Kryeministri Edi Rama pranon se grupi i përfaqësuar nga dhëndri i ishPresidentit amerikan, Donald Trump, ka dorëzuar zyrtarisht projektin për investim në ishullin e Sazanit.
Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Rama theksoi se sa i përket Zvërnecit, nuk kanë ende një projekt zyrtar të dorëzuar nga ky grup. Duke folur për Sazanin, nëse projekti realizohet, kryeministri shprehet se ky ishull do të shndërrohet në xhevahirin e turizmit në Mesdhe.
“Po ndodh ajo që po ndodh dhe do të ndodhë edhe me të tjera investime. Ka ardhur ky grup që ka në krye dhëndrin e Presidentit Trump. Ne nuk kemi akoma asnjë projekt të dorëzuar zyrtarisht për pjesën e Zvërnecit. Zyrtarisht është dorëzuar një kërkesë për Sazanin nga ky grup për të bërë në Sazan një investim që ta transformojë Sazanin në atë që ka qenë dëshira e paraardhësve të mi, kemi pasur 3-4 kërkesa më parë joformale nga investitorë të mëdhenj që i kemi refuzuar, ne sepse nuk kanë qenë qasje të përputhura me atë që ne mendojmë dhe në këtë rast shpresojmë që të jetë rasti që Sazani të bëhet xhevahiri më i ndritshëm i kurorës së turizmit mesdhetar, një destinacion turistik, i cili të jetë një destinacion i nivelit më të lartë të harmonizmit mes natyrës dhe ndërhyrjes së njeriut dhe që të sjellë konsumatorët e nivelit më të lartë të turizmit në botë. E vë Shqipërinë në nivelin më të lartë që disponojnë të tilla adresa në perimetrin e tyre dhe i sjell Shqipërisë një burim të ri të ardhurash për shqiptarët, për buxhetin e shtetit, për ekonominë tonë”, u shpreh Edi Rama.
Kryeministri vuri në dukje se nëse realizohet ky investim në Sazan, do të sjellë turizmin e nivelit më të lartë botëror, çka përkthehet në më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit.
“Këtu bëhet fjalë për të sjellë turizmin e nivelit më të lartë që është një turizëm që ndryshe nga turizëm masiv, nuk ndot, që me një klient sjell në ekonominë e vendit të ardhura sa për 100 turistë që vijnë me çantë. Ne kemi diskutuar për vizion. Qëllimi është të marrim shkas nga të gjitha zhvillimet e tjera dhe të bëjmë një zhvillim që të jetë një shembull se si investohet në harmoni me natyrën dhe krijohet një impakt ekonomik shumë më i fortë”, deklaroi Kryeministri Rama.
Kryeministri Edi Rama tregoi si është njohu me dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, i cili pritet të bëjë një investim të mundshëm në ishullin e Sazanit. Rama tha se Kushner e ka takuar për herë të parë në Durrës, ku kishte ardhur së bashku me gruan dhe miqtë e tij. Kreu i qeverisë tha se është ftuar nga pronari i jahtit me të cilin udhëtonte Kushner dhe aty kanë pasur një bisedë së bashku dhe me persona të tjerë. Ai rrëfen se pas kësaj bisede në Durrës ka pasur disa takime me dhëndrin e ish-presidentit Trump.
“Unë e kam njohur krejt rastësisht, sepse ai ka ardhur bashkë me gruan dhe miqtë të tjerë për të vizituar Shqipërinë me një jaht. Ai që është pronari i jahtit dhe që ishte pritësi i tyre më ftoi ku ata kishin ndaluar në Durrës dhe për të vazhduar. Shkova kemi biseduar dhe kaq, aty ka qenë një grup i madh njerëzisht, pastaj jemi takuar herë pas here”, tha Rama.
Po ashtu, Rama u shpreh se dhëndri i Donald Trump e ka bërë aplikimin për investimin në ishullin e Sazanit, por pritet të kalojë në siten e agjencisë për të vazhduar me tej në shkallët e tjera.
“Ata kanë bërë si të gjithë investitorët aplikimin për Sazanin. Kanë shprehur interes, tani duhet të kalojë sitën e agjencisë nëse përputhet me kriteret më pas vazhdon me shkallët e tjera”, theksoi Edi Rama.
Pyetjes se a ka zëra që po jep këtë koncesion për të rindërtuar një raport me ish-Presidentin Trump, të cilin e keni quajtur turpi i njerëzimit 8 vjet më pare, ai u përgjigj: “Unë kam një të mirë që është edhe e keqe, unë them atë që mendoj dhe mendoj atë që them. Kam thënë atë që kam menduar në atë kohë kur presidenti amerikan u bë president, të gjithë këta festuan sepse menduan që ne nuk e heqim dot atë, por do na e heqë ai atje. Ngjarjet rrodhën ndryshe. Unë nuk kam raport për të rindërtuar me ish-Presidentin Trump, sepse raportet me të i kam pasur shumë të mira dhe nuk kam asnjë arsye për të rindërtuar një raport me të”.
j.l./ dita
Fatkeqesia e kryeministrit tone eshte qe as pas 33 vjetesh nuk kupton dot se turizmi, duke perfsire turizmin “elitar,” agroturizmin e prralla te tjera me mbret, nuk jane shpetim per Shqierine, sic nuk kane qene ndonjehere per ndonje vend te botes.
