Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dokumenti i rrallë nga arkivat osmane: ‘A ta ndaloj Ismail Qemalin?’ Çfarë zbulon përgjigja e ardhur nga Stambolli
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Dokumenti i rrallë nga arkivat osmane: ‘A ta ndaloj Ismail Qemalin?’ Çfarë zbulon përgjigja e ardhur nga Stambolli
HistoriLajmi i fundit

Dokumenti i rrallë nga arkivat osmane: ‘A ta ndaloj Ismail Qemalin?’ Çfarë zbulon përgjigja e ardhur nga Stambolli

Published: November 27, 2025
Shpërndaje

Në një punim të përgatitur nga Mehmet Tütüncü, Mithat Aydin dhe anëtari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, historiani Ardian Muhaj, zbulohet një dokument i rëndësishëm nga Arkivat Osmane në Stamboll sipas të cilit, Kongresi i Vlorës dhe shpallja e Pavarësisë më 28 nëntor të 1912-ës u kryen në dijeni dhe me aprovimim e Kabinetit të Ministrave të Perandorisë Osmane.

Dokumenti mban datën 27 nëntor 1912 dhe është një vendim i nënshkruar nga anëtarët e këtij kabineti. Ai është një përgjigje mbi disa sqarime të kërkuara nga komandanti osman i zonës së Shqipërisë së Jugut dhe Çamërisë me qendër në Janinë, kryekomandanti i vilajetit të Janinës, Esat Pashë Janina.

Ai kërkon nga qeveria e Stambollit një udhëzim se çfarë duhet të bëjë me Ismail Qemalin dhe bashkëpunëtorët e tij të cilët kishin lënë Durrësin dhe priteshin të mbërrinin në Vlorë për të mbajtur një kuvend mbi çështjen e Shqipërisë.

- Publicitet -

Përgjigja e Stambollit zyrtar është e qartë dhe e prerë që të mos pengohej në asnjë mënyrë mbajtja e atij kuvendi, pasi Ismail Qemali kishte aprovimin e qeverisë osmane për veprimet që po kryente dhe i kishte njoftuar rregullisht për lëvizjet e tij.

Pjesë nga dokumenti i përkthyer:

27 nëntor 1912. Komandanti i Janinës ka dërguar një telegraf të koduar dhe ka shtruar disa pyetje për qeverinë. Ismail Qemali me 14 bashkëpunëtorë si dhe disa nënshtetas të huaj do të mbajë një kuvend mbi situatën politike në Shqipëri.

Është qëndrimi i qeverisë sonë për t’i akorduar autonominë më të lartë të gjithë territoreve shqiptare. Ky është edhe qëllimi i këtij kuvendi dhe për këtë arsye është me shumë rëndësi që të mos pengohet mbajtja e tij.

Të vihet në dijeni komandanti i vilajetit të Janinës si edhe Ministria e Luftës dhe Ministria e Punëve të Jashtme mbi këtë çështje.

MV., 171/53, 17.12.1330 (27 nëntor 1912).

Dokumenti u publikua në shqip në fillim të vitit të kaluar. Historiani Muhaj thotë se dokumenti i gjetur në arkivat osmane “është autentik dhe ka rëndësinë  e vet”, por shton se ai “nuk ndryshon asgjë në narrativën historike”.

Muhaj thotë se është i vështirë kontekstualizimi i këtij dokumenti. Pa vënien e tij në kontekstin kohor edhe domethënia mbetet e paqartë, sipas historianit që saktëson se “është dokument i rëndësishëm, por kështu i shkëputur nuk thotë shumë”.

“Ky fakt, – vijon historiani, – nuk i heq asgjë patriotizmit të figurave që kontribuuan në procesin e Pavarësisë. Përkundrazi dëshmon aftësinë e urtinë e tyre për të  shfrytëzuar rrethanat e ndërlikuara ndërkombëtarisht për të nxjerrë  në  dritë  çështjen  shqiptare”.

n.s. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • demo says:
    November 28, 2023 at 5:18 am

