Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Do vij, do i puth kockat”/ U gjet i vrarë, flasin familjarët e Sherif Mukajt: Çfarë na tha policia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Do vij, do i puth kockat”/ U gjet i vrarë, flasin familjarët e Sherif Mukajt: Çfarë na tha policia
KronikeKryesoreLajmi i fundit

“Do vij, do i puth kockat”/ U gjet i vrarë, flasin familjarët e Sherif Mukajt: Çfarë na tha policia

Published: 13 Qershor, 2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Xhaxhallarët e 29-vjeçarit i cili u gjet i vrarë në Kreshovë të Kolonjës, Fatmir Mukajt dhe Artur Mukaj kanë treguar për Report Tv se ai nuk kishte konflikte me njeri.

Ato i kërkojnë shtetit që të zbardhë të vërtetën, ndërsa thonë se policia nuk i ka lënë që të shohin trupin. Sipas tyre policia u ka thënë se dyshohet të jetë vrarë për prishje të pazareve të drogës.

Fatmir Mukaj: Ju mund të pyesni çfarë njeri ishte, ai s’ka pasur konflikt me asnjë ai nuk trazonte as mizat. Ne nuk dyshojmë në asnjë gjë, unë jam fshatar shkoj me dele, lopë, gruan e kam të sëmurë, jam i vetëm, ju mund të pyesni shokët e tij në Ersekë çfarë djali ishte, alkool nuk përdorte, cigare jo, sherrxhi nuk ishte, të ndihmonte, nuk ka pasur asnjë konflikt në rrethin e Kolonjës.

- Publicitet -

Ne flisnim në telefon, si iku i ati e merrnim në tel hajde këtej, hajde ha bukë këtej, jo thoshte se kam ngrënë, i ati e ndihmonte, pensionin ja la, lek i dërgonte, nuk kishte asnjë problem.

Unë nuk e kam takuar personalisht se kam pasur gruan e sëmurë, policia na ka thirrur na ka pyetur. Ne kemi patur marrëdhënie të mira, e kishim si vëlla, shoqërinë e kishte të mirë. Atje ku është vrarë nuk shkonte vetë, s’ka mundësi, në fshatin Kreshovë jo, ne kemi mbajtur më ka marrë një çoban në telefon nga Konispoli, se ai më merrte gjithmonë në telefon se e njihte, më tha kështu e kemi gjetur një kufomë në pyll. Mora vëllain tjetër, ne vajtëm nuk na la policia ta shikonim, deri te vendi i ngjarjes nuk shkuam.

Te shtëpia policia erdhi të shtunë në darkë. Unë nuk kam qenë, policia verifikoi çelësat, ne nuk kishim shpresa se do ta gjenim bëri 7 muaj e 10 ditë. Familja pritet të vijë të mërkurën.

Janë shumë keq, e ëma ka 2 vjet që se ka parë e motra gjithashtu çdo thotë, unë e kam nip, evlat e kam dhe unë, unë kam djalin jashtë punon në punë të zezë, do vij më thotë do i puth kockat, çfarë do puthë, çfarë do përcjellë, ato 5 eshtra. Shteti të veprojë të nxjerrë të vërtetën, ne një bagëti në mal na humb dhe dalim ta kërkojmë, të ngordhur po ta gjejmë jo një njeri.

Për mua s’ka pasur probleme. Na është marrë me gjëra të tjera le ti lante vetë kusuret, mbase ka bërë keq, mbase ka pasur borxh të na i kërkonte do ja lanim. Atje është vrarë ose është vrarë gjetkë dhe e shpunë, ai që i vajti dherit e di dhe ai që ka bërë veprimin. Rastësi që u gjet trupi i tij ndryshe nuk kishte mundësi. Celularin e mirë e kishte lënë në shpi dhe çelësat e makinës. Ne i kemi prerë shpresat. Xhupi që u gjet ishte i djalit.

Artur Mukaj: Ne jemi njoftuar nga çobenj të Sarandës dhe kemi shkuar në vendin e ngjarjes por policia nuk na ka lënë të shkojmë eshtrat. Ne s’kemi dyshime për persona djali nuk ishte problematik, djali nuk ka pasur problemë me asnjë. Nuk kishte nevojë për lek, i dërgonte i ati nga Amerika plus që i kishte lënë dhe pension.

Nuk ka shprehur shqetësim, takohesha shpesh por 3 muajt e fundit ishte larguar, mori dhe makinë dhe lëvizte shumë, me prindërit komunikonte përditë. Atje te vendi që u gjet nuk ka rrugë është terren i vështirë, ai nuk do gjendej nëse nuk e gjenin barinjtë, ishte rastësi. Djali ishte i respektuar, me të gjithë fliste, s’ka patur probleme.

Policia na tha se dyshohet është marrë me drogë, kaq, dyshime për pazare drogë janë dyshimet e policisë, nuk e dimë saktë tani, kaq na ka thënë policia. Sendet e gjetura i përkisnin djalit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • PD rrezikon mandatin në Lezhë, PS e ngushton diferencën në 621 vota, numëruesit udhëzohen të kontestojnë zarfet e Greqisë
  • “Le t’i integrojmë vendet e Ballkanit Perëndimor”, Macron në Tiranë: Jam avokat i mbylljes së negociatave deri në 2027-ën
  • Goditi sekretarin e KZAZ për shkak të shpalljes së pavlefshme të një vote, lihet në burg Rei Nozlli
  • VIDEO| “Kemi nevojë për njerëz që na besojnë”, Rama në Forumin Ekonomik: Një epokë e artë mund të çelet për Europën
  • Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. Dashi në Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit
  2. Tartari në VIDEO| Rama dhe Macron nëshkruajnë memorandum për projektin e turizmit në Korçë
  3. Golemi Kavajes në Macron i përgjigjet nga Tirana kritikave të Vjosa Osmanit ndaj BE
  4. demo në Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit
  5. Piro Hoxhaj në Kapelja e Latifit, delet e jugut dhe cubat e veriut
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?