Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dogjën karriget në oborrin e Kuvendit dhe krijuan kaos, Policia çon në SPAK deputetët e PD
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Dogjën karriget në oborrin e Kuvendit dhe krijuan kaos, Policia çon në SPAK deputetët e PD
Lajmi i funditPolitike

Dogjën karriget në oborrin e Kuvendit dhe krijuan kaos, Policia çon në SPAK deputetët e PD

Published: October 1, 2024
Shpërndaje

Një ditë pas tensioneve në Kuvend, ku opozitarë dogjën karriget jashtë oborrit të Parlamentit, sot Policia e Tiranës ka referuar materialet në SPAK në ngarkim të deputetëve të PD.

Në njoftimin zyrtar, policia thote se Flamur Noka akuzohet për  “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, Gazment Bardhi për “Goditjet për shkak të detyrës” dhe Bledion Nallbati për “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

“Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, thotë policia.

- Publicitet -

EMRAT:

  1. Flamur Noka
  2. Gazmend Bardhi
  3. Bledion Nallbati
  4. Dhurata Çupi
  5. Flamur Hoxha
  6. Xhelal Mziu
  7. Lefter Geshtenja
  8. Agron Gjekmarkaj
  9. Ina Zhupa
  10. Lindita Mataliaj
  11. Dashnor Sula
  12. Luan Baçi
  13. Lodovik Hasani
  14. Asllan Dogjani
  15. Elidon Bushati
  16. Erisa Xhixho
  17. Sorina Koti
  18. Sajmir Korreshi
  19. Edmond Spaho
  20. Kasem Mahmutaj
  21. vangjel Dule
  22. Monika Kryemadhi
  23. Isuf Çelaj

Njoftimi:

Tiranë – Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve:

– F. N., 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;

– G. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;

– B. N., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;

– Dh.Ç.(T)., 51 vjeçe,
– F. H., 56 vjeç,
– Xh.M., 57 vjeç,
– L.G., 52 vjeç,
– A.Gj., 50 vje
– I.Zh., 37 vjeçe,
– L.M., 47 vjeçe,
– D.S., 59 vjeç,
– L.B., 61 vjeç,
– L.H., 57 vjeç,
– A.D., 57 vjeç,
– E.B., 51 vjeç,
– E.Xh., 39 vjeçe,
– S.K., 40 vjeçe,
– S.K., 43 vjeç,
– E.S., 66 vjeç,
– K.M., 62 vjeç,
– V.D., 56 vjeç,
– M.K., 50 vjeçe;
– I.Ç., 60 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • Zoto Kanina says:
    October 1, 2024 at 10:51 am

    Ore për inceneratorin a dini gjo ça u bo? 5D-ja, Teci galexhant i Vlorës? Se kjo praktika e djegies së karrigeve është e freskët fare, le të merremi njëher me zullulumet e mëparshme.

    Reply
  • Vlonjati says:
    October 1, 2024 at 11:19 am

    Po more Zoto , të merremi me ato të më parëshmet: 4 të vrarë në mes të bulevardit e dhjetra të plagosur , 20 të vrarë në gërdec , midis tyre edhe fëmijë . Hidhemi akoma më mbrapa , piramidat financiare që kryeministri kriminel i quajti para të sigurta të shqiptarëve , hapja e depove të armëve dhe lufta civile me 4500 të vrarë , grushti i shtetit në 98 , kur , me arkivolin e Azemit sulmuan kryeministrinë me pretekstin se Azemin e kishte vrarë Fatos Nano , ndonëse ata vetë e kishin vrarë , djegien tre herë të kryeqytetit dhe gjithë vendit, kur qeverinë e drejtonte krimineli i Viçidollit , zhdukja e Remzi Hoxhës dhe disa të kundërshtarëve të tjerë e të tjera e të tjera , lista e krimeve të vjetra është pa fund . Të gjykohen e dënohen autorët për krimet e rënda të mësipërme , pastaj edhe të inceneratorëve , edhe për klubin Partizani . Jemi dakord , Zoto ?