    Kjo eshte nje Hypokrizi dhe nje Intrige e ndyre e qeverrise osmane,,qe i AKORDONTE AUTONOMINE ME TE LARTE TERRITOREVE SHQIPTARE ne 27 nentor 1912,kur ushtria serbe kiste pushtuar Kosoven dhe po marshonte neper luginen e shkumbinit per ne Vlore.Ne 27 Nentor kishte pushtuar pa lufte Elbasanin dhe ndodhej ne Durres,.Ushtria Greke kishte pushtuar Shqiprine e jugut te gjithe luginen e Vjoses dhe ndodhej ne Himare.Dalja ne det ishte bllokuar nga flota luftarake greke.
    Ne keto kushte Qeverria turke,qe i kishin mbetur vetem ca mbeturina ushtaresh ne trojet shqiptare(si Italia pas kapitullimit)paska vendosur ti akordonte popullit shqiptar AUTONOMINE ME TE LARTE TERRITORIALE,,kur nuk kishte nen hyqem asnje territor te Sqiperise.
    Pse nuk e beri kete miresi ne qershor 1912,kur kryengritesit shqiptare hyne ne Shkup?
    Apo priti sa nisi lufta Ballkanike dhe nuk dinte ku kishte koken?
    Ky dokument eshte prodhuar per te mohuar luften e shqiptareve per Pavaresi,,qe nga viti 1908 i tunden themelet perandorise osmane ,qe leshoi kunder shqiptareve te gjithe ushtrite e saj,,vetem e vetem qe ky truall e ky popull te shuhej nga faqe dheut.
    Ne te gjithe Perandorine vetem shqiptaret nuk u lejuan deri ne fund te arsimoheshin ne gjuhen shqipe,,Aq tmerr e kishte gjuhen tone,.Edhe ne 1914 lshoi Haxhi qomolin te mbylle shkollat shqipe dhe te vrase mesuesit.Bullgaret,serbet rumunet,kishin shkolla ne gjuhet e tyre,qe ne shek.18,,greket qekur u pushtua Kostandinopoja kishin Buxhet te vecante nga Porta e Larte per shkollat greke.Nuk nkishte kishe,pa shkolle greke qe investohej nga Stambolli.Edhe sot keta qe duken si miq,,ngrejne xhami me shkolla turke-harabike,qe ky maskarai qe kemi kryeminister i lejon,se byrazeri ketij Erdiogan e merr ne viture dhe i tregon Stambollin,.Oooo te hengert mortjaaaa.Kujtoja se maloku Dragobise kishte komplexin e malokut,,po ky qytetari ka komplexin e shurraqit.

    Reply
  • Arben says:
    November 28, 2023 at 5:30 am

    Osmanllinj Elhamdullillah

    Reply
  • Fjale me vend says:
    November 28, 2023 at 6:11 am

    Demo gjëmon me mallkime
    dhe kur në vezë gjen një qime
    c’burrë i lig paska qënë
    gjysmë e mendjes e ka lënë.

    Kushedi se cfarë mëkatesh
    mban përbrenda ky legen
    Kur dhe ata që kish shokë
    i kafshonte si një qen.

    Duket që është intrigant
    ziliqar dhe smirëzi
    Kushedi se sa ka vuajtur
    gruaja e urtë, e shoqja e tij.

    Duket që është dredharak
    ndonëse hiqet parimor
    Mbahet si një atdhetar
    Nën rrogoz është tradhëtor.

    Mbahet si studiues i madh
    Hiqet si akademik
    Por dhe të mesmen e natës
    E mori se futi një mik.

    Reply
  • Dudumi says:
    November 28, 2023 at 6:44 am

    Grupi shqiptar i negocimit me drejtues Ismail Qemalin shkoi ne kancelarite e fuqive te medha per te pasur mbeshtetje per pavaresine e Shqiperise. Kjo ishte ana diplomatike e ceshtjes dhe krijoi bazen e shpalljes se Pavaresise. Turqit mundet vetem ta vononin edhe ndonje vit kete proces, por s’è ndalonin dot. Teknikisht ne kushtet e atehershme levizja e nje force ushtarake nga Janina ne Vlore s’behej dot per nje dite, nga 27 ne 28. Keshtuqe edhe te donin ti ndalonin nuk kishin force te mjaftueshme. Se fundi, gjate mbajtjes se ceremonise se Pavaresise dhe Ca dite me pas qe organizuar mbrojtja vullnetare e Vlores. Qe do te thote se Ismail beu dhe keshilltaret e tij qe ishin diplomate dhe ish drejtues e zyrtare nuk i zinin bese Turqise.

