Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dogji të gjallë dy persona në Greqi, 36-vjeçari shqiptar kundërshton ekstradimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dogji të gjallë dy persona në Greqi, 36-vjeçari shqiptar kundërshton ekstradimin
AktualitetKronike

Dogji të gjallë dy persona në Greqi, 36-vjeçari shqiptar kundërshton ekstradimin

Published: September 5, 2022
Shpërndaje

Avokatët e një shqiptari, i cili po përpiqet të mos ekstradohet në Greqi, për një vrasje të dyfishtë kanë kërkuar heqjen e një raporti të hartuar nga një ekspert grek i gjurmëve të gishtërinjve me arsyetimin se është përdorur një metodë e vjetër për të analizuar gjurmët.

36-vjeçari Ledjon Brakaj u arrestua në Maltë muajin e kaluar dhe u la në paraburgim pas një urdhër-arresti evropian në emër të tij nga autoritetet greke.

Brakaj akuzohet për vrasjen e rëndë të dyfishtë të pronares së një biznesi suvenirësh dhe nipit të saj në vitin 2015 në ishullin grek të Aeginës.

- Publicitet -

Raportet thonë se trupi i Irini Marmarino ishte gjetur i vdekur së bashku me atë të nipit të saj, Lambros Protonotarios, brenda shtëpisë së saj.

Të dy viktimat ishin torturuar para se të vriteshin, me autopsinë që arriti në përfundimin se dy viktimat ishin rrahur aq egërsisht sa kishin pësuar fraktura dërrmuese në të gjithë trupin e tyre dhe se u ishte vënë flaka ndërkohë që ishin ende të gjallë.

Gjatë gjykimit, inspektorët e policisë Kurt Ryan Farrugia dhe Robinson Mifsud i thanë gjykatës se i akuzuari ishte kapur pasi u gjetën gjurmët e gishtave të tij që përputheshin me ato të dërguara nga autoritetet në Greqi, raporton Malta Today.

Por në një kërkesë të depozituar mëngjesin e sotëm nga avokatët Franco Debono, Marion Camilleri dhe Francesca Zarb, argumentohej se në akte nuk kishte asnjë dokumentacion që tregonte se si ishin marrë shenjat apo sa kohë më parë ishin marrë.

Sipas avokatëve raporti i ekspertit grek kishte deklaruar se gjurmët e burrit ishin klasifikuar duke përdorur Sistemin Henry, një teknikë e zhvilluar në 1896, një metodë kjo shumë e vjetër.

“Jo vetëm që sistemi është arkaik, por në raportin e ekspertit ai nuk tregon në asnjë mënyrë se si është bërë analiza krahasuese”, argumentuan avokatët.

Për këtë, mbrojtja kërkoi që gjykata të fshijë nga aktet e çështjes të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me marrjen dhe analizimin e gjurmëve të gishtave të Brakajt.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  • VIDEO: Dosje të djegura dhe ambient i shkatërruar, çfarë mbeti pas flakëve brenda Gjykatës së Lartë
  • Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv
  • Janë dokumentuar 31 raste të dhunës policore gjatë protestave
  • FOTO: Mes gurëve, gazit dhe flakëve, pamje trishtuese nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Socialisti on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  2. Niku on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  3. Luan on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  4. Po mor po on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  5. Eno on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?