Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Do na sulmojnë sërish”, Rama: Kur Irani të jetë i lirë rivendosim marrëdhëniet diplomatike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Do na sulmojnë sërish”, Rama: Kur Irani të jetë i lirë rivendosim marrëdhëniet diplomatike
KryesorePolitike

“Do na sulmojnë sërish”, Rama: Kur Irani të jetë i lirë rivendosim marrëdhëniet diplomatike

Published: September 26, 2022
Shpërndaje

Vetëm kur Irani të jetë i lirë Qeveria shqiptare do të konsideronte rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, pasi i prishi ato prej sulmeve kibernetike të muajve të fundit.

Deklaratën e ka bërë Kryeministri Rama në një intervistë të dhënë për Washington Post. Ai u shpreh i bindur se Irani do të sulmojë sërish, sepse është i motivuar nga urrejtja.

Shkrimi i plotë i Washington Post

- Publicitet -

Vendimi historik i Shqipërisë i këtij muaji për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pas sulmeve masive kibernetike, filloi me një hetim të nivelit të lartë, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Tim Starks të gazetës së njohur amerikane ”Washington Post”. FBI dhe një ekip nga Microsoft punuan me ekspertë të huaj dhe shqiptarë për të identifikuar katër grupe të veçanta hakerash që qeveria iraniane dihet që i sponsorizon, veçanërisht jashtë Ministrisë së saj të Shërbimeve Sekrete.

”Një prej tyre ishte në mesin e 10 grupeve më të mëdha të terrorizmit kibernetik, gjurmët e të cilëve janë zbuluar gjithashtu pas sulmeve ndaj Arabisë Saudite, Izraelit e kështu me radhë”, tha Rama.

”Hakerët e korrikut ishin të prirur për shkatërrimin e shërbimeve qeveritare, 95 për qind të të cilave Shqipëria i ka zhvendosur në disponueshmërinë online, pasi radhët e gjata më parë detyronin disa njerëz të prisnin me muaj për licencat dhe certifikatat”, shtoi ai.

”Në bazë të hetimeve, shkalla e sulmit ishte e tillë që synimi pas tij ishte shkatërrimi i plotë i infrastrukturës sonë për të na çuar në epokën e letrës dhe në të njëjtën kohë, zhdukja e të gjitha të dhënave tona. Ndjesia jonë e parë është se ata nuk ia dolën të shkatërrojnë infrastrukturën. Shërbimet janë rikthyer. Së dyti, të dhënat. Po, ata morën disa, por praktikisht jo me ndonjë rëndësi të veçantë”, theksoi kryeministri Rama.

Një grup që e quan veten ”Homeland Justice” mori përgjegjësinë për sulmin, me sa duket i frymëzuar nga Shqipëria që strehon anëtarët e grupit disident iranian Mujahedeen-e-Khalq, ose MEK.

Rama nuk i përmendi me emër katër grupet që hetimi i cilësoi përgjegjës.

Kur Shqipëria urdhëroi dëbimin e diplomatëve iranianë dhe ndërprerjen e plotë të marrëdhënieve diplomatike, disa e përshëndetën atë si ndoshta veprimi më i fortë që një vend kishte ndërmarrë ndonjëherë si kundërpërgjigje ndaj një sulmi kibernetik. Por, disa ngritën pikëpyetjen nëse ky model do të funksiononte edhe për vendet e tjera duke pasur parasysh se disa nga ”lojtarët” më të mëdhenj në hapësirën kibernetike, si Kina, do të ishte më e vështirë të frenoheshin.

”Shqipëria nuk ka pasur marrëdhënie të rëndësishme me Iranin, kështu që ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike nuk ishte ndonjë humbje e madhe. Vende të tjera mund të jenë në gjendje të përdorin qasjen që bëri Shqipëria, në varësi, së pari, nga tërësia e çdo hetimi, në mënyrë që të ndihen të sigurt në dëbimin e diplomatëve, dhe së dyti nga shkalla e dëmtimit që shkaktojnë sulmet”, deklaroi Rama.

“Po godet praktikisht vendin duke shkatërruar infrastrukturën më të rëndësishme”, thotë Rama për sulmet e Iranit.

”Falë Zotit, goditjet nuk janë të dukshme, plagët nuk janë fizike, por gjithsesi mbetet një agresion, një sulm dhe një dëm i drejtpërdrejtë për sovranitetin kombëtar… A do t’i ruanit ju marrëdhëniet me një vend që ju sulmon?”, pyet ai. Irani ka mohuar përgjegjësinë për sulmin dhe ka dënuar reagimin e Shqipërisë.