    Reply
  • Filoeuropiani says:
    November 28, 2023 at 6:45 am

    Ja pse shqiptaret jetojne ne 5 shtete! Paramendoni te kish ndodhur autonomi vecse 4 vjet me pare si e premtuan me rastin e Revolucionit Xhonturk.
    Turqit i mbajten zvarre shqiptaret per 30 vjet dhe ia u dhane lejen diten kur territoret e banuara nga shqiptaret ishin te pushtuar pothuaj teresisht nga serbet dhe greket.
    Shume te zgjuar turqit. Me nje cope autonomi qe po ia u shisnin per favor diten kur s’kishin asgje ne dore kishin shpresa qe shqiptaret do digjeshin akoma per ta. Autonomi per Turqine Perendimore si e quanin ne ate kohe. Ishin kujdesur dhe per emrin.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    November 28, 2023 at 6:46 am

    Demo halldupi

    Demo gjëmon me mallkime
    dhe kur në vezë gjen një qime
    c’burrë i lig paska qënë
    gjysmë e mendjes e ka lënë.

    Kushedi se cfarë mëkatesh
    mban përbrenda ky legen
    Kur dhe ata që kish shokë
    i kafshonte si një qen.

    Duket që është intrigant
    ziliqar dhe smirëzi
    Kushedi se sa ka vuajtur
    gruaja e urtë, e shoqja e tij.

    Duket që është dredharak
    ndonëse hiqet parimor
    Mbahet si një atdhetar
    Nën rrogoz është tradhëtor.

    Mbahet si studiues i madh
    Hiqet si akademik
    Por dhe të mesmen e natës
    E mori se futi mik !

    Reply
  • RADIKA says:
    November 28, 2023 at 7:27 am

    FLAMURIT
    Ardhsh e bardhe per nga mot
    Ditelindja e Atdheut
    Permbi trojet arberore
    Valon flamuri Skenderbeut

    Gjemon sheshi i flamurit
    Dil moj Vlore e prit dasmoret
    Me flamurin kuq e zi
    Krushq te pare vijne Deshmoret

    Vjen Kosova e Boletinit
    Si dikur ne Te MADHIN MOT
    Bashk me Isen puth flamurin
    Qe per fe njeh e per zot

    NGa Ulqini ne Preveze
    Shkup ,Janine e Manastir
    Pa liri se duam jeten
    Njemije here Deshmor me mire

    Memedhe te qofshim fal
    Ballin lart mbaje gjithmone
    Perjetesisht mbetesh per ne
    Flamuri,Keshtjella jone

    Kush nder dej ka gjak shqiptari
    Qyshse asht kerthi ne djep
    Per Vatan e per Flamur
    Vec nje here besen e jep

    Reply
  • intelektuali says:
    November 28, 2023 at 7:29 am

    Per te qetesuar gjakrat me poliagjente dhe tradhetore (sic eshte e hymni i Asdrenit me muzike rumune), dua te shtoj se pervec ketij dokumenti autentik te historianit Muhaj qe ne vetvete eshte mjaft interesant per “lejen” qe i jepte Porta e Larte Ismail Beut per te shpallur Pavaresine e Shqypnise “patriotike” ne Vlore, por gjithmone e mbetur ne fund te listes si “Brima e fundit e kavallit” osman ne Ballkan, ne Arkivat Osmane intelektuali ka zbuluar edhe nje dokument tjeter lidhur me Ismail Beun qe eshte firmosur si ferman nga Sulltani Abdyl Hamidi i Dyte me ante te te cilit e shkarkonte nga detyra si Valibej i qytetit te Varnes ne Rumeline Lindore, ose te Vilajetit te Danubit dhe i konfiskohej gjithe pasuria me akuzen se kishte vjedhur Porten e Larte duke pervehtesuar taksat qe duhej t’i mblidhte per llogari te Sulltanit. Ky dokument nuk eshte bere i ditur asnjehere deri me sot nga media jone kombetare sepse vetkultohet qe ul autoritetin e Babait te Pavaresise, por historia duhet te shkruhet ashtu sic ka qene dhe jo sic e kane shkruar kalemxhinjte e enverit alla Paskal Milo dhe Pellumb Xhufi&Lukuni. Kete fakt e permend shkarazi edhe gazeta DITA kur shkruan ne faqet e saj: “Më 1867, duke qenë me punë në Rusçuk (Bullgari), Ismail Qemali u dashurua me Kleoniqi Surmeli, e bija e Antonit, një fisnik grek nga Edirneja, nga familja e Vezirit të Madh, Ali Pasha Surmeli”, vetem se Antoni ose Ali Pashe Surmeli nuk ishte grek, por bullgar nga Rumelia Lindore qe i ka detyruar bullgaret t’i kendojne lavdi dhe elegji patriotike papushim Ismail Beut qe kishte vjedhur Porten e Larte dhe qe u detyrua te braktiste Bullgarine dhe te kerkonte shpetim per vete dhe per 10 femijet e tij dhe kete shpetim e gjeti duke shpallur Pavaresine me 1912, ngriti qeverine e Vlores dhe ja mbathi ne Bote duke braktisur totalisht edhe qeverine edhe Vatanin dhe duke hyre ne mareveshje me greket per t’i falur jugun e Shqypnise deri ne Vjose ne kembim te dy valixheve me dollare sic e akuzon edhe Konica ne letren agresive te tij qe e ka publikuar studiuesi Aurel Plasari disa vite me pare. Ne Bari te Italise e gjeti hasmi i mashtruar dhe e helmoi me arsenik bashke me djalin e tij. Megjithate Ismail Beu pavaresisht interesave te tij si lekaxhi do te mbetet ne histori si njeriu qe ngriti flamurin e Pavaresise ne nje kohe shume te nderlikuar per fatin e Shqypnise kur Austrohungaria kerkonte te gllaberonte Veriun per te dale ne Otranto dhe kishte perballe Serbine dhe Italine si Armiqte kryesore, Bullgaria luftonte me Greqine per Maqedonine veriore dhe jugun e Shqypnise dhe ne kete kendveshtrim:

