Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Do kthehemi kur regjimi fashist të bjerë!”/ Largohen nga Rusia dy gazetarë nën hetim nga Moska
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Do kthehemi kur regjimi fashist të bjerë!”/ Largohen nga Rusia dy gazetarë nën hetim nga Moska
AktualitetBoteKronike

“Do kthehemi kur regjimi fashist të bjerë!”/ Largohen nga Rusia dy gazetarë nën hetim nga Moska

Published: September 13, 2022
Shpërndaje

Gazetarët rusë, Viktor Zyrjanov dhe Sergei Nosov, janë larguar nga Rusia. Ata kanë ikur nga Moska pasi shtëpitë e tyre u kontrolluan javën e kaluar si pjesë e një hetimi kundër ish-deputetit të arratisur, Ilya Ponomaryov,(në foto) i cili aktualisht banon në Ukrainë. Zyryanov i tha Radios Evropa e Lirë më 12 shtator se ai dhe Nosov tani janë në Gjeorgji.

Hetuesit rusë thonë se dy gazetarët janë të lidhur me një kanal në YouTube të Ponomaryovit, përmes të cilit ai ka kritikuar Rusinë për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës dhe u ka bërë thirrje qytetarëve rusë që të armatosen dhe të luftojnë kundër autoriteteve në vend.

“Sipas të gjitha gjasave, ata na lidhën me hetimin kundër Ponomaryovit për shkak të qëndrimit tonë kundër luftës, dhe ngase gjithmonë shkruajmë dhe themi atë që mendojmë se është e nevojshme ta themi. Ne planifikojmë të kthehemi kur regjimi fashist të bjerë në Rusi. Ne do të përpiqemi ta përshpejtojmë atë proces”, tha Zyrjanov.

Ai tha gjithashtu se nuk e di statusin e tij zyrtar në këtë rast, pasi shtëpia e tij u kontrollua derisa ai ishte jashtë, duke shtuar se të gjitha llogaritë e tij bankare ishin ngrirë. Një numër gjithnjë e në rritje i rusëve po ndiqen penalisht në bazë të ligjeve të reja që kanë për qëllim të mbysin kritikat ndaj veprimeve ushtarake të Moskës në Ukrainë.

- Publicitet -

Gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova, e cila njihet për protestën e saj kundër luftës në Ukrainë, ishte arrestuar në korrik dhe mund të përballet me 10 vjet burgim nëse shpallet fajtore. Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt, që Moska e quan “operacion të posaçëm ushtarak”.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
  • Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  • Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi dy të dënuar
  • Rama mbërrin në Pallatin Elysee, zbardhen temat e diskutimit me Macron

Komentet e Fundit

  1. Fjala on Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  2. Landi on Çfarë mendojnë majtas-djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, NYT: Protestuesit shpërfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit
  3. Mani on Kina, godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie në Tiranë
  4. sfilitje.com on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  5. Illi on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?