Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Do ta vras, se na ka çarë by**ën”, rrëfimi i dëshmitarit kryesor në vrasjen e picierit në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Do ta vras, se na ka çarë by**ën”, rrëfimi i dëshmitarit kryesor në vrasjen e picierit në Tiranë
Kronike

“Do ta vras, se na ka çarë by**ën”, rrëfimi i dëshmitarit kryesor në vrasjen e picierit në Tiranë

Published: November 7, 2025
Shpërndaje

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja makabre, e picierit Indrit Islamllari, i cili u godit disa herë me thikë në gjoks, bark dhe krahë nga Filip Shehu, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të riut.

Ngjarja u regjistrua në ambjentet e brendshme të lokalit “City Lounge” pranë kompleksit “Kika 2”, ndërsa si mjet prerës është përdorur një thikë kuzhine me mbishkrimin “Tramantina” “Made in Brazil”.

Aktualisht autori i krimit Filip Shehu, është arrestuar dhe mbyllur në masën e “arrestit në burg” ndërsa ka pranuar të gjithë përgjegjësinë penale, duke shfaqur dhe pendesë gjatë marjes në pyetje në policinë e Tiranës.

- Publicitet -

Por policia ka administruar në dosjen hetimore dëshminë e njërit prej puntorëve të kësaj picerie, Artur Fejzulla, i cili ka treguar me detaje të gjithë dinamikën dhe përpjekjet që ka bërë për të ndaluar Filip Shehun në mënyrë që ai të mos vijonte të qëllonte me thikë, Indrit Islamllarin.

Por sipas dëshmitarit Filipi i është drejtuar me fjalët: “...do ta vras, se na ka çarë by**ën…”.

Gjatë marrjes në pyetje, Artur Fejzulla, i cili punon si picier në këtë restorant, ka deklaruar se janë 2 piciera, ai dhe Indrit Islamllari, kanë dhe një ndihmës picier i cili quhet Filip Shehu.

Fejzulla, ka treguar se në piceri është dhe kuzhina ku si staf janë 6 gra të cilat quhen Eli, Gisa, Vera, Behane, Zamira dhe një gocë tjetër të cilës nuk ja mban mënd emrin pasi është e re aty.

Në lidhje me ngjarjen ai ka sqaruar se rreth orës 15:30 ka qenë brenda në ambient, ai vetë, Indriti dhe Filipi, ku në një moment kolegia nga kuzhina e cila quhet Zamira, është afruar aty dhe ka kërkuar pak proshutë krudo.

Indriti i ka thënë: “...merre aty dhe prije vet se aty e ke…”.

Vetë dëshmitari Artur Fejzulla në këtë moment ka qënë duke pirë cigare dhe ka qenë me kurriz, dhe sapo ka fikur cigaren dhe është kthyer nga kuzhina ka parë Filipin, i cili i ka gjuajtur me thikë Indritit.

Fejzulla, është futur menjëherë në mes për t’i ndarë dhe për t’i hequr thikën Filipit, pasi ai po tentonte t’i gjuante përsëri, por teksa Arturi i thërriste të lëshonte thikën dhe i ka kapur dorën ndërsa ai (Filipi) thoshte: “…do ta vras, se na ka çarë by**ën…”.

Dëshmitari ka treguar se ka qëndruar disa sekonda duke mbajtur Filipin, që mos ta lejojë të shkonte përsëri tek Indriti për ti gjuajtur me thikë dhe në një moment është kthyer mbrapa dhe ka parë Indritin të rrëzuar në shesh.

Ai ka shkuar menjëherë tek Indriti për ti parë plagën dhe ka parë që kishtë plagë në kraharor në krahun e djathtë dhe është munduar ti mbajë plagën, që mos të kishte gjakderdhje dhe mos të humbte koshiencën.

Më pas ka shkuar ambulanca e ka marrë Indritin dhe ai ka pritur aty deri sa të vijë policia.

Më tej dëshmitari kryesor i kësaj ngjarje, Artur Fejzulla, është pyetur nga policia nëse i mban mend mirë veprimet që kanë ndodhur aty, si ka nisur konflikti, a kanë debatuar, dhe veprimet e secilit nga personat e përfshirë aty në konflikt dhe ai ka deklaruar se mban mend momentin që ka ardhur kolegia e tyre, Zamira, e cila ka kërkuar proshutë, dhe përgjigjen që i ka kthyer Indriti asaj ishte: “…merre aty dhe prije vet se aty e ke…”.

“…unë kur jam kthyer për një moment, kam parë Filipin që qëllonte me thikë, Indritin…”, ka deklaruar në polici dëshmitari.

Sipas tij ai kujtonte se Filipi e ka patur thikën në dorën e djathtë, thikë pune të cilën e përdorin të gjithë aty tek ambienti i punës.

Kur ai ka ndërhyrë Indriti është larguar dhe ka dalë nga kuzhina dhe ka rënë në tokë ndërsa ai i ka kapur dorën në të cilën kishte thikën Filipit dhe ai e ka kaluar thikën nga dora tjetër ku vazhdonte akoma të thoshte: “…do ta vras…”.

Është pyetur nëse ka dijeni nëse Filipi dhe Indriti kanë patur konflikte apo debate, ditën e ngjarjes ose dhe ditë të tjera më parë dhe ai ka deklaruar se vetë nuk ka parë gjë debate apo konflikte të tyre, por mesa ka dëgjuar ditën e hënë nga kolegët, Indriti me Filipin kishin patur debat pune ditën e shtunë më 25 Tetor 2025, dhe kanë debatuar për shkak se kur Indriti i jepte ndonjë porosi apo diçka për të bërë Filipi e kundërshtonte shpesh.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë
  • Çfarë ndodhi në Gjykatë me Ilir Metën, Cakrani: Nuk do të jem më avokat i ish-presidentit, ka humbur mirëbesimi
  • Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm
  • Grabitet vila e Andrea Bocelli-t, hajdutët ikin me 500 mijë euro
  • Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Komentet e Fundit

  1. Moza on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  2. Turisti shqiptar on Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
  3. Indrit on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  4. Muhamet on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  5. Replikuesi on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?