Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkruajti “Shqiptari për shqiptarin është kaluar ujkut”, por edhe “Do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Shkruajti “Shqiptari për shqiptarin është kaluar ujkut”, por edhe “Do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj”
KryesoreKulture

Shkruajti “Shqiptari për shqiptarin është kaluar ujkut”, por edhe “Do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj”

Published: October 25, 2022
Shpërndaje

 

Faik Konica njihet për shprehjet e tij të ashpra kur vinte fjala për të portretizuar racën e tij dhe tonën, pra shqiptarin. “Nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë” është një nga thëniet që citohet shpesh si e tij.

Por Konica ishte gjithashtu autor i disa prej shprehjeve më atdhetare.

- Publicitet -

Ja disa nga pjesë nga shkrimet e tik që duken “kundërthënëse”, por në të vërtetë dëshmojnë shpirtin e trazuar të një intelektuali të shqetësuar për vendin.

Në gazetën e tij Albania, në shkurt 1898, ai shkruante: “Shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk”

Në qershor 1902, po aty shkruante:

“Një e thënë latine e Kohës së Mesme, e ndryshuar pak: Homo homini lupus – Njeriu për njeriun është ujk. ‐ Albanus Albano lupissimus – Shqiptari për shqiptarin është ujk e shkuar ujkut…”

Në 1907, në editorialin e gazetës thotë: “Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar“.

Por i njëjti autor shef me po kaq forcë anën tjetër tonën. Në numrin 16 të gazetës së tij Albania, e korrikut 1898, ai shkruante:

“Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari”.

Në 1899, sërish në Albania, gjejmë shprehjen e mëposhtme:

“Shqiptari duket si i bërë për të qenë lodër e një mashtrimi të përjetshëm; një fatalitet i dhimbshëm rri pezull mbi këtë popull të mjerë”

Në 1909, analizon përçarjen tonë dhe fajëson armiqtë e vendit:

“Duke u ngritur përmbi egoizmat e pafuqishëm dhe mëritë e pafrytshme vetjake, le të ulim kokat e të punojmë për formimin e një Shqipërie ku poshtërsia keqbërëse e armiqve tanë trashëgimtarë t’i lërë vendin drejtësisë dhe ndershmërisë së mëkëmbur të stërgjyshërve tanë. Boll duke krasitur degë kuturu, dhe me një vendosmëri të ftohtë por të pamëshirshme, le të japim goditjen përfundimtare në rrënjët e së keqes” – shkruhet në numrin 12 të Albanias së këtij viti.

Ja dhe një nga shprehjet e janarit 1899:

“Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj”.

i.b. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • xy says:
    October 25, 2022 at 5:37 am

    në kapitalizëm njeriu për njeriun është ujk.
    kapitalizmi kultivon te njeriu ndërgjegjen borgjeze dhe e bën atë të mendojë vetëm para, për fitime sa më të mëdha.
    ai është gati të shaktërrojë e të helmojë botën për fitime dhe kapital më shumë.

    kto shprehjet nuk bëhet shqipëria me shqiptarë janë komplet antidhqiptare por dallohet nga stili i konicës që janë sarkazëm dhe jo me kuptim të plotë.

    ne kemi qëndruar shumë kohë të pushtuar sepse zakonisht nuk kemi pasur një rrymë për të na udhëhequr.
    psh. luftëtarët tanë për liri gjatë kohës së mesjetës janl të paktë.
    ata kanë pranuar që të jenë të pushtuar nga bizantinët dhe osmanët pra të ishim nën tutelën e tyre

    Reply
  • Per inat te sime vjerre says:
    October 25, 2022 at 5:43 am

    Legjende……..monumental

    Reply
  • Mësuesi i stresuar says:
    October 25, 2022 at 6:40 am

    Mirë se me gjuhën jeni tapë fare, por të paktën shkruani (në gazetë) ashtu siç flisni në jetë. A përdoret në të folmen e përditshme trajta “shkruajti”?!. Jo! Natyrisht që duhet SHKROI.

    Reply
  • Mollosi says:
    October 25, 2022 at 8:19 am

    Po a nuk ishte Enveri “shqiptari per shqiptarin eshte kaluar ujkut”.

    Reply
  • ?+ says:
    October 25, 2022 at 8:38 am

    o mollos konica ka jetuar para 1945 vllai se po flet përçart më duket.
    çdo gjë ia rrasni enverit dhe regjimit të kaluar

    Reply
  • Mollosi says:
    October 25, 2022 at 1:12 pm

    ?+
    Thenjet e Konices nuk vlejne vetem per ate kohe por vlejne edhe sot.

    Reply
  • Kasandra says:
    October 25, 2022 at 4:09 pm

    Konica duhej të thoshte politikani me politikanin kanë kundërshtime. Pa vullnetin dhe unitetin e shqiptarëve Shqipëria nuk do qe bërë historikisht dhe as sot. Kasandra.

    Reply
  • Aldrin says:
    October 25, 2022 at 4:18 pm

    O mesueso, po nuk dine cfare titulli ti vene kesaj legjende shprehjesh te Konices. Rrine e rrine e na i postojne njehere ne 6 muaj. Dhe pastaj komentojne mendimtaret e kombit, si demo, mollos, Erdogan, Intelhale, e me radhe. Per ta cdo gje eshte me vlere, vetem te mos kete vulen e Enver Hoxhes.
    Dhe i vetmi qe beri nje gje per Shqiperine ishte Enver Hoxha. Konica e te tjere ngelen llapaqene, si Bedriu, shoku i ngushte i Moikomit, Aristotelit, dhe bashkeluftetari dhe shok llogoresh i UCKse se Thacit.
    DHe kjo lloj gazetari do te thote qe : shikoni sa i mencur eshte gazetari qe citon Konicen. Ata, e kuptojne shpejt Konicen. Ne budallenjte, nuk kuptojme dot gazetaret.
    Ky eshte qellimi. Fajin e ka populli budalla, dhe jo politikani hajdut, dhe langot qe u bejne fresk, si puna e ketyre elitareve gazetare te shquar, qe as shqip nuk dine te flasin, pale te tjerat..
    Bollshem, rrjedhshem, shumshem, zhurmshem, bashkepenambajtes, teksa, dhe… jo vetem.

    Reply
  • I tille je , sa here qe hap gojen says:
    October 25, 2022 at 6:54 pm

    Jo . zoti kosovar Mollosi”, nuk ishte Enveri i tille , . . . model i perkryer i thenies ” Ne kapitalizem , njeriu per njeriun eshte ujk ” , deri me sot ka qene dhe mbetet shpellari mesjetar Sali Vuk Karaxhici , dobici serb .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale
  • GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg bashkëpunëtorin e drejtësisë
  • Telat me gjemba rrethojnë edhe Baks-Rrjollin në Velipojë
  • Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump: Jemi pranë një marrëveshjeje
  • Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Komentet e Fundit

  1. Leu on Shqipëria e bukur është në shesh
  2. AI on Shqipëria e bukur është në shesh
  3. Doktor Mortja on Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  4. Doktor Mortja on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?