Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VOTIM NË 8 TETOR: Reforma Territoriale futet në kalendarin e Kuvendit pa u pritur përfundimi i konsultimeve publike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > VOTIM NË 8 TETOR: Reforma Territoriale futet në kalendarin e Kuvendit pa u pritur përfundimi i konsultimeve publike
Lajmi i fundit

VOTIM NË 8 TETOR: Reforma Territoriale futet në kalendarin e Kuvendit pa u pritur përfundimi i konsultimeve publike

Published: September 24, 2026
Shpërndaje

Komisioni për Çështjet Ligjore mori në shqyrtim të mërkurën projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore” të propozuar nga deputetët socialistë, ndërsa konsultimet publike me komunitetet lokale vijojnë deri në fund të shtatorit.

Ulsi Manja, kryetar i këtij komisioni, refuzoi të hidhte në votim kërkesën e opozitës për të rikthyer procedurën e shqyrtimit dhe depozitimin e nismës me përfshirjen e qëndrimeve që vijnë nga komunitetet lokale.

“Ne do të vijojmë shqyrtimin në parim deri më 29 shtator, kur është afati i përfundimit të konsultimeve nëpër bashki, pastaj pasi të marrim dhe këto qëndrime, e votojmë,” tha ai.

- Publicitet -

Sipas një kalendari pune të Kuvendit, ku parashikohet votimi në seancë plenare më 8 tetor, socialistët në mënyrë të njëanshme kanë vendosur të avancojnë përpara procedurën parlamentare të nismës, ku propozohet një rikonfigurim i hartës territoriale të vendit me reduktimin e bashkive nga 61 në 46.

Opozita kundërshtoi në komision futjen në rend dite të nismës së PS-së, duke pretenduar se nisma ishte dorëzuar në shkelje të dispozitave ligjore dhe kushtetuese duke anashkaluar përfundimin e konsultimeve publike.

“Të kthehet pas dhe të futet në procedurën kushtetuese se s’mund të ecim në shkelje të Kushtetutës,” tha Luçiano Boçi, i cili ishte bashkëkryetar i opozitës për komisionin bipartizan për këtë reformë.

“Të mbarojnë dëgjesat, të merret mendimi dhe më pas të vihet këtu,” shtoi ai, duke këmbëngulur se një reformë e njënashme pa konsensus politik dhe për më tepër pa konsensus qytetar bie ndesh me parashikimet kushtetuese.

Edhe deputeti Oerd Bylykbashi kërkoi që Komisioni i Ligjeve të votonte për kthimin e projektligjit në zyrën e Kryetarit të Kuvendit për t’u përfshirë në nismë edhe qëndrimet e konsultimeve publike.

“Kjo nismë godet themelet e Kushtetutës dhe është detyrim ligjor që të merren parasysh qëndrimi i popullsisë,” tha Bylykbashi, duke akuzuar mazhorancën se ka nisur procedurën në shkelje ligjore dhe se po tenton të anashkalojë qëndrimet e komuniteteve.

Deputetë të tjerë të PD-së sollën në vëmendje që në bashkitë që projekti i PS-së parashikon t’i shkrije me bashki më të mëdha po bëhen protesta të përditshme kundër nismës dhe vetë këshillat bashkiakë kanë votuar kundër shkrirjes.

Në shenjë revolte, deputetët e opozitës braktisën mbledhjen e komisionit, e cila vijoi me prezantimin e nismës nga Arbjan Mazniku.

Mazniku tha se reduktimi i numrit të bashkive do të siguronte më shumë shërbime për qytetarët.

Që prej fillimit të gushtit në të gjitha bashkitë e vendit, propozimi i PS-së po has kundërshti nga qytetarët gjatë dëgjesave publike. Në disa bashki ka shkaktuar edhe protesta të përditshme që refuzojnë shkrirjen e njësisë së tyre vendore me një njësi më të madhe.

Sipas projektit, bashkitë Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Prrenjas humbasin statusin si njësi të pavarura të vetëqeverisjes vendore dhe bashkohen me bashkitë fqinje më të mëdha.

Konkretisht, Fushë-Arrëzi bashkohet me Pukën, Klosi me Matin, Rrogozhina me Kavajën, Dimali dhe Poliçani me Beratin, Patosi me Fierin, Divjaka me Lushnjën, Selenica me Vlorën, Maliqi me Korçën, Këlcyra me Përmetin, Memaliaj me Tepelenën, Libohova me Gjirokastrën, Cërriku e Belshi me Elbasanin, ndërsa Prrenjasi kalon nën varësi të bashkisë Librazhd.

Modeli i propozuar synon të ruajë bashkinë si qendrën e organizimit vendor, por ndryshon organizimin e saj të brendshëm nga skema “Bashki–Njësi Administrative” në “Bashki–Qytet–Njësi Administrative”.

Për çdo qytet parashikohet emërimi i një nënkryetari përgjegjës për koordinimin e shërbimeve, ndërsa këshillat bashkiakë do të riorganizohen për të pasqyruar peshën demografike të qyteteve përbërëse.

Nga ana tjetër opozita ka dalë me një projekt që propozon shtimin e bashkive nga 61 në 100 njësi për të decentralizuar shërbimet publike më pranë komuniteteve.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Socialisti Poliçan says:
    September 24, 2026 at 4:26 am

    Une nuk e marr vesh
    Nga njera ane thuhet “prania besnike” dhe “dëgjes per hallet e qytetarve”. Tani qytetaret e atyre bashkive qe shkrihen thone JO. Askush nuk degjon nga keta te PS se keta degjojn vetem nje person.

    Po a ka kuptim kjo?

    A ka hall me te madh per te degjuar se ai qe po ta thot gjith qyteti?

    Te kam len Zotin o Edi Rama

    E te dhjefsha “pranin besnike” dhe “degjesat e halleve”

    Paske qen mizerje burrë

    Reply
    • Xha Teme Analisti says:
      September 24, 2026 at 4:28 am

      Ja se ta shpjegon Zhs Temja ty qe mos merzitesh:

      Dëgjesa publike eshte qe te flasi Edua dhe ti të dëgjosh. Jo e kundërta

      Kurse prania besnike eshte qe ti ti jesh besnik partis edhe kur ajo vjedh dhe ia fut pordhes. Jo e kunderta

      E kuptove tani?

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Avokati i Netanyahu-t mes drejtuesve të kompanisë që prodhon dronë izraelitë në Serbi
  • VOTIM NË 8 TETOR: Reforma Territoriale futet në kalendarin e Kuvendit pa u pritur përfundimi i konsultimeve publike
  • Tiranë, nuk u mbijetoi plagëve nga goditja me thikë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari
  • Shala: Duhej të gjendej një mekanizëm që Vlora Hyseni të dorëhiqej para se t’i jepej masa e arrestit
  • Meloni mungon në Asamblenë e OKB-së, pikëpyetje për përplasjen me Trumpin

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme Analisti on VOTIM NË 8 TETOR: Reforma Territoriale futet në kalendarin e Kuvendit pa u pritur përfundimi i konsultimeve publike
  2. Socialisti Poliçan on VOTIM NË 8 TETOR: Reforma Territoriale futet në kalendarin e Kuvendit pa u pritur përfundimi i konsultimeve publike
  3. Gazetari on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  4. Via on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  5. Phoenix on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?