Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Do shkojë gjaku deri në gju, mediat botërore do flasin për mua”, masakra e sotme, tragjedi e paralajmëruar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Do shkojë gjaku deri në gju, mediat botërore do flasin për mua”, masakra e sotme, tragjedi e paralajmëruar
KronikeKryesore

“Do shkojë gjaku deri në gju, mediat botërore do flasin për mua”, masakra e sotme, tragjedi e paralajmëruar

Published: March 1, 2023
Shpërndaje

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga masakra e Paskuqanit, ku Dan Hutra qëlloi për vdekje motrën dhe kunatën e ish-bashkëshortes, ndërsa ekzekutoi në Kamëz edhe ish-të dashurën e tij e më pas qëlloi me thikë duke e plagosur rëndë të dashurën aktuale.

A2CNN ka siguruar akt-padinë e ish-bashkëshortes së autorit, Elena Hysa, e cila së bashku me të ëmën, mbetën të plagosura sot nga sulmi me armë i Dan Hutrës.

Dëshmia e saj është vërtet tronditëse, duke treguar disa episode ku është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga ky shtetas në ditë të ndryshme si dhe është trajtuar si “skllave”.

- Publicitet -
Autori i masakrës, Dan Hutra

Sipas dëshmisë në fjalë, Elena thotë se ish-bashkëshorti i kërkonte që t’ia hiqte dhe vishte çorapet nga këmba, mëngjesin dhe kafen t’ia çonte te krevati.

Referuar vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, akuzuesja, pra Elena Hysa ka treguar se është goditur me shpulla në prezencë të mamasë së tij, Mislime Hutra.

“Para disa ditësh ka pasur disa shqetësime shëndetësore dhe së bashku me vjehrrën e saj kanë shkuar në farmaci ku kanë marrë një test shtatzënie. Pasi e ka aplikuar ka rezultuar pozitive dhe menjëherë ka telefonuar Danin për t’i dhënë lajmin. Ai e ka pritur shumë mirë dhe kanë organizuar një darkë familjare ku ka qenë të ftuar të dy familjet. Pas kësaj kanë bërë një eko barku dhe disa analiza. Në mbrëmje Dani ka komunikuar me spitalin ku ka marrë rezultatin e analizave por nuk ka treguar gjë. Në mëngjes Dani i ka thënë “më ke hy në gjak” por nuk i ka treguar arsyen.

Ai i kishte thënë familjarëve të tij se Elena ishte e sëmurë dhe jo shtatzënë pasi ato e telefononin për ta pyetur si ishte gjendja e saj. Duke u ndodhur në këtë situatë është larguar nga banesa dhe ka shkuar në banesën e prindërve ku më pas ka vajtur dhe shtetasi Dan Hutra duke drejtuar babait të saj me fjalët “Dua kokë njeriu, do shkojë gjaku deri në gju sepse vajza juaj më ka ikur nga shtëpia.”

Makina me të cilën qarkullonte ndërkohë që kreu vrasjet

Përpara se të largohej i ka kërkuar babait të vajzës ti kthente 4 (katër) mijë euro, të cilat ishin shpenzimet e fejesës. Ditën e djeshme nëna e saj shtetasja Kujtime Hysa i ka dhënë 1850 (një mijë e tetëqind e pesëdhjetë) euro por ai ka telefonuar përsëri duke kërkuar pjesën tjetër e duke kërcënuar me fjalët që nëse nuk i gjejnë do vij te shtëpia e do ta bej vendin gjak.

Pas kësaj telefonate ka shkuar te shtëpia e tyre dhe ka kërkuar pjesën tjetër duke thënë: “Nëse nuk mi jepni do ta bëj vendin gjak, nuk do mbaj kopilin tuaj, do flasin mediat botërore për mua”. Ndër të tjera ajo ka treguar se ndihet e frikësuar për jetën e saj dhe të familjarëve pasi shtetasi Dan Hutra është dënuar më parë për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij.”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës së Tiranës.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Historia e mercenarit që u bë vrasës me pagesë
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?