Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Do të dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët”, Rama: Nuk kemi pasur ndër vite padi për ta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Do të dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët”, Rama: Nuk kemi pasur ndër vite padi për ta
Lajmi i funditPolitike

“Do të dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët”, Rama: Nuk kemi pasur ndër vite padi për ta

Published: December 16, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria ka ndërmarrë hapa konkretë për të përmirësuar klimën e punës së gazetarëve dhe për të ulur presionin ligjor ndaj medias, duke theksuar se nuk ka pasur padi penale ndaj gazetarëve nga ana e qeverisë në vitet e fundit.

Në konferencën Kombëtare për të Drejtën e Informimit, Rama  bëri të ditur se qeveria ka marrë angazhimin për dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët, si një hap i mëtejshëm drejt relaksimit të situatës së medias.

Ai theksoi se për vite me radhë janë ndaluar paditë ndaj gazetarëve dhe se kjo politikë do të vijojë.

- Publicitet -

“Kemi bërë progres të mjaftueshëm sipas meje për të qenë optimist, se mund të bëjmë më shumë progres, jo mjaftueshëm për të thënë se ju po kërkoni ‘qiqra në hell’ se ne kemi bërë ndonjë mrekulli. Absolutisht jo. Unë i mirëkuptoj ankesat sepse ju jetoni me këtë punë dhe nuk keni pse të jenë të kënaqur me ne. Ndërkohë ne e kemi për të detyrë të jemi të kënaqur me ju në të gjitha rastet”, tha Rama.

Edi Rama: Nuk dua të hyj në të thella se pastaj na thyhet gota nëse do flas unë për cfarë ka të bëjë me lirinë e shprehjes. Dua të them që ne ndërkohë ne kemi marrë dhe një angazhim tjetër që tregon të kundërtën e asaj që thuhet nga gota gjysmë bosh që ta dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët. Nuk është se ka pasur ndonjë gazetar të goditur penalisht nga paditë e qeverisë në këto vite, as nuk ka pasur padi për gazetarët, sepse i kemi ndaluar të gjitha paditë prej shumë vitesh. Ne do ta bëjmë edhe këtë hap tjetër, një hap që shkon në drejtim të relaksimit të mëtejshëm të situatës së gazetarëve. Edhe unë nuk besoj se është liria e shprehjes, por është liria e shpifjes. Po kjo temë nuk është për këtë tryezë dhe unë nuk dua të thyej gotën tani. Shpresoj se adresova disa gjera. Ne nuk jemi në kushtet kur shprehim vullnet, por jemi në kushtet kur në mënyrë sistematike përpiqemi që vullnetin e shprehur ta materializojmë me progres.

Edhe në këtë aspekt kemi bërë progres të mjaftueshëm sipas meje për të qenë optimist, se mund të bëjmë më shumë progres, jo mjaftueshëm për të thënë se ju po kërkoni ‘qiqra në hell’ se ne kemi bërë ndonjë mrekulli. Absolutisht jo. Unë i mirëkuptoj ankesat sepse ju jetoni me këtë punë dhe nuk keni pse të jenë të kënaqur me ne. Ndërkohë ne e kemi për të detyrë të jemi të kënaqur me ju në të gjitha rastet.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Detari says:
    December 16, 2025 at 10:34 am

    Ramazon-i nuk do te dalin ne shesh pergjimet e krimineleve qe ka ne qeveri, se me daljen e pergjimeve vihet ne pozite te veshtire SPAK-u te cilet duhet te bejne te pakten minimumin. Vetem litari te ndreq ty o rame.

    Reply
  • K R says:
    December 16, 2025 at 10:41 am

    Ca thua bre Ram
    T ka zene halli tani ëël
    Kur ishe naj plepit u thoshe KAZAN
    Hë kokkrra e ordinerit që je
    Cop karagjozi rrugsh

    Reply
  • Gazetari says:
    December 16, 2025 at 10:44 am

    Mediat që janë afër qeverisë shpesh përfitojnë qasje ekskluzive, fonde publike ose mbështetje direkte.

