ta çuar vendin në BE, transformimin dhe integrimin, për të hapur 2 grupkapituj të rinj deri në fund të vitit të ardhshëm. Mbajtja e komunikimit të hapur me vendet e BE, pjesëmarrja në nismat rajonale si procesi berlinit dhe takimi rajonal. Të ndërtojmë imazh të fortë dhe të besueshëm për shqipërinë dhe ne jemi të angazhuar. Kemi plan të qartë që shqipëria të realizojë aspiratat europiane, jemi të bindur se do e realizojmë deri në vitin 2030 dhe kjo kërkon bashkëpunim nga ne dhe të gjithë së bashku”, shpjegoi Hasani në fjalën e tij.

Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku tha se ambasadorët kanë marrë pjesë në takime elektorale të Ramës, por për ministrin e Jashtëm takimet e tilla nuk kanë qenë elektorale, por takime me diasporën. Po ashtu Tabaku hodhi akuza se ka përfshirje në 48 raste të ambasadorëve apo trupës diplomatike në takime politike apo fushatë elektorale me Ramën, ministra dhe deri në kryetarë bashkie dhe drejtues të PS-së.

Ministri Hasani e mohoi këtë dhe deklaroi se ambasadorët dhe trupi diplomatik kanë detyrë të marrin pjesë në takime zyrtare sipas profilit të tyre. Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka ngritur çështjen e rihapjes së Ambasadës shqiptare në Indi. • Tabaku tha se dikur kjo ambasadë ishte funksionale dhe u mbyll, duke ngritur pyetjen për arsyet përse po hapej tashmë.

Nga ana tjetër ministri për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani, India është fuqia e 5-të ekonomike në botë dhe me trajektore për t’u bërë vendi i tretë.  Ai shtoi se edhe në Indonezi është i njëjti qëllim.

Hasani tha se Indonezia është një vend i organizuar, me nivel ekonomik të lartë dhe MPJE dëshiron qasje edhe për faktin se ka një marrëdhënie jo miqësore me Kosovën, për të negociuar për njohjen.

Pjesë nga deati në Komision:

Tabaku: A ka një koment ministria e jashtme lidhur me përfshirjen e ambasadorëve në fushatën elektorale dhe në procesin electoral të kryeministrit Edi Rama?

Hasani: Nuk jemi në fushatë elektorale, hapet më vonë, s’ka pasur aktivitet partiak apo politik. Kanë qenë takimet e kryeministrit me përfaqësues të diasporës, në vendet e BE apo SHBA dhe Angli, por s’është përdorur parullë, postera apo batuta politike dhe thirrje. Kanë qenë takime me diasporën, për të ardhmen, europën, progresin dhe të mirat për shqiptarët. Për asnjë moment s’është folur për pjesë programi partiak. Ata kanë shoqëruar kryeministrin dhe kanë detyrim si ambasadorë.

Nuk jemi në fushatë elektorale. Ju e dini më mirë se unë fushata hapet shum ëmë vonë. Së dyti për asnjë moment nuk ka pasur takim partiak apo politik, por kanë qenë takime të kryeministrit me përfaqësues të diasporës në qytete të rëndësishme nëpër botë. Nuk është përdorur asnjë logo, asnjë Flamur, asnjë batutë që kanë të bëjnë me partinë që ai drejton. Është folur për Shqipërinë, e shqiptarët, e luftën kundër korrupsionit e të mirave që duam ti japim shqiptarëve. Në asnjë moment nuk është folur për pjesë të programeve partiake. Më e rëndësishmja diplomatët kanë detyrimin që të shoqërojnë kryeministrin e vendit të tyre,  në ato aktivitete ku marrin pjesë. Nuk kanë mbajtur Flamur apo parrulla, por kanë shoqëruar kryeministrin. E kanë detyrim edhe për liderin e opoziztës, sipas ceremonialit shtetëror. Të mos keqintepretojmë asnjë moment.

Tabaku: Në ato takime ka qenë pjesë edhe Blendi Klosi si përfaqësues i PS. Gjithashtu janë 48 aktivitete që i kam numëruar vetë ku trupa diplomatike është bërë pjesë dhe ku ka pasur raste ku për 25 minuta është folur kundër opozitës, ndaj kundërshtarit. Këtu është kaluar caku. Nuk duhet të kalohet caku dhe ata nuk duhet të ishin bërë pjesë. Kanë qenë aktivitete politike me prezencë edhe të sekretarit të përgjithsëm i partisë. Për mua ka një cak qe nuk duhet kaluar. Përfaqësuesit e trup diplomatike nuk duhet të marrin pejsë në ato takime. E kanlon cakun kur flitet 25 minuta pa ndërprerje për kundërshtarin.