Fjalimi në OKB

Rama bisedoi me mua pas fjalimit të tij në OKB. Ai kritikoi luftën e Rusisë në Ukrainë dhe dënoi rezolutën e Këshillit të Evropës, të vitit 2011, që përmendte akuzat për trafikimin e organeve gjatë luftës së viteve 1990 në Kosovë, pretendime që Rama tha se përbënin “një nga rastet më të këqija të realitetit të shtrembëruar” dhe për të cilin “nuk kishte asnjë provë ose dëshmi”. Ai gjithashtu rekomandoi që Kombet e Bashkuara të ndërmerrnin veprime të mëtejshme në hapësirën kibernetike.

”I bëjmë thirrje Kombeve të Bashkuara, përfshirë Këshillin e Sigurimit, të fokusohen më seriozisht dhe konkretisht në trajtimin e sigurisë kibernetike duke investuar në parandalimin dhe të ndihmojnë të gjitha vendet anëtare të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme”, tha Rama.

”NATO dhe SHBA kanë dhënë ndihmë pikërisht për këtë për Shqipërinë”, më tha ai.

”Shqipëria ka punuar për të ndërtuar një mbrojtje më të fortë kundër sulmeve kibernetike përpara korrikut, por ai tha se kjo kërkon kohë dhe shumë para’. NATO dhe SHBA janë përpjekur ta përshpejtojnë atë që nga sulmi i korrikut dhe një sulm tjetër pasues nga Irani”, tha ai.

“Nuk e kishim realisht presionin e kohës, siç ndodh tani pas këtij sulmi të tmerrshëm që u pasua nga një tjetër”, tha Rama.

Hakerët kishin qenë brenda rrjeteve shqiptare që prej 14 muajsh, përpara se të sulmonin, sipas një alarmi që FBI-ja dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës publikuan javën e kaluar.

Fundi i lojës

”Irani do të sulmojë sërish, sepse është i motivuar nga urrejtja”, parashikon Rama.

Në çfarë rrethanash do ta rishqyrtonit vendimin tuaj për marrëdhëniet  diplomatike?

“Një Iran i lirë”, thekson Rama.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • mali says:
    September 26, 2022 at 3:33 pm

    A do te jesh ne fuqi deri atehere kur Irani te jete “i lire” sipas trurit tend te semure.O gomar ,o loqe kandari,qe nuk merr ne kontrollon vehten c’fare thua?Cili shtet e ka pushtuar Iranin qe ne nuk e dime?

    Reply
  • Qerimi prej Qehaje says:
    September 26, 2022 at 4:01 pm

    Jo vetem kaq, por a ka nevoje Irani te vendose lidhje diplomatike me ty?

    Reply
  • Korabi says:
    September 26, 2022 at 4:04 pm

    Ti mor Mal qe je sa malet 10 metroshe te Myzeqese , por jo vetem nga shtati por
    kaq e akoma me i vogel se kaq edhe nga mendja. Si i tille, marrja me politike e dhenia e opinioneve eshte sport i rende per ty. Ti nuk e kupton dot Edi Ramen dhe leh kot, pa kuptuar se cben , vetem se kryen mire detyren qe ke si zagari i Saliut. Cdo shqipetar eshte krenar sot per KM e tije , qe di te shpalos me dinjitet ne Organizaten e Kombeve Bashkuara Idete per gjendjen mbare kombetare dhe problemet e kombit te vet.

    Reply
  • mali says:
    September 26, 2022 at 5:01 pm

    Mire o Korabi,matu me hijen e mengjezit se ke leverdi.

    Reply
  • shkurt... says:
    September 26, 2022 at 5:54 pm

    nuk ishte kjo detyra jote e paster, z. rama .
    ti s’quhesh shqiptar, qe kur berisha futi shqiperine
    “ne koferencen islamike” .
    tani cdo gje “shqiptare” eshte kurruptive antishqipttare,
    anti ilire, antikombetare .
    quhemi mysliman .
    quhemi turq, quhemi arab .
    askush, nuk te do ne boten demokratike .
    ti s’mund me, te quhesh patriot, shqiptar e ilir
    dhe t’u imponohesh hordhive, islamike me meten e berishen ne krye .
    do te besh gje per kombin shqiptare..?
    shqelmo, kte qelbesire, qe bene ndarje dhe nxitje,
    fetare e krahinore .
    qe kur thote jam nga skrapari, ai ka bere veper te rende
    penale .
    qe kur ai kafsha tjeter, qe thote “zoti (allahu i islamit) e
    bekofte shqiperine”, ai e ka ckombetarizuar popullin iliro shqiptar .
    ky eshte realiteti i vertete .
    nese do autoritet te vertete udheheqesi, shkerdheji faren “islamisteve”
    te tipit berisha meta .
    dhe pastaj do te shikosh se askush s’do pipetij me, nga keto
    jashteqitje kombetare .
    e shumta, do dalin hapur si terroriste dhe litarin e kane
    te sigurte rreth qafes .
    l