    Ky mekanizëm krijon një media “paralele” pro-qeveritare, e cila fuqizon narrativën e kryeministrit dhe minimizon kritikën.

    Lexoni listat e BIRN kush merr para nga shteti dhe kush media perfshire mediat si Top Kanal kanl marrë paratë e inceneratorëve

    Si koleg dhe gazetar i pavarur më bëhet shumë qejfi që gazeta DITA nuk figuron në asnjë nga këto lista të zeza

    Reply
  • argjiro shqiponja says:
    December 16, 2025 at 10:46 am

    Ramushe
    Ti mbështet informimin e kontrolluar, por pengon hetimet e pavarura.
    Surratit tat dhe militantve t tu të neveritshëm nuk u pëlqen fare kritika.
    E quanin dje “gazetaruc” dikë që ju kritikonte.
    Njesoj si ti qe shan e quan “trimosha e patllake” kush t heton ty dhe sojin tënd hajdut
    Ksaj i thua mbeshtetje per mediat ti surrat?
    Shko more
    Lipsu

    Reply
  • Asnjansi says:
    December 16, 2025 at 10:47 am

    Ne shqiperi disa media mbështesin hapur qeverinë, ndërsa mediat kritike shpesh shlojne n ekstreme
    Mungon balanca

    Reply
  • miku që të do të mirën says:
    December 16, 2025 at 10:51 am

    Zoti KM
    Raporti yt me mediat është konfliktual dhe shpesh i polarizuar.
    Ti ke zgjedhur të dominosh narrativën, jo të dialogosh me median tradicionale. Përdor platformat e tua – sidomos rrjetet sociale dhe podcastin – për të anashkaluar pyetjet kritike dhe për të kontrolluar mënyrën se si publikohet fjala jote

    Ke përçmim ndaj kritikës*ë
    Gjuha jote është ironike, tallëse, madje edhe përçmuese (“kazanë”, “çimka”, “sufllaqexhinj” etj.). Kjo krijon një klimë presioni dhe shkurajon median të bëjë pyetje ty

    Nuk je ashtu si sillesh kur ndjen bythën në ujë. Si këto kohë. Po të vjen fundi i dashur KM