Klosi: Faleminderit që më përmendët emrin. Ka pasur takime me diasporën, me shqiptarët dhe trupi diplomatik e ka detyrim t’i mbështesë e të marrë pjesë në këto aktivitete. Akltivitetet janë bërë jashtë orarit zyrtar dhe ju lejohet të marrin pjesë edhe shërbimi diplomatic. Statusi nepunësit civil e lejon dhe mund ta referoj. Ligji nëpunësit civil parashikon dhe nuk kufizohet. Janë aktivitete diaspore dhe jo politike. Ju kërkoj dhe ftoj edhe ju të bëheni pjesë sepse diaspora i tkaon popullit shqiptar, të gjithëve Shqipërisë. Edhe ju keni të drejtën e votës së diasporës, pjesë e pandarë e fushatave tona elektorale. Edhe ju keni caktuar përfaqësues për Diasporën.

Hasani: Mund të vini dhe ju? Hajdeni dhe ju.

Tabaku: Ka një cak që nuk duhet kaluar. Përfaqësuesit diplomatikë nuk mund të marrin pjesë në aktivitete partiake. Kalon cakun kur flitet 25 minuta për kundërshtarin.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • demo says:
    November 11, 2024 at 10:31 am

    Ju duhet te mbyllni ambasada per nikoqirllek! Jeni nje mikroshtet patatinash qe mezi -paguani rrogat dhe pensionet e ulta,.Dhia zgjebosur,bishti perpjete,.Vrromat e Ballkanit do paguajne qylera parazite,qe te kapardisen si dhiplomate.

    Reply
    • prec ulaj says:
      November 11, 2024 at 2:26 pm

      India dhe Indonezia jane dy shtetet ku hapja e ambasadave do lehtesoje thithjen e krahut te punes per ato biznese qe kane veshtiresi per punetore.
      Kete nuk e do Jorida, nuk do rritje ekonomike, hapje bizneshesh te reja.
      Joridat dhe Flamur Nokat duan ta shikojne Shqiperine ne flake.

      Reply
  • xyz says:
    November 11, 2024 at 11:37 am

    Hapni shpirt, hapni. Keni dhëndurrê dhe krushq që mezi po presin. Ku do hajnë ata më mirë se në një ambasadë?! 20 ambasada dhe janë si tepër për Shqipêrinë e vogël dhe të varfêr. Por bëni qef edhe ju, se ju ka ardhur dita. Rrofte demokracia!

    Reply
  • demo says:
    November 11, 2024 at 11:42 am

    Aq te rendesishem jeni ju Hasani per te hapur Ambasada per Qylera,,sa edhe Amerika,qe eshte Amerike ju ka lene pa Ambasador. Edhe Amerika ka kursyer parate e Ambasadorit ne shtetin tuaj. Te dy Shtetet i mbulon Ambasadori Kosoves.

    Reply
    • prec ulaj says:
      November 11, 2024 at 2:28 pm

      Senati Amerikan ka bllokuar 1,200 emerime te ndryshme ne qeverine Biden, nje prej tyre eshte edhe Ambasadori ne Shqiperi.

      Reply
  • Detari says:
    November 11, 2024 at 12:40 pm

    Imagjino minister prezantohet ne boten perendimore si Hason vk fatale per Arberine…

    Reply
  • Toni says:
    November 11, 2024 at 4:34 pm

    Po cfare ambasadash te tjera do hapni o minister…??? Po juve flisni sikur populli nuk shikon nuk degjon… Po mire more djale a e di ti qe Ambasada Shqiptare ne N.York… Shteti me i fuqishem ne Bote… eshte nje apartment 2 dhoma dhe nje guzhine ne katin e pare te nje ndertese… dhe kur hyn brenda vjen era gjelle me presh… e kam nga pervoja personale. Keto quani ju o minister Ambasada…??? Behuni njerez njehere pa flasim…Ah me fal e kishit fjalen per Shqiperine si Maldivet… mire more mire po Googlojeni njehere Maldivet dhe beni krahasimin….kerkoni jo me larg se Kroacia, Greqia Italia per guida turistike dhe krahasoini me turizmin e makiazhuar nga kryepiktori yne… qe thote hyne miliona turista andej dhe dolen miliona turista ketej…Hapni ambasada o minister hapni.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Rama mbron financimin 4 mln euro për Kanye West”, New York Times: Kryeministri s’dha detaje si do shpenzohen paratë
  • 40-vjeçari plagos me thikë gruan në Durrës, shpallet në kërkim
  • Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  • “Policin e joshën në hotel dhe…”, gazetari jep detaje nga ngjarja në Fier: Dhunueset e 17-vjeçares rrjet shantazhi
  • 325 milionë dollarë korrupsion, dënohet me vdekje zyrtari i lartë kinez

Komentet e Fundit

  1. 666 on FOTO: Vrasja e mbrëmshme në Laç, kush janë viktima dhe autori
  2. Ethem Lalaj on Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto
  3. Toni on Një cirk i dështuar
  4. Anonymous on Një cirk i dështuar
  5. Detari on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?