    KESHTU DUHET TE SHKRUHET HISTORIA E VERTETE

    Reply
  • intelektuali says:
    November 28, 2023 at 7:53 am

    POR KA EDHE NJE DOKUMENT TJETER TE PAPUBLIKUAR PER ISMAIL BEUN

    Ja cfare shkruan shtypi bullgar:

    “Aktivist i shquar shqiptar, udhëheqës i lëvizjes kombëtare shqiptare dhe kryeministër i parë i Shqipërisë, Ismail Qemali ishte mik i afërt i Bullgarisë dhe bullgarëve. Si nëpunës në administratën turke të Vilajetit të Danubit, shoqëria bullgare dinte për fatin e këtij patrioti shqiptar – arrestime, internime, kërcënime dhe atentat kundër tij, të organizuar nga Porta e Lartë, gjë që e detyroi, që në vitin 1900 të braktiste kufijtë e Perandorisë Otomane. Kështu duke udhëtuar nëpër kryeqytete të ndryshme evropiane, ai nisi të realizonte një veprimtari, në dobi të popujve. Shpërthimi i Luftës Ballkanike, e cila tronditi Perandorinë Otomane, dhe kërcënimi, që lindi për grabitjen e territoreve shqiptare, ishin një sinjal për politikanin e largpamës shqiptar Ismail Qemali. Ai vepronte shumë shpejtë dhe më 28 nëntor të vitit 1912 shpalli pavarësinë e Shqipërisë. U zgjodh kryeministri i qeverisë së përkohshme. Kështu në një situatë të rëndë dhe të ndërlikuar, Ismail Qemali shfaqi tiparet e tij si burrështeti i urtë dhe diplomati i zhdërvjelltë. Shqipëria e pavarur zuri pozitën e vetme e drejtë, e pikërisht, pozitën e neutralitetit ndaj vendeve ndërluftuese ballkanike. Ismail Qemali deklaroi gatishmërinë e vendit për bashkëpunim paqësor me të gjitha shtetet. Më 29 nëntor të vitit 1912 ai i dërgoi një telegram qeverisë së Bullgarisë, në të cilin shprehte pikërisht ato parime dhe qëndrime. Ismail Qemali zhvilloi bisedime me diplomatë bullgarë në Vjenë dhe më Romë. Muajin maji të vitit 1913 në Shqipëri mbërriti revolucionari i madh bullgar Jane Sandanski, që të zhvillonte bisedime me Ismail Qemalin dhe me revolucionarë shqiptarë për luftën e përbashkët kundër Serbisë dhe Greqisë, për mbrojtjen e interesave të cenuara të Shqipërisë dhe të Bullgarisë. Ismail Qemali vlerësonte heroizmin e Ushtrisë Bullgare, shfaqur në Luftën Ballkanike dhe kontributin e saj për shpartallimin e Turqisë. Ai kuptonte edhe këtë, se nga suksesi i Ushtrisë Bullgare përfituan aleatët e Bullgarisë. Jo një herë mbronte Bullgarinë nga shpifjet e pabaza dhe deklaronte, se sukseset e Bullgarisë, ishin garanci edhe për pavarësinë e Shqipërisë. Dhe kjo për arsye, se ato ishin aleate të natyrshme dhe kishin armiq të përbashkët. Në Shqipëri gjetën strehë shumë refugjatë dhe luftëtarë kundër regjimit të rëndë pushtues të serbëve dhe grekëve në Maqedoni. Gjatë Konferencës së Ambasadorëve në Londër në vitin 1913 Ismail Qemali vendosi kontakte me delegacionin bullgar. Ai zhvilloi bisedime me ambasadorin e Bullgarisë në Britaninë e Madhe – Mihaill Maxharov, dhe me