Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Doja patjetër të bëja se*s”, shqiptari i akuzuar për përdhunim dëshmon për Policinë greke, si u arratis drejt Vlorës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Doja patjetër të bëja se*s”, shqiptari i akuzuar për përdhunim dëshmon për Policinë greke, si u arratis drejt Vlorës
KronikeKryesore

“Doja patjetër të bëja se*s”, shqiptari i akuzuar për përdhunim dëshmon për Policinë greke, si u arratis drejt Vlorës

Published: November 2, 2022
Shpërndaje

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja pas arrestimit dhe dorëzimit tek autoritetet në Greqi të shqiptarit përdhunues serial, Spartak Dyrmishi, i arrestuar gjatë një aksioni në qytetin e Vlorës ku ai fshihej.

Përdhunuesi i dyshuar mbante veshur një jelek antiplumb dhe një xhup me kapuç që i mbulonte kokën teksa mbërriti në Greqi nga kufiri shqiptar, ndërsa tatuazhi në krahun e tij të majtë ishte i dukshëm.

45-vjeçari shqiptar, akuzohet se ka përdhunuar një 38-vjeçare greke dhe tentoi të abuzonte me një tjetër.

- Publicitet -

Sipas mediave greke, babai i dy vajzave ka pranuar akuzat, por edhe tentativën e përdhunimit të dy grave në Falironin të Vjetër.

Sipas deklaratës së tij për policinë greke, 45-vjeçari ka kaluar kufirin greko-shqiptar nga Kakavia me një taksi që kishte marrë nga Athina.

Prej aty ai u nis për në Vlorë ku kërkoi strehim në banesën e nënës së tij në vendlindje.

45-vjeçari kishte me vete pak ushqim që mund ta mbante për disa ditë, element që i çon autoritetet në përfundimin se ai do të fshihej derisa çështja më pas të largohej në një nga shtetet europiane.

Protothema shkruan se në Shqipëri ai ka qëndruar në disa vende të ndryshme si dhe në shtëpinë e një të afërmi.

Mirëpo, kur ata që e pritën e kuptuan arsyen e zhdukjes së tij nga Greqia, e rrahën dhe, siç tha ai në polici, beson se kanë qenë edhe ata që e kanë “dorëzuar” tek autoritetet.

Në dëshminë që ka dhënë para efektivëve të Athinës, shqiptari pretendon se nuk ka sulmuar një tjetër grua dhe se nuk është faji i tij, por se ka vepruar nën efektin e kokainës dhe birrave që ka pirë ditën e përdhunimin të një femre në Paleo Faliro dhe tentimit për abuzim me nje tjeter.

“Doja patjetër të bëja seks”, ka thënë ai, shkruan Protothema.

Sipas medias greke Star, ai dyshohet se ka dëshmuar se “e kam bërë nën ndikimin e drogës. Doja të bëja seks”.

Më pas ai ka pohuar se pasi ka dhunuar vajzën në stacionin e autobusit në Paleo Faliro, ka shkuar në shtëpinë e tij.

Ai e kuptoi se po e kërkonin kur pa tatuazhin e tij në TV.

“U nisa për në Shqipëri sapo e pashë”, shtoi ai.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Medi Belortaja says:
    November 2, 2022 at 8:54 am

    hahahahaha doli edhe fjala “seks” fjale turpi!!! Duhet shkruar “s…s”. Kuptohet qe moderatori eshte jo vetem femer, por edhe shume e ndershme.

    Reply
  • Andis says:
    November 2, 2022 at 9:44 pm

    Me mire te te tredhin se ju dilni nga burgu dhe prap ne kokaine e keni mendjen

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Përfundon mbledhja, zbulohen ‘porositë’ e Ramës për drejtuesit politikë të qarqeve
  • Ish-zv.ambasadori i OSBE-së filmohet në protestë
  • I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  • Aksident tragjik në Lezhë–Milot, automjeti përplaset me kamionin, një viktimë dhe dy të plagosur
  • INSTAT: Burrat apo gratë, cilët fituan më shumë në vitin 2025, pagat për 36 profesione

Komentet e Fundit

  1. Flamur,Struga on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. J on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  3. Ela on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Artan on RaBexit!
  5. Ilir Troplini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?