    Reply
  • KCK Live ne Surrel says:
    October 1, 2024 at 11:38 am

    Te priten duart e atyre qe po vjedhin e bejne kerdi Sot duke pasur pushtet, se nese mbesim ne historite e vjetra duke pritur e shijuar vjedhjet aktuale atehere kur te kujtohemi se kush na vjedh e rrjep sot, kjo Shqiperi do jete pa shqiptare nga ky shpopullim qe nuk soset me perralla nga e kaluara. Je dakort, Vlonjati?

    Reply
  • ALBAN DEGA says:
    October 1, 2024 at 11:43 am

    KENA GLADIATORESH TE BANDITEVE TE NONEGRATAS NE ALTARIN E DEMOKRACISE

    – “Uniffirmat e Murrme” te Hitlerit te Vicidolit kunder Rajshtabut Shqiptar

    LIGJ e DREJTESI me gjithe fuqine e LIGJIT ndaj “Uniformave te Murrme”te Hitlerit te Vicidolit dhe cartanave te tij pa vonese dhe me gjithe Fuqine e Ligjit !
    Deklaratat e aktet terroriste publike te sterperseritura tash e 33 vite para kamerave televizive e ane mbare Shqiperise me zerin e figuren e Sali Berishes kane kaluar cdo kufi ligjor.
    Kercenimet, shantazhet, tymi dhe flaka, gjaku i mijera shqiptareve te derdhur prej tij e “ Bandes se Gangstereve” te tij jane akte te mirefillta terrori fizik e psikologjik per te shpetuar prapanicen e familjes se tij politike, biologjike, oligarkike e mediatike nga ligji e Drejtesia e stervonuar dhe munguar tash e 33 vjet .
    ASKUSH NUK ESHTE MBI LIGJIN!
    Cfare pret Prokuroria e Pergjithshme e Republikes se Shqiperise !?

    KUR ZJARRVENESIT DJEGIN E SHKARERROJNE VRASIN E RRENOJNE

    Reply
  • Lali says:
    October 1, 2024 at 11:57 am

    Bano me “Uniffirmat e Murrme ” e me Rajshtabut : Ka plot mbi Ligjin qe c’ke me te ja p.sh ky Cifti – OLTA XHACKA e burri saj i shpallur Investitor Strategjik me VKM per te cilet ky Parlament nuk pyet as pjerdh per vendime te Gjykates Kushtetuese por thone se ja kane derguar Komisionit Venecias, thone…

    Reply
  • Ekonomisti pensionist says:
    October 1, 2024 at 12:07 pm

    Demin ekonomik te shkaktuar nga gagsteret duhet ta paguajne dy fish,sipas ligjit!?Soiroskenderbeu e ben tenderin me katerfishin e vleres!?Pensionistet u rrit pensioni vetem me4.1 per qind!?,pas 9 muajve premtime rrena!opozotita kerkon te djege Tiranen per nje loocate pa moral!?

    Reply
  • mali says:
    October 1, 2024 at 12:20 pm

    Mire bene qe I dogjen.Mbi 10 vjet ne te njejta karrike iu bene bythen me suadhe.
    Duhen te reja sipas standarteve te BE-se.Qe nga bytha e rehateshme fillon rruga drejt BE-se.
    Edhe takimi me BE keto dite ,pyetja e pare qe do t’u behet birbove eshte : si jeni nga bythet?BE do t’u kujtoje shqiptareve fjalen e urte shqiptare : shendet e bythe te forta!

    Reply
  • Spak says:
    October 1, 2024 at 12:37 pm

    Jane cmendur Saliu dhe Muli, Gaz Bytha dhe Kolonjari gra dhe deputete! Cfare injorance , cfare servilizmi, cfare karierizmi, cfare berishizmi! Jane cmendur mediat tV me genjeshtra, me shpifje jane rrogetare! Esmaja apo Esmeralda< Fiori apo Lulja, etj! Genjeni shituni dhe dhithuni o shqiptare te mjere rrogetare dhe frikacake per te thene te verteten! Jo vetem Sali-anji burri i prostitutes por edhe te gjithe PD! Stacionet TV thone regjimi i Rames! Keni harruar regjimin e Saliut! Rama as ka rrahur dhe as ka vrare njeri! Po Saliu dhe PD ne krah te tij! Jane me mijera vrasje etj! Deri kur do ta lejoni Saliun dhe mulet dhe gazet?