kryetarin e delegacionit, doktor Stojan Danev. Ismail Qemali i drejtoi lutje përfaqësuesit bullgarë për përkrahjen e kërkesave të Shqipërisë dhe për ndihmën e Bullgarisë për shtetin e ri shqiptar. Dhe bullgarët premtuan këtë përkrahje. Ky burrështet shqiptar dha të kuptohet, se edhe Bullgaria mund t’i shpresonte përkrahjes së Shqipërisë. Bullgaria qe një nga vendet e para, të cilët njohën Shqipërinë e Pavarur dhe i zgjatën dorë për ndihmë dhe për vendosjen e lidhjeve zyrtare. Me lejen e Ismail Qemalit në Shqipëri punuan përfaqësues bullgarë të organizatës së brendshme revolucionare të Maqedonisë dhe të Edrenesë, u krijua një qendër speciale dhe u organizuan çeta, të cilat të vepronin në Maqedoni, e cila në atë kohë vuante nën pushtetin e Serbisë dhe Greqisë. Bullgarët dhe shqiptarët arritën pajtim për luftë të armatosur kundër okupatorëve të rinj. Kryengritja masive, që u shpall në vjeshtën e vitit 1913 në Dibër dhe në Ohër, u shtyp egërsisht nga Serbia dhe Greqia. Shtypi bullgar informoi gjerësisht për luftën e shqiptarëve, për heroizmin dhe vetëmohimin e tyre, duke theksuar, se shkaqet për shpalljen e kësaj kryengritjeje ishin kufijtë etnike, të cilët për bullgarët dhe shqiptarët nuk u caktuan drejtë nga Fuqitë e Mëdha. Pas shtypjes së egër të kësaj kryengritjeje, më shumë se 10 mijë bullgarë dhe shqiptarë kaluan në territorin e Shqipërisë. Qeveria e përkohshme iu dha ndihmë të gjithëve. Ismail Qemali dha urdhër, që bullgarëve t’u siguroheshin mjete për rrugën mbrapa dhe të lehtësohej rikthimi i tyre në Bullgari. Për këtë qëllim Bullgaria dërgoi në Shqipëri anijen “Bullgaria”. Në port u shkarkuan 500 thes me miell për refugjatët dhe për njerëzit që kishin nevojë, pavarësisht nga feja dhe kombësia. Siç shkroi gazeta “Përlindja e Shqipërisë”, botuar më 19 nëntor të vitit 1913 në Vlorë, Shqipëria kurrë nuk do të harrojë solidaritetin dhe përkrahjen e Bullgarisë. Kjo ndihmë ishte në një moment të vështirë, kur vendet e tjera ballkanike dëshironin të mbytin Rilindjen Shqiptare.”

    Huazim me shkurtime nga Arkivat bullgare, nga: intelektuali

    Reply
  • Fjale me vend says:
    November 28, 2023 at 8:53 am

    “Intelektuali” pseudo !

    Shokë kemi midis nesh
    në forumin tonë të nderuar
    një që mbahet “intelektual”
    herë rruar e herë pa rruar.

    Kopjon pllaja nga interneti
    copa shkrimesh si gurë zalli
    dhe në fund vendos pa turp:
    E përktheu: Intelektuali.

    Intelektual – fjalë e madhe
    s’përdoret si fjalë e kotë
    Por që të quhesh i tillë
    duhet një vepër e plotë !

    Ku i ke veprat o mashtrues
    Cilat libra ti ke botuar
    me cfarë tituj e nderimesh
    nga të tjerët je vlerësuar ?!

    Gënjen veten o mjeran
    kur mendon se na i hedh
    në ke ngrënë sapun për djathë
    neve dot nuk na e dredh.