    Reply
  • fjala says:
    December 16, 2025 at 10:58 am

    Zoti Edi Rama ! Shoqeria nuk e nderton dot jeten e saj pa patur ca kritere dhe norma qe i ka caktuar koha nga nevoja per te ecur perpara me te, si jane familja si celule apo qeliza e baze e shoqerise, nderi, respekti, morali, norma qe jane bere ligje te pashkruar dhe mbi bazen e tyre edhe pa demokracine apo shtetin ligjor qe pretendohet, kane qene percaktuese ne frymarrjen e shoqerise. Keto norma dhe rregulla qe mendohet se mund te jete patriakale qe dikush nga “filozofet” e sotem mendon se prekin lirine e individit, jane pjekur ne eksperiencen dhe mendimin e pervojes qindra vjeçare dhe jane konsoliduar te domosdoshme per familjen , njerezit dhe shoqerine. Sot kemi nje “bibel” tjeter qe eshte shkruar nga nuk e di se kush por qe perseritet shume here qe ne fakt une nuk e shohe fare te aresyeshme dhe ne te kundert, ka sherbyer qe te shkaterroje historine e ndertimit familjes dhe shoqerise duke e quajtur si arkaike dhe ajo eshte “Karta e Helsinkit” apo “e Parisit” dhe nje gjykate nderkombtare e nenquajtur ” gjykata e te drejtave te njeriut. Nga historia dhe bisedat me te moshuarit e dikurshem, kam mesuar se vendimet e pleqesise ne fshatra dhe krahina, ishin shume here me komode dhe kompetente se sa prokurorite e teperuara dhe gjykatat e soteme, ishin me te zbatueshme dhe ruanin dhe nuk cenohej qeliza shoqerore. Sot liria qe ju pretendoni ta quani por ne fakti eshte nje çthurje totale ku seicili mund te thote çfare te doje per tjetrin dhe mund ta denigroje ate , eshte shkaterrim total , ndoshta dhe AI ndikon, dhe shoqerine e çon drejt asgjesimit si njeri me ndjenja dhe shpirt duke e kthyer ne nje mekanizem mbi toke dhe pastaj dhe ato kartat qe permenda dalin jashte kornizes njerezore fare dhe jane paçavure aromatike per te mbytur frymen e me te dobetit. Une e di dhe kuptpj se nuk jemi ne dhe Shqiperia qe do rregulloje boten, por kemi te drejten e aresyes qe te bejme per shqiptaret ate qe mundim sa me mire duke mbleksur, mbolasur , traditen me kohen e sotem per te miren e qytetareve tane. E kemi kete mundesi dhe nuk duhet te fusim shabllone formale qe na diktohen me deshiren e mire apo dhe hilene per te na asgjesuar gradualisht. KJo eshte detyre qe vjen edhe nga sakrifica qe bene te paret tane per Shqiperine. U zgjata, por jam kunder pretendimit qe kushdo mund te behet deputet; duhen cilesi ne gjithformimin dhe moralin e pergjegjshmerine e tij te saksionuara korrekt dhe pa cenuar qe ti kete organi qe i aprovon per kandidate se nga cilesia e tyre varet e ardhmja ndertim shtetit. Sot eshte katastrofe, jo vetem ne Shqiperi. Deputeti duhet te jete shembull per shqiptaret qe ne forme dhe ne permbajtje dhe keto cilesi duhen percaktuar mire para se te shpallet kandidatura. Ka nje mendim apo nuk e di çfare qe dy gjera qe percaktojne edhe egzistencen e jetes qytetarit , sot jane ne kundershtim me Te: deputeti nuk mban pergjegjesi per ate qe thote: katastrofe dhe e dyta “bera politke” : katastrofe se politika eshte per te miren e shoqerise apo te keqen , eshte shkence per zhvillimin dhe mbarshtrimin e saj apo eshte mbivendosur si ozurpuese e shoqerise, koncepte qe u duhet dhene fund pa hezitim qe te mos perdoren dhe veprohem me, si dhe thashethemet qe mendoni ju sot e qe u be shkas ta diskutoj qe perciell qofte politikanet pâ shkolle politike apo gazetaret dhe media duhet nje pale gershere tu pritet koka. Genjeshtra dhe thashethemi ne shoqeri, jo midis qytetareve por ne forume dhe instanca apo administrata duhet denuar si krim qe nuk ka arritur te realizohet. Ne fund, shoqerine ne çdo vend e shtet e drejton i perkushtuari dhe i pergjegjshmi per te. Kjo eshte detyre e atyre qe perfaqesojne shqiptaret. Ndersa drejtesia duhet qe para se ti futesh ne pleqesine qe fola me larte, duhet nje kullesae e çelikte per ti filtruar se eshte bere ngangrene dhe eshte me dashje; Koha iken, njerezit lindin jetojne dhe plaken e vdesin. Ne duhet te mendojmùe per sot dhe per neser si ai plaku qe mbolli pemen !

    Reply
  • nje punonjes buxhetor says:
    December 16, 2025 at 11:11 am

    Po he o Skenderbeu i Spiropalit, se per kete dekriminalizim per shpifje gazetaresh (qe vete thua se nuk ka patur) ishte keq e po priste me dore ne zemer ky popull ne kete pragfestash te fund-vitit, se te gjitha tjerat i ka me bollek e nuk i mungon asgje!