    Reply
  • MALI says:
    September 26, 2022 at 8:42 pm

    FLET I GJATI MBA VESH BOTA
    MESON NGA AI
    NGA BYTHA I RRJEDHIN TRUTE
    VIGAN SI AI

    GJITHOLLOG SI AI
    BOTA SKA PARE MOTI
    SI DY KOKAT E SHQIPONJES
    AI E DON KISHOTI

    Reply
  • Ok says:
    September 27, 2022 at 9:59 am

    Rama i pergjigjet mire fare Iranit
    Dhe beri mire fare qe i dëboi

    Reply
  • Aldrin says:
    September 27, 2022 at 10:03 am

    Po ne ndaj i beme sherbimet online, qe te na sulmoje Irani jo i lire pavaresine tone.
    Qindra miliona euro te vjedhura per nje program qe e ngaterron Ramuti me Pavaresine e Shqiperise. Vjedh sa habit dynjane dhe thote me shkelen Pavaresine, Te kujt more, se te dhenat e Shqiptareve jane ne duart e Patronazhisteve, qe tallen si u do qefi me shqiptaret. Kush ua dergon mesazhet te te marrin pjese ne mitingjet e Ramutit punonjesve te shtetit, shtetit jo i lire i Iranit?
    Ti e ke bere Pavaresine e Shqiperise pacavure, e ke shitur ne Hage, ne Greqi, ne Serbi, Maqedoni, Turqi, bordello e hapur ose Open Bordello, dhe na paske ftuar dynjane te bojkotojne Iranin se po na sheh qyfyret e regjimit tend online te grabitjes publike.
    Bir nene ku ka rene Uashington Post te degjojne qyfyret e tua

    Reply
  • ?+ says:
    September 27, 2022 at 10:05 am

    korabi = kari i babit

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    September 27, 2022 at 10:19 am

    O KarArabi alias ‘Korab’,
    Vetem nje trushpelare si integralisti EDvin nxenes e ndjekes i kalifit SS-Serbit Sali i konsideron ‘jo te lira’ vende si Irani sepse nuk arrin jo ta kuptoje po as imagjinoje se ish Shqiperia kaq 30 vjet e pushtuar nga xhihadi,bordello,kalifat i Bathores dhe njeri nder protagonistet kryesore te zjarrvenies se ish Shqiperise ne krah te Neron Salise eshte dhe integralisti me probleme te renda te shendetit mendor,’i pèa pune menderisht’ qe 30 vjet perrmes ‘batutave kaps’ hedh shashka tymuese per te mashtruuar shqiptaret per tere KRIMET e gjenocidin e bere ndaj ketij populli tashme drejt SH P Ë R B Ë R J E S !
    NESE NJE DITE SHQIPTAREVE DO TU RILINDIN TE ‘HUAJIT’ SHTETIN E SE DREJTES,TE JESH I SIGURT SE EDVINI DO JETE NJERI NDER TE BURGOSURIT E PERJETSHEM NE KRAH TE SERB SALISE E LIKE FLORISESI ZJARRVENES TE ISH SHQIPERISE MEQENESE MUNGON DENIMI ME VDEKJE!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin me 30 ditë të Agron Shehajt nga Parlamenti
  • Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  • VIDEO: Fundi i izolimit 22-vjeçar, plazhi i Kakomesë mbushet me pushues
  • Incidenti natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?
  • Shtrenjtohet ndjeshëm parkimi në Tiranë, banorët shpenzojnë të paktën 15 mln euro në vit

Komentet e Fundit

  1. Drejtësi on Protesta e Tiranës sipas New York Times
  2. Banori Kakomesë on VIDEO: Fundi i izolimit 22-vjeçar, plazhi i Kakomesë mbushet me pushues
  3. Trapajane hesapi on Incidenti natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?
  4. Banore euroshqiptare dinjitoze on Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  5. Vl on Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?