    Reply
  • Leka says:
    November 28, 2023 at 9:07 am

    E aprovuan turqit thote shkrimi?! – edhe Ramiz Alia e aprovoi demokracine kur ju futen kembet ne nje kepuce!

    Reply
  • intelektuali says:
    November 28, 2023 at 9:45 am

    Ja ku i ke veprat o Gaztori i Enverit, ne gazeten TEMA te profesor-doktor Mero Bazes:

    Studiuesi Aurel Plasari ka publikuar një letër të Konicës, në të cilën ai sulmon egërsisht Ismail Bej Vlorën, duke e quajtur hajdut.

    Letra:

    “Ditët e para të luftës Ismail Qemal Beu i shkoj në Stamboll, i hequr më nj’anë, dyke heshtur e dyke përgjuar punët. Pas Lule-Burgazit u kuptua se Turqia e humbi luftën edhe urdhërimin e saj në Ballkan. Ismail Qemali doli nga vrima, u hoth nga Varna në Bukuresht, e andej në Vjenë ku, që të përdorim një fjalë të popullit, “i kish rënë era kërmë”. Plaku zëmër-thatë e i vdekur nga çdo ndjenjë, s’humbi kohë me prralla idealiste, po nisi të shtrojë listën e harxheve: harxhe që s’kish në mëndje t’i bëjë, as i bëri kurrë. Berchtold-i, kërrusur nën barrën e mejtimeve, s’kish ngè të bëjë pazarllëqe me një Armen të Bezistenit, po me sy të mbyllur dha ç’i kërkuan. Ismail Qemali, torbën me flori nënë sqetull, edhe doli në Durrës. Atje mblodhi edhe ca njerëz të tjerë, edhe të gjithë, ca kaluar e ca më këmbë, ca në qerre të hequra prej buajsh, u nisnë për në Vlorë. Kjo karvanë, e përzjerë, e varfër, e qelbur, në çdo rast tjatër do t’ish për të qeshur, po tani shpinte fatin e një kombi të vjetër e, nga madhësia e barrës, merrte një farë madhësie edhe vetë. Passi Sërbët ishin në rrethet e Elbasanit, karavana kish zgjedhur një udhë të vështirë ngjat detit. Ismail Qemali, i ngrysur e i rëndë, me maskën e Moisuit të ngjitur mirë në faqe, mbahej si një profet i theatros edhe kalonte pa folur. Me në funt Dheu i Premtuar u duk: Vlora e lodhur, e shtrihur në zall të detit. Çdo njeri ka orën e tij, një orë që i kapërxen të gjitha të tjerat nga bukuria e nga forca edhe është si maja më e lartë e një jete. Padyshim, më 28 të Vjeshtës së Tretë 1912, kur dora thonjë-mbrehur e tij ngriti në Vlorë flamurin e vjetër të Skënder-beut, katërqint vjet të harruar, çasti i math për Shqipërinë ka qënë edhe më i bukuri në jetë të turbulluar t’Ismail Qemalit. Sikur të kish vdekur të nesërmen, do të kish mbetur i rritur dhe i paharruar në zemër të popullit. Po rrojti. Rrojti mjaft sa të çbëjë me rrënjë atë që kish nisur edhe sa t’a ndyjë flamurin gjithë me atë dorë me të cilën e kish ngrijtur. E para punë që bëri në Vlorë ish të dërgojë njerës në Janinë t’u këshillojë ushtarëve shqipëtarë të mos lëftojnë më kot për Turqinë, po të kthehen në shtëpit’ e tyre, se Evropa do t’i jipte Shqipërisë lirinë. Aqë budalla nuk ish Ismail Qemali sa të mos kuptonte që luftërat që bëheshin në Bezhan nuk ishin për të mbajtur Tuqinë, rolli i së cilës ish i mbaruar: ishin për të ruajtur Shqipërinë nga invazioni. Po ca vjet më parë Ismail Qemali kish shënuar me grekët një rimarrëveshje, pas së cilës kufiri i Greqisë edhe i Shqipërisë do t’ish një ditë Vjosa; më i besës te Greqia se të Shqipëria, ky “disfattista” para se të krijohet fjala i çponte Shqipëtarët të dezertojnë ballët e Bezhanit që t’u hapej Grekëve udha e Shqipërisë. Një tjatër pun’ e bukur e Ismail Qemalit ish këshilla që u dërgonte shqiptarëve të mundojnë ushtarët e thyer të Turqisë, që xvarrniseshin të urët e të lodhur nga sheshet e luftës. Kur ish kundrë Turqisë, pse nuk e goditte sa ish Turqia e gjallë dhe e fortë? Turqët pa dyshim që na kishin bërë dëme, po a i ka hije një populli fisnik të shkelë e të shajë ata që janë mbë dhè? Kur del tjatri me dorën të zgjatur për lutje e me “amanin” në gojë, s’ke më një mik a një armik përpara, ke vetëm një njeri. Ç’mësim qytetërie për një popull t’i këshillosh t’u përgjigjet me shkelme njerësve të plagosur që kërkojnë një kupë ujë! Jo, Ismail Qemali nuk u dëftua si një stërvitës i lartë i popullit, po si një negër me instinkte shumë t’unjura. E poshtër moralisht, sjellja e tij ish politikisht e lajthitur. Sa me atë mënyrë mbolli në zemër të Turqve dëshirën e çpërblimit. Dhe s’është aspakë një paradoksë të thomi se kryengritja e Shiakut më 1914 u gatit më 1912 në Vlorë. Që të mos mbetej asnjë dyshim në mëndje të Turqve se Shqipëria e re u kish deklaruar sheshit e gjer në funt luftën, një njeri i sëmurë, i cili kërkoi dhe mori lejë zyrtare për të shkuar nga Vlora që t’i hipij vaporit, u vra mu në mes të qytetit kur e shpijin të shtrihur në një shtrat. Ismail Qemali kujtonte se kjo vrasje do t’pëlqehej, sepse i vrari quhej Njazi, po edhe një malok e di se është gjë e poshtër të ngitet një njeri që shkon nga kufiri yt i siguruar me fjalën, me besën, me nderin tënt. Me të tilla, dhe me qint të tjera si këto, Ismail Qemali e filloi Shqipërin’ e re, nxiu vetëdijat e Shqipëtarëve që prisjin dritë, edhe fëlliqi flamurin t’onë në sy të botës. Pakë nga pakë i dolli turpi, hoqi maskën, u duk hajduti sheshit, gjer sa më në funt një oficer i Hollandës i vuri hekurat në dorë e, mes dy zaptiesh me sungji përpjetë, e futi në vapor edhe e nxori për gjithnjë nga sheshi i politikës. Po, me gjith’ këto turpe, dora e Ismail Qemalit do t’kujtohet për jetë në histori, se ngrijti e para flamurin e unjur katër shekuj më parë. Me këtë veprë Vlora u bë më tepër se një qytet historik: u bën simboll i pavdekur dhe një copë e pandarë e shpirti shqiptar.”

