Milorad Dodik, Presidenti i Republikës Srpska (RS) tha në konferencën e djeshme për shtyp se Bosnja dhe Hercegovina (BeH) nuk do ta mbështesë marrëveshjen nga procesi i Berlinit, që i referohet kalimit të kufijve të Kosovës dhe BeH me karta identiteti.
Arsyeja e “premtimit” të Dodikut, në të cilin thotë se nuk do të lejojë që banorët e Kosovës të udhëtojnë lehtë në BeH, është deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka bërë paralele mes veriut të Kosovës dhe RS.
“Kurti flet negativisht për RS-në dhe tani pret që ne të votojmë që ata të mund të hyjnë në Bosnjë me letërnjoftime. Kjo nuk do të ndodhë, sidomos pas kualifikimeve të Albin Kurtit për RS-në. Nuk ka pse të servilemi atje. Pavarësisht se ishte diçka për të cilën është rënë dakord në kuadër të procesit të Berlinit, nuk do të ndodhë që ne të japim asnjë nënshkrim për funksionalizimin e mëtejshëm të atyre dokumenteve. Po i informoj publikisht ata në Gjermani dhe këdo. Pra, nëse duan të luajnë si duhet, atëherë duhet t’i mbyllnin gojën Kurtit që të mos shante RS-në”, u shpreh i ashpër Dodik.
Më tej, Dodik pati një shpërthim me nota shovinizmi dhe racizmi, gjë që nuk është e pazakontë për të.
“RS ka më shumë legjitimitet se institucionet e përkohshme të Prishtinës. Ne kemi më shumë legjitimitet ndërkombëtar se ata, ndaj si mund të na japin një mësim për atë që jemi. Epo, ata janë më të këqijtë që ekzistojnë. Prandaj këtu nuk na duhen as shqiptarët, as shqiptarët që vijnë në BeH me urrejtje ndaj serbëve. Jemi më të qetë dhe më të sigurt pa ta”, ka përfunduar Milorad Dodik, përcjell Klix.ba.
j.l./ dita

DODIK O ZHAPIK
SHPIRTQEN ZEMERLIG
KRIMB I PESHTIRE
VIC I PALEPIRE
NE I NGACMOFSH SHQIPOT
E DIN SE CTE PRET
TE NGULIN NE HU
E TE BEJNE SYNET
@Pylli. Apapapapa e mbyte fare Dodikun me kete vjershe. Ec aty shqipe trim me flete.
Serb xhipsi, beni kakardhia me shqiptaret e përçarë nga minoritetet e pa absorbuar politikisht por te pranuar pa limit. Po keni bythë kruhuni me Kroatet, Romunet ,Sllovenét,Maqedonsit,Hungarezet, që si ju e kanë kryer unifikimin politik te të gjitha rracave qe kane brenda popullsise ! 500.000 te huaj me origjine ka Beogradi,e pse nuk e shkerdhejne nacionalizmin Serb keta, siç eshte ne agoni ky ne Tirane nga tradhetia ?!?!
Osmanllinj
Allahu Ekber
O koke lope ,kur te zesh ne goje fjalen shqiptar te kesh shkuar 20 here tek dentisti per kliner dhe pas kesaj duke menduar 1000 here te shqiptosh fjalen shqiptarNuk e di o budalla qe nje ninxha amerikane ta perdredh qafen dhe te mos egxistoje serbskla jote.
Ardhacaku dud-ik flet autoktonët, që i kanë dhënë strehë!
Fundi i botës po vjen nga ndyrësirat.
Nuk ka faj ky sepse ne kemi komplet nje shtet antishqiptar duke nisur nga Rama,parlament majmunesh.dhe nje qe quhet president qe vetem ha ,pi ,dhjet bashke me staffin dhe mjafton STOP.Nuk degjojne dhe nuk reagojne .Jane si te pritur ne tru.Tregojini vendin keasaj qelbesire .Prandaj iu kemi vene ne krye.Ai i ka hipur kalit brapsht duke kujtuar se eshte lider boteror,si ky toni.