Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Do kemi rezultatin paraprak pasditen e së martës”, Celibashi: Rasti i “Petro Ninit”, jashtë kompetencës së KQZ
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Do kemi rezultatin paraprak pasditen e së martës”, Celibashi: Rasti i “Petro Ninit”, jashtë kompetencës së KQZ
Lajmi i funditPolitike

“Do kemi rezultatin paraprak pasditen e së martës”, Celibashi: Rasti i “Petro Ninit”, jashtë kompetencës së KQZ

Published: May 12, 2025
Shpërndaje

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka mbajtur një deklaratë për mediat pas përfundimit të procesit të votimit në vend. Celibashi është shprehur procesi i votimit ka përfunduar edhe në qarkun e Vlorës, ndërsa njoftoi se po monitorohet procesi i dorëzimit të kutive.

Celibashi tha se deri në orën 18:00, pjesmarrja ishte 41.37%, ndërsa shtoi se do të përditësohet rezultati i pjesmarrjes deri në orën 19:00, brenda disa minutash. Kryekomisioneri tha se në pjesën dërrmuese procesi ka shkuar në përputhje me rregullat dhe standardet.

“Ka përfunduar procesi i votimit në vend dhe në qarkun e Vlorës. Jemi duke monitoruar procesin e dorëzimit të kutive në KZAZ. Lidhur me pjesmarrjen është 41.37% deri në orën 18:00. Në vlerësimin tonë, procesi ka shkuar në pjesën dërrmuese, me një përjashtim, në përputhje me rregullat dhe standardet. Problematikat e paraditës janë adresuar. Sjell në dijeninë tuaj se procesi i identifikimit elektronik ka shkuar shumë mirë. Kemi patur shkëmbime të informacionit më prokuroritë për 5 raste”.

- Publicitet -

Celibashi u ka bërë thirrje partive politike dhe udhëheqësve politikë të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë vetëpërmbajtje gjatë procesit të numërimit të votave. Celibashi tha se do të kemi rezultatin paraprak jo më vonë se sa pasditja e ditës së martë.

“Ajo çfarë të gjithë do të duhet të kemi në vëmendje, qetësia që duhet të kenë partitë dhe udhëheqësit politike. Është e këshillueshme që deklarimet për rezultatet që vijnë pas vlerësimit të fletëve të votimit nga partitë politike janë pa asnjë vlerë dhe janë me kontribute jo pozitive. Votat janë në kutitë e votimit dhe duhet të presim me durim numërimin. Duhet të ketë qetësi dhe vetëpërmbajtje nga të gjitha palët. Ne do kemi rezultatin paraprak jo më vonë se pasditja e ditës së martë. KQZ nuk do toleroje asnjë rast apo iniciative që shkon kundër integritetit të numërimit.”

Celibashi ka deklaruar në një dalje për mediat se rezultati për votimin në Vorë dhe njësinë 10 në Tiranë ku u zhvillua votimi elektronik, do të dalë mëngjesin e ditës së sotme. Celibashi tha se ka qenë një kërkesë e PD për të mos bërë publik rezultatin në kohë reale.

“Në kushtet e nje skepticizmi të një pjese të politikës kemi vlerësuar të përmbushin kërkesën për shpalljen e rezultatit në njësinë 10 dhe atë të Vorës.Për shkallën e rezultatit në njësinë 10 dhe bashkinë e vorës, rezultatin pritet ta kemi në orën 8:00 ose 09:00 mëngjësin e së hënës.”

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se rasti i konfliktit tek shkolla ‘Petro Nini’ është jashtë kompetencës së KQZ-së. Celibashi tha më tej se janë elementë të veprës penale ose të SPAK-ut ose prokurorive të rretheve dhe do vendosin ata për ecurinë e kësaj ngjarjeje.

“Janë elementë të veprës penale ose të SPAK ose prokuritë e rretheve dhe do vendosin ata, është jashtë kompetencës së KQZ, të presim ecurinë se cfarë  do të bëjnë organet kompetente. Edhe në vlorë ka përfunduar procesi i votimit.

Nuk ka asnjë qendër votimi. Ka përfunduar procesi në të gjitha qendrat. Në lidhje me natyrën e rasteve që kemi referuar, 2 raste të Tiranës ka të bëjë me presione ndaj komisionerëve, një në Elbasan fotografim i votës, një rast në korcë lejim nga komisionerët për votim të shumëfishtë dhe në rastin e Beratit. Këto raste janë referuar në prokuroritë e rretheve”, tha Ilirjan Celibashi.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Jimi says:
    May 12, 2025 at 10:37 am

    Ky do proceduar per shke;lje ligji, pasi nuk publikoi ne kohe te dhenat e votimit elektronik, por ju nenshtrua vullnetit te Saliut per bllokimin e ketryre te dhenave deri ne diten e sotme !

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    May 12, 2025 at 11:03 am

    Ky qypi, do habitet bashk me viçidolin e tradhtarët se sa grushta do marri nga diaspora.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë
  • Çfarë ndodhi në Gjykatë me Ilir Metën, Cakrani: Nuk do të jem më avokat i ish-presidentit, ka humbur mirëbesimi
  • Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm
  • Grabitet vila e Andrea Bocelli-t, hajdutët ikin me 500 mijë euro
  • Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Komentet e Fundit

  1. Moza on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  2. Turisti shqiptar on Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
  3. Indrit on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  4. Muhamet on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  5. Replikuesi on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?