    Reply
  • intelektuali says:
    December 16, 2025 at 3:57 pm

    EDI RAMA BEN “AUTOKRITIKE SHOQERORE” SI KASAPI MEHMET SHEHU KUR MASAKROI KATUNARET LUSHNJARE

    Edi Rama do te de-kriminalizoje ligjin per Shpifje – alias ligji enverist per “Agjitacion dhe Propagande” dhe hiqet si i penduar per kete ligj rezil qe e propozoi dhe e miratoi vete. Duket qe kryeministri pa shkolle shqyptar ka harruar se ne baze te ketij Ligji Famekeq Enverist masakroi me liber shpie komisarin e Policise Dritan Zagani qe i tregoi me gisht ministrin e tij beniamin te rendit, Saje Qorri, qe ishte Kapobanda e Habilajve te Vlores, kriminele dhe narkotrafikante qe nga Lazarati, tek lidhjet e tyre me vellane e Fatmir Xhafes e deri tek lidhjet me tre kreret e Policise se Vlores qe avulluan pas flete-arrestit te Prokurorise. Duket qe kryeministri hipokrit Edi Rama ka harruar, qe ne baze te ketij Ligji Famekeq Enverist masakroi me liber shpie komisarin e Policise se Fushkrujes, Emiliano Nuhu, duke e shpallur si SHPIFES dhe duke i dale ne mbrojtje publike banditeve Rraja qe kishin perdhunuar Xhisiela Malokun dhe ja kishin djegur organet intime me cigare sikur te ishte tavell duhani bashke me Taulant Ballen qe i kishte vene PATLLAKEN tek koka oficerit Emiliano Nuhu per te grisur kallezimin e vajzes se perdhunuar dhe masakruar, gangsteri Edi Rama ka harruar, qe ne baze te ketij Ligji Famekeq Enverist per “SHPIJE, AGJITACION DHE PROPAGANDE” rasi ne burg deputetin Ervin Salianji qe tregoi me gisht vellane e hetuesit te Enverit, Fatmir Xhafa si nje kriminel dhe narko-trafikant i denuar ne Itali, por qe saje vellait te tij Minister Rendi dhe deputet vazhdonte krimet i patrazuar dhe trafikun e droges ne Shqypni. Tani Edi Rama po kerkon te bleje INDULGJENCA pafajesie per ligjin e tij enverist dhe prandaj intelektuali per lexuesit e nerum te gazetes DITA ka pergatitur nje MEMO qe nuk duhet harruar kurre, prandaj beni durim se historia,

    vazhdon:

    Reply
  • intelektuali says:
    December 16, 2025 at 4:13 pm

    vazhdon:

    EDI RAMA BEN “AUTOKRITIKE SHOQERORE” SI KASAPI MEHMET SHEHU KUR MASAKROI KATUNARET LUSHNJARE

    “Pushkatuam 65 ballistë në Lushnje, por gabuam. Ishim të dehur…”. – Letra e Mehmet Shehut, për masakrën e 30 tetorit 1943.

    Postim nga: intelektuali per ata qe hipokrizia cinike e Edi Rames u duket si nje e LIGE qe ka kapluar Shqypnine.