Nuk duhet te jesh i zgjuar te kuptosh se nje vend mund te ngrihet mga gjendja e varferise, te dale nga gropa ku ka rene, vetem duke zhvilluar nje ekonomi nje bujqesi dhe industri kombetare, duke ngritur nivelin kulturor, teknologjike e shkencor te vendit. Zhvillimi nepermjet turizmit eshte nje budallallek me brire.
Mjafton te dish vetem se Zvicra qe ka ate qe e quani TURIZEN ELITAR te kater stinet e vendit e jo vetem trer muajt e plazhit, MERR NGA TURIZMI ELITAR VETENM 2% (DY PERQIND) TE TE ARDHUIRAVE KOMBETARE.
Jepi o kryeminister, nxirrjani themelin ketij vendi me investitore arabe, amerikane e me dreq e te bire.
Lum si ti per ato mend qe t’i ka zili gjithe bota. Mire e ka folklori i ri lab:
Shqiperime e mori lumi,
Zgjohu o shqiptar nga gjumi!
Kryeminister qe futet ne jahte se e fton ai qe e Ka jahtin (?!) dhe pasi takon rastesisht burrin e asaj gruas se lezetshme, hop doli projekti. Tani, me shqeto na e shpjegon dot ti i feudali i brekdetit; si eshte rregulluar problemi i terrenit per projektin? Ky Jari, burri i cupes se babes, truallin do e bleje, do e marre me qera apo do ia falesh ti me ndonje vendim qeveritar? Ke ndonje perqindje edhe ti, se po hyre ti ne ndonje pazar s’del pa’ gje.
Si eshte e mundur qe cdo te behet ne vendin tone ne gjithnje i marrim vesh nga jashte?
Perse te mos zgjedhim modelin e turizmit familjar qe ne opinionin tim me duket me i pershatshem per kushtet e Shqiperise. Zgjidh shume problem sociale nepermjet punesimit(vet punesimit), dhe ka nje rishperndare me te drejt te fitimeve nga turizmi. Shembullin nuk e keni shume larg, eshe vendi yne fqinj Greqia.
Po shperndan pronat shteterore si me qen copa buke. Por me e keqja po fut duart ne pronat private duke i shpronesuar pronaret e ligjshem, kur ata fare mire mund te zgjedhin te jene partner ne bisnes nese nuk kane fuqi financiare te investojne vet. Respekto pronen qe eshte nje nga shtyllat e demokracise, lere pronarin te vendos cdo te bej me pronen, dhe mos fut turinjte e ndyre atje ku nuk te takon.
Do mbarosh me keto, e do fillosh me tokat bujqesore. Do tja marresh token me preteksin se nuk po e punojne ose do i rendosh me taksa qe nuk do te kene mundesi ti paguajne. Dhe shembullin e ke sic bene komunistet me tregetaret e vegjel qe i ngordhen me taksa deri sa i falimentuan.
Kerkesa per transparence eshte plotesisht e drejte.
Eee ere hajdut eee! Na plasi trumpi si njihesh ti me Dallaveraxhijt e gjithe botes,.Se mos ke tjeter zanat ti???????????Sapo e kishte katapultuar minister kulture Fatos qorri,,ne nje dasem ne hotel Univers,shoh fotografine e Edi Rames me Kol Capallarin mbi banak.Kol Capallari kapardisesh ne Banak,se dasmoret duhet ta dinin qe nuk ishte vetem Gangsteri Lagjes,por edhe shoku kraheqafe i ministrit te kultures Edi Rama.Nuk zgjati as 2 muaj,e vrane.Edhe Pipi Xhuvani mbante ne zyre fotografine me Edi Ramen,.Edhe ate e vrane. Po te hapesh dollapet e burgjeve te Shqiprise dhe Kolumbise do te gjesh fotografite e Kapove te krimit dhe Droges me Edi Ramen.Nuk ka lene kurve e kriminel me nam boteror ,pa dale fotografi.O Edi Rama!Je bere si gjeneral Noriega.Do detyrosh Ushtrine Amerikane te nderhyje,se i ke zgjatur shume ata gishtat e Oktapodhit.
Ne nje interviste Kuchner ka declaruar qe tani qe Gaza eshte rrafshuar dhe zbrazur nga Palestinezet eshte mundesi e Mire per Investime!
Deri ku ka arritur gjakpiresit e Evropes qe nuk kane guximin te shprehen per keto Krime Cnjerezore.
Asnje nga Bashkite e Anglosaksoneve te ashtuquajturat “Shtete Sovrane te Evropes” nuk e kane emertuar Genocide.
Term ky Greke qe ka lidhje me Genos (Te lindurit e nje Fisi apo Kombi.
Per Naton apo “Evropianet” Palestinezet jane kafshebqe nuk kane te drejte te “Jetojne”.
Ndryshe nuk shpjegohen krimet Monstruoze te Turqise kunder Kombit Greke!
Keta jane kaq Ipokrite (Term ky Greke) sa festojne festat Judaike dhe mbeshtesin Turqine Islamike me gjithe Arnautine.