Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
KronikeLajmi i fundit

DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro

Published: June 8, 2026
Shpërndaje

Në kohën kur vëmendja e opinionit publik ishte fokusuar te protestat në Tiranë dhe Zvërnec, në disa zyra shtetërore po zhvilloheshin lëvizje të rëndësishme pronësie dhe biznesi rreth mega-projektit turistik.

Dokumente të siguruara nga VoxNews tregojnë se më 7 maj 2026, vetëm 26 ditë përpara se SPAK të ndërmerrte veprime duke sekuestruar llogari me vlerë rreth 200 milionë dollarë të lidhura me projektin, u realizua një transferim i pronësisë përmes një marrëveshjeje të regjistruar në juridiksione offshore.

Kontrata e shitjes së kuotave, e siguruar nga VoxNews, hedh dritë mbi një seri strukturash korporative të ndërthurura, të cilat kanë ndryshuar pronësi në prag të zhvillimeve hetimore.

- Publicitet -
Tirana zien nga protestat, "Zvërneci" shitet për 306
Shitësi është “Universal Properties Projects BV”, kompania guaskë holandeze e menaxhuar nga dyshja e drejtorëve në hije, rusi Nikita Vinogradov dhe bullgarja Zoya Gyurova

Dokumenti ngre pikëpyetje mbi kohën e kryerjes së transaksionit dhe mënyrën se si janë organizuar marrëdhëniet e pronësisë rreth projektit miliardë dollarësh të lidhur me investitorë ndërkombëtarë, mes tyre emri i Jared Kushner dhe kapital nga Katari.

Tirana zien nga protestat, "Zvërneci" shitet për 306
Kontrata mban emrin e përfaqësuesit të blerësit, Mehmet Fatih Even. Kjo lëvizje vërteton kalimin e kontrollit nga strukturat fshehëse evropiane drejtpërdrejt te investitorët nga Lindja e Mesme, vëllezërit Al-Khayyat

Çmimi total i shitjes së kompanisë që mban lejen e zhvillimit për resortin luksoz është vetëm306,000 euro.

Tirana zien nga protestat, "Zvërneci" shitet për 306
“Zvërneci” shitet për 306 mijë euro

Peizazhet e paprekura të Adriatikut shqiptar

Kujtojmë se bregdeti i Zvërnecit dhe Pishë Poros, një nga hapësirat më të ruajtura të vijës bregdetare shqiptare në Adriatik, prej vitesh është kthyer në objekt interesi për investitorë dhe zhvillues të mëdhenj turistikë.

Me plazhe të gjera ranore, peizazhe natyrore dhe një biodiversitet të pasur, zona konsiderohet një nga asetet më të çmuara mjedisore të vendit.

Statusi i mbrojtjes ligjore nuk e ka zbehur këtë interes. E njohur si Peizazh i Mbrojtur, zona përfshin ekosisteme të ndjeshme dhe habitate të rëndësishme për shpendët migrues, përfshirë flamingot.

Brenda saj ndodhen edhe tre monumente natyrore: laguna e Limopuos, ishulli i Manastirit dhedunat e rralla ranore që shërbejnë si vend folezimi për breshkat detare.

Por paralelisht me vlerat natyrore, prej vitesh është zhvilluar edhe një garë e heshtur për kontrollin e tokave në këtë vijë bregdetare.

Dokumente dhe të dhëna pronësie tregojnë se sipërfaqe të konsiderueshme toke, nga zona e Triportit deri pranë grykëderdhjes së Vjosës, janë përqendruar gradualisht në duart e biznesmenëve dhe investitorëve të njohur.

Në shumë raste, këto prona janë blerë nga subjekte apo individë me tituj pronësie të kontestuar ose të përfshirë në procese të gjata gjyqësore, duke shtuar pikëpyetjet mbi mënyrën se si është ndërtuar harta e pronësisë në një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar.

Protestat prej disa ditësh me radhë:

Qytetarët marshojnë nga sheshi ‘Skënderbej’, drejt Kryeministrisë, e më pas në rrugët e kryeqytetit,  kundër ndërtimit në projekt.

Mijëra qytetarë kërkuan sërish dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama.

Protestuesit mbajtë fjalime duke parashtruar edhe njëherë 5 kërkesat e tyre: dorëheqjen e qeverisë, shfyqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë, shfuqizimin e Paketë së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Aldrin says:
    June 8, 2026 at 2:14 pm

    E mo, i shikoni keto 4 miliarde investimet e ketyre maskarenjve.
    Ata po e marrin Shqiperine per hic gje.
    Dhe mashtrojne me Investime per zhvillime
    Ata po e trajtojne kete popull me keq se Bagetite.
    Zgjohu o Vlora, boll ngelet pordhe neper breket e Rames.
    Turpi Kombetar do ju zeri po nuk u ngritet kunder Tradhetise se Rames
    Zgjohuni
    O Sot o Kurre!!