    Sekretari organizativ i PKSH-së, Koçi Xoxe, i shkruante më 3.10.1943, sekretarit të përgjithshëm të partisë, Enver Hoxhës, ndër të tjera: “Përveç goditjeve që u dhamë ballistëve, po i ndjekim këmba-këmbës për shfarosje. Sa për luftën me gjermanët, pothuajse hiç”. Pas grisjes së ‘Marrëveshjes së Mukjes’, si dhe pas mbarimit të Konferencës së Labinotit në shtator 1943, komunistët nisën zyrtarisht luftën civile. Nën drejtimin e jugosllavëve Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, ata shkaktuan vendit një prej tragjedive më të llahtarshme të vërejtura më parë, me pasoja të rënda edhe për unitetin kombëtar. Fill pas Labinotit, vrasjet u bënë dukuri e zakonshme. Sekretari organizativ i PKSH-së, Koçi Xoxe, i shkruante më 3.10.1943, sekretarit të përgjithshëm të partisë, Enver Hoxhës, ndër të tjera: “Përveç goditjeve që u dhamë (ballistëve-shënim), po i ndjekim këmba-këmbës për shfarosje. Sa për luftën me gjermanët, pothuajse hiç”. Lufta ndaj jo komunistëve u bë qëllimi i vërtetë i asaj që duhej të ishte luftë kundër pushtuesit. Më 21 tetor 1943, Brigada e Parë Sulmuese komuniste, nën drejtimin e Dushan Mugoshës, në Golem të Lushnjës, sulmoi fuqitë balliste të Isa Manastirliut, Hamit Matjanit, Tefik Sfirit dhe Hajdar Cakranit. Thuhet se fuqia balliste, ishte 400 persona dhe prej tyre u vranë 10-15 veta. Shumë fshatarë u zunë robër. Me urdhrin e Dushan Mugoshës dhe Mehmet Shehut, u vrane me hanxhare rreth 80 robër (Mehmet Shehu thotë, 60). perpara se t’i thernin si kafshe, katunareve kokforte dhe te pabindur, xhelatet e Mehmet Shehut u prene koqet dhe u a futen ne goje. Këta ballistë ishin nga fshatrat: Remas, Kryekuq, Grabian, Shënkollas, Kalush, Gur, Shënpremte, Sulzotaj, Biçak. Nisur nga kjo ngjarje, me anë të një trakti të datës 26 tetor 1943, ‘Balli Kombëtar’ njoftonte se; “vëllavrasja kishte filluar”. Në lidhje me masakrën e Lushnjës, komandanti i Brigadës së Parë, Mehmet Shehu, informon me një letër të posaçme, (shiko faksimilen) të cilën po e publikojmë më poshtë, të plotë.

    BAJGAT e Enverit ta mbyllin HALEN dhe te futen ne brimat e miut, se do t’u presim koqet dhe do t’u a fusin ne gojen e tyre te qelbur, njashtu si Mehmet Kasapi lushnjareve te ngrate, por per lexuesit e nerum te gazetes DITA qe nuk kane durim te mesojne te VERTETEN e hidhur te Luftes Vellavrasese – LANC-i kriminal, jugosllav i Enverit, intelektuali u thote: Beni durim se historia,

    vazhdon:

    Reply
  • intelektuali says:
    December 16, 2025 at 4:33 pm

    vazhdon:

    Një nga betejat më të përgjakshme të Luftës Civile ndërmjet Ushtrisë Nacionalçlirimtare LANC dhe forcave luftarake nacionaliste, ishte lufta në Golem të Lushnjes, në 21 tetor 1943, pas prishjes së njëanshme të marrëveshjes kombëtare të Mukjes nga komunistët, me nxitjen e emisarëve komunistë jugosllavë Miladin Popoviç e Dushan Mugosha dhe pas Konferencës së Labinotit (4-8 shtator 1943), ku u shpall zyrtarisht lufta e armatosur kundër Ballit Kombëtar. Një nga ato masakra qe ajo në afërsi të Lushnjes, te kodra e Cen Hasanit, në fshatin Golem, në 21 tetor 1943. Brigada I sulmoi forcat nacionaliste të komanduara nga Tefik Cfiri dhe Isa Manastirliu, dy komandantë të çetave të Ballit Kombëtar që kishin marrë pjesë në luftimet kundër pushtuesve italianë, bashkë me forcat nacionalçirimtare: Tefiku në Mallakastër, në bashkëpunim me Mehmet Shehun dhe Isai në luftën e përbashkët të Qafë-Shtamës, nën komandën e Abaz Kupit, në 4-5 gusht 1943, pra, një ditë pas Marrëveshjes së Mukjes. Por krerët komunistë e prishën këtë marrëveshje dhe i kthyen pushkët kundër atyre, me të cilët deri atëherë kishin bashkëpunuar kundër okupatorëve. Mehmet Shehu shkruante: “U ramë befas dhe i shpartalluam të 400 bashibozukët ballista: 172 robër dhe 10-15 të vrarë”. (AQSH fondi 41 v.1943 D.32). Pas betejës, Mehmet Shehu urdhëroi, në kundërshtim me çdo rregull lufte, masakrimin me hanxhar te 65 robërve, që s’ishin tjetër veçse luftëtarë të thjeshtë e të rinj të pafajshëm, bujq nga fshatrat e Myzeqesë, që nuk pranuan të bashkoheshin me Brigadën I Sulmuese (vetëm njëri pranoi) dhe nuk donin të luftonin më, po të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Ata që nuk i zuri plumbi, i theri thika e Dushan Mugoshës, zëvendëskomisarit të Brigadës me pseudonimin Salë. Atje nuk kishte as italianë, as gjermanë, kish vetëm shqiptarë që luftonin kundër njëri-tjetrit, kishte dhe një të huaj, një komunist malazez që ushtronte luftën kundër shqiptarëve si një zanat i vjetër. Kemi të bëjmë me një krim lufte kundër njerëzimit: Vrasja e robërve të luftës. Këtë masakër e pranon edhe vetë komandanti i Brigadës I Sulmuese, Mehmet Shehu pas verrejtjeve qe i beri Enver Hoxha kur masakra tronditi popullaten, në një letër “Autokritike-shoqerore drejtuar Shtabit të Përgjithshëm, Kasapi SKUTH, Mehmet Shehu shkruante: “Me të vërtetë Ballit i dhamë një grusht të fortë në ekzekutimin e 65 ushtarëve të tij, porse mua më duket se kemi qenë të gabuar, kemi ekzagjeruar, kemi qenë shumë të rreptë. Do të mjaftonte të pushkatoheshin, jo te thereshin si kafshe (per koqet asnje fjale) 15-20 ballistë nga më përgjegjësit…Gjurmët e këtij terrori duhen zhdukur urgjentisht se lajmi po perhapet me shpejtesi dhe shpresojmë se do t’i zhdukim në të ardhmen qe te mos mbetet asnje gjurme. Kjo do të vlejë shumë edhe për mua personalsht, që të mos nxitem herë tjetër, të jem m’i matur e të mos lë të tërhiqem nga sentimentet dhe buçitjet e çastit, që në mua shfaqen akoma si konsekuencë e një origjine mikroborgjeze, patriarkale, prapanike, mesjetare.” (AQSH fondi 41 D.32 v.1943). Sipas dëshmive të Xh.Staraveckës, i pranishëm në këtë masakër kolektive, therjet masive me prerje te koqeve u urdhëruan nga Mehmet Shehu dhe Dushan Mugosha, i cili ishte i plotfuqishëm në Brigadën I. Fiqrete Sanxhaktari (Shehu) ndikoi tek Mehmeti për të hequr nga rreshti 10 “lafshëpaprerë”, meqenëse balanca rëndonte nga ortodoksët, për t’i bërë qejfin Dushanit. Me gjithë 12 të vrarët në përpjekje luftarake me arme, numri i këtyre viktimave arriti në rreth 80 vetë. Vllas Arapi, kuadër i Brig.I, që erdhi pas masakrës, i tha Mehmetit: “Këta katunare there ti? Trimëri të madhe paske treguar”! M. Shehu iu përgjigj: “Kjo s’është asgjë, me ato që kam parë unë në luftën e Spanjës. Atje janë derdhur lumenj gjaku…” Kush ishte Vllas Arapi? Kete do ta tregoje here tjeter intelektuali ne nje postim enkas te tij, por ajo qe duhet te dime sot eshte se, në këtë përgjakje të luftës civile, ishte politika e PKJ dhe dora e emisarëve të saj M.Popoviç dhe D.Mugosha. Ja cfare xhevahiri ka gjetur intelektuali ne Arkivat e Shtetit te Shqypnise: ”Dy sërbët e mallkuar, që rinin në krye të Partisë Komuniste Shqiptare, sot fërkojnë duart kur shohin se propaganda e tyre, për të cilën ishin dërguar, e bëri punën. Ah, ç’mjerim! Popullin shqiptar e hodhën në vëllavrasje”- thuhet në një dokument ne Arkivat e Shtetit të asaj kohe.(AQSH F.270 d.11 v.1943).

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?