    Nga: Faik Konitza, 28 Vjesht’ e Tretë / 3 Qershuar 1917, në “Kuvendi”, Romë, 30 nëntor 1919.

    Ja dhe CV -ja e studiuesit intelektual Aurel Plasari o Gaztari i injorantit Enver Hoxha dhe Hokatari i Profesor-Doktorit, Gijotines se Enverit, Qemal Lame:

    Aurel Plasari ka lindur më 1955 në Tiranë, ku edhe ka kryer të gjitha nivelet e arsimimit. Ka filluar të botojë përkthime nga letërsia botërore në shtypin letrar qysh në moshën 17-vjeçare gjatë viteve të shkollës së mesme. Studimet e larta i ka përfunduar më 1989 në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, dhe prej vitit 1990 u ftua si pedagog i jashtëm në të njëjtin Fakultet ku kishte kryer studimet. Pasi kreu më 1991 një specializim të shkurtër pasuniversitar në Universitetin “Alcalá” të Madridit (Spanjë), më 1992 u angazhua si pedagog ordinar në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, UT, ku ka kryer edhe detyrën e zv.dekanit. Në Masterin e Nivelit të Dytë të Shkencës së Bibliotekave, organizuar për herë të parë në sistemin arsimor shqiptar, ka dhënë lëndën e rikonceptuar “Hyrje në albanologji”. Ndërsa më 1995 kishte kryer habilitacionin për “Profesor i asociuar”, prej vitit 2010 deri me sot mban titullin “Profesor”.