    Reply
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    June 8, 2026 at 2:18 pm

    KU KINI QENE PER 35 VJET
    JU ZAGARET BASTARDE FEV ZI’
    KUR VENDIN PA ZOT E PA SHTET
    SALI RAMA E BENE SHKRUMB E HI !?

    Reply
    • Mohamed says:
      June 9, 2026 at 9:18 pm

      Kjo eshte pra. Se ne shaktrrume vendin tone si askush nbote e tani me mitingje marksiste pse shet pronen tate ti pa na pyte ne 🤔😡. Kte sistem deshen ju bofte mire. Por kur u shkatrru tek spitali shkolla u tjetersu prona,ku ishin kto ne planetin Mars 😡. Kulmi arrin kur protesten e mbeshtet shtypi grek qe thone qe zverneci eshte vorio epir 🧐. Ka nji mal me gafa qeveria po si mund ti thote nji pronari toke mos ja shit dy sheikve nga katari por shitja psh samir manes 🤮. Miliardat investim si shkojne qeverise por mirqenie popullit. Kurr skena me u bo

      Reply
  • Pensionisti i Rruges se Elbasanit says:
    June 8, 2026 at 2:30 pm

    Po nuk levizi PS Ramen aty do ta keni Kryeminister edhe ne vitin 2029.

    Reply
  • Anonymous says:
    June 8, 2026 at 3:19 pm

    Te ishin amerikanet apo investitore serioze pas projektit, mendoni se nuk do ti kishte nxjerre palloshi letrat qe ne krye te heres?

    Reply
    • Brryli broadway says:
      June 9, 2026 at 9:34 am

      O pensionist!
      Rama do fitojë edhe zgjedhjet e vitit 2029 më thellë se në 11 Maj 2025.
      Kështu që merreni shtruar, me qetësi dhe me dashuri pasi Ramën e do shumica e shqiptarëve. Nuk pretendohet që 100% ta votojnë por shumica e shqiptarëve me siguri që po.
      Kë të votosh more pensionist: Sali gërdallën apo Fatos Tarifën që siç duket ja ka bërë naftën punës dhe fantazon duke sharë Ramën dhe për turpin e tij na bën dhe një proklamatë për socialistët. Kush je ti more Tosi që ngele me surrat në kos. Ty që je askushi do të dëgjojnë socialistët?
      Ik o Tos bashkohu me rrugaçët rrugëve të Tiranës dhe me njerëz që sillen vërdallë se mbase të bëjnë ndonjë vënd ata.
      O Tosi Karagjozi siç duket je plakur dhe e ke harruar kohën e Sali Protopapës ku shteti ishin vetëm familja e Berishës që e bënë këtë vënd si Afganistanin që ish në luftë.
      Për turpin tënd mohova familjen dhe të parët e tu që kanë qenë njerëz të respektuar dhe socialistë në shpirt.

      Reply
  • E pabesueshme says:
    June 8, 2026 at 3:40 pm

    Si është e mundur?! Edhe një vilë kushton më shumë?!

    Reply
  • demo says:
    June 8, 2026 at 5:34 pm

    Nuk munjd te behet asnje akt shitblerje per pronat ne Shqipri nga Katari ne Alaske.Prokurorite shqiptare te ndermarrin veprime per pavlefshmerine e ketyre akteve,qe cenojne pushtimin e trojeve shteterore me rrendesi Strategjike per Mbrojtjen dhe Natyren.
    Ju po e shihni,qe kryeministri jo vetem po dorezon Atdherun tek Mafia Nderkombetare,por eshte edhe ne gjendje te renduar te sherndetrit mendor.Ne keto Faza te brenduara psikopatike,Ai mund te firmose gjithcka.,
    Gjykata Kushtetuese,nqs i ka mbetur nje fije dinjitet,ti shpalle ANTIKUSHJTETUESE keto Transaksione te ndyra.

    Reply
  • nastradini says:
    June 8, 2026 at 5:57 pm

    Me kete akt shitje-blerje te Zvernecit Edi Rama po kerkon te fshije pjesmarrjen e spiuneve te FSB se Putinit, qe eshte trashegimtarja e KGB sovjetike ne tradhetine qe po i ben Vatanit me KARREMAT e Allahut Akbar dhe Kushnerin dhe Ivanken, qe jane vetem seksere te kesaj hajnie antikombetare, ne vend qe SHIK dhe SPAK te sqarojne shqyptaret:

    KUSH JANE PRONARET DHE INVESTITORET E KETIJ PROJEKTI MAFIOZ?

