Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Do vras politikanë…”, policia jep detaje mbi arrestimin e 35-vjeçarit të armatosur deri në dhëmbë në Lezhë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Do vras politikanë…”, policia jep detaje mbi arrestimin e 35-vjeçarit të armatosur deri në dhëmbë në Lezhë
Kronike

“Do vras politikanë…”, policia jep detaje mbi arrestimin e 35-vjeçarit të armatosur deri në dhëmbë në Lezhë

Published: January 9, 2023
Shpërndaje

 

Mbrëmjen e sotme Policia e Lezhës parandaloi një krim të mundshëm, ndërsa ndaloi makinën e 36-vjeçarit A.L, ku u gjet një arsenal i tërë armësh.

Pas arrestimit 36-vjeçari ka thënë para policisë se ishte nisur të vriste politikanët.

- Publicitet -

Ndërkohë që policia nuk jep detaje të shumta mbi ngjarjen për ruajtje të sekretetit hetimor, pasi puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje vijon.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen arsenal armësh, municion luftarak, dylbi, antiplumb, helmetë, thikë, lëndë narkotike, rroba kamuflazhi ushtarake dhe sende të tjera.

Arrestohet në flagrancë 36-vjeçari që i mbante në automjet ndërkohë që qarkullonte në qytetin e Lezhës.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe nga familjarët e një 36-vjeçari që po qarkullonte në qytetin e Lezhës, me një automjet në të cilin mbante armë zjarri të llojeve të ndryshme, me të cilat kishte paralajmëruar se do kryente një krim të rëndë, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Lavazhi” duke angazhuar shërbime të shumta policie.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. L. 36 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Përgatitja e kushteve për vrasje”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

Për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar nga i arrestuari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • demo says:
    January 9, 2023 at 8:47 pm

    Lere mor Ate djale! Eshte nisur te vrase Ujq,dhelpra dhe po pati melci,,ndonje Ariii,.

    Reply
  • Teuta says:
    January 9, 2023 at 8:49 pm

    Politikanet e ndyer ti “vrani” vetèm me votë. Aty te kutija e votimit, aty mos i votonj. Por nese smerito. askush qe te votohet atehere bojkotoni ne mas votimin.Gjeni lideret, vendosni standardin e kerkesave tuaja si popull votues.
    Pastaj per gjithe zyrtaret keqoerdorues mbledhni prova dhe permes denoncimevd ne prokurori e ne media.

    Reply
  • Toni says:
    January 9, 2023 at 9:13 pm

    @Teuta, pirdh pirdh se lirohesh,

    Reply
  • Detari says:
    January 9, 2023 at 9:57 pm

    gjithmon te pabeset e kane ne gjak, kete rradhe i vellai e tradhetoi.

    base do hiqte qafe ndonje ramazon vk

    Reply
  • Policia qe duam says:
    January 9, 2023 at 10:28 pm

    Deklarate (por mos tu marr seriozisht).
    Mos te kishin spiunuar familjaret (e vertete), ja kishte qare motren ndonje politikani ky trimi (e pavertete) dhe do te largohej ne rruge te paditur (e vertete).

    Reply
  • Arben says:
    January 9, 2023 at 10:55 pm

    Me bomba, sa më shumë të heqësh qafe.

    Reply
  • SEO Guy says:
    January 9, 2023 at 11:42 pm

    Bravo policia se me ne fund po tregoni me te vertete qe emrin e keni policia e shtetit

    Reply
  • LEON says:
    January 9, 2023 at 11:51 pm

    Pushka top t`u befte,o Avni Rustemi!

    Reply
  • Dhimokratet e bagetive te stanit says:
    January 10, 2023 at 6:42 am

    Plerat kokeboshe te anarkise ,komentojne……ose per vete jane jashte dhe larg nga bytha ime

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Doganierët grekë në grevë, pika kufitare e Kakavijës të hënën do jetë e pakalueshme për 4 orë
  • Situatë apokaliptike nga zjarret, Macron mobilizon ushtrinë, Spanja shpall gjendjen e jashtëzakonshme
  • Një analizë në shifra: Çfarë ka sjellë realisht Ligji për Investimet Strategjike
  • Moti i kthjellët në të gjithë vendin, parashikimi për sot
  • VIDEO: Rama del në darkë vonë nga pjesa e pasme e Kryeministrisë, përballet me protestues që qëndronin ende në Bulevard

Komentet e Fundit

  1. CR7 on “Na morën vetëm se ishim aty”
  2. Ardiani on Një analizë në shifra: Çfarë ka sjellë realisht Ligji për Investimet Strategjike
  3. vlora on Polici dhe Gardë pranë resorteve: KISH nxjerr në garë Dhërmiun dhe Palasën
  4. Soza on Gazetari nxjerr videon: Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  5. ANA on “Serumi” i lashtësisë!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?