    Reply
  • Spak says:
    November 28, 2023 at 10:10 am

    Nje shenim Basha-Berisha! Po qe Basha e ben ate, jep fakte per krimet e Saliut, do te behet hero ne Shqiperi! Do te jete njeriu qe i dha fund loteve te nenave dhe motrave dhe njerezve qe Saliu i rrahu, i poshteroi, i vodhi dhe i vrau! Jane marre faktet nga sky te paligjshme thone rrogetaret e Saliut! Ne Amerike thone: ne mengjez kur ngihesh nga gjumi veren se ka rene debore. Ti nuk e ke pare kur ra se flinje por ajo ka rene ,pavaresisht qe ti s’e ke pare! Pra E Ai nuk do te denohet per krimet e droges ne Hollande por per ato qe do t’i vertetohen ne Shqiperi! Dhe ka plot! Ndiqni parane! Shikoni edhe gjendjen psikologjike te Saliut! Provat flasin vete, te tjera jane aty,mbrojtja fizike e Saliut eshte aty!

    Reply
  • DOKLEATI says:
    November 29, 2023 at 1:56 am

    Po per ate jemi shteti dhe kombi me I zhvilluar ne Ballkan. Turqia na shpetoj te mos behemi shkije dhe ne fund, na krijoj si shtet.
    Per 500 vite nuk paten asnje shkolle ne gjuhen antare.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    November 29, 2023 at 5:38 am

    Demo Turkoshaku

    Demo halldupi e Demo turkoshaku

    Demo Kucioti që s’di ku është Shijaku

    Demo dembeli që u bë me Nanon

    Demo Sigurimsi qe kritikon Thanon.

    Demo Kucioti ballist me shkabonjë

    Demo në burg u bë grua zonjë

    Demo pamfletisti që habiti dynjanë

    Tek gazeta KOMBI na bënte hatanë

    Demo kontraversi me gjoksin leshtor

    Dikur ngiste qerren ca më vonë traktor

    Një kooperativiste desh e kapi me zor

    Por erdhi i shoqi dhe Demon e bëri pë doktor.

    Reply
  • Detari says:
    November 28, 2025 at 8:21 am

    Pra dhe e faktuar me firma qe turku qemol ishte derguar per te shpallur shtetin skiptar nga turqia per mos ha humbur kontrollin dhe te mos masakroheshin turqit skipfoles.

    Skiptaret, turq me nofkten “skiptar”

    Reply
  • 2023 says:
    November 28, 2025 at 10:29 am

    Amon, Demo me shpjegon te lutem perse kaurrit ortodokse ne Zonen e Korces, pogradeci, kolonjes dhe permetit filluan te vrisnin njeri tjatrin!?!
    Perse, pavaresia e Shqiperise shpallet me vendi unanim tek XHAMIA E PLUMIT NE PRIZREN!?!
    Perse Sultan Abdyl Hamitt Han i II merr per veshi keta te devijuarit “patriote te rumanise” dhe I keshillon shpejt te shpallin pavaresine se po I hajne gjalle.!??!
    Do te dalin te gjitha te verteta avash avash, sepse historia jone, duam ose nuk duam ne shkruhet Osmanisht.
    Si thone, ne tirane:Boni I cik saber.
    Na keni ca veshet nji jete, thuajse patriotizmi lindi ne malete e tepelenes, mallakastres e vlones, e ne shpellat e veriut.
    Ata qe erdhen pas 1944 mbajne pergjegjesine me te madhe per shkaterrimin e kombit dhe mos respektimin e paktit te nenshkruar te pavareise Ne Nentor 1912. Prandaj pavaresia ka mbetur e vetmuar se askush nuk kerkoi paversi per te perfunduan 75 vjet ne lufte klasash.

    Reply
  • ¿? says:
    November 28, 2025 at 12:56 pm

    Po sigurisht Turqia e madhe e donte Turqine e Vogel, paçka se me emer tjeter dhe sajoi Shqiperine…..

    Reply
  • Detari says:
    November 28, 2025 at 2:32 pm

    gazeta dita 10 artikuj sot per deputetin turk qemol bej…kaq shume paguheni nga ambasada turke? qemoli ska per tu pelqyer kurre nga populli o gazetare tradhetare

    Reply
  • Aldrinp says:
    November 28, 2025 at 3:40 pm

    Ca eshte “kontestualizmi”
    Eshte e nevojshme te perkthehen ne shqip fjalet qe keta “historianet” tane shprehin ne “shqip”, pastaj te na japin informacione mbi dokumentet ne turqisht.
    Nuk marr ne konsiderate te vleresoj si te vertete perkthimin e nje idioti

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 16 qershor 2026
  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”

Komentet e Fundit

  1. Protestuesi on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  2. Arbër on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  3. Vlora 97 on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  4. pap on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  5. nona on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?