    Reply
  • ¿? says:
    October 1, 2024 at 12:53 pm

    Spako ke shume te drejte per te gjitha qe thua, po une do te shtoja edhe dicka tjeter, Saliu dhe PD kane rrahur e kane vrare, Rama as ka rrahur dhe as ka vrare, vetem se eshte shkepur duke vjedhur. Kaq sa per te qene te drejte me te gjitha palet.

    Reply
  • Doda says:
    October 1, 2024 at 1:07 pm

    Verini nga 100 milion lek gjob te terve per prishje te pasuris popullit dhe prishje te qetsis publike qe te terve , dhe le ta bejn prap po kan byth , pun llumi alabakesh e kan mar peng ate vend se len te heci perpara .

    Reply
  • mali says:
    October 1, 2024 at 1:14 pm

    Pike pietje !
    Po marim vetem vitet e fundit ,vetem Angline.
    Te rinj shqiptare te burgosur sepse punuan ne shtepi bari. Fillimi I jetes ne burg eshte shkaterim I avenirit te ketij te riut.Ja pra si vret Rama.
    Rreziqet me gomonet edhe familjare .Ja si vret Rama.
    Hidhemi ne shqiperi.
    Sa vrasje per motive prone ka?
    Ja si vret Rama.
    Sa vetevrasje ka ?
    Ja si vret Rama I dashur pikepyetje.

    Reply
    • ¿? says:
      October 1, 2024 at 4:29 pm

      mali. s’kam asnje kundeshtim me cfare thoni ju, pergjigja ime permbante ironi per komentin feminor te patronazhistit Spak. plus qe desha te ve ne dukje edhe faktin qe nuk ka mut te mire o mut te keq, mutrat njelloj jane. Shnet mali.

      Reply
  • Rroft Luli says:
    October 1, 2024 at 1:34 pm

    ¿?,MOS DO DIGJESH GJË EDHE TI BASHKË ME ATO KARRIGE?????

    Reply
    • ¿? says:
      October 1, 2024 at 4:30 pm

      RrotLuli ti lajmero zjarrfikset te shuajne zjarrin qe po djeg picken e sat’eme aty te semafori se po duket tymi deri ketu ne Paris.

      Reply
  • mali says:
    October 1, 2024 at 2:25 pm

    Doda !Humor I dites.
    100,000,000 leke = $ 100,000.
    100,000÷25 =$ 4,000 per person.
    Me tendera ajo karike ka kushtuar $6,000.

    Reply
  • Ujku ujku (Opozita) e Cakalli (Qeveria) ben kerdine says:
    October 1, 2024 at 2:59 pm

    Te bera shkrumb e hi mbi 100 milione EURO vetem te Inceneratori Tiranes qe nuk ekziston fare. Mbi 100 milione Euro c’do Koncesion qe ka firmos Llio Beqo Hajduti me i madh (jo vetem nga trupi) i Rilindjes e per te mos e zgjat me shume listen e Hajduterise…
    …dhe ju ze halli e meraku per ato karrige te djegura?

    Reply
  • Labi says:
    October 1, 2024 at 3:00 pm

    Djegia e karrigeve ishte shfaqja rradhes,jane bashke me Ramen,Saliu nuk e ka me PS aq me teper me Ramen,saliu me zjarr mendon se tremb Ameriken,nuk e di mire Saliu ka ik per lesh po ata te tjetet ku e gjejne guximin,ndoshta ja jep fakti qe kan dhe Ramen mbrapa,sa per ligj nuk ja ndjen fare,neser djegin gjithe Shqiperine,njk eshte hera pare e kane bete nje here ne 97,si duket pane qe nik i hyri gjemb ne kembe e jane trimeruar.

