Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Duhet të kesh “probleme mendore” nëse deklaron se do vrasësh politikanë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Duhet të kesh “probleme mendore” nëse deklaron se do vrasësh politikanë?
KronikeKryesore

Duhet të kesh “probleme mendore” nëse deklaron se do vrasësh politikanë?

Published: January 11, 2023
Shpërndaje

 

I riu, Antonio Leka, i arrestuar mbrëmjen e së hënës, ka dalë para grupit hetimor. Ai i ka qëndruar besnik idesë së tij se duhej të vriste disa politikanë, për shkak se ata janë ‘farë e keqe’ dhe se këtë donte ta bënte në emër të patriotizmit.

Grupi hetimor ka këmbëngulur nëse ka patur një apo disa emra në shënjestër por Leka nuk ka dhënë emra të veçantë.

- Publicitet -

Në momentin e arrestimit ai nuk reagoi ndaj policisë, ndonëse kishte të mbushur plot makinën me armë dhe municione.

Sipas policisë, nuk ka treguar se ku i kishte marrë armët dhe sendet e tjera të kundërligjshme.

Pas qetësimit të gjendjes së tij, hetuesit pritet ta marrin sërish në pyetje dhe sipas tyre nuk përjashtohet mundësia të kërkojnë një ekspertim mjekësor për gjendjen mendore të 36-vjeçarit.

Me sa duket për hetuesit, kush planifikon të vrasë politikanë, nuk është mirë mendërisht.

Leka nuk rezulton me probleme apo mjekime të gjendjes emocionale apo mendore. Ai është person me precedentë të mëparshëm penalë për tentativë vrasje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Jetonte me nenën e tij në katin e fundit të një pallati poshtë tregut të qytetit të Lezhës. Familja ka në pronësi disa dyqane e apartamente, të cilat i ka përfituar nga dhënia e truallit për ndërtimin e këtij pallati në Lezhë. Antonio, sipas të dhënave nuk është problematik në zonën e tij.

Leka po mbahet në dhomat e paraburgimit në Komisariatin e Policisë së Lezhës në pritje për t’u njohur me masën e sigurisë në Gjykatë.

Ishte vëllai i Antonios, Nik Leka, që ka njoftuar Policinë e Lezhës, për prezencën e tij të armatosur, pasi e kishte parë të vëllain të veshur ushtarak dhe me një jelek antiplumb.

Policia lokale e vlerësoi me shpejtësi këtë informacion, duke rrethuar Antonio Lekën dhe ndaluar në aksin rrugor Milot-Lezhë, pranë ishull Shëngjinit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Vlora 97 says:
    January 11, 2023 at 9:06 am

    Ashtu u intereson politiqenërve t thonë

    Reply
  • Flora says:
    January 11, 2023 at 9:17 am

    Apaolutisht jam kunder vrasjeve, te gjithe sipas fakteve te procedohen ne polici, prokurori e gjykate.
    Por, lidhur me titullin e ketij shkrimi ju them apsolutisht se qeveritaret duhet me qene me probleme te renda mendore per te plaqkitur e verferuar popullin deri me palce kaq mizorisht duke bashkplaqkitur me pastrues e dreq e t’bir. Dhe SPAK duhet me qene nen nje semundje te rende mendore per shelljet e tyre ndaj ketyre skandaleve tani me te perditshme.
    Po varferojne shkaterrojn nje shtet e popull te tere!

    Reply
  • saliu duhet te shpallet terrorist says:
    January 11, 2023 at 10:24 am

    me te meta nendore me shume jane politikanet qe nuk i kap ligji dhe flasin e mashtrojne si tu doj bytha.edhe kur ligji ben sikur i kap,ata bejne te zgjuarin e thone se ka prapavij politike.

    Reply
  • LEON says:
    January 11, 2023 at 10:57 am

    Ky djali as ka vrare,e as ka vjedhur.Kete deshire te ketij e shprehim ne perdite ne rruge,ne kafe,ne gazeta.

    Prokuror merruni me ata qew ja nxine jeten popullit.

    Reply
  • Vlora.Vlora says:
    January 11, 2023 at 11:47 am

    Dhe kush nuk deshiron te qerroje politikane ,,keta qe kane 30 vjet qe vetem vjedhin dhe vrasin .

    Reply
  • Sapa says:
    January 12, 2023 at 8:26 am

    Shpresojme qe te dalin njerez te tille qe ti cojne veprat deri ne fund.Besoj se populli do festonte vrasjen e gjakpiresve te ketij vendi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbulohet “një Tokë tjetër” 87 vite dritë larg: Planeti misterioz 2.5 herë më i madh se Toka
  • Rama mbledh në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve
  • 21 vatra zjarri vatra në vend, ndërhyhet me dy avionë në Malin e Çikës në Palasë
  • Aksidenti tragjik në Manëz, humb jetën në spital edhe 16-vjeçari, shkon në 4 numri i viktimave
  • ​Goditje politikës së emigracionit të Trump: Gjykata Federale në SHBA rrëzon pezullimin e vizave për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

Komentet e Fundit

  1. Detari on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  2. Arianit on Skandali i spiunazhit me trupat e KFOR-it: Prokuroria kroate ngre aktakuzë ndaj ish-pilotit dhe partneres së tij serbe
  3. demo on Impiante në ishuj, Greqia dhe Turqia, në një përplasje të re diplomatike për Detin Egje
  4. Na myten on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  5. demo on Normalizimi i inkompetencës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?