    Keto Institucione kontrolli heshtin si shurdhmemece dhe jane bere pjese e zhvatjes dhe asgjesimit te Shqypnise, nderkohe qe Edi Rama tallet dhe bulizon protestuesit me ARMIQ dhe POLIAGJENTE

    Reply
  • Nje shqiptar says:
    June 8, 2026 at 9:06 pm

    Nga kjo katrahure qe ka bere Rama mesuam shume gjera:
    1) Bregdeti qenka bere prone PRIVATE. Asnjehere ne shekuj edhe sot ne ligjet Shqiptare Bregdeti nuk ka qene dhe nuk eshte Prone private. Pronat private ne Bregdet fillonin dhe fillojne disa qindra metra nga buza e ujit.
    2) Resorti qe parashikon te ndertohet me 10.000 dhoma do te punesoje tere Vloren! Meqenese Vlora nuk ka kaq punetore do te SJELLIM nga Afrika me cmim te ulet!
    3) Mesuam qe Shqiperia paska nenshkruar Ligjin e Recoprocitetit me Katarin. Kjo do te thote se meqenese Katari ka te drejten te blej Troje ne Shqiperi atehere edhe Shqiptaret kane te drejten te blejne Troje ne Katar!

    Reply
  • nastradini says:
    June 9, 2026 at 6:01 am

    INVESTIMET MAFIOZE TE EDI RAMES NE TERRIN E NATES NUK I KANE SJELLE KURGJE SHQYPNISE

    prandaj:

    O shqyptare te genjyer dhe manipuluar nga pushtetare hajdute dhe gazetare te paguar: Shihni enderra ne diell me mashtrime qe po shiten si ZHVILLIM dhe INVESTIM, por qe jane vetem ZHVATJE dhe HAJDUTERI,

    sepse:

    Shqyptaret ishin para 13 vjetesh me te varferit ne rajon, sot jane akoma me te varfer ne rajon, Shqypnia para 13 vjetesh nuk prodhonte kurgje te hajrit qe mund te shitej ne tregun kombetar, sot edhe ato pak gjera qe kishin mbetur nga bujqesia dhe blegtoria jane zevendesuar nga importet, nafta e nentokes vidhet nga kinezet e Bankers Petroleum, kromi vidhet nga hajduti Samir Mane, energjia elektrike importohet cdo vit ne masen mbi $300 milion dollare, cmimi i karburanteve eshte me i larti ne Evrope, cmimet e ushqimeve disa here me te larta se 13 vjet me pare, cmimet e banesave ne stratosfere, krimi dhe droga po bejne kerdine, largimi i shqyptareve po merr permasa te frikeshme, nderkohe qe kryeministri FAQEZI dhe INJORANT tallet dhe ben estrada duke intimiduar protestuesit si nje kloun karagjoz duke sajuar luftera hibride nga ARMIQ dhe POLIAGJENTE.

    INVESTIMI IMAGJINAR NE ZVERNEC ESHTE NJE MASHTRIM I NDYRE ANTIKOMBETAR QE DO TE ASGJESOJE TURIZMIN NE SHQYPNI

    Sa fitoi Shqypnia nga investimi ne Gjader, sa fitoi Shqypnia nga Butrinti, Himara, Dhermiu, Palasa, sa ka fituar Shqypnia nga shitja e Portit te Durresit te Alabari i Allahut Akbar? Sa fitoi Shqypnia nga investimi famoz me inceneratoret, me sterilizimet, me AKSHI-n lista eshte e gjate, te gjitha keto investime enveriste i bene me te varfer shqyptaret se 13 vjetesh nuk prodhonte me pare, vetem sa pasuruan Edi Ramen nga nje pushtetar qe deklaronte $300 dollaro te ardhura ne muaj, sot eshte bere nje multi-miliardier ai dhe familjaret e tij, ai dhe bedelet e tij pa punuar nje dite ne biznes privat, prandaj ZHVILLIMI dhe INVESTIMI me gisht ne bythe duke perdorur si seksere Kushneret dhe Ivankat e Trump nuk do t’i sjellin kurgje shqyptareve dru me pre te genjyer dhe mashtruar nga propaganda qeveritare e nje deliranti si Edi Rama,

    por:

    ASGJE! VETEM HUMBJE, HAJDUTERI DHE SHKATERRIM!

    prandaj:

    Cfare shteti BAJGE eshte ky?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?