    Reply
  • Abdurahim Ashiku says:
    October 1, 2024 at 3:56 pm

    MOS MA DIGJNI KARRIGEN TIME
    Pamflet 2
    Një vit më parë, në nëntor 2023, shkruaja:
    Unë sot, duke parë skenën makabre në parlamentin shqiptar, skenë e thyerjes së karrigeve dhe dhunës mesjetare, turp që se mban asnjë lloj kandari, pamfletit tim modest i vura një titull:
    MOS MA PREK KARRIGEN TIME !
    Sot, 30 shtator 2023, pashë deputet e minorancës parlamentare, në radhë, njeri pa tjetrit, si kecat në urën me tela, me karrigen tërheq zvarrë mbi qilimat e rrugicave (nuk e mbanin dot në dorë), të dilnin nga salla e Kuvendit të Shqipërisë…
    Dolën dhe i vunë karriget njëra mbi tjetrën, bënë një grumbull të madh, e spërkatën me benzinë dhe Muli, me dy gishtat lart, i krekosur, u vuri flakën…
    U dha flakë karrigeve të tyre, sfungjerin e butë ku mbështesnin bythën e tyre…
    Kjo, në gjuhën e popullit, do të thotë DJEGIE E MANDATI TË TYRE.
    Po përcjell pamfletin “Mos ma prek karrigen time”, shkruar e publikuar më 2 nëntor 2023…
    MOS MA PREK KARRIGEN TIME !
    Pamflet
    Mos ma prek karrigen time !
    Mos ma prek se të shiton zana !
    Është e popullit !
    Mes popullit jam edhe unë, emigranti 83 vjeçar.
    Kam djersë dhe gjak në të !
    Ashtu siç kam në çdo pasuri të popullit !
    Mos ma prek !
    Boll ma, boll zotni, i kam opingat e grisura…
    Më preke tokën që mbaja shpirtin me bukë!
    E ndave me ligjin 7501, me litar, secilit nga një copë, secilin nga një minë në dorë, minë që nuk pushon së shpërthyeri sinorëve !
    Shkatërrove bujqësinë, kullimin, industrinë, shkencën… me themel, pa tu dridhur dora e pa të vra ndërgjegjja !
    Shkatërrove themelin e prodhimit bujqësor?
    E dini sa nitrat amoni, ure etj. prodhonte Azotiku i Fierit?
    Prodhonte në 24 orë 900 tonë plehra bujqësorë !
    Prodhohej 340 tonë në 24 orë pleh dhe nitrat amoni. Në dy uzinat e tjera të uresë secila prodhonte nga 240 ton në 24 orë !
    Po te llogarisësh totalin e prodhuar ne 24 ore i bie diku te gjysmë milion euro, kurse totali vjetor i te ardhurave diku te 220 milion euro !
    Ne do kishim me shume te ardhura duke shitur nitrat amoni te fqinjët, sesa prodhime bujqësore te eksportuar sot !
    Po kështu edhe prodhimi i superfosfatit në Laç !
    Shkule me rrënjë plantacionet e mëdha frutore të Dibrës, Korçës, plantacionet e mëdha të agrumeve e të ullirit, Lukovën e bukur si në ëndërr !
    Po kështu edhe institutet shkencore të Lushnjës, Shkodrës, Vlorës, Tiranës…
    Brenda një viti, në kulmin e skamjes dhe varfërisë, u ndërtua hekurudha Durrës Tiranë. Në vijim treni shkoi në Pogradec, në Vlorë, në Mallakastër, në Shkodër, në Han të Hotit e më tej në Evropë !
    Ka 33 vjet që numri i pasagjerëve në linjat hekurudhore është zero !
    Vetëm një gjë nuk arrite ta shkatërrosh, hidrocentralet mbi lumin Drin, atë të Fierzës, Komanit e Vaut të Dejës. Pate frikë nga nëma e maleve!
    Ato mbi lumin Mat, të Ulzës e të Shkopetit, ato të Bistricës, i fale për “një Euro” !
    Shqipëria zinte vendin e tretë në botë për nxjerrjen e kromit, të parin për frymë të popullsisë. Mbi shpatullat dhe duart e minatorëve përcillej pesha e një milionë tonë krom në vit. Minatori me 10 vjet punë nën tokë e 50 vjet moshë merrte pensionin më të madh të kohës. Sot ai është i harruar, pa status, me pension që matet me atë një pastrueseje zyre!
    Shkatërruat dhe tjetërsuat minierat e kromit të Bulqizës, Martaneshit, Balgjajt, Cerujës, Kamit të Tropojës, duke formuar trustin e “lulekromit” që ka uzurpuar tërë ekonominë shqiptare !
