Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 118 kg drogë drejt Greqisë, Gjykata e Korçës lë në qeli çiftin rumun: S’e dinim…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 118 kg drogë drejt Greqisë, Gjykata e Korçës lë në qeli çiftin rumun: S’e dinim…
AktualitetKronike

118 kg drogë drejt Greqisë, Gjykata e Korçës lë në qeli çiftin rumun: S’e dinim…

Published: April 5, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Korçës la në paraburgim dy çiftin e turistëve rumunë, George Coman dhe Daniela Buturugaru, të cilët u kapën në pikën kufitare të Kapshticës katër ditë më parë, në tentativë për të kaluar me 118 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, që e kishin fshehur në mjetin e tyre tip ‘rulot’ (Camper), që e kishin marrë me qira. Për dy të dyshuarit 54 dhe 36 vjeç, u zhvillua seanca gjyqësore me dyer të mbyllura. Gjatë këtij momenti, George Coman ndryshe nga bashkëatdhetarja e tij, është shfaqur i qeshur, madje ka bërë edhe ironi me gazetarët, duke i pyetur nëse duket bukur në kamera. Ndërkohë avokati i të akuzuarve, ka deklaruar se klientët e tij nuk pranojnë të kenë lidhje në trafikun e drogës. Rumunët me profesion ndihmës kuzhinierë, kanë mohuar të kenë dijeni mbi kanabisin e gjetur në rulot dhe se janë thjeshtë turistë në Shqipëri.

Dy shtetasit rumunë tentuan ta trafikonin sasinë e drogës nëpërmjet kufirit me Greqinë, duke përdorur një automjet tip ‘rulot’, me qëllim për të kaluar në pikën kufitare të Kapshticës. Gjatë kontrollit të detajuar, duke përdorur edhe qenin antidrogë të Policisë, në pjesën e bagazhit të mjetit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 79 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, me peshë totale 118 kilogramë, për të cilën dëshmuan se nuk kishin dijeni, sepse mjetin e morën me qira. Avokati i tyre u shpreh se klientët që përfaqësonte nuk e pranonin të ishin fajtorë për atë çfarë akuzohen, duke theksuar se ishin thjesht turistë dhe nuk kishin dijeni për kanabisin e gjetur në automjet. Pak javë më parë u arrestuan edhe 2 çifte të tjera rumune që kishin ardhur si turistë dhe udhëtonin me dy kampera të mbushura me mbi 300 kg hashash, me destinacion Greqinë, kurse në kërkim u shpallën 5 të rinj nga Vlora.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kriza e mbeturinave rëndon Prishtinën dhe ambiciet politike të kryetarit të saj
  • Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë
  • KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë, po ku do t’i gjejë ata?
  • Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  • ​Tre skenarët e mundshëm: Si pritet të zbërthehen rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara

Komentet e Fundit

  1. Niku on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  2. . on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. Roni on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  4. Dudumi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  5. vlonjati on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?