    Minierat e bakrit të Mirditës, Pukës etj. rridhnin flori të pastër. Uzinën e Rubikut ku floriri dilte i pastër e shkatërruat, e vodhët, ashtu siç shkatërruat uzinën moderne të prodhimit të telave në Shkodër duke nxjerrë në rrugë të madhe e duke i treguar rrugën e kurbetit dhjetëra mijëra njerëzve!
    Nuk latë në qendrat e fshatrave të bashkuar një çerdhe, një kopsht, një mami infermiere, një mjek, një spital. Ju sfidoj të më gjeni një mami-infermiere të vetme në një fshat të largët në malet e Shqipërisë, të jugut, të qendrës e të veriut !
    Nuk e di në se ka ndonjë njeri, i moshës time apo i lindur në vitet ’90-të, të mos ketë dëgjuar, parë e përjetuar krismat e kallashnikovëve që zgjuan dhe vranë pranverën 1997, shkatërrimin e ushtrisë dhe armën mbrojtëse të kombit, që e lanë Shqipërinë të vetmin në Evropë (pse jo në botë) pa armë, pa ushtri, lakuriq me duar në xhepa përpara klimës së një lufte të re botërore !
    Mund të vazhdoj pa u ndalë, me kokën ulur për vete dhe për të tjerët që atëherë, kur çdo ditë lëçisnim gazetave “çekun e bardhë”, “kuotën zero” dhe prisnim që më 22 mars 1992 shatërvanët në sheshin Skënderbeg do të rridhnin Coca cola, që rrinim në radhë tek Sudja… të sigurt se paratë ishin të pastra ( a nuk e kish thënë presidenti Berisha? ), ishim indiferentë kur flaka e barutit të Gërdecit përvëlonte burra, gra e fëmijë, një tragjedi me 26 viktima, që nuk dolëm në rrugë e ta detyronim Sali Berishën e Lulëzim Bashën me shokë të shtriheshin në bulevard, në krah të viktimave të 21 janarit, që nuk ia premë fletë arrestin për puçin ushtarak të shtatorit e puçet shkatërrimet e tjerë në vijim e deri sot !
    Nuk ka shqiptar që nuk i ka parë dhe përjetuar të gjitha !
    Po sheh çdo ditë edhe ata që “si ka parë akoma”…
    Unë sot, duke parë skenën makabre në parlamentin shqiptar, skenë e thyerjes së karrigeve dhe dhunës mesjetare, turp që se mban asnjë lloj kandari, pamfletit tim modest i vura një titull:
    MOS MA PREK KARRIGEN TIME !
    Është e imja, është e jotja, është e jona, i majtë apo i djathtë, shqiptar.
    Do të desha që këtë thirrje, bashkë, të djathtë e të majtë, shqiptarë që flasin e mendojnë shqip, ta kishim bërë tridhjetë e tre vjet më parë kur pas zhgjëndrrës së diktaturës na ofruan ëndrrën e demokracisë.
    Unë, si gazetar, nga një cep i Shqipërisë, Dibra, modestisht e kam bërë.
    Për këtë më gjakosën, më dhunuan, më detyruan të iki që të shpëtoj jetën time dhe të fëmijëve të mi.
    Koha është për tu ngrit në këmbë e për të thirre në kor:
    MOS MA PREK KARRIGEN TIME !
    MOS MA PREK E TË SHITOFTË ZANA !
    Abdurahim Ashiku
    Gazetar
    Athinë, 2 nëntor 2023

    Reply
  • mali says:
    October 1, 2024 at 4:13 pm

    Abdurahim Ashiku.Akoma nuk e ke kuptuar qe Rama -Berisha pra PS -leshi dhe PD- leshi jane leshe te ngateruat te
    se bashku sa qe nuk ka Burre qe t’i vecoje.

    Reply
  • Miranda Musa says:
    October 1, 2024 at 7:14 pm

    Kultura e re parlametare e shqiperise, pa kulture

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
  • Mbi 113 mijë nxënës më pak dhe qindra shkolla të mbyllura në 10 vjet
  • Media hollandeze: Kush e merr seriozisht zgjerimin duhet të jetë në gjendje të garantojë shtetin e së drejtës
  • Gjykata Kushtetuese kundërshton raportin e Avokaturës së Shtetit, zbulohet arsyeja

Komentet e Fundit

  1. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  2. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  3. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. durrsaku on Një cirk i dështuar
  5. Fjalë me vend on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?